Më problem janë ata që justifikojnë Ilir Metën 

16 Prill 2024, 19:50Editorial Mero Baze

Ka një konspiracion mbarë popullor që Ilir Meta është njeri normal, po bën vetë si i çmendur. Marrëzia ka mbërritur deri në debate serioze televizive, ku njëri thoshte se ai bën si budalla se do të tërheqë të rinjtë në Tik Tok, tjetri thoshte do të tërheqë vëmendje, apo të shtojë fansat në rrjetet sociale etj.

Pra sipas tyre, të rinjtë shqiptarë po bëre si i çmendur, të ndjekin dhe të votojnë dhe akoma më keq, nëse të shtohen klikimet ngaqë bën si budalla, të shtohen dhe votat.

Problemi që ka Ilir Meta, ashtu si paraqitet, ka të bëjë me faktin se është i padobishëm si njeri e jo më si udhëheqës, dhe nuk kanë çfarë i duhen teoritë e tjera konspirative. 

Asnjë i ri shqiptar nuk ka ëndërr që të ketë udhëheqës njërin që ngjitet nëpër hekura apo që shfaq paranoja publike dhe për familjarë të tij. 

Nëse kemi ndonjë të ri shqiptar që e adhuron këtë sjellje, thjesht kemi një të sëmurë më tepër, por jo një votues më tepër.

Po ashtu nuk mund të fyejmë shoqërinë tonë, vetëm për të justifikuar Ilir Metën, duke thënë se kështu ai rrit klikimet. 

Rrit klikimet për çfarë? Për t’u dukur budalla? Në rase të tilla njerëzit e shtëpisë i kyçin brenda njerëz të tillë dhe nuk i lënë t’i shikojë bota.

Shoqëria jonë nuk është aq e degraduar sa të ketë uri për një figurinë të tillë. Shoqëria jonë ka nevojë për ide të reja dhe udhëheqës me vizion të ri, që të bëjnë interesante jetën e tyre dhe jo për gaztorë që i argëtojnë me budallallëqe të tyre.

Një tjetër kategori ka shpikur teorinë se këtë e bën nga frika e drejtësisë, që të duket si budalla. Kjo është dhe më qesharake. Edhe Roberto De Niro nuk ka aftësi ta luajë budallain aq mire, e jo më Ilir Meta.

Nëse Ilir Meta ka probleme me drejtësinë, meqë është në proces hetimi, ai po hetohet për periudhën kur ka qenë normal dhe ka drejtuar vendin. Dhe drejtësia nuk do gjykojë aftësitë e tij mendore sot, ato vlerësohen tek spitali psikiatrik.

Ai do hetohet për sjelljet e tij si zyrtar i shtetit në të shkuarën. Kjo as e lehtëson, as e rëndon, thjesht mund t’i lehtësojë atij emocionet kur t’i shqiptojnë dënimin, pasi zakonisht njerëz të tillë nuk impresionohen ngaqë nuk e kuptojnë se çfarë ndodh rreth tyre.

Por budallallëku nuk të bën imun ndaj drejtësisë. Të bën imun vetëm ndaj ndjenjës së turpit. Për ato po.

Dhe së fundmi, problemi më i madh qëndron tek fakti se shoqërisë i duket argëtuese gjithë kjo që ndodh me të dhe ish- partinë e tij, me paranojat që ai ka për të përjashtuar, apo për të etiketuar grupe armiqësore brenda tij.

Ai sillet sikur ka një parti me 300 mijë anëtarë dhe po heq ca vetë. Ai ka vetëm disa vetë që u vjen turp të ikin prej tij dhe ata po i denigron. Dhe mendo që po sulmon njerëzit më besnik e të përkushtuar ndaj tij.

Kjo tregon se ku na ka katandisur regjimi jonë i partitokracisë, sa je i detyruar t’i bindesh edhe një të marri kur të heq nga partia pa asnjë shkak dhe nuk mbrohesh dot në rrugë demokratike. 

Merre me mend ç'mund të të bëjë këtu një lider që nuk është i çmendur, por thjesht autokrat. Kjo tregon se këtu po të ketë vulën e partisë të hedh në rrugë dhe Ilir Meta. Shikoni si po japin dorëheqje njerëzit e fyer prej tij, në vend që të mblidhen e ta heqin atë dhe ta çojnë të qetësohet në një klinikë.

Dhe këta janë problemi më i madh i shoqërisë sonë, se Ilir Meta. Në çdo vend ka një njeri si Ilir Meta, por nuk ka një shoqëri si e jona që e justifikon, nuk ka një alibi në shtyp që ai është “aktor” dhe mbi të gjitha, nuk ka një parti që i bindet sikur të jenë të gjithë një çmendinë.

26 Komente

  1. G
    Gazeta

    Edhe ti pjese e shoqerise shqiptare je se nuk je kinez o Mero. Ne cdo vende te botes e vertet qe ka budallenj si Meta por ka edhe shtet qe kujdeset per budallenjte e vete, shpesh here edhe me force kur kercenojne apo prishin qetesine publike. Ne Shqiperi nuk ka shtet por parti ne pushtet qe eshte cinike dhe kalkulon votat. Persa kohe njerez te degraduar mendore si Berisha maj ballkonit dhe Metes maj pemeve e hekurave piket e partis ne pushtet rriten dhe njerezit mbajne hunden me dore dhe votojne Ramen qe ka te meta plot por budalla nuk eshte. Fajin nuk ta ka shoqeria por shteti.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Indinjata

      Fajin nuk e ka shteti ,por sistemi sepse po keta njerez ne kohe te tjera kane vepruar e sjelle ndryshe.Fajin e ka shkerdhatokracia qe instaluam ku populli u be qen e leh kudo ndersa qente veshen kostume ,floket me xhel (fjala eshte per ate derrin me kostum me kuadrata) duke zaptuar te gjitha institucionet si prone legjitime e tyre e populli ka 34 vite qe leh e leh kudo .

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verta pak si ndryshe o Mero

        E verteta ështe se arsimi dhe kultura lenë shumë për të deshirue tek shoqrija dhe rinija Shqiptare. Prandaj këta hajdut që janë sote në pushtet dhe atë që ishin dje kanë mbeshtetës dhe adhurusë të tyrë çoftë Edhe kurë nukë dukën mire nga trutë e kokës. Për sa i perket korrupsjoni dhe keq qeverisjës Rama, Saliu dhe Meta që tani ka iku nga mend e kokës komplet janë njësoj. Për shkatë të keq arsimit si do mose këto 30 vite e fundit ne në shoqrinë tonë kemi plotë të rin dhe të rritur me mentalitet primitive islamo-komunist lindor do me thën njerze budallen komplet...

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muzaka i Ri

          Po ta thote, ka dy vjet, pse nuk e kupton ti Meron nuk ta ka fajin ai. Shoqeria le te kap me dore cfar te ket me afer, ju dha shanc, qe nga partia qe krijuan ca djem te rinj qe erdhen nga USA, dhe nuk e perkrahen. Tani po del nje tjeter, le te shohim, do ta mbaj doren te hunda, apo do perqafoj nje alternative te re.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Ministria e VaginoKultures "Gonxhja"

            Ymerrrrrrrrrrrrt! Ja hoqe "sanksionet" qe ti bashke me Evropen e Edvinit, I vure Albin Kurtit mor qatip larvash? Hiq çorapet e shajakut ( se qelbesh era karbit) dhe vish çorapet e plasrmasit.. ato te zezat. Ke filluar keq çensuren. Sta mban suma nga Rama.

            Përgjigjjuni
          2. D
            Drejtësia

            Partia e Lirise eshte e gjitha nje eskorte krimi, jo nje cmendine.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkembi

              Kjo po behet fatkeqesi e rende per vendin. Non grata e beri partine cope cope per ta neneshtruar e vene ne sherbim te tij. Te njejten gje tenton te beje edhe Likja, i cili qenka kujtuar se e paska demtuar nepotizmiPer fat te keq te tij eshte i vonuar dhe dosjet jane ne formen perfundimtare

              Përgjigjjuni
              1. L
                L

                Z.Mero,jeni shume preçiz ne konkluzione.Asht nje turp per shoqerine tone te ekzistoj nje lider i thençin te tille.....me gjithe ato funksione....Duhen masa radikale per mdryshime....I urojme suksese SPAK....faktor kesaj gjendje Ilirit-e Berishes Po shohim komedi çdo dite....presim finalen.....Faleminderit

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Krye hajduti

                  E rre menja krye hajdutin me te madh te te gjithe koherave se njerezit do ta ndjekin nga mbrapa duke hypyr neper pralele apo te demostrojne neper shpate malesh ashtu sic ndoqen miliona njerez Sylvester Stallone kur Ju ngrit shkalleve …… sa rre menja te shkretin krye hajdut

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Adush Krastaqirjo

                    Nga frika e SPAK-ut, Ilir Metajt, (siç thotë Jozefina (Çoba-Topalli)), ” i KA NGRI KAKA N’MYTH”…..

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Qazim Mulleti

                      Po lene o Mero.Ato bejne gjasme sherr...Kaq idiota na bejne.Spaaaak

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Me emër

                        Ismail Kadare shkruan: - Kur dikush debaton me një budalla, problem nuk është budallai, por ai që debaton me budallain.... . Kështu dhe me këtë shkrim, shqetësimi nuk është Meta, por Mero që merret me të.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kombi i të marrëve

                          Ke gabuar Mero kur thua se shoqëria jonë nuk është e degraduar,përderisa ka njerëz që shikojnë gjithë ditën një tufë budallenjësh të quajtur vip,e ca përputhen e karian çanin e Sazan gurin e Fred cak.on e qim Pekën apo Lubonjën e Bushat e co,dhe të dalim poshtë ballkonit ku del një i marrë dhe leh çdo natë,dhe ky i marri si familje me Vojo kushat që ngjitet nëpër hekura si majmun e flet përçart ku po akuzon të shoqen e gjithfarë trushplar për tradhti,për puçe që spaku do t'i sekuestroj partinë,e që ky idiot do shtoj popullsinë në katër milion me monën që nuk pjell,të mos dalim te beleris brekdhjeris e mbështetësit e tij,e një administratë e politikan 30vjeçar që vetëm vjedhin e na mashtrojnë

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Artur

                            Ske çfarë ti shtosh në asnjë fjalë këtij shkrimi.Mjafton vetëm kjo pjesë të lexohet : " Nëse kemi ndonjë të ri shqiptar që e adhuron këtë sjellje, thjesht kemi një të sëmurë më tepër, por jo një votues më tepër".... ????????????????

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              R

                              Ilir Meta keto shenja i ka pas qe ne fillimet e tij,por mua me vjen dhe cudi dhe keq per miopin e disa figurave te nderuara si,Pellumb Xhufi,i ndjeri Zabit Brokaj dhe shume te tjere.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kokekatrori i Cepanit

                                Në çdo vend ka një njeri si Ilir Meta, por nuk ka një shoqëri si e jona që e justifikon, nuk ka një alibi në shtyp që ai është “aktor” dhe mbi të gjitha, nuk ka një parti që i bindet sikur të jenë të gjithë një çmendinë. -Gjeniale Mero Kjo duhet te jete prathenie ne cdo liber apo emision televiziv per politiken.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bedri Islami

                                  Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes i hap driten jeshile anetaresimit te Kosoves ne KiE! ...kjo e ben Meron sot te merret me justifikime me Meten, ngaqe nuk ja ben as dora as zemra te uroje qofte formalisht ate qe e ka sulmuar njetrajtesisht ne gazeten e tij njesoj si gazetat e Beogradit, kryeministrin Albin Kurti. Me hajer Kosova! Qente le te lehin...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    S’është dhe aq problem , jo !

                                    Mero , PL(parti e Likes), thjesht PP (parti private) , njejt si ajo e BALLKONIT ku kryetar eshte o PRONARI vete , o ai qe zgjedh apo cakton pronari , keshtu qe mos u merakos shumē per keta qe e justifikojne apo dhe keta tradhetaret qe Meta po i largon, sepse keta e dine mire qe ne ÇIFLIGUN e Likes kanë punuar, por dhe këta mos i dish shumë IDEALISTË se , pak a shumë KÇK janë .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bubuzhel Berati

                                      Spiuni I.M eshte i semure psiqik , ndoshta e ka semundje te trasheguar nga familja pasi sic ka deklaruar M.Kokmadhi nese ka qene e sinqerte qe ne familje ky ka pasur prindin dhe gjyshin kur kalonte mbi 50 vjec me te tille semundje mendoje qe ky eshte bipolaire ose skizofren me mani persekutimi por kjo nuk do te thotr qe nuk denohet . Turpi eshte i atyre te ashtuquajtur gazetar moderator qe e ftojne ne emisione dhe kur ai degjenerone figura te larta te drejtesis nuk e mbyllin emisonin

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Merrma N'Goj

                                        Ju shipecat e Ramziut nuk u lodhet duke nxjerr vrer e helm nga goja per Albin Kurtin. Juve Kurti duhet t'u punesoje sepse sa me shume vrer e helm qe del nga goja juaj e ndyre aq me shume i rritet popullariteti Kurtit. Pale, u interesojne dhe Shqiptaret e Maqedonise tani, ha ha ha. Ju plehrave te albanistanit nuk iu interesojne as vet familjaret e juj nese nuk kane lek e le me shqiptaret jashta asaj mega hales qe keni ndertu tash 100 e ca vjet shtet. STFU bald bitch!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. U
                                          USA

                                          Na e merr i here ne goje ti dhe Albin Kurti,kelysh i Serbise

                                          Përgjigjjuni
                                          1. I
                                            Ilirian Qelbaci

                                            Problem mbi problemet jane keta Pusht-shtetare qe po vjedhin shqiptaret e rrjepin Shqiperine e nuk po kane te ngopur.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Tahiri

                                              Ik o Mero se e qelbet Tiranen. Fshatari Mero te jep mend o Zot. Cfare thote bosi ED kllouni.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Loni

                                                3 te çmendur po çmendin ter shqiperine. .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. U
                                                  UNE

                                                  Mos e lidhni akoma. Lereni rrugeve te hiqet zvarre dhe ca kohe. Qe te kenaqim te ndenjurat duke u dhjere se qeshuri me kete hajdut.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. B
                                                    Besimtari

                                                    Eh mos thuaj me asgje... Ky bubareq ,shejtanbudalla,keshtu do kacavirret... Po ka nga meson ,...bazuar ne para/ardhes te nje kallepi,... Bravo Mero !

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje