Prej dje mbasdite lajmi se Sali Berisha do të shkonte si dëshmitar në Komisionin hetimor për TIMS, drejtuar nga Salianji pushtoi gjithë median. Madje për tu bërë dhe si një gjyle më e rëndë, shoqërohej me “faktin” se këtë e kishte miratuar dhe Blerina Gjylameti si deputete socialiste.
Në të vërtetë lajmi nuk kishte të bënte aq shumë me nevojën për të qenë Sali Berisha dëshmitar në këtë komision hetimor.
Qëllimi ishte së pari që Berisha të shkonte në zyrat e Kuvendit, dhe të konsiderohej që kishte marrë pjesë në punimet e Kuvendit duke thyer mungesën gjashtë mujore që mund t'i rrezikojë mandatin dhe së dyti t'i jepej mesazh Gjykatës së Apelit që do merrte sot vendimin për masën e sigurisë së Berishës.
Në të dyja rastet krijimi i idesë së një “paqeje” mes socialistëve dhe Berishës, e krijonte klimën për një vendim më pozitiv, dhe nga ana tjetër i jepte një argument të diskutueshme avokatëve të Berishës të interpretojnë faktin nëse i duhet djegur mandati pas gjashtë muajsh apo jo, pasi mund të quhej pjesëmarrje në Kuvend shkuarja në Komision.
E gjithë kjo u bë e qartë kur socialistët sot u shprehën qartë që nuk kishin dhënë dakordësinë për pjesëmarrje të Berishës si dëshmitar, pasi mungesa 24 orëshe e një qëndrimi të qartë nga Partia Socialiste mund të krijonte një perceptim të përmbysur të situatës lidhur me një marrëveshje të heshtur mes tyre.
Kjo ngjarje nxjerr në dritë një problem serioz që kanë socialistët për të bërë politikë në nivelin parlamentar, duke ja lënë gjithë aksionin politik Edi Ramës.
Dhe ky nuk është rasti i vetëm. Në disa raste sic ishte ai i marrëveshjes me Gazmend Bardhin apo historia me amnistinë, dukej se socialistët rrezatonin disa ngjyra në qëndrimet e tyre. Fjala vjen Gjiknuri dukej më i lumtur që po e bënte reformën elektorale me Gazmend Bardhin dhe jo me Alibej, për të mos thënë pastaj që Ulsiu Manja dukej se kishte zbuluar Gazmend Bardhin, pas miratimit të amnistisë dhe i kërkonte Alibej të merrte shembull nga ai si bashkëpunohej me socialistët.
Kjo qasja emocionale dhe pazaret e vogla ndonjëherë dhe proceduriale, krijojnë një lloj konfuzioni politik rreth asaj se kush janë të preferuarit e socialistëve në opozitë.
Natyrisht që nuk ka ndonjë recetë se me kë mund të bien në dashuri deputet të veçantë socialistë, por ka dhe duhet të ketë një vijë qëndrimi politik rreth bashkëpunimit me partinë e “non grata” dhe ajo vijë nuk duhet shkelur, pavarësisht se mund të të pëlqej Gazmend Bardhi, se mund ta kesh inat Alibej se nuk të flet në kafe, apo se nuk të duket djalë i keq Shkëlzeni kur të bën ndonjë pagesë tek biznesi familjar.
Politika e një partie të madhe në pushtet, nuk është çështje preferencash personale. Ajo ka përgjegjësinë e partisë në pushtet dhe për më tepër në një betejë me elementët antiperëndimorë të Shqipërisë, ajo ka dhe detyrimin të mos ta relativzoj vijën e kuqe të mosbashkëpunimit me ta, për asnjë arsye.
Mire e ke ti Mero.Po hajde gjeje se kj kulloste mendja e torollakes Blerina Gjylameti.I ka hyre vejtja ne qef dhe si e tille sjell konfuzion ne elektoratin socialist.
E zgjidh Gjylametja o Mero, që në vënd të truve, ka një piçkar të madh, mbasi tek seksi e ka mëndjen dhe a po ja var Rama, apo jo.
E thote mire Presidenti yne i nderuar ALFRED MOISIU,se RAMA eshte me nje sy,me ata lloje deputetesh qe ka as per cobane delesh nuk jane se i humbasin ne mal,per te dukur e kaperdisur po,po te ishin tamam edhe situata ne PS nuk do ishte kjo e eshte,kur te heq dore Rama keta do behen kashte e koqe,por per kete dhe Rama ka pergjegjsi mos te mendoj qe pas meje u befte qameti si Sala se kjo PS i dha cdo gje dhe ta lere PS ne kete derexhe por ti sheshoj gjerat.
Thotë Baze në editorial: "Kjo ngjarje nxjerr në dritë një problem serioz që kanë socialistët për të bërë politikë në nivelin parlamentar, duke ja lënë gjithë aksionin politik Edi Ramës." Vërtetë të jetë se deputetët socialistë i bëjnë hile punës dhe ja lënë të gjithë barrën shokut Edi Rama? Dhe për më tepër barrën politike e cila për nga pesha është shumë më e rëndë se çdo barrë tjetër? Sinqerisht, mua më vjen shumë keq për shokun Edi që i bëjnë hile këta deputetë të pandershëm barrëlënës. Në vënd që të përfitojnë nga liria për të vepruar me mëndjen e tyre, gjë të cilën jua ka siguruar, siç thuhet, "me pashë" udhëheqësi i Partisë dhe i Popullit, presin se çfarë do thotë udhëheqësi, njëjtë me zogjtë e porsalindur të dallëndyshes të cilët presin gojëhapur për t'i ushqyer e ëma. Sepse, ajo që kryetari i Partisë nuk lejon askënd të operojë me mëndjen e vet pa marrë më parë miratimin e tij, ndodh vetëm në Partinë Demokratike, e cila është një çerdhe diktatoriale, ku mungon liria brënda saj, liri të cilën gjithë anëtarët e Partisë Socialiste e kanë të garantuar dhe e gëzojnë në një jetë harmonike brënda radhëve të tyre.
Të gjithë janë pjesë e të njëjtës bordello politike.
Socialistet tallen me komunistet e ish PD sot foltore-nevojtore haaaa . Babale i denuar drejton komisionin pamvarsisht qe vendimi nuk ka mare formen e prere duke vendosur Babalen haaa jane qesharak
Te pangopur paskan qene keta Rilindasit e Rames.E kane shfarosur buxhetin e Bashkise?! Edhe ky si Erion del te na mbushe mendjen e nuk ka ngjyer ne corbe. E mo Mero c’po behet keshtu.Na turperuan PS keta hajdute!
Te pangopur paskan qene keta Rilindasit e Rames.E kane shfarosur buxhetin e Bashkise?! Edhe ky si Erion del te na mbushe mendjen e nuk ka ngjyer ne corbe. E mo Mero c’po behet keshtu.Na turperuan PS keta hajdute!
Shume mire i ke thene ,edhe Rama duhet ti qendroje fjales qe ka thene nuk kemi pune me Non Graten dhe kush e mbeshtet ate, kur mos u votovshin ato ligje me 84 vota ,edhe nje vit keni , e me 2025 PS mer 92 deputete e ti beje ato ligje atehere .
139 deputetë jo 92. TË rrojë partia e të fala komandantit. Shih poshtë krevatit kur te shkosh ne shtëpi.
Meqe sot Mero paska titull shkrimi me PS (asnjehere me pare keto 10 vjet) mendova se mos ndonje gja te re per zevendes-Ramen e Ben Ahmetajn qe po shijon resortet ne Zvicer pa pas asnje kerkese ekstradimi per Interpol nga SPAK...por jo! Meros edhe kur titullin e ka me PS shkrimin e ka me Berishe, aq fort e ka torturuar ai Sali kur e ka pas ne preher...
Merro nuk është faji i socialistëve që nuk bëjnë politik në nivel parlamentar por ja lënë Ramës gjithë aksionin politik.....!!! Por është faji i Ramës që mbasi ka zgjedhur kë i do trapi ata nuk bëjnë dot as shurrën pa lejen e Ramës. Se helbete s'jua ve më emrin në listë... Kjo është në saj të marrëveshjes më Saleh-un e pastaj me Bashën Nuk ka më pêrfaqësim por lista kryetarësh... Dmth servila, çera, ushtarë, ça tutti frutti (si puna e kësaj Gjylametit) dhe ndonjë robotë si dhe shumë idiotë. Duhet rrëzuar monopoli politik. Nqs duhet të ketë përfaqêsim. Ndryshe do bëhet gjithmonë dhe për gjithçka si i do k.... Ramës dhe Salehut (gjysmën tjetër siameze).
Nuk do te jete e larget dita kur Berisha do dale nga arresti dhe Gaz Bardhi do te beje qeverine me Edi Ramen. A nuk e shau sa mundi Ilir Meten dhe pastaj Rama e beri president, duke e quajtur presidenti me i mire???. Gjylameti kot perdridhet "pas ironise" qe gjoj apaska bere. Deklarata e saj ishte e hapur fare ne dobi te Berishes, por pas reagimit te bazes socialiste filloi ta dredhe, sigurisht me porosi te Rames.
Per hir te se vertetes Mero, PS e konsederoi partine e Alibashes si parti te ligjshme dhe e ftoi te kalonin se bashku ligjin per amnistine. Mirpo Ali Basha dhe Lul basha vune kushte dhe nuk pranuan te bashkepunojne. Tani ka mbetur t'i heqin vulen dhe logon dhe te shendrrohen nge parti ne particke.
Investment me te medhaja strategjike ne shqiperi I kane bere dy tre investitor strategjik si kompania 5d, olsi xibraka, xhacka. Shqiperia per para
Meroo ...Nuk ka asnje rrendesi imuniteti i Berishes po nuk denohet me vendim te prere per te gjitha qe ka bere dhe akuzohet gjithe keto vite. 1_ po ihoqen imunitetin do ngelet pa rroge dhe nuk rron dot i varferi kur paguan gjithe ata bodigarde si te ishte mbret.2_ edhe sikur te humbas imunitetin gjithe keto rekurse qe behen cdo jave nuk e lejojne te marr pjese ne parlament .3_ ne komisionin hetimor nuk paraqiten vetem deputetet prandaj nuk quhet pjesmarje ne punimet eparlamentit. 4_ edhe sikur te duan ti heqin imunitetin i bie per ne vjeshte se tani ne vere do marin pushimet dhe ne vjeshte do te mbyllet parlamenti per zgjedhet e ...25 -ses.5_ te gjta behen per tu hedhur hi syve te shqiptareve se asgje ne te vertete nuk do ndodhe as me spak e as pa spak .. sa u be me ligjin per spiunat e sigurimit,me gjthe ato vrasje ,vjedhje ,djegie,shkaterime te pasurive kombetare etj ..etj ..dhe kush u denua nga ata qe dolen jashte sistemit te drejtesise ?! Asnje... te gjithe po i gezojne miliardat .......
Na çave k...n o Mero. 10 vite Ramiu në pushtet dhe akoma me PD e Berishën merresh. Ske thënë njëhetë qe kupola majtisye është kthyer në stan hajdutesh. Vazhdo mbaje stekën te PD.
Turi, Mero ka qene e mbetet gjithmone konseguent si armiku i tere opozitave e sherbetori i gjithe pushteteve dhe nuk heq dore nga ky istikam deri kur te vije Xhebraili e ta marre prane vehtes.
Ske fol noj herë më mirë o Mero! Ju ka marr koka erë ktyre që ju duket vetja superyje 45 vjeçe,se kan bo botoks e silikon katunaret,dhe kujtojn se ka nis viti 0 mas shiringës parë të botoksit! Turp me e dëgju grunë 45 vjeçe,u talla unë herën e kalume,kurse këtë herë po flas tamam! Eh mor Rama mor Rama tgjitha po t'i falim,po këto që nuk janë në asnjë lloj orbite të legjislacionit si do na i heqësh qafe?!!!!!