Përse në Himarë opozitarët bojkotuan Berishën dhe Metën? 

29 Mars 2024, 18:20Editorial Mero Baze

Votimi për kryetarin e përkohshëm të Bashkisë së Himarës brenda Këshillit Bashkiak, zbuloi se Fredi Beleri gëzon mbështetjen e 19 për qind të të zgjedhurve, ndërsa pjesa tjetër e këshilltarëve të opozitës dhanë votën për kryetaren e re.

Votimi duhet lexuar jo aq si një gjest patriotik i koordinuar, pasi realisht nuk është ashtu. Vendimi është një braktisje e politikës së krerëve opozitarë nga vet opozita.

Dhe ka disa arsye

E para, është se këshilltarët e opozitës që jetojnë në Himarë i kanë marrë votat për hallet e tyre dhe komunitetit të tyre, dhe jo për “Agimin e Artë”. “Agimi i Artë” është hall dhe për vet Greqinë, e jo më Himarën.

Duke u identifikuar me politikën e “Agimit të Artë”, Beleri ka ngritur stekën e konfliktit politik mes Shqipërisë dhe Greqisë përtej etikës diplomatike dhe e ka kthyer në një betejë gjelash, ku Greqia mendon se Shqipëria duhet të ulë kokën, ndërsa Shqipëria mendon se Beleri duhet të ulë kokën para drejtësisë dhe shqiptarëve, të cilët e njohin më shumë si të akuzuar për vrasje, se sa të akuzuar për vjedhje votash.

Duke u ngritur debati në këtë nivel, këshilltarët e opozitës rrezikonin të humbisnin funksionin e tyre kryesor, atë të përfaqësimit të halleve të atyre që i kanë zgjedhur, pasi ata nuk kanë fuqi të ndërhyjnë në konfliktin Rama- Micotaqis për shkak të Belerit. Atyre u duhet një kryetar bashkie dhe jo një konflikt për shkak të bashkisë.

Dhe kjo është një arsye themelore përse ata nuk imituan Berishën dhe Metën në votimin e tyre, dhe pse ata dy- tre tipa agresivë që inskenojnë dhunë dhe tension, janë të izoluar realisht.

Një tjetër arsye përse këshilltarët e opozitës nuk ndoqën qëndrimet e Berishës dhe Metës, është dhe fakti që ata e shikojnë qëndrimin e tyre në funksion të betejës kundër Edi Ramës, që nuk ka lidhje me Himarën, por me betejën e tyre për pushtet.

Në Himarë beteja për pushtet ka mbaruar. Votuesit ja kanë besuar pushtetin Partinë Socialiste me shumicë dërmuese në këshill, ndërsa Beleri ka marër mandatin e diskutueshëm për kryetar me 19 vota më shumë. Dhe ashtu siç Berisha e Meta kanë objektivat e tyre në pazarin me Greqinë, dhe këshilltarët e tyre kanë objektivat e veta në votimin për Bashkinë.

Së fundmi, por me shumë rendësi, është dhe fakti që çdo këshilltar shqiptar ka votuar kundër Belerit. Kjo nuk është bërë në emër të patriotizmit apo ndonjë marrëveshje folklorike nacionaliste, por votimi ka ndarë interesin e Greqisë nga interesi i Shqipërisë në këtë histori.

Katër këshilltarë aty (19 përqind e Këshillit) janë gati të mbrojnë interesin e Greqisë, 17 këshilltarë apo 81 përqind e Këshillit, janë gati të mbrojnë interesin e Shqipërisë. 

Dhe kjo ndarje është shkaktuar pikërisht nga provokimi nacionalist dhe në disa raste racist i përfaqësuesit të “Agimit te Artë”, Fredi Beleri, ndaj mënyrë se si kërkon të dalë nga ky proces, duke pasur kundër Bashkimin Evropian, SHBA dhe natyrisht drejtësinë shqiptare.

Të vetmit aleatë që ka në këtë histori janë Berisha dhe Meta. Por ata janë tashmë njëri majë penxheres, e tjetri drejt shtatë penxhereve.

11 Komente

  1. J
    Janullaqis Mitisohamutis Fredis Beleris gopi plaki

    Doli goca, N’penxhere, Sal Berisha, Po i thonë, Për me pa, se kush po vjen, Po vjen Likja, Me n’qafë litarë, Tërheq prapa, Monën si lopë, Tuj shku n’burg Të tre si shokë..

    1. l
      ladi

      te lumte pena mero

      1. L
        Ladi

        Te lumte pena Mero

        1. B
          Beleris brekdhjeris

          Kushdo që ka pak tru e di se kush është hidrauliku bythzi antishqiptar,kriminel e vrasës në shërbim të asfalis greke.... Një tufë horrash që marin 300euro nga greku ju duket vetja grekqira dhe duan t'i shërbejnë grekut,disa horra si Saliu me ilirfloriri kujtojnë se do vijnë në fuqi me miçotaqin.grekqirët përfitojnë se këtu nuk ka shtet që t'u tregoj ku fillon kufiri,ashtu siç ja bënte Enveri dhe grekqirët e ulnin bishtin ashtu si himariotët që duartrokisnin Enverin dhe hiqeshin me shqiptar e më komunista se të gjithë

          1. S
            Shqiperia Etnike

            Sepse janë dy prostituta copa muti. Por më shumë nga të gjithë i urrejnë filo grekët që ju morën votat e prostitucionit për Bejlerin dhe nuk votuan ata për ndonjë kandidat berishist. Tek Sali Berisha duan vetëm prostitutën. Dy ish presidentët dhe ishkryeministra të këtij vendi që prostituojnë për interesat më të ndyra antishqiptare të Greqisë dhe i lëpijnë vrimën e bythës një labi analfabet, që i ka poshtë karit si rrospijat e veta. Kjo tokë nuk ka kurrë për t'a mbajtur varrin e një bushtre si Sali kërma, të shkërdhyer me karin e çdo qeni antishqiptar. Po hedh vallen e fundit, në kurriz dhe lëkurë të atyre dy qelbësirave që ka pjellë, sepse Shqipërisë do t'i rruaj topet bashkë me Greqinë fake, që jo shumë larg do të ketë fatin ishJugosllavisë, në halenë varrezave të historisë.

            1. E
              Erdogan

              Kesaj o Mero i thone te nxjeresh dhjame nga pleshti. Analiza jote e arithmetikes se shfrave eshte eminimalisht e gabuar, maksmimalisht dashkeqese dhe keqinformuese. Ligji per rastin ne fjale thote se bashkine duhet ta drejtoje perkohesisht njeri nga 2 nenkryetaret, i cili caktohet nga votat e keshilltareve. Pra, keshilltaret duhet te votonin per njeren nga 2 kandidaturat me detyrim. Dhe sigurisht bene zgjedhjen e tyre nje njerin prej tyre. Pra 2 opsione kan pasur o njerin o tjetrin. E kjo nuk ka lidhje as me belerin e as me goron e as me PS. Thjesht midis 2 personave shumica e keshilltareve zgjodhen ket vajzen deri sa te behen zgjedhjet e parakoheshme. Pra ka qene nje votim me detyrim dhe percaktim.

              1. A
                Alma

                Me pare e preferoj Sheshelin e Serbise qe eshte armike i perbetum i Shqiptarve se sa shkjaun Edi Rama, nje shqip folse i perbetuar ANTI KOMBETAR .

                1. A
                  Arbeni

                  Alma je një bushtër baxhellë e ndyrë.

                  1. k
                    kirurg

                    dhe një budallaqe e pafytyrë

                    1. V
                      Vega

                      Ka lloj loj debilesh alergjike ndaj Rames , politikanit qe shikon Shqiperine , dhe ruan maredhenjet normale me fqinjet qe Zoti na i ka dhene te ligj . Lere Almen te pranoje serbin dhe te tjere grekun . Cudia s’ka brire …

                    2. d
                      drejtesia

                      Bravo Mero,artist i penes!

                      Lini një Përgjigje