Përpjekje për të shpëtuar nga “normalizimi”  

25 Mars 2024, 21:20Editorial Mero Baze

Gazment Bardhi duket se është vënë në siklet nga “marrëveshja” me socialistët. Sapo i mori dy komisionet hetimore, më pa vlerë që do jenë në historinë e Parlamentit të Shqipërisë, po përballet me kritika nga brenda grupit të Foltores, të cilët duket se më shumë se sa komisionet, i shqetëson protagonizmi i tij.

Dhe prej sot ka filluar të shtojë kërkesat.

Sot për shembull, ka kërkuar një raport për udhëtimet e Edi Ramës jashtë shtetit. Ndërkohë rrugës mund të kujtohet për ndonjë temë tjetër, që të duket se nuk e ka mbyllur ende pazarin, por ka dhe kërkesa të tjera.

Ai me siguri është dhe i vetmi nga këta të Foltores që e ka lexuar ligjin e ri për komisionet hetimore, ku seancat e dëshmive janë të mbyllura për shtypin dhe nuk kanë shumë mundësi të bëjnë shou me deklarata. Me siguri dhe kjo do të jetë një kërkesë e re e tij.

Nesër, pasnesër e në vijim, do të shtojë kërkesa të tjera se si funksion mensa e kryeministrit brenda godinës, kush e paguan guzhinierin, pse është mbyllur ERTV, kush e paguan Edi Ramën që bën podcast, kush i paguan shpenzimet e socialistëve kur mblidhen nëpër rrethe etj, tema interesante për publikun.

Por nuk është se do zgjidhë gjë me këtë histori.

Ajo që mbetet është se ai arriti t'i rikthejë foltoristët në qengja të urtë në seancë, duke e shitur këtë dhe si mbështetje ndërkombëtare për të.

Tritan Shehu, Dashamir Sula, Salianji etj, janë mërzitur dukshëm jo pse nuk po u jepet rasti të gjuajnë flakadanë apo t'i bien bilbilave, po pse i ka mbledhur me bilbil në rresht Gazment Bardhi.

Dhe ky hall do ta shoqërojë gjatë derisa të bëhet lista e re e deputetëve të Foltores, kur të shikohet se kush i është dashur realisht Berishës në këtë histori, ata që i binin bilbilave, apo ky që ua hoqi bilbilat nga goja dhe flakadanët nga duart.

Në finale gjithë beteja kundër Edi Ramës është transferuar në një betejë brenda Foltores, jo për të marrë meritat se kush e “gjunjëzoi” Edi Ramën, po pse Edi Rama ja dha atë meritë Gazment Bardhit.

Dhe në një parti ku ideologjia e vetme është raporti me armikun dhe jo me partinë, ky është nje debat që nuk mbyllet kurrë, pasi në finale Edi Rama normalizoi punën e tij në kuvend dhe anormalizoi gjithë funksionimin e Foltores, të cilët jo për faj të tyre, nuk dinë të sillen si njerëz normal.

6 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Frankfurter Allgemeine Zeitung - "Per Serbine Rama eshte kryeministri me i mire qe ka patur ne Tirane qe nga koha e Pashiqit... ". Ja qifte Serbia nonen.

    1. R
      Rudina e Hajdërajve

      Tu qiç nënën, këtyre të PD-së, ta dijnë për faleminderit se të thonë Baba. Tu qiç motrën, të thonë faleminderit, të thonë kunat, se na shpëtove motrën pa u bërë kurvë semafori. Tu qiç çupën, të bëjnë dhëndërr, e të thonë faleminderit se na hoqe nga dera. Tu qiç Sali Berishen, të vrasën. Kësisoj mut burrash e grashë janë, që kanë rënë në dorë të një pederasti, të një bythqiri si Gazmenda Bardhoshja.

      1. S
        Shpendi

        Gazmendes bashke me Flamurin e shkopit , ju ka humbur busulla dhe nuk dine te orientohen . Kane humbur lidhjen me non graten dhe jane çakorduar komplet . Tritani e co mendojne per renditjen ne listat e votimit dhe ja kane varur fare opozitarizmit . Thone ndonje fjale sa per ti bere qejfin doktorit dhe qejf o qejf neper komisionet fantazme te shendetsise qe SPAKU po i con ne gjyq para tyre .

        1. I
          Il Iri

          Shume pis burre ky Ymeri. Ia merr ne goje per dite Edvin Pi.hit, vellaut te kriminelit Vuçko te Servise.

          1. d
            dashamires

            Per ato 2 Komisione qe Ligji ja njeh opozites, ajo u detyrua qe te beje beteje ne parlament.; Kur ato 2 Komisione Hetimore paskan qene (sipas teje) aq pa vlere, pse atehere kjo RILINDJA u detyrua deri te ndryshoje Ligjin ne parlament qe te mos ja lejonte opozites ngritjen e tyre dhe u detyrua me pas nga presioni brenda e jashte qe ti lejoje? Shpjegoja ca Rilindjoteve kaq gje o Mero, por ashtu me partishmeri qe ta kuptojne...he djalo!

            1. V
              Vuku

              Ke kohe qe ke humbur o Preç Vulaj ,mos u lodh kot qe te kapesh dashnoret e mamase se jane shume ,pastaj me ato pare qe mer klienteve te ka blere makine ty e Preç Vulaj ,po desha ndonje emer ,do te tregoje dy por me iniciale ,por do ishte mire qe mos kerko dashnoret e mamase se do ngelesh pa Lekē , te fala mamit nga Vuk Vuksanaj ne Australi

              Lini një Përgjigje