E vetmja gjë që shkëlqen në këtë marrëveshje është Gazment Bardhi

15 Mars 2024, 18:32Editorial Mero Baze

Të gjithë ata opozitarë që shpresonin tek “revolucioni” tani duhet të shpresojnë tek Gazment Bardhi. Vendosmëria e tij për të rikthyer normalitetin në Kuvend dhe për t’u hequr nga duart revolucionarëve bombat tymuese dhe bilbilat, funksionoi, duke kuruar plagën më të rëndë të Berishës, mospërfilljen nga kundërshtari dhe bashkësia ndërkombëtare.

Gazment Bardhi nuk është se arriti ta bëjë Berishën faktor, por e bëri të ndjehet i tillë. Dhe kjo nuk është pak për një njeri në hall si Berisha. Pas kësaj, ai i dha të drejtë Bardhit të normalizojë situatën në Kuvend.

Marrëveshja për ngritjen e dy komisioneve hetimore është thjesht një justifikim qesharak, pasi dosja e sterilizimit sot ka kaluar në gjykatë, pas një hetimit të thelluar nga SPAK dhe nuk pritet që një komision hetimor parlamentar, që e kanë mendjen tek kamera e jo tek letrat, të gjejë diçka të re.

Sa i përket Komisionit të sistemit TIMS, ajo është çështje dhe më banale, por e vlefshme për të justifikuar objektivin për kthimin në normalitet të Kuvendit dhe krijimin e ndjesisë për Berishën sikur është respektuar.

E vetmja gjë që shkëlqen në këtë marrëveshje është Gazment Bardhi. Ai praktikisht arriti ta përdorë këtë proces për t’u evidentuar si figura kryesore e opozitarëve të Berishës, duke i bërë fillimisht të ndjehen të bashkuar e më pas që Berisha të ndjehet i përfillur.

Për këtë arsye ai ka tanimë të drejtën të jetë figura kryesore e tyre, derisa Berisha pranoi të shkëmbejë në gjithë këtë proces, përfilljen e tij, me lidershipin e Bardhit.

Se si do ta mbajë më tej këtë lidership është për t’u parë, por është e sigurtë se dhe ata që bënin si “ithtarë” të revolucionit ndjehen të lehtësuar, se së paku u ka dhënë shansin të mos turpëroheshin, në një revolucion pa revolucionarë.

Brenda një muaji ai arriti ta ndryshojë opozitën, duke i ndryshuar asaj mjetet politike, rrugën, dhe mbi të gjitha duke i krijuar ndjesinë se me të janë më mirë dhe më me shpreseëëë, se sa ishin me Berishën një muaj më parë.

Dhe janë vërtet më mirë. Përveç atyre që kanë dezhurnin tek rrugica.

14 Komente

  1. B
    Babo markagjoni nuk ka bere ndonje hartim

    cte shkelqej bardhoshja,me ate fytyre si byth majmuni,prit edhe pak sa muli xheloz ta kap me shqelma,paloqa me ligjeratat e ti thuthuqe,murrizi i ka nxjer gjembat me salianjin e grides qe nuk i njohin negociatat....Se ku i ka gjet lulashi,njeri me mut se tjetri

    Përgjigjjuni
    1. B
      Babo

      Arsyeja eshte se ms i del emri ne cuarrjen e parave tek gazetaret e Ta Nea-s,pasi hyri ne negocia ku ka ulur ne maksimum pazarin dhe fill pas tij shkuan dy punetoret e banke se PD respektivisht M.Noka dhe ai fenomeni tjeter qe nuk ia vlen ti permedesh emrin se i rritet personaliteti ku kerkush nuk e njeh!Rrugen iua hapi Agron Markagjoni alias Gjenmarku!Po ti vini re te gjithe kriminelet jane te dyzuar ne identitetin e tyre!

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bardha Kaloi Ylberin Eshte Bere Dylber

      Qesharake ....dy hetime parlametare i pari po hetohet nga SPAK dhe nuk ka arsye te hetohet nga nje komision pasi eshte drejt perfundimit i dyti nuk ka lidhje me qeverin pasi jane europien dhe amerikan qe punojne per te dhenat , cfare do beje Bardha do therresi Amerikanet dhe Europienet ? . Bardha kerkone te faktorizohet po te kush ?

      Përgjigjjuni
      1. f
        fcb

        Ta futi Rama Merro e beri Salen faktor dhe emrin sta mban bytha tja permendesh.... Je bere keq ....kujdes shendetin :))

        Përgjigjjuni
        1. G
          Goni Kelmendi

          Derisa të shohim udbashët serb si Baton Stanišiči, Millan Zekoviči dhe Berat Bužaloviči të paraqiten në televizione dhe media si analthithës, le të mbajmë mend se rruga e Kosovës drejt lirisë së plotë dhe pavarësisë së saj akoma nuk ka mbaruar. Ju qiftë Kina nënën udbashëve koqevar dhe Ramutistave grekoserborus.

          Përgjigjjuni
          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

            Demokratët duhet t'a pranojnë Bardhin, kryetar, derisa Berisha është në arrest shtëpiak! Ata kanë eksperiencë, njëlloj sikur pranuan Bashën "kryetar,, ! Berisha është në gjendje të bëjë 'zgjedhjet " dhe t'a largoj Bardhin brënda ditës. Për Berishën, Bardhi është pesha e lehtë.

            Përgjigjjuni
            1. *
              ***

              Ore e kini parë gjëkund atë flamurnokën???

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tersi

                Mbrapa shkëlqimit "bardhi" fshihet marrveshja e errët rama - berisha për të bllokuar reformën në drejtësi ! U duhen 84 vota për ndryshim e kushtetutës që do të vënë në zap dumanin dhe spak!.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emil

                  Mero kari Bën sikur kupton nga politika....

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Berti

                    Po Belinda e Beqirit po shkelqen Mero?Apo sta mban bytha te thuash nje fjale dhe na hiqesh si I pavarur.Te ka varur Ramiu prej koqesh ashtu si Saliu kur ishte ne fuqi.Te dy kane qefe legenat si puna jote.

                    Përgjigjjuni
                    1. m
                      mos e besoni po deshet

                      Vazhdon prej ca ditesh ky mosbesimi ekstrem i Bazes ndaj Rames. Vete Rama me sinqeritetin qe e ka karakterizuar qe ne lindje e ka mohuar prerazi ate Marreveshjen, por Baze ja mohon, sepse beson ne rrenat e Rames e jo ne sinqeritetin e tij...

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Veri

                        Ku ja pe shkelqimin o Mero, se nuk kemi pare ndonje shkelqim pervecse kemi ndjere neveri. Apo mos ka patur ndonje shkelqim mbrapa Gazi, dmth te bytha, ketu ndoshta por prap skemi pare gje.

                        Përgjigjjuni
                        1. b
                          bytha e rames,qe dhjet kudo

                          Mero,nuk ke thene te verteten e madhe:Tani non grata i madh,del qe eshte vet Rama,,mbasi ka njohur dhe e trajton si te barabarte saliun,non graten amerikane.Te shohim cfare qendrimi do te mbajne amerikanet real-politiken si me albinin,qe i dhjet qindra here dhe ata nga frika e rusve,vazhdojne ti mbajne ere,bemave te ketij katundari te lig dhe injorant,qe po shkaterron te ardhmen e kosoves dhe Ballkanit.

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vezhguesi

                            Je i modh Mero!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje