Socialistët nuk mund të nxjerrin Berishën nga shpella me negociata 

7 Mars 2024, 18:29Editorial Mero Baze

Opozita ka konfirmuar në mediat pranë saj, se kanë përfunduar një marrëveshje me Partinë Socialiste sa i përket ngritjes së dy komisioneve hetimore dhe po diskutojnë modalitetet e pjesëmarrjes së grupit të Berishës në Komisionin e Reformës elektorale si palë e tretë, në shkëmbim të normalitetit në Kuvend.

Nuk është ende e qartë se ku janë takuar, por tanimë është traditë që kur Berisha takohet fshehur me socialistët, quhet politikë, kurse për të tjerët është tradhti.

Përtej këtij amoraliteti, është mirë që palët të bëjnë gjithnjë marrëveshje dhe gjithnjë t’i bëjnë në sytë e të gjithëve, jo tek e tek me Gazment Bardhin, e pastaj me të tjerët. 

Dhe këto marrëveshje nuk duhet të kalojnë dy vija të kuqe.

E para, nuk duhen bërë marrëveshje me pazar për normalizimin e jetës parlamentare.

Për parim, marrëveshja duhet bërë për ngritjen e Komisioneve parlamentare, si një e drejtë kushtetuese e opozitës, pa cenuar ato procese që janë në hetim dhe që përdoren për të zhurmuar proceset apo për të shtuar presionin politik mbi hetimet.

Socialistët nuk duhet të kërkojnë asgjë në shkëmbim të marrëveshjes për komisionet, pasi ajo nuk është çështje pazari, por çështje principi.

Nëse u takon, duhet t’ua japin dhe kaq. Dhe këtë mund t’ua japin vet publikisht, pa bisedime të fshehta, por me vendim politik të Partisë Socialiste.

Socialistët nuk kanë pse kërkojnë kompromis për dhunën në Kuvend dhe për normalizimin e seancave. Nëse kërkojnë këtë, është dorëzim para dhunës. 

Dhuna parlamentare administrohet me mjete ligjore dhe metodikën e jetës parlamentare, dhe jo me pazar për shantazhin. Nëse bëhet kjo, atëherë parlamenti shqiptar do të jetë gjithë jetën nën shantazhin e një bande rrugaçësh, që sa herë nuk u plotësohen tekat të  shkaktojnë dhunë në Kuvend. 

Nëse legjislacioni i tanishëm nuk e menaxhon dot dhunën në Kuvend, socialistët kanë shumicën dhe të ndryshojnë ligjet për të menaxhuar banditizmin, dhe jo të bëjnë pazar kundrejt shantazheve. Ky do të jetë fundi i parlamentarizmit.

Negociatat për Komisionet hetimore apo pjesëmarrjen në Komisionin parlamentar mund të bëhen hapur, në mes të ditës, si oferte politike. Ato nuk janë as krim, as ndonjë ngjarje e rrallë. Politika është e dënuar të bëjë marrëveshje, por jo pazare me parlamentarizmin. 

Dhe kjo është vija e parë e kuqe që nuk duhet shkelur. 

Nëse opozitës i takojnë komisionet hetimore, duhet t’ua japësh, por nuk duhet t’i lutesh një grupi banditësh të mos ushtrojnë dhunë në parlament. Menaxhohet sipas ligjeve të shtetit dhe nëse ka boshllëk ligjor mund të plotësohet.

Shqipëria nuk mund të rrijë peng i Flamur Nokës dhe disa të ngjashmëve me të, vetëm se të dy palët bien dakord që ai është budalla. Po është budalla, kemi shkollë budallenjsh, s’kemi pse e lëmë aty.

Vija e dytë e kuqe duhet të jetë bashkëpunimi me Sali Berishën.

Partia me të cilën socialistët po përfliten për negociata, është parti e Sali Berishës. Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj e të tjerë janë të emëruar të tij. Nuk janë as të zgjedhur. Madje formalisht janë të përjashtuar të tij, nëse u referohemi letrave, që nuk i njeh asnjë gjykatë, përveç socialistëve..

Prandaj socialistët duhet të jenë të qartë se po negociojnë me Sali Berishën, për të cilin kanë thënë se nuk do të negociojnë kurrë.

Për këtë arsye nuk duhet të ketë negociata, por socialistët janë të lirë të marrin iniciativë politike dhe të plotësojnë kërkesat e opozitës, që janë të plotësueshme.

Grupi i Sali Berishës nuk ka synime politike, nuk ka objektiva parlamentare e aq më pak nuk ka ndonjë qëllim  që të modernizojë jetën tonë politike. Grupi i Sali Berishës ka vetëm hallin e Sali Berishës dhe halli i momentit i Sali Berishës është izolimi majë penxheres dhe qenia i papërfillur.

Përfillja e Sali Berishës dhe akoma më keq, lutja që ai të mos ushtrojë dhunë në Kuvend është dorëzim pa asnjë moral i socialistëve para tij.

E kuptoj se e bëjnë që ta kenë partner kryesor në politikë, se me atë përballë fitojnë lehtë dhe thellë, por misioni i socialistëve nuk është vetëm të fitojnë vazhdimisht pushtetin, por dhe ta ndryshojnë vazhdimisht Shqipërinë, ta bëjnë më perëndimore, më moderne dhe më civile. 

Negociatat me një shpellar tipik të historisë së politikës sonë, janë regres për interesa meskine. Dhe kjo vijë e kuqe nuk duhet të shkelet.

Opozitës duhet t’i jepen ato që i takojnë, në mes të ditës, në mes të parlamentit, si një e drejtë që i takon. Asgjë më shumë. 

Normalizimi i jetës në parlament është në interes të opozitës, jo të qeverisë. Qeveria shumë mirë e bën punën e saj dhe me atë shfaqje idiotësh në parlament. Nëse opozita do që ta vazhdojë ashtu, le të vazhdojë. 

E vetmja gjë që duhet të bëjë shteti, është t’i presë duart atyre që qëllojnë gardistët dhe terrorizojnë kolegët. Për të tjerat janë të lirë të bëjnë çfarë të duan. 

Nuk ka ngel ndonjë ligj pa miratuar pse  Flamur Noka sillet nëpër sallë me bilbil dhe bomba dore. Imazhi i tij i bën mirë ndarjes më të thellë me politikën e shpellarëve në Shqipëri. 

Nuk keni pse e nxirrni Sali Berishën nga shpella, se nuk e bëni Shqipërinë më të mirë. Thjesht i jepni shanse ta kthejë Shqipërinë në shpellë.

40 Komente

  1. K
    Kritiku

    Me ne fund bere nje shkrim me temen e duhur, Mero Duket qe po qartesohesh. Eshte pikerisht ashtu si e ke pershkruar.

    Përgjigjjuni
    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Synimi i berishjanëve është "qeveria teknike " nën kontrollin e Berishës, për vjedhjen e votave. Maxhoranca po tregohet "shumë e kulturuar" , duke lënë në hares boshllëqet në kodin ligjor. Komisionet hetimore duhet të veprojnë brenda një kornize ,ku mos futen në kompetencat e organeve gjyqësore.

      Përgjigjjuni
      1. l
        llazi usa

        Te lumte Mero, perplasja ne fytyre dhe PS, se nuk ka per te marre kurre vota

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mero bravo, duket se Rama do prishet me USA

          Po Mero, dremt e ke. Nese Rama negonion me nongraten duket se po ia heq vizen USA. PS te mbledhe mendjen dhe te largoje Ramen, shpejt. Gati eshte Erjoni ta zevendesoje e punoje me mire.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Frikacaku

            Gjithmone eshte perfolur per Ramen qe eshte frikacak, tani nuk asnje dyshim! Turp!

            Përgjigjjuni
          2. O
            Opozitari

            Une di qe te gjithe e dine qe kjo ishte loje. Thjesht kjo loje nuk ngjit me, eshte bere banale. Rama drekon e darkon me keta ne vilat qeveritare. Do video si te princit ti ta besosh?

            Përgjigjjuni
            1. F
              Flamur

              Je teper i sakte Mero,i lexoj me shume kureshtje editorialet tuaja,je novator i gazetarise.

              Përgjigjjuni
              1. F
                FOLTORE-NEVOJTORE BERRISHES

                Socialistet jane politikan jo sharlatane si foltore-nevojtore , socialistet jane pokerist shikoni fundin jo fillimin .

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Flamuri

                  Bravo Mero ky eshte shkrim per Ramen qe po trembet ,se sa per kriminelet e shoqates se Nevojtores e Non Grates ,dihet se kush jane ,Rama te mos haroje çfare ja thene ,qe kure nuk do bashkpunojme me Non Graten e ata qe e mbeshtesin .

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    M

                    Je legjend

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Haka Tekizoti

                      Shumë-shumë drejt. Punët prapa kuintave bëhen edhe për të fshehur pisllëqe.

                      Përgjigjjuni
                      1. j
                        jorgo

                        Mero Baze,po ulesh me kembe ne toke.PS,Mero ja ka kaluar PD ne poshtersite qe po ben.Lere shpellarin dhe mos le kusur per hajnat e mriminelet e PS,qe shpopulluan nje popull,qe varferuan dhe degraduan historine,kulturen,ekonomine.DHE se fundmi,meru me shtepine tende Shqiperine se je bere tellall i Edvinit kunder Kosoves.

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xy

                          Bashkpunimi me Foltoren eshte tradheti jo vetem ndaj elektoratit por dhe ndaj kombit.Ata jane armiq te vendit e te demokracise she kjo eshte e faktuar gjate 30 viteve

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tironci

                            Z. MERO, Duhej edhe me e ashper per pazarexhijte e ndyre ne kurriz te shqiptareve dhe mbajtjes gjalle te kufomave te pakallura e te korruptuara te politikes 34 vjecare

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mara emigrante ne Itali .

                              Nuk ka negoziatore saliun ,brdhoshen etj .rrini te qete omelette kam -kum qe bini pre e lajmeve konspirative ,Spiropali ja u tra ne parlament dhe e degjuam te gjithe ,prandaj kulloni mendjen o te pa dinanzi dhe imam .

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                atdhetari

                                Mero para do kohesh Bardhylka se bashku me Markagjonin paten deklarur se ne do perdorim gjithcka makinacioni per ti marre prtin Saliut dhe pasketaj do bejme bashkimin e partise demografike per te rrezuar qeverine ose duke bere nje pakt per qeveri te perashket deri ne zgjedhjet e reja e thene kjo ndryshe deri ne detyrimin me ane te destabilizimit te vendit deri ne keto zgjedhje duke insistuar qe krye.ari i komisionit zgjedhor te dali nga propozimi i tyre.Nese PS bie ne gracken e kesaj force destruktive nuk eshte me faji i tyre por i vete kesaj force qe ndoshta do te lere qeverisjen ne duart e ketyre qe vendin ta ricoje perseri ne nje 97 -te te dyte por kesaj radhe pa kallashe por vetem me ridjegie e shkaterime!Nese ndodh kjo atehere ky popull nuk mund te kete me shprese e as iluzionin me te vogel qe kjo bande e ka vendin vetem ne Metalurgjik sepse ketu tek ne cdo gje mund te ndertohet e instalohet,por vetem demokraci kurr,fale fshatarsise kooperativiste qe nga qillota e opinga ka veshur kostume dhe kepuce llustrafine pa bere transfuzionin shoqeror si etape e domosdoshme duke u civilizuar e pasketaj e qyteteruar! Shoqerise Shqipetare nuk i mbetet gje tjeter vecese vargjet e A.Z.Cajupi : Shqiperin' e mori Sala , i vu zjarr! Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar! Mjaft punove per te tjere, o fatkeq! Kujto vendin tek ke lere dhe tek heq. Te ka bere perendia luftetar, si s'te lodhi roberia, shqipetar! Erdhi dita te ngresh koke, te kerkosh lirine, bashke me shoke te leftosh!

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Prostituta Kombetare sali

                                  Padyshim.. du tju garantoj ju, se patjeter.. padyshim… Rrofte populli shqiptar! P.S. iku dhe nje kulle tjeter,

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Klaus.

                                    Bravo. Teper korrekt ne arsyetim. Socialistet nuk perfaqesojne ne pushtet vetem votat e socialisteve, por perfaqesojne Shqiperine. Shqiperia nuk mund te ngel peng e nje bande hajdutesh dhe primitivesh me nuanca sovietike. Dhe socialistet nuk e kane kete te drejte nga Shqiptaret qe te negociojne me nje grupim "Non Grata"

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shaqo

                                      Udhezimet i ke mire o Mero, por jepua edhe me shkrim, jo vetem verbalisht e ne gazete????????????

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Hi

                                        Mero ke te drejte vlla. Social-komunistet mbajne mbi supe gabimet e baballareve te tyre prandaj dhe kane frike te konfrontohen me komunistin sal berisha. Me mire te sillen si skutha duke bere lojen e perçaresit. Perça dhe sundo eshte moto e enver hoxhes. Edi rama pati thene nuk do jem popullist. Ne fakt po e ben me shume se Putin. Saliun e duam jashte cdo formacioni politik. Vetem kshu rama do ta justifikoje voten tone.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Na e futi Sala përsëri

                                          Fitoi Sala prapë, shumë mjerim. Shumë mirë që ikën rinia me vrap nga ky vend i degjeneruar, këtu është ngordhje totale. E ardhja jonë është të punojmë për Salën, Argitën, Shkëlzenin, Monikën …..

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Shqipetari

                                            Bravo! Mero.Nje analize e sakte.Partia socialiste nuk duhet ta lejoje Ramen dhe ushtaret e paket te tije qe akuzohen per korrupsin te bashkepunoj me antishqiptarin non grada.Te marre guximin si gjithmone dhe ta largoje edhe Ramen dhe tja bashkoje Berishes sepse e paska harruar mesimin qe i dha Berisha dikur ne ate kohe.Guximi ne PS nuk ka munguar asnjehere dhe nese Rama bashkpunon neper shpella me non graden atehere PS ta largoje per te miren e saje dhe kete qe e paska lene kujtesa...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Tersi

                                              Mohimi i komisioneve opozitës në kohën që u kërkuan ishte gabim fatal ! Tërheqja e tanishme do të rrisë oreksin e saliut për ta penguar pa fund parlamentin deri në rrëzimin e qeverrisë dhe shkuarja në zgjedhje pa ramën kryeministër!. Po ndodh skenari më i keq, rikthimi i sali metës në pushtet, goditja e reformës në drejtësi, reabilitimi i të larguarve nga vetingu , përdorja e gjyqësorit për shantash dhe mos ndëshkim të krimit e korrupsionit!. Duket se edhe rama ka punuar që të vinte kjo ditë!. Më mirë një drejtësi e kapur nga saliu se sa drejtësi e pa varur!.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                Fredi

                                                RESPEKT MERO BAZE JE ME I MIRI. NJE OPINION QE DUHET STUDIUAR NGABTE GJITHE SHARLATANET Ë PS-se QE AKOMA NUK DERGOJNE NË NJE SHKOLLE EDUKIMI ( jo riedukimi se nuk ka qene kurre ashtu ) FLAMUR NOKEN

                                                Përgjigjjuni
                                                1. c
                                                  chess player

                                                  Këto lotët që po leshon Mero sepse PS po bë negociata me Non Gratën unë i kam derdhur ne 4 dhjetor 1991 kur Usaliu i Sërbiberajve terrorizoi Socialistat dhe Demokratet e moderuar se po mos arrestohej Nexhmija brenda 24 oresh ai do dilte nga qeveria e Stabilitetit me e mira per te gjithe kohrat....Mero jo vetem nuk je i sinqerte por dhe i dëmshem...Non Graten Usaliut nuk ja dha PS por WDC dhe eshte kjo e fundit qe e ka dredhur rëndshëm..Kujto artikullin tuaj famoz para 14 vitesh me titull " i fundmi i Berishës ne Washington" dhe perdore si pasqyre per te kuptuar sa poshte ke renë....

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. x
                                                    xhoxhi

                                                    Nëse SPAK do i hynte me themel shkrimeve të tua unë mendoj se të gjithë ata si parti do ishin në burg.Janë shkruar e thenë aq shumë gjëra për Hoxhën(Berishën)që llomotit nga dritarja sa ska më ku të shkojë po për fat të keq prokuroia e len edhe të mbyllur të bëjë çtë dojë.Nëse nuk do lejohej të dilte për natë tek dritarja ai gjërat do ishin ndryshe.Jo se thotë gjëra me vlerë por sepse ai njeri duhet të rijë i lidhur në shtëpi...Pra Shqipëria mund të ndyshojë kur të vdesi ky maskara,,,

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      Mirë kanë thënë që shqiptarët nuk bëjnë shtet

                                                      Një shtet dhe drejtësi që nuk është në gjëndje të bëj zap një rrugaç si Muli, është shtet i dorzuar e i falimentuar. Nuk ka ngel gjë tjetër vetëm nxirni Saliun nga shpella,i kërkoni falje dhe i kërkoni USA ti heq nongratën.... Ju jeni të gjithë mut mitër dhe doni pushtet për të vjedhur,e mjer ky popull që akoma nuk po e kupton lojën e frikacakut Rama

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. G
                                                        Gazeta

                                                        Po per te miren e popullit dhe interesin kombetare vriten, zihen, shahen e me pas pajtohen o Mero dhe ti e di me mire se kushdo tjeter. Habitem qe kane ngel ende budallenj qe besojne keta. Per kullat si ajo qe quhet Mali i Tiranes u bene shpejt pazaret dhe vet Rama e mbrojti me pasion artisti Malin e Saliut, per te ndare rezortet turistike gjendet gjuha, per te ndare toka e dete gjendet gjuha, per pazare rrefugjatesh e pazare drejtesie gjendet gjuha.. Keta mendojne qe po ti mbash dritat fikur te makinave tek vilat qeveritare nuk te sheh kush. Teatri qe po benin ne parlament dhe ne media banalitet qe nuk ngjit.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Trotski

                                                          Shpellarit Sali Kerma i duhet mbyllur çdo shteg.Nuk duhet te kete negociata me Non Graten qe kuterbon antishqiptarizem dhe antiamerikanizem.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Trimi

                                                            Si ja gje vidat ky mero baze votuesve te majt,nuk ka te dyte ne shqipri,dhe meriton nje bravo te madhe,ne fund te fundit ca esht njeriu?esht ajo qe beson ska rendesi a esht e verteta apo jo,ndaj jepi mero shtroje tagjine se ky popull ka uri

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. K
                                                              Kristi

                                                              Mero sh.sakte.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. .
                                                                .......

                                                                Turp i botes! Te dhjefsha PS me nje mut. Keta pjerdhin ne nje poc te gjithe.ptuuuuu rracmuter.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. m
                                                                  mos qeshni po mundet

                                                                  Mero sot me kete editorial po u thote se eshte fort i sekelldisur nga mos vazhdimi i Sages me Opozite te njohur ate te Lyl Bashukut me dy bolet anash Alobeun e Kulluren. E kete sekelldi Mero e ka ngaqe eshte nje "opozitar" mjaft i ashper i ketij pushteti Rama ashtu sic ka qene ne opozite me tere pushtetet ne keto 30 vite...

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. R
                                                                    Rames duhet ti tregohet vendi nga PS

                                                                    Rama do perfundoje si nongrata. Jo vetem USA por edhe Erdogani do ta braktisin tani qe po bashkepunon me Fotoren. Turp PS qe e mban akoma udheheqes Rame. Don Zoti Rama po ben prova gjoja me Foltoren per te pare sa te madh e kane oreksin, ndryshe duket pa kuptim sjellja e tij.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. Çuçi

                                                                      Ke shumë të drejtë Mero. Por dihet botërisht që politika është kurvë dhe se ndonjëherë derrit i duhet thënë dajë.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. f
                                                                        fcb

                                                                        Kujdes shendetin merroo , negociatat mbaruan , Komisionet Hetimore u rikthyen , Bylykbashi ne vend te Alibashes.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. S
                                                                          Skenderbegasi

                                                                          Nuk eshte e thene qe shumica ta kete gjithmone gabim.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. P
                                                                            Patrioti cam i M...Bazes

                                                                            Mbaje fort timonin aty nga pushteti i Rames o Mero-ziu se eshte i fundit pushtet qe ta pranon bythlepirjen tende ...te tjereve pas tij nuk u duhesh me se je bo Balte e Bajge bashke.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. I
                                                                              Investigusi

                                                                              SHBA me anen e “Sateliteve “ qe i qendron 24/24 mbi koke Shqiperise kane zbuluar se Pozita po luan me dy porta , me porte te hapur duke u deklauar pro perendimit dhe me porte te mbyllur duke bashkepunuar me lindjen kunder perendimit. Prandaj SHBA ka vene ne levizje NATON qe te beje takim me presidentin, se dicka e fshehte po realizohet midis PS dhe Foltores kunder SHBA-se

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. A
                                                                                Agimi i Arte

                                                                                Dalengadale po dalin ne shesh fijet e bashkepunimit te trekendshit te Bermundes. U duhet bashkepunimi i cili nuk mund te mbahet me i fshehte:- per te bere amnistine, qe te nxjerrin nga burgu hajdutet e te dy paleve qe kane vjedhur sa jane shqepur. - te mos behet kodi i ri zgjedhor sepse te dyja palet e dine se me sistem mazhoritar nuk fitojne me deputetellekun, kurse keshtu me lista te mbyllura secila pale vendosin ne liste njerezit e tyre. -Kane qellimin te frikesojne SPAK sqe mos ti denoje me tej e te mos u marre pesurine e paligjshme. Sa e lehte paska qene marreveshja? Por kur ishte kaq kollaj, pse u desh qe te digjej paralamenti per muaj me radhe , pse u desh te rrihen gardiatet e te lyhen me miell, pse u ran edhembeve te dyja paleve duke shitur moral e deklarata demokracie neper studio. Rithemelimi e ka nga frika, kurse Edi rama eshte verbuar nga pushteti. Por e ardhmja nuk do te jete me kaq e leht eper te dyja palet.

                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                Lini një Përgjigje