Ose me mua, ose me ariun 

26 Shkurt 2024, 20:14Editorial Mero Baze

Sali Berisha ka mbajtur sot fjalimin më të qartë të gjithë kohës që flet nga penxherja e shtëpisë së tij. Ka folur qartë kundër drejtësisë së re, duke e barazuar atë me drejtësinë e diktaturës dhe ka sulmuar gjithë ndërkombëtarët që e mbështesin atë.

Nuk është se ka thënë ndonjë gjë që nuk e dinim për të, por qartësia dhe vendosmëria me të cilën e ka thënë, tregon se nuk është duke ju drejtuar as prokurorëve apo gjyqtarëve të rinj, as ndërkombëtareve me në krye sekretarin Blinken, që mbrojnë drejtësinë.

E ka me ata që i janë bashkuar partisë së tij për të kapur ndonjë mandat vitin që vjen, të cilët bëjnë sikur janë dhe me Berishën, edhe me drejtësinë e re, edhe me ndërkombëtarët.

Mesazhi i Berishës është i qartë. Drejtësia e re është drejtësi komuniste, ndërkombëtarët që e mbrojnë janë armiqtë tanë. Tani zgjidhni e merrni me kë jeni.

Dhe ata duhet të zgjedhin.

Bashkimi në diversitet siç pretendon Gazment Bardhi nuk është shkollë e Sali Berishës. Gjithë lëvizja e Sali Berishës është pikërisht për këtë kauzë, kundër drejtësisë së re dhe kundër Perëndimit që e mbështet këtë drejtësi.

Edhe me Perëndimin, edhe me drejtësinë e re, edhe me Berishën nuk funksion më.

Pra e gjitha është një thirrje që tani që u bashkuat, duhet dhe të pozicionoheni.

Në vitin e largët 1994, pra 30 vjet më parë, ka pasur një krizë tek forumi rinor i PD dhe Berishës i duhej të largonte Arben Likën, kryetarin e forumit, i cili natyrisht nuk i bindej. Por rreth tij ishin dhe disa të tjerë, që disa ishin me Berishën, disa donin të ishin dhe me Berishën, dhe me të, dhe të tjerë që ishin me Arben Likën. 

Në atë kohë tregohej si anektodë që Berisha pasi i thirri këta të tjerët (nuk po ua përmend emrat se i kam dhe miq) dhe u tha: Ti largohu, ti tjetri distancohu, kurse ti pozicionohu me kë je (dhe ky ishte njëri që ishte dhe me Likën, dhe me Berishën).  

Berisha nuk ka ndryshuar për 30 vjet dhe kjo është e vetmja meritë që ka identiteti i tij politik, pra që është i pandryshueshëm, i pareformueshëm dhe mbi të gjitha, i parashikueshëm në atë që bën. 

Këtë ka bërë dhe sot. U ka thënë këtyre që i janë bashkuar, të pozicionohen, a janë me atë apo me ariun. Dhe natyrisht ua ka thënë pasi i ka bërë pis me bajgat e vathës ku i ka futur, që dhe po dolën të mos u ndahet era e tij.

19 Komente

  1. L
    Ladi

    Se me Saliun, se pa Saliun, era e bajges do ti ndjeke gjate gjithe jetes. Jane felliqur njehere e pergjithmone

    Përgjigjjuni
    1. B
      Belo palluqja

      Tani Gazja , Jorida , Saimiri shalqirit , Geshtenja krimbur, Nallbati me Sulen e karēt e tjere te puthen me Spiunin IM e putanen e tij e te hyne nen siglen e Meta Metaj për zhvillime metejshme. Bythe lepires

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doarsa Kica

        Po e perseris edhe njehere se Blinken Bolja dhe Ram Koqja munden me e kap per kari Albinin dhe me bertit urrrararararararara por edhe nese e detyrojne te jape doreheqje ne zgjedhjet e ardhshme do ta ken bindshem Albin 3-shin me 65-70%.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haksude Mujhajdarmata

          …….gëlltit një lugë çorbë të prishur, dhe gjithë jetën, do të ecësh me kokë prapa……. Bishtin e qenit, drejtoje sa të duash, përseri bisht qeni i shtrembër mbetet…..

          Përgjigjjuni
          1. N
            Një tufë hajdutësh e ndjekin psikon

            Ky malok i ndyrë është një psikopat që ulërinë nga Maja malit,por më psikopat janë ata që e ndëgjojnë me gojë hapur poshtë ballkonit

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkembi

              Dakort e Mero, po drejtesia e ketij vendi a do funksionoje ndonjehere per tu rrefyer vendin ketyre plehrave qe cdo dite bejne thirrje destabilizuese?

              Përgjigjjuni
              1. m
                mendimi

                Fantastik je Mero, megjithese te kam inat ! Pena do mendje, mendja do shendoshje me dije dhe dijet kane dy burime : 1- biologjike = trashegimi e talent dhe 2-mësim.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mark Deda

                  Mero. Analiza eshte e sakte. Ne ish PD ngjarjet po precipitojne ne menyre te pabesueshme. Perveç disa deputeteve te mençur e me dinjitet, qe nuk kane pergjegjesi per shkatrrimin ne kete fare feje te ish PD, te cilet heshtin dhe perpiqen qe me dinjitet te shohin se çfar po ndodh, shumica e deputeteve te tjere, si cak te fundit kane zgjedhjet e 2025-ses. Te gjithe e dijne shume mire se fajin nuk u ka Rama, por te keqen e kane nga brenda, ne radhe te pare nga Marshalli qe i degdisi deri ketu vetem per interesat e tij e familjes biologjike. Te gjith, nga te gjith krahet tani jane turrur kush e kush te marri edhe ofiqin e fundit, postin e deputetit. Ata e dijne shume mire qe As Marshalli, as familja e tij nuk pjerdhin se kush nga keta do japi ndonje mendim te vyer se si ish PD te fitoje zgjedhjet. Ata nuk kane fituar kurre, vetem ne 92-shin kur Ramizi u a dorezoi ne tavoline. Marshallit i duhet qe ne zgjedhjet e 2025-ses te shperbleje me deputetllek ata me besniket. Marshalli listen e ka gadi. Ka patur kohe te dije kush eshte njeri apo tjetri, por tani talle menderen. Keta budallenjte qe i shkojne pas, shihi, pa pike turpi jane hedhur ne gare kush ti hyje ne zemer Lexhendes, biles bertasin kush e kush me fort, betohen kush e kush per besnikeri ndaj Pordhmadherise. zihen me kundershtaret, hedhin molotove, çirren neper emisione si çakajt dhe keshtu shkon kjo komedi deri ne zgjedhjet e 2025-se. Ate dite qe do publikohet lista, do shohim qe ata qe nuk e kane emrin ne liste, aty nga fillimi, do u hipin gomereve e do shkojne ne fshatrat e tyre duke u bere thirrje atyre 10 a 20 mbeshtetesve te mos votojne kurre më PD. Ja kjo eshte e gjitha. Shih Kelliçin, do djegim Parlamentin thot, shih krriçin daun te Ballinjve, do bllokojme rruget per dite te tera, thua se ne ato rruge kalojne vetem socialistet, shih ate gomarin Dogjani nga shpellat e Kukesit qe kur ka tubime vetem rri para kamerave qe ta shohin fshataret e vet. O Zot. Respekte, respekte Mark Marku, intelektuali i shquar per mend e burreri, qe u ndave nga ish PD duke dorezue te ardhurat e ofiqet qe te jipte posti i deputetit. Ti nuk ike nga frika. Perkundrazi e bane detyren si burrat, u a the ne Kongres çfar gjamet do e gjente PD-ne, ike kur e pe se te fishkellyen e te mallkuan keta horrat dhe ike me nder, nuk i a mbajte kalin askujt, shkove ne zanatin tend te pedagogut dhe ke te drejte te ndjehesh krenar dhe po deshe as doren me ja dhanemjeranit Gjekmarkaj qe asht krruse te i lepi nga poshte Lexhenden e silahshoret e tij.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demos

                    Bravo mero je gjigand

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vezhguesi

                      Bravo Mero!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tabakja

                        Pritni , se nuk keni pare gje akoma . Berisha do ti tollovise mire e mire Gazen me shoke tek sokaku i te marreve dhe kur te vije radha per ne listen e deputeteve , do veproje si Rama . Te gjithte oportunistet do kandidohen per deputete ne fund te listes . Kete pune do ta beje me ata qe hiqen si te forte si Gazja me shoqe , se per koburen e Peqinit , shalqinin e Lushnjes , priftin e Gjekmarkajve e co , nuk ka per ti ra ne mend fare . Ne krye te listes do jete Flamuri i shkopit me rrugaçet qe mbrojne Sali kriminelin .

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          redaktori

                          Ajo Drejtesia e Re eshte vecse nje strukture e riformuar me Rraqe te Vjetra. Ata te derguar atje jane perzgjedhur nga pushteti sipas oreksit tij e sipas sherbeses ndaj tij. Ata e dijne kete, e dijne dhe se si duhet te (mos)veprojne - po e demostrojne hapur ne rastin e Hajdutit me te urte e produktiv njekohesisht, Ilir Beqes, qe vetem ne nje Koncesion ate te Sterilizimit i ka "avulluar" 100 milion Euro dhe ajo :"Drejtesia e Re" e therret ndonjehere sa per muhabet por kurrsesi nuk e ka as ne arrest shtepie minimalisht !

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            I shkreti

                            Ej Mheroja ka ik nga trute. Gjithe diten PERGJON Doktorin Se çben , çthote , pastaj ulet e FILIZOFON si defiçent . Eshte bere per te ardhur keq. Kur ta pyese dikush se çke punuar -gazetar do thote. Çfare sektori ke mbuluar ? Sali Berishen- do pergjigjet .

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              TemaTiku

                              Fajin e ka Saliu edhe per faktin se ai Arben Ahmetaj si zevendes kryeminister i Rames mori arrati - ketij urdheri nga lart per ti arnuar nje Editorial nuk po i jep dot dum Mero...!

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI

                                Nëse Sb është FATKEQSI KOMBËTARE NR.1,Fatkeqsi nr.2 është DREJTËSIA E KAPUR PREJ TIJ 1992. Në qoftë se Drejtësia nuk do ishte në KOMA nga frika e Sb,ky duhet të ishte arrestuar në 1997(por amnistoi veten edhe për faje të PS),1998,Për Gërdecin,ÇEZ-DIA,21 JANARIN,VRASJET E A.HAJDARIT,REMZI HOXHËS,etj..dhe nuk dihet si u eleminuan: P.Arbnori,A.Spahia,S.Zhulali,B.Gazidede,Kolin Gjoka..etj në të njëjtën SPITAL-TORINO-ITALI..! Nëse SPAK GJKKO nuk gjykon e arreston Sb si urdhër dhënës 1000 % të tij..duhet të shpalli FALIMENTIN E DREJTËDISË SË RE TË FINANCUAR NGA SHBA,BE..!

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Hajde mendje

                                  Kto jane pak or mik. Te gjitha vdekjet nga 92 e ketej nuk jane vdekje natyrale por te gjitha , pa perjashtim , VRASJE NGA BERISHA ! Edhe gjyshen 100 vjeçare te komshiut tim qe thote se vdiq para 10 vjetesh nga pleqeria , genjeshtef eshte se E VRAU SALIU.

                                  Përgjigjjuni
                                2. S
                                  Shqipetari

                                  Nje shpellare antishqiptare duhet te ishte i zoluar ne halete e Hages qe me 1997.Kjo drejtesi e e pa guximeshme per te vepruar ndaj kriminelit me te madh shqiptare qe akuzohet qe nga katundaret e tije dhe deri ne skajin fundore te shqiptarise.Krimineli me poturre qe i terheq zvarre neper hale dhe neper shpella duhet ndeshkuar fuqishem.Rrofte! Amerika

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Vicidoli

                                    Hanem efendem bajga Sali e don drejtesin me plepa te mbushur.Po e cenoj drejtesia ate eshte komuniste. Drejtesia este e shkelqyer kur Zeni e Gita te bene me garage dhe drejtesia ta ligjeroj. Ky ndyresire harron se cna ka bere drejtesia qe ngriti ky. Na i moren pasurite dhe kusaret u bene heron.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                      Thirrjes së Berishës,për amnistinë e të burgosurve, Bardha ju përgjigj sot, jemi dakord të ulemi me maxhorancën !????

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje