Në fakt amnistinë e dështoi Salianji 

22 Shkurt 2024, 19:48Editorial Mero Baze

Socialistët nuk arritën të bindin dot Partinë Demokratike dhe as grupimin e Berishës, të jepnin votat për projektligjin që amnistonte rreth 700  persona me dënime të lehta dhe qindra të tjerë me shërbim prove. Pas dështimit, ministri Manja tha se do të vazhdojnë të këmbëngulin të kërkojnë vota individuale në Kuvend, tek ata që ai i quajti “deputetë të përgjegjshëm”.

Në të vërtetë, më shumë se si do të miratohet ky projektligj, duhet të zbardhet e vërteta përse ai dështoi.

Partia Demokratike e dha në parim konsensusin e saj për ligjin dhe parashtroi kushtet e saj.

Pika që nuk ka rënë dakord PS, është se Partia Demokratike kërkonte amnisti për protestuesit deri në vitin 2020, pra para ndarjes. Nga kushtet që ka paraqitur Enkelejd Alibeaj, po ashtu nuk përfitonte nga amnistia Ervin Salianji, gjyqi i të cilit ka tre vite që shtyhet nën presion politik, duke rikthyer standardin e gjyqeve të 21 janarit, kur gardistët mbushnin sallën dhe gjyqtari dridhej nga frika.

Përballë kësaj situate, deputetët e Berishës ofruan një pakt në pamje të parë individual, por me mbështetje politike pas, përmes një deputeti të Devollit, i cili e çonte kufirin e protestuesve të dënuar deri në 2024, krijonte mundësi për amnistinë e Salianjit dhe u shkelte syrin socialistëve për ndonjë qokë te tyre në emër të tij.

Kaq ishte i gjithë pazari.

Ideja ishte që socialistët të miratonin në parim propozimet e Alibeajt dhe të shtonin individualisht propozimet e deputetit të Berishës, dhe në fund kur amnistia të bëhej, PD të dilte tradhtare se bashkëpunoi me Ramën, por nga ana tjetër Berisha të mbaronte hallet e veta duke i nxjerrë gështenjat me duart e PD.

Pra në qendër të këtij sherri qëndron fakti që demokratët nuk pranojnë të bëjnë amnisti për njëri- tjetrin dhe si rrjedhojë këtu dështoi dhe amnistia e përgjithshme.

Salianji, i cili nga një anë bën si parimor dhe akuzon Bashën si tradhtar, vet u përpoq të fitonte amnistinë tinëzisht me vota të Bashës, ndërsa PD edhe pse ka të drejtë parimisht të mos e votojë ligjin, që i shërben Salianjit dhe Berishës, nuk e ka dhe aq parimor qëndrimin ndaj fashës së amnistisë, se po ashtu e ka klienteliste.

Por është e qartë se PD ka të drejtë të mos e falë Salianjin derisa dhe vetë Salianji po përpiqet të sigurojë rrogën e vitit tjetër si deputet i Berishës, duke sharë PD.

Socialistët nga ana e tyre po dëshmojnë se nuk kanë negociatorë për ligje të tilla. Është papjekuri politike të shkosh drejt seancës me muhabete deputetësh batakçinj që marrin ndonjë lekë për të nxjerrë ndonjë nga burgu dhe premtojnë votën në Kuvend. Parimisht socialistët duhet të kërkojnë konsesusin politik të Partisë Demokratike, të mjaftueshme për të bërë votat dhe debati për kushtet e tyre duhet të jetë transparent.

Përderisa me Berishën kanë vendosur të mos kenë raporte bashkëpunimi, nuk kanë pse bëjnë pazare me deputetë që duan të kapin çfarë të kapin nga kjo situatë në Kuvend.

Është e qartë se amnistia dështoi për Salianjin. Dhe në fakt ja vlen të dështojë për të, pasi është shembulli më i keq, se si drejtësia në Shqipëri ka dy standarde, standardin e SPAK dhe Gjykatës Speciale nga një anë, që të futin në burg pa nisur hetimi, dhe standardin e Salianjit, që është dënuar me burg dhe kanë tre vjet që nuk bëjnë dot seancën e apelit, vetëm për shkak të presionit politik të bandës së tij.

Kështu që mos kërkoni amnisti për të burgosurit ordinerë, pa u arrit amnistia mes të burgosurve politikë të Berishës, që janë pengje të tij dhe palës tjetër. Në këtë rast, i pandehuri Salianji.

56 Komente

  1. L
    Luani

    Super e sakte, kjo qe thote Mero ne shkrim eshte e verteta.

    1. M
      Marsela Troka

      Duhet te votohe projeke ligji! Duhet te jete per te mire e popullit . Dhe jo per interesat e PD

      1. B
        Bureto

        @Mersela në vend të togfalëshit, "për të mirë të popullit", mos vallë kishe ndër mend, "për të mirën e të dënuarve?". Nëse po, atëhere dakord!

      2. M
        Makiaveliste makiatosh

        Ky ka renditur arsyjet pse amnistia i intereson llumit te shoqerise. Di njeri te me thote si i sherben amnistia te mires se perbashket? Me fjale te tjera, perse njerezit qe jetojne me pune te ndershme duhet te vene ujin ne zjarr per amnistine?

      3. B
        Banda e Haxhi Qamilit alias Berrishes

        Haaaa po bien ne lojen e PS sa me shume vonohet amnistia me shume krijohet pakenaqesi ndaje pjeseve te ish PD pasi nje i denuar ka kater pese apo gjashte familjare qe e presin dhe kjo situate eshte ne favore te Rames

        1. R
          Reskë Qordellari

          Për Salianjin, (çunin e Bujarit), Rrofshin brekët flamur të Grida Dumës, të valëvitura në ajër, nga shumë shkopinj hùnj thyer prej sajë.

          1. J
            Juli

            E ore Salianj… kemi nje shprehje ne nga jugu per parazitët si puna jote….” Ngeli puna nẽ dorẽ tëne, në daç pirdhe në daç fëne”

          2. S
            Salianji eshte delirant i semure keq

            Salianji mbeti edhe beqar, pa amnisti nuk gjen dot nuse fara e keqe nga Devolli.

            1. B
              Bureto

              Salianj Babale nuk është devolli, por fshatar nga Lozhani i Maliqit dhe kushuri me Ilir Metajn, fshatarin tjetër nga Çepani i Skraparit, pra që përveç se kushurinj janë dhe komshinj. Të dy "politikanë" shqiptarë të padenjë.

            2. E
              ENTSOE

              E po te te caje by....n Salianjin, do te thote qe SPAKU akoma nuk Ka Marr formen e tij te plote. Zhuteni ne hale kete vemje cooperative!

              1. G
                Gjykates te degjeneruar me dosje te xhigandi

                Amerika duhet te shkrije e ringreje gjykatat, si beri me spak, sepse te gjitha ato jane prone e nongrates, cdo gjykates ka nje dosje hajdutlliqesh te shtepia e nongrates. Prandaj nuk hyn brenda Salianji.

              2. S
                Shkembi

                Mjafton rasti Salianj per te kuptuar se drejtesia jone eshte inekzistente. Edhe shoresojme ne qe keto bajga ti shkojne ne fund ceshtje se Gerdecit, 21 janari, cez-dia e plot te tjera. Ket vend me te vertete e paska pshurrur djalli!

                1. U
                  Ushtaraku

                  Eshte e turpshme qe edhe media me gjithe ata qe quhen opozitare kane heshtur apo me keq fshehur nga opinioni publik sot marreveshjen me Italine qe i jep toke per te ndertuar burgje per afrikanet. Kjo verteton qe ne ket vende per pazare e interesa financiare behen shume shpejt bashke. Ashtu si u bene bashke per Malin e Tiranes apo per kullat e tjera. Sot po ndajne rezortet turistike sepse nuk u ngopen ende. Nuk eshte sherr por eshte loje qe shume shpejt nuk do ngel me budalla ne Shqiperi pa e kuptuar.

                  1. I
                    Illo

                    Qetesohu mor ushtarak se aty e ke token, nuk do ta marre italia me vete! Ti shiko qe armiqte e Shqiperise nuk i ke ne Itali, por ne kuvend e tek shqupi kryesisht. Shiko ç’bejne hale deputetet per vete…pazare ne kurrizin tuaj, ndersa ju u ka mbetur ne goje italia, italia, toka, toka…

                    1. G
                      Gazeta

                      Po o Illo ashtu thoshte edhe Saliu per detin. Nuk na e merr Greqia per vete.. Keta jane plehra te gjithe, zihen kush te vjedh me shume. Italia ka shume me toke se ne dhe gjysmen e Jugut e ka bosh por nuk jep nje cm per te huajt.

                      1. I
                        Illo

                        Ore e kuptoni ju ndryshimin e marrevedhjes se detit me kete apo jo?!! Marreveshja e detit ishte antikombetare se jepte jo per 1 vjrt, as per 2 e as per me shume detin, por per gjithmone!!! Ndante kufijt si i thone, plus qe ata kufij ishin ndare nje here nga komisioni italian kreun e te cilit e vrane greket. Ndaj marreveshja e detit eshte dy here antikombetare. Marreveshja per emigrantet eshte me shumw marketing, nga te dy shtetet, se nuk ka nevoje italia te çoje 2000 emigrante drejt shqiperise. Token spo ta merr njeri edhe sikur ti sjelle, se nuk eshte kontrate shitje-blerje, e as ndarje kufinjsh!!! Qetosohuni me ne fund se tradhetari me i madh i ketij vendi pas Esat Pashes, e ka rmrin Sali Berisha, dhe te dy e kane koken ne serbi. Njrri i vdekur, tjetri i gjalle!

                  2. T
                    Tironsi

                    Bythpambuket e PS nuk ndihen e nuk thone nje fjale per Gjykaten e Apelit me gjygjtare spurdhjake qe kane 3 vjet qe shtyjne gjygjin e nje bythe Salianji nga frika.Nderkohe spurdhjaket e PS pranojne me qetesi te arrestohen e denohen menjehere nga njerezit e tyre qofte dhe per nje arke peshk ! Keta tallen me voten qe po i japin vazhdimisht shqiptaret.

                    1. T
                      Tironsi

                      Bythpambuket e PS nuk ndihen e nuk thone nje fjale per Gjykaten e Apelit me gjygjtare spurdhjake qe kane 3 vjet qe shtyjne gjygjin e nje bythe Salianji nga frika.Nderkohe spurdhjaket e PS pranojne me qetesi te arrestohen e denohen menjehere nga njerezit e tyre qofte dhe per nje arke peshk ! Keta tallen me voten qe po i japin vazhdimisht shqiptaret.

                      1. e
                        e vërteta

                        Realisht Mero amnistinë e dështoi Basha, i cili u largua nga parlamenti dhe nuk mori pjesë në votim. Arsyeja pse e bëri këtë eshte një dhe vetëm një. Ka frikë se e rrahin foltoristat.

                        1. K
                          Kateshi

                          Ore plehera si mund te lini njerzit tane ne burg dhe mos te votoni per amnistine per ate kurven Salianji. Po kur te vij ne burg do tja shqyejme sumen kurves

                        2. V
                          Vala

                          Je fakt me teper per te kuptuar se opozita jone eshte antikombetare. Jane plehra intavolare qe u intereson vetdm pushteti.

                          1. U
                            Usa

                            Po votohet Salinjani?

                            1. E
                              Elira

                              PO TE MBAHEN ZGJEDHJET SOTE NESER PASNESER SHTATORE NENTORE 2025 2026 REZULATATI DO TE JETE KY!!! 1. MBRETI SHQIPETARISE ALBIN DARDANIA -70 % ! 2. LUBOMIRI KAPIXHIKU SKENDER MIU UDB -12% ! 3. MEMLI REPERI AEROCREMI KRASNIQI -9.5%! 4.SERPSKA LISTA =INICIATIVA BANJSKA -4%! 5. RRAMUSHI ANITA BIG BIG BRATUQERAT - 2.5%! 6.FATMIRE BOJLERI PATIKA KLINAT KINEZE 0.5%! 7.PAKICAT TURKE BOSHNJAKE ROME 1.5%!

                              1. N
                                Nensi

                                Me siguri duhet te jete paguar ndonje shume e madhe per tu zvarritur gjyqi se edhe burrin e ka avokat kjo gjyqtarja dhe ja di rradhen punes

                                1. A
                                  Artan

                                  Normal se ku Salianji ben biznes e shitet si i ndershem. Me çfare shkoi ne pushime ne Maldive ne vere sivjet ky bashke me grida sumen

                                  1. S
                                    Semi

                                    Ky salianji eshte ortak biznesi me 2-3 pallate me Sadri Abazin deputetin dibran te PS dhe Henri Cilin e Rakipllarin te UET. Tmerr PS ne pushtet dhe keta bejne biznes e ndajne parate naten kurse diten ky del e shan qeverine e PS. Rilindje leshi me Ramen ne krye

                                  2. A
                                    Artan Ndoji

                                    Kete idjotin e mbron Grida dhe ndonje palle si Gjekmarka qe i merr ndonje euro osei paguan ndonje udhetim jashte shtetit se te gjitha palet e urrejne aty ne PD

                                    1. A
                                      Anton Elezi nga Lezha

                                      O Tan mir e ke than, po ka nje gje jo te sakt qe edhe te rithemelimi edhe te grupi Gaz b* thes kete plehren nuk e duan se po ta kishin dash do ta vendosnin kusht per amnistine. Edhe ate amendamentin ja kan lan atij deputetit te diellit sa per me la gojen dhe kurkush nuk e ka mbeshtet. Shkurt tallen sumen

                                    2. A
                                      Arber

                                      Mero e ke qare kete shkrimin dhe kjo eshte prova se PS nuk e ka kapur sistemin e drejtesise dhe nuk e kontrollon, se po te ishte ndryshe ky gjyq do ishte mbyllur brenda nje viti ne te gjitha shkallet.

                                      1. A
                                        Avdiu

                                        heret a vone do perfundoje atje ku e ka vendin, ne burg. nuk mund te amnistohet nje shpifes i tille. Turp ata qe e vune deputet

                                        1. B
                                          Besnik Toza

                                          I investuar per kete gje eshte dhe nje ish gjyqtar apeli qe eshte shkarkuar nga vetingu si super i koruptuar dhe e ben per hakmarrje ndaj Fatmir Xhafes. Kam qen prezent kur e thoshte ky plehra ne tavoline te Nobis qe me detyrohet Elona dhe ja kam kerkuar si nder ta votoj kunder

                                          1. J
                                            Juli

                                            Po ngeli puna nẽ dorẽ tẽne, nẽ daç pirdhe nē daç fẽne o Salianj….

                                            1. D
                                              Dushi

                                              E vertet kjo qe thuhet ketu.

                                              1. J
                                                Juli

                                                Ik ore surrat latirẽ

                                                1. p
                                                  pyeteni ekspertin e shendetesise, Ilir Beqja

                                                  Socialistet e pagezuar Rilindas nga Edi Rama (dhe "vjedhes me lezet" nga Edi tjeter, Shalesi), paskesh patur hallin e madh per te amnistuar Salianjin e aspak hallin per amnisti te atij qe vetem ne Koncesionin e Sterilizimit ne Shendetesi i "avulloi'' 100 milion Euro ...

                                                  1. S
                                                    Socialisti

                                                    E saktë si analizë ! Bej habi sesi ky person jeton akoma nderkoh qe eshte ky me i pabesi !

                                                    1. V
                                                      Vlora

                                                      E goditur nga ana e gazetarit i cili ka kuptuar dhe nxjerre thelbin e gjese, nuk mund te amnistohet nje njeri si salianji i cili vazhdon ende me shpifje dhe zvarritjen e procesit gjyqesor kjo eshte nje arsye e forte per te cilen pd nuk i bashkon votat per te ndihmuar qindra qytetare thjesht per te Mbrojtur e amnistuar nje njeri te pavlere si salianji. Respekte!!

                                                      1. T
                                                        TIRONA JONE

                                                        Mero ti shkruan po kush te degjon, ketu ne Shqiperi Salianji po perfiton gjithandej nga politika dhe gjykata e korruptuar dhe per djeni sa te veje mbas gjysh Saliut ai dhe mbas bythes se madhe te Grides nuk e gjen gje ate asnjehere, aty do e keni ne parlament si deputet

                                                        1. Q
                                                          Qani

                                                          GD po lobon fort per pagatorin e saj duke perdorur lidhjet qe ka krijuar permes emisionit me njerezit e drejtesise. Tashti po i jep nje dore nga mbrapa edhe Rakipllari nga Maliqi se jane kushurinje nga fshati.

                                                          1. R
                                                            Roni

                                                            Ky eshte kushuri nga nena me Like floririn. Ju kujtohet ajo kronika kur e denoi gjykata me nje vit burg, Iliri e priti ne Presidenc me media. Kurva politike jane te dy!

                                                            1. T
                                                              Turi

                                                              E ke gabim lobuesi kryesor eshte ai idjoti nga skrapari Irfan Hysenbelliu. Fanja e sulmoi gjyqtaren eger fare qe ta kapte dhe e nenshtroi dhe tashti po e perdor per mikun e tij Salianjin. Fanja e thote neper lokale “nuk e le mikun tim te shkoj ne burg”. Ska dite qe Salianji nuk eshte lajm te mediat e Irfanit. Bëjeni nje kerkim e do ta shihni!

                                                          2. V
                                                            Viktori

                                                            Salianji do ti benin mire ca dite burg ta provonte cdo te thot te jesh burre! E keqja me e madhe e ketij kombi jan njerez vemje si puna e ketij

                                                            1. S
                                                              Saliu

                                                              Salianjit i rroft Grida se vet akoma rrugve do rrinte bashke me Gaz Bardhin

                                                              1. A
                                                                Ahmet Korca

                                                                Salianji eshte kapur mbas brekeve te Grides por do ta mare pergjigjen shume shpejt perderisa edhe vet partia e ka flakur. Ska fuqi te mbroje veten kaq te madhe sa e ka hapur gropen me drejtesine jo me te deshtoj nisma te tilla. Grida te la rrugeve beji rrobat gati te vesh atje se te presin cunat o Lepurush qoft edhe disa dit burg do ti mbash mend gjith jeten

                                                                1. E
                                                                  Ervin

                                                                  Eshte per te ardhur keq se si dyshohen akoma faktet akoma dhe nevojiten keto lloj raportimesh per te kuptuar panderesin e berishes, salianjit dhe gjithe PD-se. Edhe ende do ekzistojne dele qe genjejne veten dhe i lepijne nga pase teksa votojne per sociopat qe mbajne gati pishtarin per te djegur vendin ku jetojm ne interes te tyre personal.

                                                                  1. G
                                                                    Genti

                                                                    Gjyqtarja Toro eshte ne shkelje te hapur te ligjit dhe inspektoriati rri dhe hesht. Ky eshte proces gjyqsorbi filluar dhe nuk ndalet dhe ajo ka 1 vit qe e mban ne sirtar!!! Per nje gje te ngjashme nje kolegia e saj u shkarkua nga vetingu!!

                                                                    1. A
                                                                      Arben

                                                                      Po nje gje nuk kuptoj une a ka inspektoriat apo ky Metani eshte i tredhur fare. Kjo i ka ankesat pafund nga njerzit per shkelje dhe ai nuk fillon procedimi

                                                                      1. A
                                                                        Arben

                                                                        Po nje gje nuk kuptoj une a ka inspektoriat apo ky Metani eshte i tredhur fare. Kjo i ka ankesat pafund nga njerzit per shkelje dhe ai nuk fillon procedimi

                                                                        1. E
                                                                          Erjola

                                                                          Kjo ka burrin anetar te klgj ska sesi i fillon procesi po sa ti mbarroje atij mandati me siguri do ti vije rradha se po ti behet inspektim kjo nuk rri nje dite gjyqtare

                                                                        2. G
                                                                          Grida

                                                                          Salianji ???? mbetje e pariciklueshme …

                                                                          1. B
                                                                            Bledi

                                                                            Dhune ka qene pd-ja, per fatin tone te keq, dhune ka qene qe prej '96. Ti je ne kazan aty dhe kur je brenda, shqisat dobesohen. Ti e pe dhe u pa me ze dhe figure ca llumi je . Ndaj dashnori Grides duhet ta lëshosh komerdaren tende te çpuar qe po te mbyt si llumë qe je cdo dite e me shume .,e te vesh te kapesh sapunin atje ku e meriton .

                                                                            1. V
                                                                              V..

                                                                              I shkreti Salinjani! Ky rrembythja, plera e Shqiperise qe nuk eshte tjeter, faqe petulla dhe fytyr by...., si ka mundesi e eshte akoma jashte per gjith ato poshtersi qe ka bere per individe e per nje popull te tere. Ka te drejte Mero kur thot qe nuk kane kellqe keta as politika as gjyqtaret e as Spak qe kushedi cdo bente, por merren me gjera pa vlere vetem per statistika dhe fusin brenda njerez me probleme qesharake dhe lene jashte nje pis sic eshte ky plehra e Shqiperise qe as per coban me dhene nuk ja vlen, por mjere njerezit qe vene pas tij.

                                                                              1. A
                                                                                Ana.

                                                                                Duhet qe gjykata e Apelit te vendosi sa me shpejt , kjo eshte ajo qe duhet te kerkoj dhe vete ky zotria qe pretendon per nje drejtesi te sigurt dhe jo te njeanshme duke u perballur me drejtesin,e jo duke duke pritur amnistine per ti shmangur nje denimi.

                                                                                1. T
                                                                                  Tani

                                                                                  shkrimi Meros ndonese i mire, eshte jashte Teme... Debati nuk eshte perse deshtoi (perkohesisht) amnistia penale, per shkak te salianjit a kujtdo tjeter. Debati eshte nje dhe vetem nje : a eshte e vertete se projekt ligji i pergatitur nga qeveria perfshin ne amnisti penale dhe te burgosur per korrupsion ? Ketu qendron skandali, te perfitosh nga ky ligj per te aministuar ata qe kane jedhur parate e popullit, do te thote se Spak le te grije sallate korrupsioni amnistohet

                                                                                  1. R
                                                                                    Regjimet si Diktatura me kozmetike

                                                                                    Ne asnje vend me Demokraci nuk ben Parlamenti Amnisti - ato jane vetem tipar i Regjimeve diktatoriale /

                                                                                    1. T
                                                                                      Timo

                                                                                      Toro e shantazhar apo e paguar Turp

                                                                                      Lini një Përgjigje