Jorida Tabaku nuk e ka herën e parë që ndeshet me sulme nga Berisha gjatë jetës së saj në opozitë. Sulmin më të ashpër e ka pasur kur drejtoi Komisionin Hetimor ndaj inceneratorëve. Gjtihë zërat pro Berishës në shtyp dhe ata pak vet që ishin pas Berishës në parlament e vunë nën akuzë se po bënte lojën e Edi Ramës për të mbyllur çështjen e inceneratorëve.
Pas gati dy vitesh nga ai komision ne kemi një zëvendëskryeministër, një ministër, një deputetë dhe rreth 15 zyrtarë të lart janë në burg, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.
Nuk them se Berisha nuk donte të mos dënoheshin njerëzit e Edi Ramës, por problem që ai ka është se nuk lejon të zhvillohen personalitete apo aksione politike jashtë tij. Ai e do fushën bardh e zi, ose me atë ose me Edi Ramën, por jo kundër Edi Ramës dhe kundër atij.
Kjo është shkolla politike e tij. Armiqtë më të mëdhenj për të nuk janë kurrë pala përballë por ata që përpiqen të mos jenë as me atë as me palën përballë tij. Sidomos ata që arrijnë të mendojnë edhe pa folur me gojë me të. Ata i urren.
Është kjo arsyeja që Sali Berishë e tërboi suksesi politik I Tabakut si kryetare e Komisionit, edhe kur mbahej komisioni edhe më pas. Prej atëherë përpiqet ta zhurmoj punën e atij Komisioni duke shpikur shifra që hedhin në erë të vërteta boll të dhimbshme që ai ka ai proces, pasi ai më shumë do të bëj ilegjitime, punën e një deputeteje që nuk e ka nën kontroll, se sa të akuzoj qeverinë me fakte reale.
https://www.gazetatema.net/2022/02/22/pse-komisioni-hetimor-i-inceneratoreve-po-i-trazon-te-gjithe
E njëjta histori po përsëritet tani që Tabaku po refuzon rreshtimin pas tij poshtë ballkonit.
Meqë Gazmend Bardhi dhe të tjerë u futën në rresht pas tij me shpresë se ai do ti shpërblej duke I vënë në lista për deputetë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, qëndrimi I Tabakut, e vetme në punë të saj pa devijuar qëndrimet, pa na dhënë mundësi ti themi të gjithë “ja si ke thënë vjet ja si thua sivjet”, e shqetëson atë më shumë se Edi Rama. Ai e do atë ose me Edi Ramën ose në rresht poshtë Ballkonit.
Kjo është deviza e përjetshme e tij. Ndaj nëse e vini re gjithë bateritë mediatike të Berishës nuk janë këto ditë as kundër Ramës, sa janë kundër Tabakut, pasi ajo I ka dal nga skema .
Mbi të gjitha atë e shqetëson ideja se çfarë plani ka kjo Tabaku që nuk bëhet as me atë as me Edi Ramën? Dhe do doemos ta baltos .
Ndoshta Jorida Tabaku nuk bën asgjë. Ndoshta nuk do të bëhet as deputete më, pasi është njëqind herë më shumë dinjitoze të mbroj parimet e veta duke injoruar udhëheqësit e përjetshëm të vendit, se sa të shkoj pas tyre duke shkelur parimet e veta. Por dhe kjo me sa duket berishizmin e mërzit më shumë se gjithçka tjetër. Ideja që një politikan është i pavarur prej tij është për të fundi i botës.
E mërzit pasi frika më e madhe sot në politikën shqiptare, është krijimi I një modeli që injoron Sali Berishën dhe nuk natyrisht qeverinë, sidomos kur vjen nga opozita. Këtë Berisha nuk e fal dot.
Ai ka dy vjet që gjeneron baltë dhe urrejtje ndaj Luzlim Bashës vetëm pse ai I doli nga reshti dhe e ka baltosur sa ka mundur . Tani një dhimbje e re koke për të është e tepërt.
Ndaj mos kërkoni logjikë pse sulmohet Tabaku, edhe pse nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, edhe që është e vetmja që I ka bërë gjëmën Edi Ramës. Sulmohet se për Sali Berishën armiku më I rrezikshëm është ai që sfidon alternativën e tij nga opozita dhe jo qeveria përballë.
Dhe nuk ka fat më të madh për një politikan të ri opozitar se sa rritet në betejë me Sali Berishën . Nuk është thjeshtë luft ndaj tij. Është nder dhe dinjitet opozitar. Madje është e vetmja shkollë dinjiteti në këtë opozitë të dërrmuar moralisht.
e vertete
Megjithatë edhe kjo Jorida në replikën me një portal pornografik si Lapsi.Hub, nuk guxon tja zerë emrin në gojë Berishës..... . Prite kur të përfundojë poshtë ballkonit edhe kjo.
Shkrim I bukur, per te ardhur keq per gabimet e pafashme ortografike!!
“Shkrim I bukur, per te ardhur keq per gabimet e pafashme ( pafalshme) ortografike ( drejtshkrimore)!!“
Tabaku fitoi ndaj Bardhës në mëngjesin e lutjeve. Duke mos qenë me Berishën, është me amerikanët, por jo me Ramën. Berisha ka përceptim enverist për kundërshtarët politikë. Sulmet ndaj saj të dala nga rrugica e të marrëve, tregojnë se Berisha e ka futur në rrethin e kuq të eleminimit të kundërshtarëve. Do kemi një duel mediatik të udhëhequr nga Non Grata,presion për t'a degraduar,i njëjtë me sulmet ndaj Bashës.
Shkruar Për Z, Mero, ( në se i bën punë) KANDILI I SALIUT ( pamflet satirik) Pyetjet që shtrohen për përgjigje dhe zgjidhje janë: 1.Si do vejë halli i kandilit të Berishës? 2.Kur do t’i fiket? 3.A ka të dhëna se edhe sa vajguri i ka mbetur kandilit të tij ? 4.Si do të vijë fikja : e ngadalë, e menjëhershme, do të fiket vetë,apo do ta gjejnë të fikur ?! 5.A mund të vijë fikja nga një erë e fortë që mund të fryjë në ballkonin e katit të tetë? 6.A mund të vijë fikja nga dikush që mund të afrohet e të guxojë t’i fryjë kandilit? 7.A mund të vijë fikja nga dikush që mund të ulet në terracën e katit të tetë me dron e t’ia fik kandilin? 8.Në fund:”Si do të merret vesh që kandili është fikur?” 9.Po ata që rrinë poshtë si do ta marrin vesh se kandili u fik? 10.Kush do të jetë i pari që do t’u thotë që kandili u fik? 11.Kush do ta mbajë fjalën e rastit? 12.Kush do të njoftojë se tash e tutje nuk duhet të mblidhen më poshtë? 13.Kush do të njoftoj për të shtatat,apo të 40-at? 14.Po pas fikjes së kandilit , vlen më “ Non Grata? 15.E fundit, por jo më pak e rëndësishme: Po testsmenti si do gjendet pas fikjes? Si do gjenden Listat e deputetve për zgjedhjet e 2025 ? 16.Në fund të fundit: Me kë do martohet Penelopë- partia pasi të fiket kandili?!… Këtë duam të dimë troç ! Pa leri tërci - vërcet e tua ! P.S Pa u fikur kandili i Saliut nuk gjen rehat ky mileti i vuajtur nga ata që ia hipin kalit dhe s’dinë të zbresin, ose bëjnë sikur s’dinë më t’i zbresin. Është bërë si kukudhi “lexhenda” në ballkonin e katit të tetë dhe përgjërohet e ngjiret burri i botës për partinë sa të këput shpirtin. Po s’bën burri kështu për një copë parti ! Na dha barkun- do thoshte Korreshi i Lushnjes Edhe Ramiz Alia kur ia muarën Partinë s’bëri kështu, po vajti eu mbyll në burg për nja 4 vite sa t’i ikte dalldia e humbjes. Pyetje e beftë: Po sikur të hidhet që atje , vallë fiket kandili?… Dikush propozoi të montohej një teleferik dhe ata që përgjërohen poshtë vetëm sa të ngjiteshin paksa, vetëm sa ta shihnin dhe t’i thoshin në intimitet: “Po unë jam në listë për deputet në 2025? Aman , të keqen , ma thuaj , se mos na ikën pa na e thënë!” Kujjt do t’ia lesh testamentin ,trasshëgiminë siç bëri shoku Mao Ce Duni ,apo dhe Dulla ynë ?” Ja këto pyetje përbëjnë hallin e madh të shoqërisë shqiptare ?! Ja për këto pyetje s’duhet t’i zërë gjumi analistët, studiot e TV , portalet! Duroni dhe ca o milet sa t’i fiket kandili Lexhendës Bo bo si do venë hallet ?! Dhe fshati qeshet dhe bota tallet…
( Pamflet satirik) KANDILI I SALIUT Pyetjet që shtrohen për përgjigje dhe zgjidhje janë: 1.Si do vejë halli i kandilit të Berishës? 2.Kur do t’i fiket? 3.A ka të dhëna se edhe sa vajguri i ka mbetur kandilit të tij ? 4.Si do të vijë fikja : e ngadalë, e menjëhershme, do të fiket vetë,apo do ta gjejnë të fikur ?! 5.A mund të vijë fikja nga një erë e fortë që mund të fryjë në ballkonin e katit të tetë? 6.A mund të vijë fikja nga dikush që mund të afrohet e të guxojë t’i fryjë kandilit? 7.A mund të vijë fikja nga dikush që mund të ulet në terracën e katit të tetë me dron e t’ia fik kandilin? 8.Në fund:”Si do të merret vesh që kandili është fikur?” 9.Po ata që rrinë poshtë si do ta marrin vesh se kandili u fik? 10.Kush do të jetë i pari që do t’u thotë që kandili u fik? 11.Kush do ta mbajë fjalën e rastit? 12.Kush do të njoftojë se tash e tutje nuk duhet të mblidhen më poshtë? 13.Kush do të njoftoj për të shtatat,apo të 40-at? 14.Po pas fikjes së kandilit , vlen më “ Non Grata? 15.E fundit, por jo më pak e rëndësishme: Po testsmenti si do gjendet pas fikjes? Si do gjenden Listat e deputetve për zgjedhjet e 2025 ? 16.Në fund të fundit: Me kë do martohet Penelopë- partia pasi të fiket kandili?!… Këtë duam të dimë troç ! Pa leri tërci - vërcet e tua ! P.S Pa u fikur kandili i Saliut nuk gjen rehat ky mileti i vuajtur nga ata që ia hipin kalit dhe s’dinë të zbresin, ose bëjnë sikur s’dinë më t’i zbresin. Është bërë si kukudhi “lexhenda” në ballkonin e katit të tetë dhe përgjërohet e ngjiret burri i botës për partinë sa të këput shpirtin. Po s’bën burri kështu për një copë parti ! Na dha barkun- do thoshte Korreshi i Lushnjes Edhe Ramiz Alia kur ia muarën Partinë s’bëri kështu, po vajti eu mbyll në burg për nja 4 vite sa t’i ikte dalldia e humbjes. Pyetje e beftë: Po sikur të hidhet që atje , vallë fiket kandili?… Dikush propozoi të montohej një teleferik dhe ata që përgjërohen poshtë vetëm sa të ngjiteshin paksa, vetëm sa ta shihnin dhe t’i thoshin në intimitet: “Po unë jam në listë për deputet në 2025? Aman , të keqen , ma thuaj , se mos na ikën pa na e thënë!” Kujjt do t’ia lesh testamentin ,trasshëgiminë siç bëri shoku Mao Ce Duni ,apo dhe Dulla ynë ?” Ja këto pyetje përbëjnë hallin e madh të shoqërisë shqiptare ?! Ja për këto pyetje s’duhet t’i zërë gjumi analistët, studiot e TV , portalet! Duroni dhe ca o milet sa t’i fiket kandili Lexhendës Bo bo si do venë hallet ?! Dhe fshati qeshet dhe bota tallet… Shkruar Për Z, Mero, ( në se i bën punë)
O me mua o kundra me je, eshte celesi I karakterit dhe fitores. Rama eshte absolut ne kete ese
Të presim e shikojmë o Mero. Shqipëria është vendi i çudirave.
Nese nuk pozicionohet prerazi Tabaku kunder Berishes, do jete e humbur, pasi baza e PD nuk i pranon lavjerresit. Aq me keq nese ajo e ka frike Berishen e vdekur.......
Resprkt per Znj.Tabaku.E shikoj si nje Mundesi te dobishme qe te marre kryesine e PD ,duke lene OUT Zhgarravinat Politike si Sali Kerma dhe Lul Brava.
Dikur te flisnje qofte dhe nje here te vetme per qeverisjen e sotme do ishe me I besueshem!
DHE JORIDA ESHTE BOSHNJAKE ME ORIGJINE DHE SALA E FEMIJET E TIJ BEJNE SIKUR E SULMOJNE SE DHE ATA NIPA SERBO BOSHNJAKE JANE. KAQ E THJESHTE DUKET...
Sa pjellor je Mero. Ne kohen e xhaxhit kish puntore qe punonin per vitin 2010 kur ishim ne vitin 1982. Edhe ti sot punon per vitin 2060.
Sali Berisha , armiku me I madh I shqiptareve pas E Hoxhes me ka bere te urrej PD, por nqs se zonja Tabaku mund te drejtonte PD do votoja pa menduar fare per PD
Mos je hetues ti?
Njëzet shkurti: - Nuk ka më kohë! Ora është 12 pa pesë! Vizita e sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë është një përzgjedhje e mrekullueshme për qeverinë mafie të Shqipërisë. Ajo do realizohet vetëm tri ditë para protestës së 20 shkurtit në Tiranë. Madje në ditën që në Uashington zhvillohet gjyqi kundër McGonigal dhe kryeministrit të Shqipërisë e bashkëpunëtorëve të tij. Blinken do pritet nga personazhi i atij gjyqi në godinën e kryeministrisë. Qeveria do ta shfrytëzojë këtë vizitë për të demotivuar shqiptarët në pjesmarrjen e tyre në protestë. Por sa do të arrihet ky objektiv? Që në fillim duhet thënë se protesta e 20 shkurtit ka një simbolikë, por nuk është simbolikë. Thjesht data e përzgjedhur ruan logon e 20 shkurtit 1991, kur shqiptarët rrëzuan monumentin e diktatorit Hoxha. Ndërkohë koha e sotme është më e vështirë, më tragjike, më emergjente. Shqipëria po zhbëhet. Dhe mos harroni: - Këtë tragjedi kombëtare nuk mundën ta shkaktojnë as pushtuesit, as programet shfarosëse të armiqve fqinjë të Shqipërisë, sidomos Serbisë, as diktaturat. Po e realizon me shumë sukses mafia e Rilindjes, e cila qeveris Shqipërinë për gati 11 vite. Nëse vazhdon ky ritëm dhe gjasat janë se po, Shqipëria do të mbetet vetëm me turistë. Por edhe këta do të shërbehen nga filipinasit e indianët. Shqiptarë nuk do të ketë më në këtë vend. Flitej për një batutë të pranverës sëvitit 1991, sikur Adil Çarçani i kishte thënë dikujt se “Vetëm unë e ti do mbetemi në këtë vend, edhe Ramizi do të ikte”! Sot është ndryshe. Vetëm mafia do të mbetet në Shqipëri. Të gjithë të tjerët do t’i detyrojnë të largohen dhe të gjejnë strehë diku tjetër. Ndryshe do të pranojnë të bëhen skllevër modernë të saj. Prandaj dhe protesta e 20 shkurtit duhet të shënohet në histori si moment kthese. Ora është 12 pa pesë minuta. Nuk kemi kohë më shumë se 5 minuta. Këto pesë minuta mund të jenë koha fatale për ne ose koha e vendimmarrjes për ta ndalur homotagjinë kombëtare njerëzore. Ta ndalësh sot emigrimin e shqiptarëve është shumë e vështirë. Më vështirë se sa në vitin 1991. Asokohe xhepat e qytetarëve ishin bosh, por edhe arka e shtetit ishte gjithashtu bosh. Sot mafia në pushtet e rjep qytetarin, me qëllim që të shtojë pasuritë e mafies dhe me miliardat që bëjnë manipulojnë dhe imponojnë gjithçka. Edhe akt-akuzat që ngrenë ndaj kundërshtarëve politikë. Prandaj dhe nuk ka më kohë. Mafia dhe pushteti i saj në Shqipëri kanë një projekt. Shpopullimin e Shqipërisë nga shqiptarët. Tashmë vendi ynë ka më pak banorë sesa Kosova. Ndaj tash e tutje duhet thënë që Shqipëria të bashkohet me Kosovën, jo e kundërta. Shqipëria u plak, Shqipëria po shuhet! Ky është interes jo vetëm i mafies shqiptare, por edhe i asaj ndërkombëtare. Eshtë gjithashtu interes i Serbisë dhe Rusisë. Në Shqipërinë e zbrazur nga fëmijët, gjithësesi mungojnë edhe mbi 2000 mësues. Kanë ikur dhe të tjerë po bëhen gati të ikin! Të ikin pa e ditur as ata vetë se ku do të shkojnë! Mjafton që të largohen nga pushteti i mafies në vendin e tyre! Koha është flori! Por vetëm nëse atë e shfrytëzojmë duke i dhënë peshën e vet në jetën tonë. Më 20 shkurt është thirrur një protestë! Mos u vono, sepse ora ka shkuar 12 pa pesë. Duhen vetëm pesë minuta nga koha jonë për të rënë në greminën që ka përgatit mafia e pushtetit për ne! Nëse doni ta kapni orarin e të mos kalojë ora 12.00, atëherë bashkohu në këtë protestë. Mos pyet se kush e organizon! Mos pyet se si janë ata që e organizojnë. Mund të jenë të mirë ose të këqinj. Kjo varet nga përceptimi i secilit prej nesh! Por bashkohu se duke pyetur se kush janë folësit, do na kalojë ora 12.00! E po kaloi kjo orë e ligë, atëherë ramë të gjithë brenda humnerës që na ka përgatitur mafia në pushtet dhe pushteti i mafies. Bashkohuni! Jo me djajtë, se ata sjellin mafien, siç e sollën pasi erdhën në pushtet para 11 vitesh me moton e “Bashkimit të të gjitha qelbësirave”! Jo mos u bashko me qelbësirat. Por mos kërko njerëz perfektë për t’u bashkuar me ta. Mos kërko njerëz si veten, se nuk gjen! Nuk ka dy njerëz të njëjtë, madje as dy objekte të njëjta! Prandaj pranoje tjetrin ashtu si është dhe mendo thjesht se duhet luftuar kundër pushtetit të mafies për ta shpëtuar Shqipërinë. Ka ardhur fundi! Fund tjetër nuk ka për këtë vend! Jemi në minutat e fundit të kohës për reagim dhe protestë, për bashkim dhe fitore. Ora është 12 pa pesë minuta! Mendo këtë dhe kaq mjafton që të bashkohesh në luftën e vështirë kundër pushtetit mafioz të Shqipërisë.
Bravo per shkrimin !
Jorida esht qytetare tironse, ska ardh nga rruget si grigjëria.
Turrur gjithe qente e Rames per te denigruar opoziten.Thua se ne kete vend mbreteron ligji dhe ne krye kemi nje engjell e jo nje hajdut me nje kaste hajdutesh pas vetes.
KKeta sulmojne Tabakun qe eshte asgje, imagjino Sokol Olldashin qe kishte qe ne start 50-60 perqind, jo aq sa shkruajti Saliu 20 perqind.