Një opozitë e lumturuar nga Damiani 

7 Shkurt 2024, 19:14Editorial Mero Baze

Edi Paloka ka “zbuluar” se Damian Gjiknuri në SHBA, gjatë bisedës me Gabriel Escobar, paska thënë se Sali Berisha është forca kryesore opozitare në Shqipëri. Dhe kishte një gëzim në fytyrë kur e thoshte këtë.

Nuk di pse është lodhur të pyesë Mediun apo Bardhin se çfarë ka thënë Damiani në një takim të hapur në SHBA, pasi Damiani këtë e ka thënë dhe në Shqipëri. E ka thënë në intervista televizive, e ka thënë në dalje para gazetarëve, madje dhe në mbledhje komisionesh. Po dhe sikur të mos e thotë Damiani, ne kemi statistika elektorale që e nxjerrin Berishën forcë e parë opozitare.  Kemi zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe ato të 14 majit.

Nuk ka ndonjë konspiracion në atë që ka dhënë Damian Gjiknuri në një takim që nuk ishte sekret, përkundrazi ishte bërë kujdes të mos ishte sekret, apo “of record’.

Madje për këtë gjë nuk ka debat as në Shqipëri.

Ka vetëm një debat brenda opozitës, se përse Sali Berisha nuk ndoqi rregullat e lojës të bëhej kryetar i PD, pasi Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar, por organizoi një kuvend paralel dhe rithemeloi një parti që ja vuri emrin përsëri PD.

Kur dikush rithemelon një parti, ai ka bërë një parti të re, ndërsa letrat i kanë ngelur partisë së vjetër. Dhe ky nuk është më debat politik, por debat juridik. Një lider i fortë, nuk pyet për vula dhe letra, por për elektorat. 

Problemi që ka Berisha është se ai kërkon të notojë në ilegjitimet, pasi partia e tij me atë kryetar, është një parti e papranueshme nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, një organizatë kriminale. 

Kaq i thjeshtë është problemi. Kjo është arsyeja përse ai nuk rregjistron një parti, dhe përse nuk shkëputet nga Ilir Meta që ta përdorë për vule dhe sigël.

Edi Paloka dhe të tjerë që janë me Berishën duhet të zgjidhin këtë hall. Dhe halli është si të jenë një parti që nuk është kryetar Sali Berisha, Argita Berisha, Shkëlzen Berisha, Liri Berisha, dhe gratë e burrat e tyre.

Kaq është e ndaluar, se janë hajdutë të certifikuar, minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë.

Por nëse ata bënë një parti të re dhe kanë kryetar të ri, natyrisht duke mos pasur punë me familjen Berisha, nuk kanë pse të kërkojnë certifikim nga Damiani, që janë parti e parë. E tregojnë vet në zgjedhje.

Ju deri më sot e keni akuzuar Edi Ramën se ja ka dhënë vulën Lulit, tani po gëzoheni që Damiani është gati t’ua japë juve.

Damian Gjiknuri nuk ka fuqi të shfuqizojë “non graten” e Berishëve, dhe as të ndajë vula dhe logo. Ai thjesht nuk do t’i zaptoni zyrën kur bën mbledhje dhe t’i thoni, mos merr Enkelejdin në krah, por merr Gazin, se është më i mirë. 

Damiani nuk është një dhëndër që mund të zgjedhë me kë do shkojë në shtrat nga opozita. Në këtë rast nuk është dhëndër fare, është krushk. Bëni partinë tuaj dhe çoni njeriun tuaj në krah të Damianit. Lulzim Basha e ka çuar të vetin. 

Problemi është se ju nuk doni as vulë, as logo, as parti të re, as reformë zgjedhore, dhe as të vini në pushtet. Doni të zgjidhni vetëm hallin e radhës të Berishës. Por atij s’kanë për t’i mbaruar më hallet deri në varr. Kështu që nuk u ndihmon dot Damiani. Lëreni në hallet e tij.

15 Komente

  1. .
    ...............

    Janë aq të trashë, sa nuk e kuptojnë, që Bardhi shkojë për të dëgjuar hoxhën majë Minares, me të vetmin qëllim, që hoxha mos t'ua trashëgojë Partinë fëmijëve, sepse kjo do të bënte që mjerimi i PD të mos kishte një fund.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vertet këtyrë ju duhët Saliu

      Damian Gjiknuri, Edi Rama, ilir Beqaj, dhe ai që ka marrë arrtinë Arben Ahmetaj, janë dhe kanë qënë hajdutët më të mdhenë të këtyrë 10 viteve qeverisjë së të majtës... Përsa i përket korrupsjoni këta të 4, nukë i kanë lë gjë mangut qeverisë së Saliut dhe familjës së ti. Prandaj hajdtvë si Edi Rama dhe Damian Gjiknuri, vertet si kryë opozitar ju duhët Sali Berisha. Se pse këta horra donë që të bën krahasimë mes veti kurë dalin para njerzeve, ose në fushatë turpë turpë.. SPAK jemi me ju na shpetoni nga Ed Ram Turk hajdut Erdogani, Sali Gerdeci dhe ilir spiun hajduti.

      Përgjigjjuni
    2. p
      peshtani

      Bravo Mero,elselent si gjithmone!

      Përgjigjjuni
      1. E
        ENTSOE

        Pa fjale!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqipetari

          Ato besoj se e kuptojne qe jane nje n/bashkesi e bashkesise boshe.I mori ne qafe shpellari me valixhe druri dhe kallare gjumi i ardhur ne Tirane per tu ber qytetare por mbeti gom..qe vodhi e vrau shqipetare per tu ber i pasur nje i marre.Edhe miku i tij Sllobo nuk do ta kishte denigruar shqipen ne kete fare feje sic beri goma..shpellare qe flen gjume me kallare ...Zoti e denofte poshtersine shqiptare !Fale Amerikes tone don Zoti e shpeton shqiperine nga qelbesirat e kombit qe vodhen dhe vrane shqipetare per te vjedhur dhe per te qene te pare nder dekada.U shofte bashkesia e qelbesirave shqiptare.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            Duke u perdredhur pas PD-rave, te cilat, si ne te perbashketen e tyre, edhe ne te vecantat e tyre, jane thjesht grupe te kriminalizuara juridikisht dhe politikisht ('97, 21 Janar 2011, braktisja e Parlamentit, etj, etj.), Shqiperia humbet edhe 34 vjet te tjera!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bashi

              Bravo Mero Base ,koment qe ke deshire ta lexosh,je vertrete i madh ,bravo

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kastriot

                Kohë e humbur të merresh me berishizmin,..Duhet të jesh pa mënd.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Erions

                  Mero te kisha bere nje mesazh ne mengjes por pinjollet nuk e paskan botuar ja ta provojme edhe njehere se mos ka qene ndonje “lapsus”:):) pyetja jeshte se kur do te bej ndonje koment mbas akuzave te Arben Ahmetes thjesht per te pare pikepamjet e temes dhe tuajes personale se kam pershtypjen se ….

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sazani

                    https://m.youtube.com/watch?v=JlIAofl_ayI

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                      Po kush eshte sipas teje or Mero opozita ndaj kesaj qeverisje ne Shqiperi...mos valle do te thuash per Lylin te cilit per shume vite i pate instaluar ate "Antenen brenda familjes" te shtepia e Kunatit e tashme me urdher nga lart ja ke hequr (meqe Lyli tashme eshte bo "Personazh pozitiv" me VKM)

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Treni

                        Mirë, mirë. Shkrim i mirë si 99% të rasteve.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sali Berisha nuk ka vjedhur

                          Ka shume loqe ne bote po paloqe si ky jane te rralle e kam fjalen per edi paloqen...damian gjiknuri duhet te futet ne burg pasi ka rekrutuar gjithe ish-at ushtare te arben erjola flamur hoxha ahmetaj (beni sdihet ke ka baba ndaj sia vura atesine te me fali flamuri se i polli gjeli ar dhe paska probleme me zemren i shkreti ai) Tema mos censuroni komentet po publikojini,mos u beni si ai qe ju hidhte tritolin per tu hedhur makinat ne ere, vetem cim peka ka ngelur nga pd-ja pa rroge nga shteti

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tironci

                            Paloqja eshte idiot ose ben si idiot. Damianit i resulton pozitive per te te jete non grata kryetar i demokrateve ose opozites se ne kete menyre ai dhe te tjeret bashke me Ramen ne krye vazhdojne te qeverisin pse jo dhe vjedhin. Paloqja me sa duket e ka te qarte qe non grata nuk vjen kurre ne pushtet por mendon se me non graten mund te fitoje te pakten mandatin e deputetit dhe nqs non grata krijon parti te re por lufta e tyre eshte qe te pakten te marrin mbrapsh vulen e PDs se me te kane me shume shance prandaj ju shkon per shtat pohimi i Damianit. Me Lulin, Paloqja por dhe te tjeret nuk shikojne asnje avantazh dhe kjo per faktin se Lul brava eshte vete fajtor se e la non graten te livadhiste me tubime e takime me demokratet kur ai vete nuk bente asgje ti kundervihej se pse nuk mund ta pranonte non graten ne PD. Brava gjithashtu e la te lire non graten te bente fushate elektorale qofte ne Mars po ashtu dhe ne Prill. Ne kete mesele nuk eshte akoma e qarte nse brava eshtene te vetete hafija e non grates apo e Rames sic e akuzojne. Per mendimin tim brava punon per non graten sepse po e mban pjesen e shendoshe te PDs pasive.

                            Përgjigjjuni
                            1. Y
                              Ylli

                              Ky Damiano eshte ai "Rilindasi" qe ja lexoi tere Europa ne gazeten BILD ato bisedat e pergjuara ku urdheronte ato shefat kaqole te policise Dibres qe te benin masaker zgjedhore...por qe SPAK nuk ka mandat fare ta preke ate Dosjen 184.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje