Partia e Berishës dhe Gruevskit, dy parti të ngjashme me fat të ndryshëm 

28 Janar 2024, 21:35Editorial Mero Baze

Partia e Nikola Gruyevskit, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA, dhe është dënuar me burg në mungesë, ka shanse të jetë partia fituese e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Ndryshe nga opozita në Shqipëri, e cila u dërrmua dhe u nda për shkak të shpalljes “non grata” të Sali Berishës dhe vendosmërisë së tij për ta përdorur PD si mburojë kundër SHBA, partia kryesore opozitare VMRO DPMNE, e drejtuar nga Hristijan Mickoski, bëri të kundërtën. 

Pas shpalljes së Nikola Gruveskit “non grata”, dënimit të tij në mungesë pas arratisjes në Hungari, kryetari pasardhës Hristijan Mickoski, arriti ta mbajë të bashkuar partinë duke u distancuar nga Nikola Gruveski. Disa muaj më parë, madje ai ka pasur polemikë publike me Gruveskin. Edhe pse besohet gjerësisht se qëndrimet e Mickoskit janë një përpjekje për tu distancuar vetëm formalisht, e vërteta është se ai ka krijuar një elitë të re drejtuesish të lidhur me të dhe jo me Gruevskin. 

Krejt e kundërta ndodhi në Shqipëri, ku Berisha sapo u përjashtua nga grupi parlamentar i shpalli luftë PD dhe krijoi partinë e tij për zhbërë opozitën dhe për të mbajtur një llogore me militantë kundër SHBA.  

Pra aty distancimi nga Gruveski nuk shkaktoi asnjë dramë, dhe mbështetësit e tij qëndruan në parti, kurse këtu Berisha nuk pranoi distancimin e PD nga ai, duke shkatërruar PD. 

Por kjo nuk do të thotë se Nikola Gruevski nuk ka më ndikim në VMRO- DPMNE. Disa deputetë të shquar të kësaj partie janë ende ithtarë të tij. Antoni Milloshoski, ish-ministër i Gruevskit sot deputet, që sulmoi ashpër shqiptarët pse morën kryeministrin në Shkup, është një mbështetës i hapur i Gruveskit. Si ai dhe disa të tjerë. Por ata nuk e shkatërruan partinë historike nacionaliste të Maqedonisë së Veriut për shkak të Gruveskit, por kanë mendimin se kauzën e tij e mbrojnë më mirë duke qenë të bashkuar me kundërshtarët apo kritikët e tij. 

Ndryshe nga VMRO DPMNE, në Shqipëri, ithtarët e Berishës brenda opozitës, tani më shumë urrejnë Lulzim Bashën se sa Edi Ramën, vetëm pse ai u distancua nga Berisha. 

Dhe e vetmja pikë e përbashkët që kanë të dy partitë, retorika kundër Perëndimit në të dy vendet funksion ndryshe. 

Në Maqedoninë e Veriut ish-partia e Gruevskit e forcoi kursin antiperëndimor, duke kundërshtuar ndryshimet kushtetuese që i hoqën emrin Maqedonisë dhe gjithë reformat që e afrojnë Maqedoninë e Veriut me BE, dhe kjo i ka forcuar në pozicionin elektoral, pasi nacionalizmi sllav, është antieprëndimor dhe i lidhur me ndikimin e Rusisë njësoj si i Serbisë. Dhe në Maqedoninë e Veriut ka një truall antiperëndimor i indoktrinuar nga ky lloj nacionalizmi. 

Në Shqipëri është e kundërta. Retorika antiperëndimore, dhe forcimi i pozicionit politik kundër SHBA dhe BE, nga Berisha dhe mbështetësit e tij, i kanë zvogëluar ata dhe e kanë përçarë dhe më shumë opozitën duke krijuar mikrofraksione të tjera, që nuk gjenerojnë më interesat e opozitës por interesa individësh. 

Kjo i bën dy parti të ngjashme kaq të ndryshme në fatin e tyre politik. Njëra duke shkuar në varr pas të zotit e tjetri duke nxjerr të zotin nga varri.   
 
 

10 Komente

  1. P
    Populli

    Riciklimi në politikën shqiptare i PD-së, i pjellave të saj, do të jetë fatkeqësia më e madhe për Shqipërinë. PD, krejt si repart militar, ka kryer genocid ndaj popullit shqiptar në 1997 me forcën e tërë ushtrisë; ka shtypur me gjak masiv protestën masive më 21 Janar 2011 me forcën e tërë Gardës së Republikës; ka pushkatuar parlamentarizmin në 2019, kur e gjithë partia dogji mandatet e deputetit në mes të legjislaturës, një akt që është unik në historinë e anti-parlamentarizmit. PD-ja e sotme, nën çfardo emri, është e kriminalizuar politikisht dhe penalisht. Me këtë parti, Shqipëria dhe demokracia shqiptare minohen edhe 34 vjet të tjera. Mos humbni kohë kot: PD-në nuk e shpëton PD-ja, e cila ishte një sajim monstër artificial në zyrat e Ramiz Alisë! PD-në e shpëton vetëm shkrirja e saj dhe krijimi i një të djathte natyrale historike shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. d
      denoncim

      Mero, ne qoftese e ndien me te vertete se ka liri shtypi dhe demokraci reale, lejona te komentojme shkrimet e gazetes; mos çensuro se del ne pahe rruga qe ke patur me Sali Berishen. Shpesh shikoj se per disa persona nuk lejon komente, ateher prokuroria dhe gjykata paska te drejte qe nuk jep garanci barazie ne gjykimin e qytetareve, keshtu qe gazeta te del jashte perdorimit publik. Po e ke vetem komerciale, vazhdo punen me ekonomine e tregut se nuk te degjon njeri per ato qe shkruan e thua: vetem hipokrizi. Mund ta çensurosh dhe kete koment, e drejta jote dhe kriminalizim lirie i nje qytetari. Keshtu do ta kuptoj.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dy parti pro ruse....

        Pertia e Gruevskit dhe nongrates jane parti ruse. Kjo e rithemelimit do zhduket nga zgjedjet e 2025, si partia e fundit e klysheve te komunisteve ne Evropen Lindore.

        Përgjigjjuni
      2. a
        arvanitasi

        fjala e fundit eshte lapidar, shpellareve trushplar u duhet 2000 vjet ta kuptojne

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eva

          Ne Kardhiq te Gjirokastres tre barinj kane bllokuar rrugen me bagetite e tyre ne shenje proteste kunder politikave qeveritare. Te tre jane proceduar penalisht. Sepse nuk lejohet te protestosh ne vendin tone. Eshte tabu protesta. Ne Gjermani protestuan para nje jave 900 mije bujq dhe blektore. Ata bllokuan me trektore e mjete te tjera shumicen e rrugeve te ketij vendi. Por asnje prej tyre nuk u arrestua e as u ndoq penalisht. Sepse protesta eshte e ligjshme, eshte e drejte e njeriut e aplikuar qe ne kohen e Perikliut dhe Aristotelit e Platonit. Ne ne Shqiperi jetojme nje sistem qeverises para Platon. Poshte Ramziu, Liri Popullit!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiperia Etnike

            Asnjë parti në Europë, nuk ka asnjë ngjashmëri me PDnë shqiptare, një mpleksje e tribalizmit mesjetar me pseudointelektualizmin hajdut. VMRO-DPMNE është një parti nacionaliste që kërkon nënshtrimin e shqiptarëve, por ndërkohë në pushtet forcoi ushtrinë, industrinë, turizmin, bujqësinë, shërbimet sekrete dhe pozitën dominuese të maqedonasve, duke transformuar shqiptarët nga qytetarë etnikë në spihunë ordinerë të pushtetit të Gruevskit. Nuk rezulton që VMRO të ketë pushkatuar sllavo maqedonas. Ndërsa PDja shqiptare, që ka lyer duart me gjakun e shqiptarëve, kërkon Asociacionin e komunave greke me shqiptarë të shitur, ish-presidenti dhe ish kryeministri shqiptar është kthyer në një prostitutë të një labi të dhjamur të shitur në grek dhe llumit antishqiptar që e tërheq për hunde. PDja në pushtet në 1997 rrafshoi shtetin, ushtrinë dhe zhduku Shqipërinë nga harta dhe me rikthimin e saj në pushtet vazhdoi avazin e vjedhjes si vazhdim i piramidave, të shitjes së territoreve, të kanibalizimit të industrisë, pronës dhe sektorëve strategjikë dhe të vjedhjes së depove të ushtrisë. Pastaj do sfidoja këdo të gjente në botë një rast të vetëm të dialektikës politike hajvane, shtazarake, halabake, të PDsë dhe liderit të saj hajvan. Nuk egziston në Europë asnjë parti pushtetare kaq e pandërgjegjshme, kaq hajdute, kaq e paqëndrueshme, kaq primitive , kaq halabake, kaq psikopate, kaq antishtet, kaq antiqytetare sa PDja e Sali Berishës dhe veglave të tij

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patrioti cam i M...Bazes

              Mero, pa merr nje here ate penen e gjej nje te ngjashem (po arrite te gjesh) per ate partine-trio te Bashes me Alibeun e Kullurin ...por gjithmone nese ja del ti gjesh te ngjashmen, pra qe te jete me Vule te partise te varur ne qafe nga Pushteti...

              Përgjigjjuni
              1. P
                Për laviret e hasmit

                Saliu, grekve që përbëjnë 1% të popullsisë ju ka dhënë pushtet, autonomi vorjoepiri, hapësirë mediatike ku grekët dhe pseudogrekët të shqyejnë dhe shqiptarët ose nuk bëzajnë ose sillen si kurvat e grekut. Saliu, flamurin blu të PDsë e ktheu në flamurin blu të VorioEpirit. Saliu, në Himarë pranoi të jetë vrimbytha ku Bejleri fut penën e tij të kryebashkiakut. Në Maqedoni 100000 shqiptarë nuk kanë as 1 të 100 e pushtetit ekonomik, politik dhe mediatik të 30000 minoritarëve grekë në Shqipëri dhe të 10000 "homogjenizatëve" 300 eurosh të blerë në tregun e urisë dhe mizerjes.

                Përgjigjjuni
                1. Çekiçi

                  Lesh! Lesh! Po shkojmë në mesin e shekullit të 21 dhe akoma merremi me një mbeturinë komuniste të epokës kineze që është ngjit si muti pas këpuce. Ne shqiptarët duhet të mësojmë të varrosim copat e mutit dhe jo të kërrmosim dynjanë. Duhet të lahemi. Prandaj është sapuni, jo të përlyhemi kokë e këmbë me një kalë qeni si Sali kërma. Nuk do ai?! Hurin në bythë dhe një çekiç për kafkën dhe kockat e tij të.qenot . Shqipëria nuk i ka borxh askujt. As një hajduti moterqir dhe injorant që s'ka lënë kusur

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    babai i humbur

                    Po kush mund te shkeputet e te distancohet nga Berisha, pasi ata jane te gjithe te zhytur,hajdute e kriminele.Te gjithe jan zogjt e ngordhur te kllockes se gelasur Berisha.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje