Nuk ka sherr për reformën zgjedhore, por për partnerin e Edi Ramës 

26 Janar 2024, 18:03Editorial Mero Baze

Debati rreth reformës zgjedhore mes grupit të Berishës dhe shumicës në pushtet, deri më tani nuk është debat për ndonjë ide apo propozim, por vetëm për vendin e bashkëkryetarit të Komisionit, të cilin e mban PD zyrtare, për shkak se kështu kanë rënë dakord kur është ngritur.

Pra Komisioni bllokohet, puna e Komisionit pengohet, jo se opozita ka diçka që nuk e pranon shumica apo OSBE, por se do ta përdorë Komisionin si një ishull ku të shkarkojë mbeturinat e PD, të mbetura rrugëve.

Në këtë rast e kërkon si një vend pune për Bylykbashin apo Gazment Bardhin, që të demonstrojnë epërsitë politike të tyre ndaj Bashës, por jo idetë për reformën zgjedhore.

Për hir të së vërtetës, nga të tri grupet, ai i PS, ai i PD së Bashës dhe ai i opozitarëve të Berishës, vetëm Lulzim Basha ka një propozim konkret për reformën zgjedhore, që pritet të diskutohet dhe nga ekspertiza e OSBE e ofruar për këtë reformë.

Socialistët natyrisht kanë objektiva të tyre në këtë reformë, dhe do t’i përshtatin ato në funksion të krijimit të një shumice me opozitën. Por derisa opozitarët e Berishës e duan reformën si shkak për të mposhtur Bashën dhe të dëshmojnë se janë ata të preferuarit e shumicës, nuk ka gjasa që ata të konsiderohen partnerë për reformën zgjedhore.

Propozimet e tyre po, por ata nuk kanë të tilla. Në këtë betejë ata nuk kanë propozime, por kanë vetëm strategji se si ata përdorin këtë proces konsesual, për të prishur konsensusin. Në thelb, reforma zgjedhore do të propozohet nga OSBE, do të monitorohet prej tyre dhe do të kërkojë një aprovim dhe më të gjerë ndërkombëtarar se sa vet PS, apo Basha, dhe në këtë pikë, nuk ka asnjë rrezik të cenohen as propozimet e opozitës së Berishës.

Por problemi që ata kanë, është se ata duan të bëhen partnerë të Edi Ramës në këtë reformë, duke shantazhuar dhe akuzuar Lulzim Bashën se nëse mbetet ai partner i Edi Ramës, është i shitur, nëse shkojnë ata janë në rregull. 

Pra ëndrra e tyre është që ata të jenë në krah të Edi Ramës dhe pastaj t’i thonë Lulzim Bashës, që të mundëm, ta morëm Edi Ramën. Pak a shumë si sherr gjimnazistesh, që kapen për flokësh për dashuri platonike.

Të qartë se nuk do t’ua hapë askush rrugë, ata me sherrin për reformën zgjedhore po përgatisin alibinë e Berishës për 2025, kur ai të katandiset me një grusht votash, duke thënë se na i morën votat me reformë zgjedhore.

E thënë më shkurt, ata duan që të mos bëhet fare reformë zgjedhore, që Berisha ta ketë një alibi pse e katandisi opozitën e tij me një grusht votash. 

Por problemi që ata kanë, është se edhe reformë do të ketë, edhe Berisha do të humbasë, edhe ata nuk do të jenë më askush një ditë pas zgjedhjeve që vijnë. Deri atëherë mund të argëtohen duke luajtur me gaz lotsjellës apo bilbila në Parlament.

Ky do jetë imazhi i fundit që njerëzit do kenë për ta në karrierën politike. Është e vemja gjë që kanë ditur të bëjnë në politikë dhe në jetë.

7 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Shume mire e ka thene zoti Mero. Grupi i deputeteve te Sali qenit dhe Gaz mutit nuk e duan reformen zgjedheore,pasi ne 2025, per ata eshte e sigurt nuk fitojne dhe nuk kane si te justifikohen per humbjen spektakolare para elektoratit.Keshtu qe, kure ata nuk marin pjese ne berjen e reformes e ngren si alibi se neve humbem nga reforma zgjedhore pasi Rama me Bashen e bene sipas qejfit te tyre. Nuk do te kete ne dynja deputet me te poshter se keta te partise se foltores. I mori meqafe komandant Karaxixhiçi nga Viçidoli qe u ka hedhur trute e gomarit.

    Përgjigjjuni
    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Vazhdon beteja politike Berisha-Basha. Berisha i ka luftuar kundërshtarët brënda PD deri në asgjesimin ideollogjik, duket i lënë të hartohen. Në mes të dyve ka hyrë Bardha, duke u përdredhur sa ne njëri tek tjetri, përkohësisht Berisha bën sikur nuk e shikon, sikur nuk e kupton,por mund t'a këthej në të padobishëm sa po ti vij momenti.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qinome Hajdar Hajdarmata

        Berisha me të vetët, do të mbahen mënd si MUTI, si jashtëqitja e këtijë populli e vëndi. Na ishte njëherë, një Sali, një mut i pavlerë.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtësia

          Dhe vjen Basha per te qeverisur Shqiperine, kur ne Shesh me Garde beri kerdine? Ku po shkon Shqiperi ???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kumrije Hajdarkaraj

            O te shkretet Ramallar shkuat per byth dhe hengret kar, thote populli i Piçkashit. Ja hongshi bolet Albin Kurtit.

            Përgjigjjuni
            1. O
              Olti Hipopotam Curri

              Mero Baze leri keto lojra me pertnera po ngrije zerin derisa te behet fushate e madhe dhe presion qe Kuvendi te kete 70 deputet dhe jo 140 sa jane tani ne nje vend si yni me 2.7 milion banor kur vende me popullsi disa here me te madhe se ne kane nga 120 deputet si pershembull Israeli

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ardesi

                Non grata...dhe ne Shqiperi...keta bastarde duhen varur...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje