Sali Berisha është një nga politikanët që ka bërë më shumë marrëveshje me kundërshtarët në këtë vend. E ka bërë më 1990, me Ramiz Alinë, të shkonte si i dërguari i tij tek studentët, pastaj më 1991, me Fatos Nanon për të formuar Qeverinë e Stabilitetit, pastaj më 1997 kur dorëzoi pushtetin dhe formoi Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, pastaj më 1998 me Pandeli Majkon dhe Ilir Metën, pasi Fatos Nano kishte dhënë dorëheqje, pastaj më 2000 me Ilir Metën kundër prokurorit të Përgjithshëm pastaj më 2002 me Fatos Nanon kundër Ilir Metës, pastaj më 2005 me Ilir Metën kundër Fatos Nano,s pastaj më 2008 me Edi Ramën kundër Ilir Metës... E kështu me radhë.
Pra është një politikan rekordmen për pazare politike në Shqipëri.
Por tani jeta e tij ka ndryshuar rrënjësisht. Ai është izoluar në katin e katërt të pallatit, ku ende nuk dihet sa apartamente ka, pasi në ditë të ndryshme shfaqet në kate të ndryshme, por së fundmi dhe në katin e fundit të tij. Ashtu i izoluar duke bërë prova si do flasë para prokurorëve bashkë me dhëndrin e tij, ai tani shikon vetëm ëndrra me armiqtë e tij që bashkëpunojë me njëri- tjetrin, kundër tij.
Çohet në mëngjes, pret ndonjë lajm që ata janë takuar dhe kur nuk vjen, e sajon vetë. Pastaj përgatit "goditjen” ndaj lajmit që sajon vetë dhe hidhet në sulm, se po e tradhtojnë.
Gjithë problemin e ka se është i izoluar, i papërfillur dhe i parëndësishëm në jetën politike të Shqipërisë.
Nëse shikoni se çfarë ka prodhuar 24 orët e fundit, lidhur me një “pakt sekret” PS-Basha, e kupton gjendjen e tij mendore. Vetëm se PD dhe PS të dyja janë njohur si partnerë nga OSBE-ODHIR për reformën zgjedhore dhe vetëm për të denigruar këtë normalitet që ai vet e ka përjetuar për 30 vjet, ka shpikur gjithë këto skena paranojake, paktesh, takimesh, tradhtish etj.
Asgjë e rëndësishme nuk ka ndodhur. Vetëm Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, secili më vete, për llogri të partisë së tyre, kanë takuar kreun e OSBE në Shqipëri dhe i kanë kërkuar ngritjen e ekipit të ekspertëve të huaj që do ndihmojnë në reformën zgjedhore, ku PD e Bashës ka bërë propozimet e saj të qarta për barazinë e votës, votën e emigrantëve dhe kthimin e Shqipërisë në një zonë proporcionale.
Por normaliteti është gjëja që e çmend më shumë se çdo gjë Sali Berishën në këto momente. Fakti që dy partitë më të mëdha në vend kanë nisur ritualin e bisedimeve për reformën zgjedhore pa e përfillur atë, pa e thirrur në bisedime dhe mbi të gjitha pa e konsideruar dhe mendimin e tij, e bën atë shpikë dhjetëra histori konspirative se si po e ngulin thikën pas shpine atij.
Në fakt ai tërbimin nuk e ka se dikush po e sulmon apo dikush është kundër ideve të tij për reformën zgjedhore. Ai nuk ka asnjë ide për reformën zgjedhore. Ai thjesht është çmendur pse nuk është dhe ai i ulur në një karrige aty. Nuk është një betejë e tij kundër reformës, por një nga simptomat e para të izolimit të tij. Ai nuk e pranon dot që jeta do të vazhdojë dhe pa të.
Sot jo vetem Ai po gjith shpura pas tij sajonin lajme te paqena reth takimeve imagjinare.Kur ulen ata ne bisedime quhet mareveshje kur ulet pd zyrtare quhet pazar.Kjo fryme eshte futur dhe te te rinjte e frdp dhe kjo eshte e keqia me e madhe.Ajo parti mire qe nuk ka te tashme po nuk ka dhe te ardhme
Para ca kohesh nje punetor u fut ne dush dhe leshoi menjehere ujin e nxeht. E pa keq, u dogj dhe u tha shokve,"une ika,vdiqa,te rroj partia" dhe dha shpirt. Prite dhe Salin ndonje dite kure te hidhet nga ballkoni e te perplaset ne toke dhe te thot ne agoni "te rroje partia ime e foltores".
Sado qe te shkuash zoti Baze kunder legjendes se Vicidolit, biri dhe dhenderri i Serbise do te ngrihet perhere e me lart ne mendjet dhe zemrat e popujve serbe e ruse. Ofensiva serbo-ruse per clirimin e tij po afron, prandaj Aeben Kraja nuk guxon ta marre ne burg!
Jeta vazhdon me mire me nongraten si karagjoz ne oren gazmore. Do jete me shume gallate kur te jete pas hekurave dhe te shpalle ringjallen i rithemelimin ne institucionet e riedukimit.
Shpresojmë të zhduket fryma vrastare që futi në Shqipëri. Sa më shpejtë, aq më mirë.
E sakte
Sude Salikufoma qe leh cdo nate nga ballkoni me shpreh se dikush do e degjoje.
Kur dikush, ne mehallen time te vjeter, nxirte vrer nga goja, gjyshja ime e mallkonte duke i thene: TU THAFTE GJUHA. Njesoj, edhe une sot i them:Sali, tu thafte gjuha.
Kryepazarin me te madh ne historine politike te pas 1990 e ka bere ai qe pasi nderseu turmat mbi Kryeministri me 21 Janar 2011 me nje Video Meta-Prifti, vetem pas 2 vitesh kur u be Kryeminister, ate Sebepciun e 21 janarit dhe Personazhin kryeson ne ate Video, e zgjodhi Kryetar Parrlamenti e me pas...President te Republikes!
Ke treguar shume gjera ketu por nuk na ke treguar pse je idhnuar me Berishen. Kur do na tregosh?
Bravo!
...nderkohe vazhdon Ankthi i mbare punonjesve te Sektorit Shendetesise qe ende sot me 17 janar nuk kane marre rrogat e dhjetorit...