Opozita i ka gjithë shanset të bashkohet...rreth parimeve 

9 Janar 2024, 20:16Editorial Mero Baze

Retorika e re brenda opozitës rreth nevojës “për t’u bashkuar’ nuk duhet injoruar. Edhe pse ajo fillimisht zgjon më shumë inate se sa energji pozitive për shkak të emrave të përveçëm, ajo nuk mund të kundërshtohet po përmes emrave të përveçëm.

Retorika e bashkimit vlen si energji pozitive në opozitë, edhe kur thuhet me hipokrizi, por për t’u bërë e sinqertë dhe e vërtetë, natyrisht ka nevojë për disa parime rreth të cilës duhet të bashkohen opozitarët.

Trajtimi i tyre si dele që duhet të bashkohen o rreth Berishës, o rreth Bashës, o rreth Bardhit apo ndonjë tjetri, është fyese.

Lëvizjet politike të vërteta janë ato që i bashkojnë parimet dhe pikat e përbashkëta të veprimit politik.

Dhe ndërkohë që disa politikanë në opozitë, qoftë dhe me hipokrizi po përpiqen të flasin për “bashkim”, është mirë të përcaktohen publikisht parimet rreth të cilave mund të bashkohet opozita.

Duke marrë parasysh arsyet përse opozita është e përçarë dhe akoma më shumë efektet e reformës në drejtësi në Shqipëri, disa nga parimet të cilat mund të siguronin bashkimin e opozitës janë këto.

E para, opozita të bashkohet rreth mbështetjes për reformën në drejtësi. Formalisht është në rregull, pasi e ka votuar dhe ajo reformën, e ka dëmtuar kundërshtarin e tyre politik, më shumë se çdo institucion tjetër në jetën politike të Shqipërisë. 

Reforma në drejtësi dhe institucionet e dala prej saj, edhe me votën e opozitës, janë sot armiku më i madh i qeverisë socialiste, Edi Ramës dhe gjithë pushtetit në tërësi.

Kështu që fillimisht opozitarët duhet të mbështesin armikun më të madh të qeverisë Rama, që është SPAK, dhe gjyqësori. Kjo garanton shqiptarët se drejtësia do të vazhdojë dhe pandëshkueshmëria do të marrë fund pavarësisht nëse je në pushtet apo opozitë. Socialistët e kanë bërë këtë edhe pse po paguajnë një çmim të shtrenjtë.

Së dyti, duhet të bashkohen rreth qëndrimit ndaj Perëndimit. Opozita duhet të deklarojë se mbetet forcë pro-perëndimore dhe aleate e madhe e SHBA dhe Bashkimit Evropian, duke përkrahur çdo qëndrim të tyre ndaj Shqipërisë dhe çdo sanksion ndaj çdo politikani të korruptuar apo minuesi të demokracisë në Shqipëri. Socialistët e kanë bërë këtë, edhe pse mes tyre ka persona të sanksionuar nga Perëndimi.

Së treti, opozita duhet të bashkohet rreth nevojës për reforma politike në vend dhe mbështetje të mekanizmave të tyre, siç janë reforma zgjedhore, reforma territoriale, etj, duke qenë një aktor serioz në reformimin e sistemit dhe krijimin e kushteve për lëvizje të reja politike dhe shanse për të rinjtë për të hyrë në politikë.

Për mua do të mjaftonin këto tre parime rreth të cilave duhet të bashkohen, pa qenë nevoja të zënë në gojë emrin e Sali Berishës, Lulzim Bashës, Gazmend Bardhit, Dashamir Shehit apo ndonjë tjetri. 

Madje dhe sikur Berisha të bashkohet me këto parime është i mirëpritur, natyrisht si votues. 

Çdo gjë tjetër pastaj është përpjekje për të sulmuar drejtësinë, përpjekje për të sulmuar SHBA dhe Perëndimin dhe përpjekje për të ruajtur monopolin në politikë të këtyre që janë; Njëri në majë të dritares së tualetit dhe tjetri në majë të pushtetit.

17 Komente

  1. n
    noci

    Mero per ke aludon :Njeri ne maje te dritares se tualetit dhe tjetri ne maje te pushtett????????Ke ndonje lajm nga pertej Atlantikut? Se besoj se do ta kishte thene Taku me shpejt se ty!

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Per memdimin tim qe opozita te jete me parime te forta , duhet te shtohet qe perveç ketyre ,duhet qe edhe drejtues te opozites te vendoset ose taulant balla ose elisa spiropali keta gjigande te mendimit shqiptar. Po e lane ne dore te njerzve te opozites qe te votojne si te duan ,opozita e ka humbur rrugen. Ja pershembull çfare e ndalon opoziten qe te bjere dakort me erion veliajn qe te blejne autobuze elektrik per 120 milione euro. Edinburgu nje qytet ne fund te botes per 50 autobuze elektrike ka harxhuar 24 milione euro. Mund te krahasojme tiranen me Edinburgun?? Patjeter qe jo. Si mundet opozita te shaje si mbetje skrapi anijet qe na solli kimetja ne vlore, do harxhojme 300 milione euro vertet pa prodhuar 1 kw energji, po kush eshte me e rendesishme parate apo miqesia me angloamerikanet? Ja edhe per kete opozita duhet te reflektoje. Ankohet opozita se rruget po behen shtrenjte me 20 milione euro per km, dhe per kete sjellin shembullin e greqise qe i ben me 5 milione euro. Po pse more ditezinj ca jemi ne pabuksa si greku? Apo duhet te bejme si ata. Edhe per kete opozita duhet te veri gishtin kokes. Edhe Durresi , keta te opozites e krahasojne me ca qytete te mbaruara ne itali si genova, napoli etj qe e kane akoma portin ne mes te qytetit. Mund te ngelet Durresi peng i 1 porti 2000 vjet??? Patjeter qe jo. Ja per te gjitha keto opozita duhet ti veri gishtin kokes, sepse populli shqiptar eshte popull i zgjuar dhe e kupton te miren dhe te keqen.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkullaku do lahet nje dite

      Opozite ? Pa o egzistone opozita apo fryma opozitare kur te zgjedhurit nuk njohin parimet baze te demokracise . Opozita eshte e rendesishme si pozita pasi diferenca eshte ne % te vogel po a e kuptojne ?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Treni

        Unë jam i pari që i lavdëroj editorialet e tua o z. Mero. Por këtu (thjeshtë opinion, të lutem mos e keqkupto), ia ke futur kot. Po ku kanë parime këta aman? Ti flet edhe për reformë territoriale, ndërsa PD i ka mbetur sahati mbrapa te decentralizimi. E pamë "decentralizimin", krahinat u pushtuan nga cubat e bandat dhe qytetarët atje mbetën në duart e tyre. Sidoqoftë, nuk është se duhet të beim dakord gjithmonë. Punë të mbarë.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rita Sahat Qiu

          Yyyytttt shipec i mutit ti hashe karet Albin Kurtit.

          Përgjigjjuni
        2. P
          Pa pasur principe nuk mund te bashkohesh per princ

          Nuk behet stan me lepura o Mero, as me nje tufe pa tru, as me nje tufe antiamerikane dhe kelyshe mementalitet Lindor.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sali

            Te gjitha keto lloje opozitash jane pjelle e Berishizmit .Si ne mendime e ne veprime, Keto jo te bashkohen po kushedi cte bejne te njejtet mbeten,I degjon si shprehen,Njera pale thote qe ne na sulmon Saliu se eshte i lidhur me Ramen ,pastaj e kthejne Berishistet na sulmojne Lexhenden sepse Luli eshte i lidhur me Ramen,Keta jane fatekeqesija e popullit tone.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Opozita edhe pa Berishen le te bashkohet sa te doje, jane po te njejtat fytyra me te njejtin mentalitet dhe pa asnje program largpames, ndaj nuk do prodhojne ndonje gje me te mire. Te tjerat jane vetem fjale sa per te ngushelluar opoziten.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Populli

                Jo Zoti Mero. Shtyllat e nje te dajthte jane me shume se ato qe ju shkruani. Por sidomos, cdo e djathte qe do vije, neni 1 i tyre duhet te jete: denimi i genocideve qe ka kryer PD ne vitin 1997, me 21 Janar 2011 dhe i pushkatimit të parlamentarizmit në 2019. Pa denuar keto, do te kemi te njejten te djathte te kriminalizuar.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aleanca për mbrojtjen e tallashit

                  Mero djali,bashkimi bën fuqinê,ka thënë populli. Kjo thēnie vlenë për opozitën,pooor jo për PD- në. PD-ja është si puna e qershive që pasi i pshurri i zoti,kur e mori uria u kthye dhe i hëngri prapë një nga një,me pretekstin k'të nuk e kam lagur,atë se kam lagur. Me e lagu,se lagu nuk bëhet opozitë. Për hir të së vërtetës,asnjë,poooo as edhe një PD-ist nuk është distancuar,nuk e ka dënuar moralisht dhe nuk ka kërkuar të falur,për atë që lideri i tyre lexhendar k'tij populli shkaktuar i ka. Edhe ata dy që e përmendin S.B. me emër, Azgan (trekëndshi i Bermudës) dhe Roland Bejkua,nuk e kanë artikuluar besueshmërisht ndarjen nga berishizmi si ideologji naziste. Një komponent tjetër,po kaq i rëndësishëm,është Lulja e Bashajve,ose më mirë të themi kolona e pestë,ose asi nën mëngë i S.B.së për të qëndruar mbi ujë. Lul Basha,dhe S B. janë vetëm lojtar Wrestlingu,jo boksier të mirëfilltë,bëjnë sikur zihen. Po ta kishte pasur seriozisht S.B. ja me Bashën,Lulja do ishte tani duke i bërë shoqëri Olldashit,sigurisht me ndihmën e Kulish Agronit???? PS.Opozita është garancia për një demokraci funksionale,poor më mirë djepi bosh se shejtani brënda! Ore,se për pak harrova,nga humbi ai roja i kushtetutës?!???? Jo për gjë,po na mori malli.

                  Përgjigjjuni
                  1. i
                    ish antar i pd-s

                    E the mo Mero e the por puna eshte se kujt mutin ja the.Keta jane te gjithe kokrrat e pederasteve

                    Përgjigjjuni
                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                      PD ka shënuar 3 herë autogol, ku autor i tre autogolave është i njëjti lojtar, por vazhdon të protesoj se janë 3 gola.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Merita

                        Heu Abin Kurti he Skenderbegu i shqiptareve. Ua ke qiier familjet dhe po ua qiinn varhdimisht armiqeve te brendshem e te jashtem. Heu legjende e shqiptareve. Ua zbardhe nderin shqiptareve, qe opozitaret e paten hudhur per dhe. Ti je shpresa dhe ardhmeria e kombit shqiptar. Le te hajne mmuuuuut armiqet e brendshem e te jashtem, ti po na çon perpara ne ardhmeri te ndritur.Te paqim perhere o trim!!!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Ilirjan

                          Gjithe ndryshimi aty është te Parimet,principet.Bashkimi rreth parimeve apo personit,Un-it,ben dallimin e madh,midis njerezve politikanë,per ate se ,sa te emancipuar e të afte Jane per ti ofruar progres Shqiperisë.Por Mero flet per DELE,dhe e verteta Ka treguar se keta "politikanë" DELE,verberisht shkojne pas cobanit , edhe drejt gremines,pa patur më parë integritetin e tyre personal,dhe nje qellim final qe te perputhet me aspiraten e Shqiperisë e Jo me ate te cobanit.Keta nuk bejne te vetat Parimet e Shqiperisë por ato te cobanit.Njerez pa "allate",qe edhe kur RECITOJNE si "të forte" ,thjesht Jane qesharake e mjerane,por bejne edhe shume dëm.Te flasin keta për bashkim...Kush i Beson më ?!

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fcb

                            Opozita ne Shqiperi ka vetem një shans qe te vije ne pushtet . Dhe kjo është Argita Berisha.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              aa

                              Në një email të brendshëm, një oficer FBI-së pyet me habi se pse McGonigal po kërkonte hapjen e një hetimi për lobim të një partie shqiptare duke e cilësuar atë si një çështje të sigurisë kombëtare në SHBA, në një kohë që FBI po kishte mungesë burimesh dhe nuk po përballonte dot hetimet me shkallë rreziku 3 dhe 4 për sigurinë kombëtare.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Demokrati idealist

                                Mendoj se opozita mund të bashkohet shumë lehtë, mjafton që MALOKU të largohet.Ai qenbirqeni është njeriu më negativ,i korruptuar e kriminel e vrastar.Atij i duket se PD është pronë personale e tij.Ai është sanksionuar nga Departamenti shtetit në SHBA non grata,pra i është vënë vula e zezë në ball,vulë që do ta shoqëroj gjer në varr.Një monstër e till nuk mund ta bashkoj opozitën,përveçëse ta bëj koqe më koqe ashtu si është sot.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje