Familja Hysa në Kinostudio dhe familja Begeja tek Klubi “Partizani”, dy fytyrat e Sali Berishës me pronat publike dhe private 

4 Janar 2024, 19:01Editorial Mero Baze

 

Këto ditë më dolën para dhjetëra emaile dhe mesazhe nga një familje e vjetër pronare në Tiranë në Kinostudio, familja Hysa. Për vite me radhë, qysh prej vitit 2005, ata janë në një luftë me qeverinë qendrore, për shkak se toka e cila ka qenë pronë e tyre, e njohur nga Komisioni i kthimit të pronave dhe pjesërisht e kthyer pas viteve ‘90, u dha me koncesion për subjekte private, kryesisht TV Klan, Ora News etj, në Kinostudio.

Ata humben të drejtën mbi pronat e tyre thuajse paralelisht në në të njëjtën kohë kur e fitoi familja Begeja, ku është përfitues dhëndri i Berishës.

Dhe kanë qenë në pozita jo dhe aq të barabarta. Familja Hysa e kishte tokën e njohur dhe pjesërisht të kthyer pas vitit 1990. Familja Begeja nuk e kishte as të njohur, as të kthyer.

Familja Hysa e kishte të zënë tokën nga një objekt kulturor me interes public, siç ka qenë Kinostudio. 

Familja Begeja thjesht pretendonte të kishte tokë të shpronësuar një herë në mënyrë të dyshimtë nga Italia gjatë pushtimit të Shqipërisë.

Familjes Hysa ju mohua e drejta e pronarit dhe ju dha përparësi subjekteve private që kërkonin ta merrnin me qira, edhe pse nuk ishte vazhdim i funksionit të Kinostudios, por biznes i pastër privat. Pra TV Klan, Ora News etj, morën pronën e familjes Hysa me koncesion nga shteti dhe ndërtuan aty studio të tyre private, ndërsa pronarëve Hysa ju mohua e drejta e pronarit.

Familja Begeja përkundrazi, arriti të nxjerrë jashtë objektit Klubin Partizani, ta privatizojë atë në kohë rekord dhe të tentojë të marrë dhe leje ndërtimi pa e kthyer në pronë tokën që kishte privatizuar.

Pra kemi dy familje të mëdha pronarësh, njëra e sigurtë, familja Hysa, tjetra e dyshimte, Begeja, përballë të njëjtës qeveri klienteliste, drejtuar nga Sali Berisha.

Për dhëndrin e vet ai zhbën një institucion sportiv, ja njeh dhe kthen pronën në mënyrë të dyshimtë dhëndrit të vet dhe i jep leja të ndërtojë 17 kulla.

Për familjen Hysa, i merr pronën që ja ka njohur, e zbon nga prona e vet dhe ja jep dy klientëve të tij, duke u dhënë dhe leje ndërtimi.

Hetoni VKM sipas datave dhe do të shikoni se si ato i kanë ndryshuar sipas nevojës së Berishës për të kënaqur herë klientët e tij mediatikë e herë dhëndrin e tij, herë duke i dhënë përparësi për një kohë të caktuar pronarëve e herë jo pronarëve, po zaptuesve. 

Mjafton kaq për të kuptuar se sa parimor ka qenë Sali Berisha në ligjin për koncesionet dhe atë për pronarët e vjetër, ku për dhëndrin e vet shpronëson institucionet kulturore sportive dhe i jep tokën dhëndrit, kurse për klientët e vet u merr tokën pronarëve dhe zhbën institucionet kulturore për t’u dhënë tokën atyre.

 

42 Komente

  1. .
    .........

    Neqoftese Shteti e ka kompesuar Familjen Hysa ne vitet e nderimit te Kinostudios...atehere Familja Hysa nuk cfare kerkon ne ate toke....eshte prone Shtetrore....sepse ka shume raste te tilla ne Tirane qe jane te njejte.....sidomos ne ato prona ku jane ndertuar dikur...Shkollat apo Kopshtet e femijeve...apo Cerdhet.....kjo e ka bere edhe ceshtjen ,,,,,,Partizani,,,,,,te jete ne ,,,,,fokus,,,, te korrupsionit.. .sepse ishte thjeshte Shtetrore dhe Saliu e privatizoj....ne nje kohe kur keta pronare e kishin shitur italianeve token....dhe Italia ja kaloj Shtetit shqiptare....ky eshte edhe pislliku i Saliut...kurse tek Hysa...nuk ka nje gje te tille....ose Familjes Hysa i eshte marre toka pa e paguar...atehere kjo eshte dicka tjeter.....por ne pergjithesi ne ato kohe Shteti i ka paguar tokat e marra nga pronaret qe i ka perdorur per instuticione shtetrore..

    Përgjigjjuni
    1. S
      S. A. Hysa

      Pershendetje! Familja Hysa nuk eshte kompesuar me asnje cent ne kohen e diktatures se atehere nuk njohej prona private dhe pronaret.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saçi i Tironës

        Po çfarë kompensimi kerkon? Ligji 7501kthen trojet e shtëpive e jo tokat e arat. Ullishtja e Kinostudios nuk ishte truall. As Begeja e Maltez dhendrrit nuk kishte truall. Ishte tokë arë. Përderisa ligji nuk ja jep, e Sali Beu ja rregulloi dhëndrrit tokën arë në menyre të kontraligjëshme, ka bërë korrupsion dhe pak e ka arrestin në shtëpi.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Ben

        Qeke dangall complet.Per çfare compesimi flet per familjen Hysa,qe e ka kompesuar shteti?As nuk e ka kompesu,veç ja ka marre shteti dy here,nje here Dulla,nje here Sala.

        Përgjigjjuni
        1. .
          .........

          O carac kur nuk di gje mos ha m....jo te gjithe pronareve ju eshte marre prona pa paguar ....shume pronate qe ju eshte marre prona per ndertime shtetrore kane marre nje fare leku....sigurisht jo me cmimim real por me ate cmim qe vendoste qeveria ....te pakten keshtu ka ndodhur me familjet tiranase....brenda qytetit....ndoshte tokat e ndodhura jashte qytetit ju jane marre pa ju paguar....si familjes Hysa....

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na myten

            @....... ashtu osht si thu ti por per shtepite qe shembeshin dhe "i kapte plani". Shteti iu jepte apartament. Te tjerat Shtetezoheshin. Por edhe nese ka patur blerje nga shteti per nevoja publike ajo nuk mund t'ia jape pas blerjes nje privati tjeter. Se i bie qe shtetit kur t'i teket te ta marre ty pronen dhe t'ia jape nje privati tjeter qe te bohet milioner. E kupton diferencen mes Shtetezimit, Shpronesimit per nevoja publike dhe Shpronesimit ne favor te nje privati? Pyt ne nji jurist se ta shpjegon.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilir

              Një....i pa emër(që Ka TURP nga emri i vet),por që ska pikë turpi të dërdëllise e të japë mend (që NUK i Ka).

              Përgjigjjuni
              1. F
                Frat

                Po tokat qe i mori i kthey ne kooperativa, di gje t'i kete demshperblyer komunizmi ish pronaret? Injorant funksional. Shteti maksimumi po te kishe shtepine ne toke, te jepte 1 1 ne pallat per te mos lene rrugeve. Po kompensimi per siperfaqe etj nuk njihej

                Përgjigjjuni
            2. T
              Turpi eshte me ata qe votojne Saliun

              E ke gabim Zoti............ Per cilin shtet e ke llafin zotrote? Per ate qe jo vetem te merrte token por edhe te fuste plumbing, ose me e pakta te internonte? Shteti i Enver Hoxhes te te kompensonte pronen sipas vleres? Ore, ke jetuar ne ate shtet, apo flet keshtu me te degjuar? Uroj ta kesh me te degjuar. Une vetem 650 metra katrore kisha, por kur e pervetesoi shteti dhe me prishi shtepine, më dha nje apartment 70 metra katrore dhe kaq. Ndersa keta Hyset ishin pronare te medhenj. Ketyre ua mori pronen dhe u tha rrini urte se nuk ka vetem burg. Ka edhe pushkatim ketu. Por, nuk po gjykojme regjimin komunist ketu. I mire apo i keq ai regjim iku, mbaroi me Enverin. Ketu flasim per kthimin e pronave nga shteti qe duhet te favorizonte pronaret. Por per ato qe the per Saliun jam dakord.

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qerthullor Mustafaj

                Imagjinoni një grua, Liri Berisha ( BELA MAFIA) duke ecur me TRE qëntë e sajë, BULLDOGU i madh - Sali Shiqeri, qeni dytë një ÇIUAUA - ARGITA DHIJA dhe qeni i tretë, KONE E ZONJËS ME KONE - ZENI I BABIT. Të tre, ecin për të DHJERË, sigurisht së të dhjerë.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Agimi

                  Ia ke futur kot o Mero. Familja Hysa nuk ka patur prona ne Kinostudio. Ato cfare kane perfituar me kompensim i kane me dokumente te fallsifikuara. Pronat aty jane te familjes Rahmani.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    F. Hysa

                    O Agim kush te pagoi ty aman?

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Agimi

                      O mashtrues ke shkruajtur me larte se nuk je kompensuar asnje cent ne kohen e diktatures. Ca te te kompensonte ty diktatura kur ti ne Tirane ke ardhur pas 1945. Ti nuk ke patur prone ne Tirane. A sme thua si u bere me prone ti? Te ra nga qielli?

                      Përgjigjjuni
                    2. F
                      Fatmir Hupi

                      Pronat ne kinostudio jane te familjes Hysa kane 100 vite ne ato prona, turp per ata qe flasin per pasurine e dikuj pa dite gje se kujte eshte prona.

                      Përgjigjjuni
                    3. I
                      I Derguari I KQ

                      Nje gje eshte e sigurt o Ymer Kërma. Kosova hyn ne BE para Delestanit te Sulltan Edvin Surrel. Pse do pyese neurone jot I fundit. Sepse Kosova njeh pronesine. Edvin zhaba dhe qelbesirat si puna jote jane akoma me mendesine komuniste te Dulles. Si qen sherben Ymer. Si qen do ngordhësh. Ti dhe femijet e tu.

                      Përgjigjjuni
                    4. D
                      Dinua

                      Histori krimesh te dhimbshme. Tani ne Kinostudio do ndertohen pallatet e Sandrit. Spak duhet te hetoje krimin e shkaterrimit te Kinostudios dhe vjedhjes te te gjithe bazes materiale pervec gjithe manipulimeve te Genc Rulit, Ylli Pangos, Ilir Metes dhe Sali Berishes lidhur me vjedhjen e prones shteterore dhe demin e privatizimit te saj ne kurriz te Pronareve Hysa.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tersi

                        Bëni shumë mirë që sillni vazhdimisht prova e fakte tē reja se si berisha përdori pushtetin për të zhvatur pasurinë publike dhe private për hesap të familje dhe bandës se tij por më shumë interes ka zbardhja e krimit shtetëror në gërdec dhe pushkatimi i protestuesve në bulevardë! Nuk duhet lënë spaku asnjë moment i qetë që këto dy krime, të "harrohen" qëllimisht dhe të hetohen sa për tymnajë vepra penale të korrupsionit aktiv a pasiv!. Joo! Strasburgu e tha qartë se katër protestuesit në bulevard u vranë nga garda e shtetit me urdhër të sali berishës!. Sali berisha nuk duhet dënuar si hajdut ordiner por si vrasës!.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dauti

                          Ai Sandra i frangajve, duhet te pasoj salihalene. Ska te ngopur maloku mutit.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Melisa

                            Të gjithë mizorët, kriminelët, drogaxhinjtë, kontrabandistët, PPP-istët, strategjik-istët, banditët, pra, të gjithë ata, të cilëve me mburrje Rilindja u thërriste me emrin „qelbësira“, janë bashkuar si kurrë më parë në masturbimin e madh e të gëzueshëm kundër Sali Berishës. Të gjithë janë në festë! Nuk festojnë Krishtlindjet e as Vitin e Ri! Festojnë fitoren e hakmarrjes, izolimin fizik të Doktorit!   Polici do të jetë te dera e shtëpisë së tij, thonë prokurorët, dhe me siguri që këtë do të bëjnë gjykatësit e përfshirë në festën e qelbësirave!  Lumturia mizore e mizorëve është shkalla më e lartë e anti-humanizmit. Aleksandër Leo Freundlich shkruan në librin e tij “Golgota shqiptare”, botuar në Leipzig në vitin 1913, se gjatë Luftës së Parë Ballkanike oficerët serbë mblidheshin në mbrëmje dhe festonin e deheshin nga alkoli për masakrat kundër shqiptarëve.   “Hakmarrje kundër shqiptarëve”! – Ishte parulla që përdornin ata. Mburreshin edhe për therjen e grave shtatëzëna. Ky lloj sindromi është në genin e qelbësirave, nëse i referohemi ambasadorit tonë në vendin më demokratik të botës, i cili pikërisht për këtë gjetje u bë ambasador. Po sot?! Pse hakmarrje kundër Sali Berishës?! Sepse për rilindasit, pasues të bllokut e të bllokmenëve të diktaturës, Sali Berisha është autori dhe faktori kryesor që rrëzoi nga pushteti etërit dhe gjyshërit e rilindave. Sepse humbja e pushtetit ishte për ta një tragjedi e pafalshme dhe për këtë ata fajësojnë pikësrisht Berishën. E patën premtuar këtë që kur ishin në opozitë. Ndaj dhe vendosën që herën e dytë ose të tretë, si të doni thoni, t’ia “tregojnë vendin” atij. Ta izolojnë, ta mbyllin në shtëpi, madje me polici te dera e saj. Të mos e lejojnë të takohet me askënd, as me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Qëllimi: - Të kontrollojnë gjithçka mund të thotë përmes telefonit dhe rrjeteve sociale. Dhe duke njohur këtë komunikim të ndërtojnë strategjinë e shumës që pason kundër tij. Dikush në kupolën e Rilindjes ditën e heqjes së imunitetit në parlament për liderin demokrat citonte Shekspirin tek shkruante: “S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë”! Aq natë e pafund u është dukur koha e mos-eliminimit të Sali Berishës këtyre kërmave që vetë-quhen qelbësira!  Natë shumë e gjatë, 33 vjeçare! Natë dekadash pa gjumë, pse Berisha është gjallë e merr frymë! Natë që duhej të kishte mbaruar e duhej të ishte harruar! Dhe sentenca pasuese: – Natë që beson se e përmbylli autokrati Edi Rama! Gjurmët e urrejtjes më mirë se shfaqen e shprehen në këtë pohim apo citim të Spiropalit, nuk do të kishte mundur t’i artikulonte as vetë djalli!  Duket sikur deri më sot rilindësit “paskan jetuar në ferr”, në errësirën e munguar për shkak të ekzistencës edhe fizike të Sali Berishës! Kjo është arsyeja e izolimit me roje policore te dera e shtëpisë. Sepse nga pikëpamja juridike nuk mund të gjesh asnjë shkak tjetër. Sali Beriaha nuk është i pandehur, është person nën hetim. Sali Berisha nuk mund të prishë prova, sepse prova nuk ka. Sali Berisha nuk ikën nga vendi, këtë e tha edhe prokurori në komisionin e mandateve.  Ndërkaq lexova dhe një koment të Imer Mushkolaj me titull “Një fund pa lavd për Sali Berishën”, botuar në gazetën Express të Kosovës. Autori merrej dhe elaboronte artikujt e gazetave të Rilindjes dhe Partisë Socialiste në këto 33 vite, me lufte, urrejtje e hakmarrje kundër tij! Pra i bashkohej korit të qelbësirave, pa ditur asgjë as për personin në fjalë dhe pa kuptuar esencën e gjithçkaje që ndodh. Ajo që po ndodh me Sali Berishën u ka ndodhur me dhjetëra politikanëve në botë e në Evropë, të cilët janë rikthyer me lavdi. Kjo do të thotë se janë veprat ato që i lartësojnë ose i ulin figurat e mëdha. Asnjë historian dhe asnjë tekst historie nuk do të mundet ta mënjanojë faktin se Berisha ishte i pari nga udhëheqësit e ish-lindjes komuniste që kërkoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO (1993)! Askush nuk do të mund të mohojë se ishte Sali Berisha i vetmi udhëheqës politik shqiptar i kësaj periudhe që u prit dy herë me ceremoni zyrtare në Shtëpinë e Bardhë dhe që solli për vizitë, i pari, një president amerikan në detyrë! Askush nuk do të mund ta mohojë faktin se me Sali Berishën në krye të shtetit ose ekzekutivit Shqipëria u pranua në Këshillin e Europës dhe në NATO, se Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe arriti liberalizimin e vizave!   Fundi pa lavdi u takon vetëm atyre udhëheqësve që nuk kanë lënë vepra. Ndërsa Sali Berisha ka lënë të tilla pa fund siç janë infrastruktura dhe Rruga e Kombit! Fundi pa lavdi u takon mashtruesve dhe intrigantëve që shesin territoret për pushtetin e tyre! Imer Mushkolaj nuk do që t’i dijë këto fakte dhe argumente. Ai beson, siç besonin njerëzit në diktaturë, se po të arrestohesh, automatikisht edhe duhet të dënohesh. Pra nuk e njeh prezumimin e pafajësisë si detyrim në demokraci! Imer Mishkolaj i është nënshtruar, në këtë rast, njësoj si rilindësit e Edi Ramës pasionit të hakmarrjes dhe urrejtjes! Fatkeqësisht ka nga këto ligësi edhe në Kosovë. Lumturia që ndjejnë rilindësit dhe simpatizantët e tyre kudo, përfshirë Kosovën, është dhe do të jetë e përkohshme! Në këtë rast duhet thënë se nata për Sali Berishën është e shkurtër. Një person mund të merret peng. Por fjala e lirë jo! Në fakt nuk po arrestohet Sali Berisha, po linçohet dhe eliminohet një zë i lirë, i fuqishëm e me ndikim opozitar. Megjithatë unë mendoj se e gjitha kjo që ndodh, ka edhe përgjegjësinë e Sali Berishës. Sepse Berisha, ndryshe nga Rama, erdhi në pushtet më 2005-ën me premtimin për të ndëshkuar krimin e korrupsionit dhe i fali të gjithë të korruptuarit e qeverisë së socialistëve. Ngriti grup hetimor parlamentar për 20 përqindëshin e Edi Ramës në lejet e ndërtimit dhe u tërhoq. Ndryshoi kushtetutën nën kërcënimin e Ramës për mos-marrje pjesë në zgjedhjet e 2009-ës. Ndërkohë që Rama sot po kthen monedhën në mënyrën e vet e në modelin e paraardhësve të tij.

                            Përgjigjjuni
                            1. h
                              horri brrakes

                              Oh oh Melisa qenke derr kurve mi gru

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shkodrani

                                Për çka ke shkruar,mund te pranohej nese ishte viti I larget 1993! Duke ditur se Cfare gjamet I ka shkaktu vendit,ky heroi yt dhe ish heroi yne,litarin ne qender të tiranes pak do e kishte! Te keshilloj te zgjohesh nga kllapia që te ka zene! Mendo atë që berisha te vodhi Ty e femijeve te tu! KOHEN! Atë që çmim nuk ka.

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

                                  Melisa, paske bere nje hartim te gjate ne mbrojtje te Saliut. Te ka shkuar dëm. Neve nuk diamond t'ja dime as per Saliun as per Ramën. Sa per dijeni, i pari Saliu ne burg, i dyti, Meta, i treti Rama. Keshtu qe gjithe kjo paçavure qe ke shkruar ka shkuar dëm, per shumicën e popullit. Vetem ju Berishistet e lexoni. Dhe sa per ate kerkesen qe paska bere Berisha ne 1993 per anetaresimin e Shqiperise ne NATO, qenke shume e trashe dhe mediokre. Ne ate kohe, te njejten kerkese ka shtruar edhe Ardi Daullxhiu ndjese paste atje ku eshte. Pashë zotin, sa tru duhet te kishe ne ate kohe per te hedhur kete kerkese ne ajer. Edhe fshatari me i humbur do ta bente. Dukesh qe je militante pa tru qe 100 metra larg. Nuk ke asnje ndryshim nga mitantet e Rames, dhe nga vullnetaret e Enverit. Ç'me hoqe mallin e atyre komunisteve analfabetë: "Se shoku Enver ja perplasi ne fytyre Hrushovit ne mbledhjen e 81 partive. Mbajti lart flamuri e Marksizem-Leninizmit. " Ja, keto me kujtove moj Melisa komunisto-berishiste. Tani shko pi nje kafe me Argitën se e bere detyren. Po me Spiropalin ç'pate? Ajo ka Skenderbeun e vet, ti ke Skenderbeun tend. Asnje ndryshim nuk keni.

                                  Përgjigjjuni
                                2. i
                                  i indinjuari

                                  Kerkoj me insistim qe kryeredaktori gazetes Tema i nnderuari Mero Baze , qe nje pergjigje te merituare duhet tja ktheje zonjes me pseudonimin "Melisa". Per mua kjo zonje apo zotri perfaqson anen me te erret si nje antishqiptare e thekur dhe nje sherbyese e klaneve antishqiptare ne gjithe boten. Neveri ndjej per ate qe lexova.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sara

                                    Nuk është e vërtetë që Sali Berisha solli demokracinë në Shqipëri. Është fakt i njohur që ishte Ramiz Alia ai që solli ndryshimin e sistemit. Në mbledhjen me intelektualët në 13 gusht 1990 ai bëri një takim që të tatohet pulsi dhe të krijojë idenë që kërkesa është nga intelektualët. I ftuar ishte në takim edhe Sali Berisha. E pyeti me emër :"doktor Berisha cfare mendimi keni për pluralizmin politik? " Dhe Berisha u përgjigj për mua është herët që të flitet për pluralizmin politik në Shqipëri. Pyet Kadarenë pak a shumë e njëjta përgjigje edhe nga Kadare. Atëherë Ramiz Alia e kupton që nga intelektualët nuk del gjë. Atëherë kjo iniciativë duhet të vijë nga rinia studentore. Në shtator do hapen universitetet dhe do vijë si kërkesë nga ata. Dhe kjo kërkesë të vijë në mënyrë demonstrative që edhe ai të ishte para faktit të kryer. Që kur të kërkonin që të përdorej forca, nuk pranon në asnjë mënyrë. Dhe në Plenum të KQ u përgjigjet :"Kush janë studentët, ata janë pjesa më e zgjedhur e shoqërisë, janë intelektualët e ardhshëm janë pasardhës të atyre që bënë Luftën e Lavdishme NacionalClirimtare. Prandaj ndaj tyre nuk do përdoret kurrë dhunë. Edhe kërkesat formuloheshin në zyrën e Ramiz Alisë dhe lexoheshin si kërkesë nga Studentët. Natyrisht do hapen arkivat dhe do njihen dokumentet dhe roli i secilit" Berisha erdhi në pushtet dhe deviza e tij ishte shkatërrimi i cdo gjëje të ndërtuar në socializëm. Ai bëri vrasjet në 2 prill 1991 në Shkodër. Ai dogji Shkodrën. Ai ndaloi socialistët të shkonin në Shkodër. Berisha arrestoi liderin socialist Fatos Nano. Berisha shkarkoi Kryetarin e Gjykatës Kasacionit Zef Brozi se i dha pafajsi Fatos Nanos. Berisha lejojë firmat piramidale dhe i paraqiti ato si dallëndyshe të kapitalizmit shqiptar. Berisha dhunoi dhe vodhi zgjedhjet e 26 majit 1996 . Berisha dhunoi dhe përgjaku opozitën në sheshin Skënderbej. Berisha furnizon me naftë Milloshevicin nëpërmjet firmës "Shqiponja " me Tritan Shehun në krye. Berisha hapi depot e armëve dhe armatosi veriun kundër Jugut. Berisha betohej në parlament si president për herë të dytë kurse avionët i nisi për të bombarduar Jugun. Berisha shkatërron Forcat e Armatosura dhe Policisë duke falimentuar shtetin shqiptar. E morën ndërkombëtarët në 1997 misionin për të rivendosur rendin në Shqipëri. Berisha uzurpon në 1998 godinat kryesore të shtetit. Berisha vret në 21 janar 4 protestues me duar në xhepa. Berisha vret në Gërdec 26 vetë për pasurimin e familjes së tij. Ato për të cilën akuzohet Berisha s'janë asgjë para atyre që do ta akuzojë e dënojë historia.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sefer Daja

                                      Sara, mbase historine e permbysjes së diktaturës e ke të lexuar! Të ish për Ramizin, sot do ishim akoma në diktaturë! Populli e rrezoi diktaturën, po dikush duhet të dilte në krye! E Berisha ish nji ndër ta! Sot është e thjeshtë të flasesh, por atëher, nuk ishte e lehtë të perplaseshe me regjimin! Askush nuk e dinte çfare e priste!!! Për ato gjëra që ka bërë pas '90, le të përgjigjet para drejtësisë, por meriten nuk duhet t'ja mohojmë!!! Për familjen Hysa më vjen jashtzakonisht keq dhe shoresoj ta gjej të drejtën e mohuar!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. @
                                        @@@@

                                        O kkkk Tirone...populli yne dhe Sali Berisha "rrezuan" nje m...qe te hani ju tironsit e trrashe...servila e kelysh turqish....more vesh mora thuaj....neqoftese nuk do te ishte Gorbacovi me Perestrojken....populli yne breke-dhjere e bashke me te edhe....serbi i Vicidolit....Berisha do ti....rruanin koqet....komunizmit....o derr i trashe tironas....sa per i formacion....pic derri serb i Vicidolit....nuk ishte nga te paret ne themelimin e asaj PD...por u shfaq me vone...dhe mjaft me keto...barsaleta...qe ne paskemi "rrezuar" komunizmin....aq me teper Sali serbi....nje antare i PPSH 25 vjet...dhe ne fund te shkerdhefsha...Foltoren dhe lexhenden qe kakaris ne ballkon...bashke me ju psikopatet e shekullit....qe i mbani akoma "iso"....o tironas hajovon....

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sefer Daja

                                          O koqe pa tru! Po Gorbaçovi e kushdo tjetër , nëse nuk do gjenin terren në popull, as do ta rrujshin për ne! Komunizmi vdiq se nuk kish të ardhme e shkatërroi popuj të tër!(Pjell e tij qenke dhe ti që ofendon një komunitet të tër) Po trima interneti si puna jote tani ka sa të duash! '90 ishin tjetër gjë , e un po flas për sa kam qen dëshmitar( 17-18 vjeçar)! Turmat e studentëve e popullin TRIM të Tironës time nuk i harroj! Kur na ndiqnin policët e sampistat me shkopa gome e bishta lopatash, gjenim strehë tek dyert e tironcave! Po ashtu, Azem Hajdari, Arben Imami, Blendi Gonxhe e plot te tjer ngrenin pesh sheshet e studentëve me fjalimet e tyre! Berisha ish nga intelektualët e paktë që i doli kundra regjimit!( ta thuash tani është e lehtë , por atëher ta mendoje ish e vështirë!) Berisha i mëvonshëm ka mëkatet e tij, e duhet të jap llogari, POR meritat e lëvizjes demokratike nuk ja mohojm dot! Ashtu siç ka diktatori Hoxha mëkatet e pas '44 dhe meritat e LANÇ! Kaq o koqe pa tru, se ne Tironcit, të mgjojm ne ta japim xhevapin simas kaptinës!!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. @
                                            @@@@

                                            Saliu ishte nje hale qe u fut si....skuth...ne ate Parti....por ju kkk tironas nuk jepni...kon...jeni te trashe derisa....votini akoma Saliun megjithese....ju zaptuan tokat(toke e xanun)....ju shkerdheu me ndertime pa leje...ju qelbi Tironen...ju boni te ziheni...vlla me vlla per pronen....por me e bukura..ju nxorti "bojen"...duke ju bo bashke-punetore ne vjedhjet e pronave te njeri-tjetrit...hahahahaha o derra te trashe dhe akoma nuk e kuptoni...talli kkk maloku me ju.....kurse ju kishit gjithe kohes derisa ne pushtet u duk Saliu....qe kakarisnit qe ne tironsit kemi....kulture..civilizim...etj etj xhevahire....

                                            Përgjigjjuni
                                            1. H
                                              Hajdar baba

                                              O Sefer baba....Nje Sali qe ka nje "mal" me gjynahe gjate gjithe karieres politike te tuj...( nuk po i numerojm se dihen) dhe qe ks perfunduar ne kete gjendje...nuk mund te kete qene kurre dikushi dikur hiqi syzet e drurit te 90 dhe do te ftillohesh

                                              Përgjigjjuni
                                          2. M
                                            Mos Sefer se ke dhjere

                                            O Sefer dhe ti me te degjuar e paske.Saliu erdhi tek studentet si I derguar nga Ramizi dhe eshte fershellyer kur morì fjalen.Pastaj si komunist intrigant manopuloj bashkefshatarin e tij Azemin per te mare drejtimin e PD- se,pasojat e atij maskaralleku vazhdojme ta kemi akoma si muti i ngjitur pas kepuce.

                                            Përgjigjjuni
                                          3. I
                                            Irena

                                            Bravo Sara te lumte goja...

                                            Përgjigjjuni
                                          4. P
                                            Perfaqesuesi i oxhakut

                                            E gjithe puna e hallit te familjes Hysa eshte, se Edi Rama nuk i dergon me te fala Sandrit.!!!!!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Na myten

                                              Letren ia ka drejtuar Avenir Pekes, vellait te Qim Pekes. Imagjinoje pergjigjen!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                SPAN ( shpani )

                                                Z ' Bazo Baze !, Mjafton' për të kuptar tanzicionet ndêr shekulloro - - regjimorë për ta kuptuar' se sa pronarë apo ishë pronarë kishte në fillim: Z , Mere !, Në demokraci lejohet bashke - punimi dhe ndakortêsia ndryshe; ndêrkoh që privatsia nuk mund tê jetë kolektive.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. q
                                                  qazim

                                                  Ky monster shpellash eshte fatkeqesi kombetare.Te drejtohesh nga nje i pa gdhendur shpellare dhe super servil i regjimit eshe marrezi kombetare.Mjer shqiptaret e ndershem,te punes dhe te shkolles....

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. N
                                                    NAMIK Sina

                                                    AQ SA U THA, MJAFTON QE SPAK TE MARI NE DORE CESHTJEN DHE TE ANULLOJE TE GJITHA VENDIMET. FAMILJA HYSA TE MARRE ATE QE I TAKON (NDRYSHE SHTETI QUHET HAJDUT) DHE BERISHA TE SHKOJ NE TE SEMES PËR KETE CORBE QE KA BERE NE TE GJITHE SHQIPERINE.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. D
                                                      Demokrati idealist

                                                      Ligji 7501 ju hoqi të drejtën e pronës pronarëve të vërtet të tokës është ligji më kontravers e kriminal që bëri MALOKU i mutit.sali Viçidoli ua shpërndau edhe atyre që nuk kishin as vënd varri ku të varroseshin.Ndërsa malokëve ose çeçenëve u tha gjeni toka dhe i zaptoni.Tokë e xanun thoshin shpellarët.Po kush ta la atë tokë ty or malok muti!?Jot ëm apo yt at.Ti për një gardh vrisje vëllain tënd or qenbirqeni,ndërsa vjen e zë tokën e pronarit të vërtet e as e paguan sepse kështu donte sali haleja.Kush e di se sa prona janë grabitur nga salehu dhe larot e tij në gjithë Shqipërinë.Pra ai bëri një lëmsh që nuk i gjëndet filli. Njëri prej larove të sali qenit të kromosur është edhe Sandër Frangaj i cili trashëgon pronën e familjes Hysa.Por sa mijra ish pronar nuk i kanë marrë pronat e tyre në vëndin tonë,sepse i kanë okupuar malokët e tokës së xanun.Ajo reformë ka shkatërruar pronarët e ligjshëm.U grabitën tokat shtetërore dhe ato private me krim e korrupsion nga njerzit e qeverive të sali shpellarit.Për mua është bër një krim i pafalshëm me qëllim.Larot e salehut donin të privatizonin qindra hektar tokë në Karaburon,bile ai dërgoi edhe forcat e ndërhyrjes së shpejt,por djemt e Dukatit i zbrapsën duke i qëlluar me gur për 2 ditë rresht gjersa u erdhi urdhëri nga salehu të tërhiqeshin. Nuk po përmënd krimet e ‘97-s,Grushtin e shtetit më 14 shtator 1998,Remzi Hoxhën më 1996,firmat piramidale,Gërdecin në 2008,21 Janarin 2011 etj etj. Ai duhet të përgjigjet për gjithë krimet që ka bër dhe të rrij në burg gjersa të ngordh qelbësira. Këtu shkruajnë edhe 25-30 vjeçar të cilët kanë qenë të vegjël apo të palindur fare.Ata flasin kot sepse nuk dijnë asgjë.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. o
                                                        o popull dele

                                                        "Melisa" stil shkrimi qe e kemi par ne mbrojte te JamShkerdhat Malltezi .qe me ngjyra fantazie prej pederasti mundohet te na tregoj By....n per P...dh e te na mbush mendjen per Djallin qe na qemka Enjgjell OOOOO I ......E...paftyr qe di te shfrytezosh mundesin e lir qe te jep Mero te shkruash dhe hezitimin e ksaj drejtesie per ta futur idhullin tend ne nje bunker 50 m nen tok qe te mos shofim as ftyren e tij e as lakejt bandit qe cirren posht ballkonit me shpresen e rugdaljes ....Nuk do zgjatem se me perzihet kur shof kte katandi dhe komentusit lart i kan permendur ca "grimca" krimesh po dua te nenvizoj at mburje kur thua se SHTEPIA E BARDH e priti 2 her e haron qe andej erdhi drita NON GRATA ,per tju hapur syt sonambulave, per ta cliruar Shqiprin nga kthetrat tuaja Mos edhe ata i ka paguar EDVINI te cilit po i falni pushtet te perhershem

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. Z
                                                          Zani Burimi

                                                          E kam njohur Halit Hysen me musteqe dhe nuk me harrohen fjalet e tij, kur ziheshin kapot per Kinostudion: " Keta maloket do ta bejne copash nje here token time, pastaj do te ndertojne pallate ne kete vend te bekuar. Por dhe ne ate jete i mallkoj prej te Enveri dhe deri te ky Berisha qe na e nxine jeten ne tironsve. Zoti u ardhte hakut ishallah!"

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Saçi i Tironës

                                                            Po llomotisni kot. Si Begetë dhe Hyset nuk i kishin tokë truar dhe në bazë të ligjit 7501, toka bujqësore nuk kthehej si pronë. Pra ky ligj i shpronsoi pronarët për së dyti. Edhe unë kam 27 dynym tokë bujqesore që nuk i marr dot megjithëse i kam dokumentat. Atëherë ky Saliu si ngulmon që ku dhëndri i tij paska marrë çfarë i takon. Po ne o Sali Bej pse nuk i marrim? As Hysajt nuk kanë çfarë të marrin se ka qenë tokë bujqësore që ligji nuk ua kthen. Prandaj si Çim Peku, Salitë e Velitë llomotisin kot....

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. V
                                                              Vezhguesi

                                                              te lumte Mero

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. ÇikaTranojoj

                                                                Melisa moj Melisa sa me pasion i ke shkruar tërë bëmat pozitive, sipas jush ,për Sali banditin .Mirë është e drejta jote dhe kujtdo të shpreh dashurinë e pa kufishme për udhëheqësin e tij .Por moj Melisa a ke ndonjë gjë për të thënë për ca të vërteta të hidhura që kanë për autor ,inspirues ,organizator ,frymëzues dhe urdhërues PD,dhe udhëheqsin tuaj të shtrënjtë Sali Berishën.?Për kujtesë Po rendis :Vrasjet e dy prillit1992. Vrasja e mirë organizuar e Azem Hajdarit .Grushti i shtetit dhe pushtimi i RTVSH 1998 .Firmat piramidale që i morën popullit dhe lekët e bukës të kalamajve .Shkatërrimi i tërë pasurisë të 45 vjetë sistemit socialist dhe lënia e popullit 100-% pa punë .Shkatërrimi i ushtrisë vjdhja shitja dhe grabitja e tërë armatimit të ushtrisë .Shkatërrimi i policisë .Kthimi në pikën xero i bujqësisë blektorisë Shkatërrimi i shëndetësidë që ishte e shtirë në çdo fshat me një rrjet të mirë organizuar Shkatërrimi i arsimit dhe lënia e fëmijëve nëpër fshatëra pa shkolla pa çerdhe pa kopshte .U hapën dhjetra universitete sa për të fituar pronarët dhe shisnin diploma pa bërë fare shkollë pa lere nivelin e tyre .Organizimi i qindra e qindra protestash duke shkatërruar pronën ,institucionet shtetërore .Armatosja e tërë popullit duke hapur depot e ushtisë dhe me këto armë janë vrarë me qindra djem nënash ,fëmijë ,nxënës ,adoleshent që vinin nëpër ato shkollat e ngelura me pistoletë në klasa .Vrasja në mënyrë të pa imagjinueshme të 4 protestuesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit gjatë një proteste të opozitës dhe deklarimi i Saliut se mundet të kishte vrarë më shumë por objekt kisha edhe Edi Ramën gjë që e ka deklaruar me krenari dhe pa ju trëmbur syri .Ngjarja makabër e Gërdecit që u vranë 26 persona midis tyre dhe gra e fëmijë përveç mbi 300 të plagosur dhe kjo u bë nga biznesi i djalit Shkëlzen me babë Sali Berishën që e favorizojë të birin dhe deri tani nuk ka dhënë llogari askush,Por të mos i përsëritim tërë monstuozitetet e këtij"" dashnori""të zjarrtë për demokracinëqë i digjet shpirti për të ,por që ka mbi kurrizin e tijë të plakur tërë këto krime ..Pastaj të mos flasim për krimet ekonomike ,korruosioni ,vjedhjet që për këto po ndiqet penalisht .??!! Për këto ,din gjë apo nuk ta do shpirti i trazuar ti pranosh si një zonjë e rëndë ? Se nuk mbulohet dielli me shoshë por pak më popullore nuk mbulohet m..... shurrë thotë një proverbë e urtë popullore ..Për të qënë më të qetë me ndërgjegjen ca të vërteta duhet të thuhen .Se ju bënë mirë për të shpëlarë mëkatet që i kini në nivele ulëitëse . Ju e morët mësimin në zgjedhjet e 11majit,

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje