“Festimet" që përjetohen si sulm ndaj Berishës   

29 Dhjetor 2023, 18:29Editorial Mero Baze

Ka një sulm nga njerëzit e Berishës ndaj kujtdo që shikohet duke festuar këto ditë, kryesisht nga institucionet e drejtësisë apo kundërshtarët e tyre në opozitë.

Një festë e Partisë Demokratike të Bashës në një klub të Tiranës me rastin e vitit të ri shkaktoi stuhi tek disa figura të partisë së Berishës, duke e quajtur atë një herezi kundër hallit që ka kapur Berishën.

Po ashtu portali i familjes Berisha ka masakruar një gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese pse është fotografuar duke vallëzuar në festën e Krishtlindjes me kolegët e saj të Gjykatës. 

Ideja se Shqipëria nuk duhet të festojë për shkak të hallit të Sali Berishës, nuk ka të bëjë me gjendjen e tyre shpirtërore. Kjo do të ishte e pranueshme, pasi tregon se ata janë njerëz të sinqertë, që e përjetojnë rëndë arrestimin e Berishës dhe janë gati të lënë bukën dhe ujin derisa ky ndëshkim të pezullohet.

Është dhe më keq se kaq. 

Ata janë të shqetësuar se mendojnë që njerëzit festojnë se po arrestohet Berisha, e jo se janë festa. Pra ata kanë idenë se bota rrotullohet rreth Sali Berishës dhe jo rreth diellit dhe se viti i ri nuk mund të jetë festë, edhe pse është në kalendarin e festave vjetore, por është një sebep të festohet meqë po dënohet Berisha.

Të autosugjestionuar ngaqë fati i jetës së tyre është i lidhur me Berishën, ata janë shumë të hutuar që bota nuk është e shqetësuar për fatin e tij. Edhe pse kanë mbetur shumë pak, as 100 vetë gjithësej, që i shkojnë pas dhe i rrinë roje tek rrugica e pallatit, ata prapë nuk e besojnë dot, që Berisha është një i vdekur i pakallur për shqiptarët dhe shoqërinë shqiptare në tërësi, dhe askush nuk e llogarit atë si pjesë të jetës së tyre. 

Dhe kur përballen me një shoqëri normale si kjo e jona, ata shqetësohen. 

Nuk e kuptojnë dot se si njerëzit shkojnë në dyqane, blejnë dhurata dhe ushqime për vit të ri, urojnë njëri- tjetrin, shkojnë festojnë me kolegë në restorante, madje dhe harbohen duke vallëzuar, dhe nuk u shkon mendja që tek rrugica “Mustafa Matohiti” (dhe emrin e rrugës ja kanë gjetur komunist nga Tepelena), në një pallat në katin e katërt, udhëheqësi i tyre do të mbyllet në arrest shtëpie, i akuzuar për korrupsion.

Kjo gjë është ende e papranueshme për trurin e tyre. 

I vetmi fat është se këta janë gjithsej rreth 100 talibanët e fundit në këtë vend. Mendo të ishim shumicë në këtë vend. Do ta kishim zili dhe Afganistanin.

23 Komente

  1. z
    zeni

    Nga neser Salih berishes duhet ti fshihet nga You Tube cdo aktivitet nga 1991 dhe deri sot, cdo gazet,cdo leter, cdo vendim te digjen. Sali Berishes duhet te ngel ne librat e historis tone si armiku me i madhe,bile dhe duke epermendur per keq kam frike se po i ndrisim figuren. Ne keshillin e ministra dhe presidence duhet ti hiqet emeri me nje vendim. Sali berisha ka bere aq shume te zeza ne kete vend qe do preferoja ta hidhja ne ate pusin qe ka hapur amerika qe eshte 22 km i thelle. Per keta 33 vjet ka zhdukur rreth 50- 70 qytetar. Do e presin ferri se bashku me familjen e tij.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Thjesht, jepini nje nongrata shqiptare

      Populli duhet ta shpalle NONGRATA gjigandin e foltores, kaq eshte boll, ta dine edhe brezat pas nesh.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilirjan

        Nje shishe "Dom Perignon" do ta hap PARA vitit te ri 2024. Shqiptaret po clirohen nga kucedra... nga mallkimi i 1944-s, qe vazhdoi plot 79 vite. Enveri,Ramizi,dhe karikatura e tyre, bisht i kucedres sali.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Familja kriminale Berrisha

        Enveriste te 2024 shume thelle i ka ngulur rrenjet . Shikoni Flamur Noka ne kazanet tv kur flet imitone idhullin e tije komunistin Berrisha vereni me kujdes levizje menyra si flet xhestikulacionet bile edhe ngaterimin e fjales e bene si komunisti ...eshte gallate .

        Përgjigjjuni
        1. M
          Morricone

          Festal me e madhe do behet kur te vdes moterqiri gruqiri vajzqiri me emrin sali. Vetem neveri kane shqiptaret per ate krimb .

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjeli

            Une per veten time do pija nga qefi tere naten po ta fusin ne burg

            Përgjigjjuni
            1. A
              Analisteve

              100 persona e ndjekin por 100 media tv dhe gazeta shkruaje cdo dite per njeriun me pa vlera ne kete vend. Dhe atyre 100 personave u duket Ssliu si zot. Lereni Saliun te lehe si qen ,mos i drejtoni mikrofonet.Boll me analiza dhe analiste cdo nate. Lereni vetem Arjan Canin me programin budalla te shprehet dhe Saliu eshte i harruar dhe i tretur per nje jave.

              Përgjigjjuni
              1. T
                T

                Rropte ku ti ken sala dhe ata idjot qe i shkojne mbrapa nje te cmenduri .

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tirona

                  O karagjoza! Na e cate trapin, akoma mereni me Berishen, nuk keni ndonje pune tjeter për të bere

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Ton toni

                    Afganistani ka Talibane kurse Ne kemi Salibane

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tami

                      Shume sakte analiza ! Ky do te ishte fundi i komunistit Berisha, s’ka si te ndodhte ndryshe! Nuk mund te bashkejetoje dot komunisti i dedikuar, besnik i regjimit Hoxhist me demokracine. E beri dhe e zhberi demokracine ne Shqiperi sic i deshi mideja dhe ego e tij e semure. Fat i keq per ne. Nuk eshte kurre vone per te pare nje dite te bardhe ne kete vend. Mallkimi i ketij vendi eshte S.Berisha!!

                      Përgjigjjuni
                      1. n
                        nje punonjes buxhetor

                        "Festimet" qe perjetohen si sulm 10-vjecar kunder punonjesve Buxhetore te Shqiperise qe per te 10-tin vit rradhazi qe me ardhjen ne pushtet te Rilindjes "prane shtresave ne nevoje", nuk u jepet ajo qe u takon me ligj - Shperblimi i fund-vitit apo Paga e 13 te cilen e kane marre nga te gjitha qeverite deri ne Dhjetor 2012...pervec kesaj te Rames nga Dhjetori 2013 e der sot!

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Partia

                          Kur ishte Baba ne pushtet edhe kafshet anin petlla ju jeni mosmirnjos qe boni komente jo korrekte per ate njeri te madh ,zoti e rujt ,SB

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Ilir

                            Sa e doni Baben ju...! Gjithmone e keni dasht nji babe ju dumbabistet,ndaj dhe mamaja juaj e shkrete, gjithnje shtatzene,e Shqiperia plot me dumbabiste qe rriten e s'mbarojne kurre!! Ketu ku jetoj,kane nje thenie per mamane e idioteve, por qe vlen me shume per realitetin shqiptar... Gezuar festat, bashke me babén tuaj kaq te dashur!

                            Përgjigjjuni
                          2. P
                            Partia

                            Kur ishte Baba ne pushtet edhe kafshet anin petlla ju jeni mosmirnjos qe boni komente jo korrekte per ate njeri te madh ,zoti e rujt ,SB

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Anxhelo

                              Zoti te rujt o Sali Berisha je i pari kombit respekte

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Ganimete Musliu

                                Të gjithë mizorët, kriminelët, drogaxhinjtë, kontrabandistët, PPP-istët, strategjik-istët, banditët, pra, të gjithë ata, të cilëve me mburrje Rilindja u thërriste me emrin „qelbësira“, janë bashkuar si kurrë më parë në masturbimin e madh e të gëzueshëm kundër Sali Berishës. Të gjithë janë në festë! Nuk festojnë Krishtlindjet e as Vitin e Ri! Festojnë fitoren e hakmarrjes, izolimin fizik të Doktorit!   Polici do të jetë te dera e shtëpisë së tij, thonë prokurorët, dhe me siguri që këtë do të bëjnë gjykatësit e përfshirë në festën e qelbësirave!  Lumturia mizore e mizorëve është shkalla më e lartë e anti-humanizmit. Aleksandër Leo Freundlich shkruan në librin e tij “Golgota shqiptare”, botuar në Leipzig në vitin 1913, se gjatë Luftës së Parë Ballkanike oficerët serbë mblidheshin në mbrëmje dhe festonin e deheshin nga alkoli për masakrat kundër shqiptarëve.   “Hakmarrje kundër shqiptarëve”! – Ishte parulla që përdornin ata. Mburreshin edhe për therjen e grave shtatëzëna. Ky lloj sindromi është në genin e qelbësirave, nëse i referohemi ambasadorit tonë në vendin më demokratik të botës, i cili pikërisht për këtë gjetje u bë ambasador. Po sot?! Pse hakmarrje kundër Sali Berishës?! Sepse për rilindasit, pasues të bllokut e të bllokmenëve të diktaturës, Sali Berisha është autori dhe faktori kryesor që rrëzoi nga pushteti etërit dhe gjyshërit e rilindave. Sepse humbja e pushtetit ishte për ta një tragjedi e pafalshme dhe për këtë ata fajësojnë pikësrisht Berishën. E patën premtuar këtë që kur ishin në opozitë. Ndaj dhe vendosën që herën e dytë ose të tretë, si të doni thoni, t’ia “tregojnë vendin” atij. Ta izolojnë, ta mbyllin në shtëpi, madje me polici te dera e saj. Të mos e lejojnë të takohet me askënd, as me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Qëllimi: - Të kontrollojnë gjithçka mund të thotë përmes telefonit dhe rrjeteve sociale. Dhe duke njohur këtë komunikim të ndërtojnë strategjinë e shumës që pason kundër tij. Dikush në kupolën e Rilindjes ditën e heqjes së imunitetit në parlament për liderin demokrat citonte Shekspirin tek shkruante: “S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë”! Aq natë e pafund u është dukur koha e mos-eliminimit të Sali Berishës këtyre kërmave që vetë-quhen qelbësira!  Natë shumë e gjatë, 33 vjeçare! Natë dekadash pa gjumë, pse Berisha është gjallë e merr frymë! Natë që duhej të kishte mbaruar e duhej të ishte harruar! Dhe sentenca pasuese: – Natë që beson se e përmbylli autokrati Edi Rama! Gjurmët e urrejtjes më mirë se shfaqen e shprehen në këtë pohim apo citim të Spiropalit, nuk do të kishte mundur t’i artikulonte as vetë djalli!  Duket sikur deri më sot rilindësit “paskan jetuar në ferr”, në errësirën e munguar për shkak të ekzistencës edhe fizike të Sali Berishës! Kjo është arsyeja e izolimit me roje policore te dera e shtëpisë. Sepse nga pikëpamja juridike nuk mund të gjesh asnjë shkak tjetër. Sali Beriaha nuk është i pandehur, është person nën hetim. Sali Berisha nuk mund të prishë prova, sepse prova nuk ka. Sali Berisha nuk ikën nga vendi, këtë e tha edhe prokurori në komisionin e mandateve.  Ndërkaq lexova dhe një koment të Imer Mushkolaj me titull “Një fund pa lavd për Sali Berishën”, botuar në gazetën Express të Kosovës. Autori merrej dhe elaboronte artikujt e gazetave të Rilindjes dhe Partisë Socialiste në këto 33 vite, me lufte, urrejtje e hakmarrje kundër tij! Pra i bashkohej korit të qelbësirave, pa ditur asgjë as për personin në fjalë dhe pa kuptuar esencën e gjithçkaje që ndodh. Ajo që po ndodh me Sali Berishën u ka ndodhur me dhjetëra politikanëve në botë e në Evropë, të cilët janë rikthyer me lavdi. Kjo do të thotë se janë veprat ato që i lartësojnë ose i ulin figurat e mëdha. Asnjë historian dhe asnjë tekst historie nuk do të mundet ta mënjanojë faktin se Berisha ishte i pari nga udhëheqësit e ish-lindjes komuniste që kërkoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO (1993)! Askush nuk do të mund të mohojë se ishte Sali Berisha i vetmi udhëheqës politik shqiptar i kësaj periudhe që u prit dy herë me ceremoni zyrtare në Shtëpinë e Bardhë dhe që solli për vizitë, i pari, një president amerikan në detyrë! Askush nuk do të mund ta mohojë faktin se me Sali Berishën në krye të shtetit ose ekzekutivit Shqipëria u pranua në Këshillin e Europës dhe në NATO, se Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe arriti liberalizimin e vizave!   Fundi pa lavdi u takon vetëm atyre udhëheqësve që nuk kanë lënë vepra. Ndërsa Sali Berisha ka lënë të tilla pa fund siç janë infrastruktura dhe Rruga e Kombit! Fundi pa lavdi u takon mashtruesve dhe intrigantëve që shesin territoret për pushtetin e tyre! Imer Mushkolaj nuk do që t’i dijë këto fakte dhe argumente. Ai beson, siç besonin njerëzit në diktaturë, se po të arrestohesh, automatikisht edhe duhet të dënohesh. Pra nuk e njeh prezumimin e pafajësisë si detyrim në demokraci! Imer Mishkolaj i është nënshtruar, në këtë rast, njësoj si rilindësit e Edi Ramës pasionit të hakmarrjes dhe urrejtjes! Fatkeqësisht ka nga këto ligësi edhe në Kosovë. Lumturia që ndjejnë rilindësit dhe simpatizantët e tyre kudo, përfshirë Kosovën, është dhe do të jetë e përkohshme! Në këtë rast duhet thënë se nata për Sali Berishën është e shkurtër. Një person mund të merret peng. Por fjala e lirë jo! Në fakt nuk po arrestohet Sali Berisha, po linçohet dhe eliminohet një zë i lirë, i fuqishëm e me ndikim opozitar. Megjithatë unë mendoj se e gjitha kjo që ndodh, ka edhe përgjegjësinë e Sali Berishës. Sepse Berisha, ndryshe nga Rama, erdhi në pushtet më 2005-ën me premtimin për të ndëshkuar krimin e korrupsionit dhe i fali të gjithë të korruptuarit e qeverisë së socialistëve. Ngriti grup hetimor parlamentar për 20 përqindëshin e Edi Ramës në lejet e ndërtimit dhe u tërhoq. Ndryshoi kushtetutën nën kërcënimin e Ramës për mos-marrje pjesë në zgjedhjet e 2009-ës. Ndërkohë që Rama sot po kthen monedhën në mënyrën e vet e në modelin e paraardhësve të tij. Robtë ku t'i ketë Ramziu dhe idiotët që i shkojnë pas një të çmenduri. Rroftë Albin Kurti.

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Hašim Thači nipi i popit Jovan Danilloviq

                                  Çdo njeri nga Kosova që është pak a shum i lidhur me serbi, e ka deren hapur në çdo studio televizive në Shqipëri! A e ka emrin Baton, Milaim Zeka, Shkelzen Maliqi, Besa Shahini, Ridvan Berisha, Genc Cakaj dhe ca të tjerë që në fakt mund t'i numërosh ndoshta deri në 20 të tillë. E kemi pasur ne një humorist në Kosovë, emrin e kishte fitim Domi me personazhin e Mixhës Ramë, i ikur nga Shqipëria i lindur në Tiranë, i martuar me shkinë nga Beogradi! Tani si është e mundur që në tan Kosovën nuk ishin 20 vet të martuar me Shkina ndërsa vie ai debilli nga Shqipëria dhe martohet me të? E marrin Bekim Fehmiun e bëjnë super yllë, e përvetësojnë, pa luajtur kurrë dy fjalë shqip Bekimi, kurrë! Shihet që nga Shqipëria e kan një pikë të dobët për shkiet dhe ata që kan jetuar në Beograd! Bekimi ka ardhur në Kosovë si në shtëpi të vet por nuk e kemi dashur më shum se aktorin që ka jetuar në Kosovë! Kjo na ndanë ne nga ata.......! Shkiet jon të pagdhendur, katundarë, zorragji, të palexuar, të paditur.........! Nuk di kah kjo dashni me ta....??

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    Ilir

                                    Ka ndonje lajm gazeta jote, apo vetem duf?!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Gjeli

                                      Editoriali z Baze duhet te dali ne oren 18 nuk te presim ty gjithe naten se kemi dhe pune te tjera

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Demo

                                        ...iku por kur ta mbyllin brenda me te burgosurit...oh oh ku duan ta dine ata per moshe apo bythen palare...do pellase i gjori sa do degjohet deri ne vicidol....ky bastard do varur...dhe kopilave tu hiqet pasuria miliardere pa pune...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Vezhguesi

                                          Bravo Mero, je i papare!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            shqip

                                            Nuk do ishte keq, psh të kishim një festë për Saliun. Një festë që të kujtojë çlirimin e shqiptarëve nga Berishizmi. Njësoj si zgjidhja nga zinxhirët fashistë = komunistë. Kjo nuk do ishte tejkalim ylberi, përkundrazi, një memorie kolektive për të mos rënë në forma të tjera skizofrenie. Nëse ky vuan apo jo dënimin , që normalisht do qe gjëja më e drejtë dhe e dëshiruar nga 90% e njerëzve të këtij vendi, ka pak rëndësi. E rëndësishme është që e keqja po tretet bashkë me të. Ata pak tifozë që i kanë ngelur, më shumë të kujtojnë ato ndeshje futbolli me 20 - 30 vetë në stadiume disa mijra vendesh kapaciteti. Të habit fakti që ka akoma persona që ngrenë unin e Berishës në qiell. Me thënë të drejtën më kujtojnë ata delegatët që ulërinin kundër Dritero Agollit në kongresin e fundit të Ppsh. Por që shpejtë e gjetën veten të braktisur edhe nga biroja siç kishin qejf ta quanin. Po çfarë vule doni o vulë humbur. Nuk e kuptoni që pd ka arritur në finishin e saj ? As ata të Bashës, as këta të Saliut nuk kanë asnjë shans të bëjnë ndonjë ndryshim. Nuk ka elektorat. Dhe pa të çdo gjë është nul.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje