Sot Sali Berisha ka deklaruar se nuk do t’i bindet më drejtësisë, pas vendimit të SPAK për ta forcuar masën e sigurisë me arrestim, në burg, ose shtëpi.
Prej kur është shpallur masa e parë e sigurisë ndaj tij, ai në fakt e ka refuzuar drejtësinë, duke e quajtur masën antikushtetuese, por kur u kërkuar autorizim nga Kuvendi, ai premtoi se do t’i bindej drejtësisë dhe do pranonte masën e sigurisë arrest shtëpie, edhe pse kjo nuk ishte e përcaktuar në kërkesën e SPAK, në mënyrë specifike.
Sot ai ndryshoi mendje përsëri dhe ju kthye traditës së tij 33 vjeçare të mos përballjes me drejtësinë.
Ndryshimi i qëndrimit të tij, vjen një ditë pas dështimit të protestës para Kuvendit, kur merrej vendimi për heqjen e imunitetit. Duke shpresuar se do të trembte me turma njerëzish deputetët e Komisionit të Mandateve, Berisha ndoshta nuk e kishte menduar se do ngelte me kaq pak njerëz me vete, që nuk impresionojnë askënd.
Tani e vetmja mënyrë që të shpresojë se do të ngrejë moralin e njerëzve të vet, është të tentojë të bëjë kamikazin me organet e drejtësisë.
Skema e tij është e qartë. Ashtu siç veproi me mos respektimin e masës së sigurisë për detyrim paraqitje, ai do të fillojë të refuzojë pranimin e masës së re të sigurisë me arrest. Kështu shpreson të bëjë disa ditë politikë me të dhe të tregojë që nuk është një lider që dorëzohet.
Normalisht për masën e arrestit do shprehet Gjykata, dhe ajo mund të vendosi arrest shtëpie, ose arrest me burg, menjëherë pas seancës së ditës së enjte.
Për të shmangur arrestimin, Berisha po përpiqet të shfrytëzojë mitingun e së enjtes, që të viktimizohet dhe t’u thotë turmave, unë nuk i dorëzohem SPAK por juve, duke bërë thirrje ta shoqërojnë atë në selinë e SHQUP, ku dhe do të ngujohet.
Qëllimi është të mbajë të bllokuar selinë deri më datën 27 dhjetor, kur merret vendimi për vulën, që mos t'ia zërë selinë Partia Demokratike nëse fiton gjyqin, dhe nga ana tjetër ta kthejë SHQUP në një barrikadë nga ku mund të frymëzojë revolucionin.
Dështimi i ditës së hënë ishte i hidhur dhe ai ka vetëm një mënyrë që të ngrejë moralin e turmave të tij duke u viktimizuar dhe duke u futur në konflikt fizik me policinë, që do të kërkojë të zbatojë masën e sigurisë.
Ky është skenari ekstrem i tij për t’i ngritur moralin turmës së rralluar të tij, që nuk po e ndjek më pas.
Nuk është skenar shqetësues për rendin apo sigurinë publike, dhe as për drejtësinë, por është arma ekstreme që ai po përdor që dikujt në opozitë t’i vijë keq dhe për atë.
Është një përpjekje për të shkundur opozitën nga mosbindja civile, ndaj Sali Berishës.
Dhe kjo si çdo histori që tenton të përsëritet si heroizëm, do të përsëritet si komedi.
Na e bërë saliun si Alexandri i madh Saliu 80 vjeç 24/7 vetëm ai Ai është gati për të ikur nga kjo botë
Per sali berishen kan mbaruar komentet, tani policia duhet te gjej hekura sovjetike dhe ta plasin ne qelit e ftohta qe nuk i ka provuar kurre. ky xhelat i shqipetareve duhet te gjendet formula, policia te ngrihet ne nivel alarmi se ka mundesi qe berisha te vras ndonje nga ata qe e ndjekin dhe Flamur Ndoka eshte i pari ne liste per ta agravuar situaten dhe sistemi drejtesis te psojne termet. Ky terrorist nuk kursen as djalin e tij vetem te ngelet emer
Është përkëdhelur shumë, çuni Shiqeres, dhe nuk kuptoj se si nuk po del një “hundë lesh” që ti tregojë mirë vëndin se ku e ka në Qelinë Vip Nr.1 në burgun e Reçit (për favorizim është me banjë brënda)
JESSS!!
Salikufoma ka mare fund, ka mare fund nje here e pergjithmone. Nuk ka "mosbindje civile" qe e shpeton.
Ditet qe vijne do te tregojne nese ka shtet apo jo ne Shqiperi.Nqs policia nuk arrin te zbatoje urdhrin e gjykates per arestimin e Berishes atehere Rama,Balla dhe gjithe qeveria duhet te jape doreheqje.
Pa merak Mero, se shpejt do të shkoj në p.... të Sugarbabes. Do ti sh......... gruaja, goca, mbesa, gruja e djalit dhe gjithë ç'ka i përmban pragu. Pastaj rradhën e ka Likja me gjithëçka. Dhe mbasi "të sistemohen" këta. Do ti kthehet b..... edhe Edit.
tpc : Po kjo duhet te behet realitet se nuk ka me bythe te qendroje nje KM. qe nuk di se çfar ben policia dhe drejtesia. populli duhet te degjohet edhe kur gabon ,se gabmi i tij eshte me i vogel se ai i K:M:
Ky na qenka Sali Berisha Trimi........?! Ky eshte nje kokerr frikacaku qe i ka mbushur breket. Shko ore legen perballu me Drejtesine dhe leri pordhet, se ka 33 vjet qe po i duron populli shqiptar zullumet e tua!
Shqiptarët i kuptojnë me shumë vonese gjërat.Por ka edhe nga ata te zgjuarit,qe per fat te keq,zgjuarsine e kanë perdorur per te vjedhur e vrare.Ilir Metaj,saliu,Monika,Jane shumë te zgjuar dhe janë nga të paktet,osé të vetmit qe e kanë kuptuar që këtë reforme ne drejtesi,e kanë peshqesh prej Edi Ramës.Cizmja e Monikes ,dhe shprehja e metës per "ramaformën", janë tregues se keta e dijne shume mirë se Kush e ideoi ,dhe me durim per vite me radhe vuri ne veprim Obamen(Amerikën)e Merkelin (Gjermanine) për ta bere te SIGURT edhe pse të avashte reformen ne drejtesi.Fatmir Xhafaj është ideatori se bashku me Edi Ramen.Por shqiptarët,Sic thashe ne fillim,e kanë shumë te shkurter fillin e llogjikes fillim-fund të gjykimit per një proces kaq të gjatë,dhe është qesharake që,Edi Ramës, në vend që t'i njohin meriten e pastrimit të HALESË shqiptare pre
Kohë të dëshpëruara, sjellin vendime të dëshpëruara... Do shikojmë.
Muhalebia e dites me Sali e Meros per te ngopur gurmazet e militanteve rilindjote, se sa per popullin mbare kushdo e di se kush qeveris prej 10 vitesh e kush po e shpopullon kete vend me varferine qe ka pllakosur Shqiperine nga kjo qeverisje.
Mero ,nuk është kaq e lehtë dhe kaq e thjeshtë si ti e përshkruan , Megjithmend Berisha e kundërshton vendimin e Gjykatës por nuk po i durohet derisa Gjykata të vendosë për të Arrest shtëpije për arsyen që vetëm SHIK dhe SPAK nuk po i dëgjon ca flitet lart e poshtë , pas Arrestit Shqipëria nuk do gjeje me për një kohë të gjatë qetësi ........ dhe Sali Berisha me çfarë do ndodhë nuk ka gisht dhe përgjegjësi sepse ishte në arrest shtëpije dhe kjo është e frikëshme.
Një prokurori serioze duhet që nga momenti që komisioni i mandateve vendosi pro Sali protopapa duhet të ketë vëzhgues që mos ketë mundësi të fshihet.Po mori SPAK autorizimin për arestim ska asnjë pengesë të arestohet ky kriminel sikur edhe në banjë të futet.Është turp ku kemi 4 vjet që kur u cilësua non grata dhe ky bastard vërtitet si trim i madh.I dëgjuat avokatët e tij?Analfabetë komplet.Mirë tha Lesi pasi të votohet në parlament ai duhet arestuar dhe le të bëjë intervista me hekura në duar.Poqese SPAK nuk do e mundë Berishën prokurorët duhet të largohen nga puna//
Kapeni per bythe kete kriminel dhe hajdut dhe perplaseni ne qeli se na cau bythen me kurvlliqet e tij.
Ky vend do behet normal si vendet e tjera kur te kape per bythesh e te plase ne burg ato qe e vjedhin aktualisht! Kur te prangoset ndonje minister pra (pa pritur me pare ta heqe kryeministri nga detyra), atehere mund te shpresohet se duart e hajduterise po fillojne te priten.
Një inxhenier elektronik i famshëm edhe në fushën e programeve kompjuterike dhe së fundi po punon dhe me AI (inteligjencën artificiale), ka analizuar dy Foto të dy personazheve nga më kriminelë të historisë së Ballkanit të pas 1990. Ata janë Sali Berisha dhe Radovan Karaxhiq, të dy Mjekë në profesion. Nga saktësia e vështrimit pothuaj 100% me metoda kompjuterike të 2023 të Fotografisë së fytyrës të të dyve, rezulton ngjashmëri e nivelit 94% midis Berishës dhe Karaxhiq. Inxhinieri i famshëm me të drejtë, pasi ka marrë dhe vlerësimet e disa ekspertëve të kriminologjisë, që janë absolut në vlerësimin e Fotove, e thotë pamëdyshje se Berisha dhe Karaxhiq janë vëllezër. Në fillim të Shkurtit 2024 mbaron dhe vlerësimi edhe nga AI (inteligjenca artificiale) në një nga laboratorët më të specializuar të përdorimit të AI në SHBA, ku po analizohen disa dhjetra Foto dhe Video të të dy super kriminelëve të radhës akoma gjallë në Ballkan, njëri në burg përjetë dhe tjetri pregatiten së shpejti për burg.
Nuk ka bere vaki ne asnje vend te botes qe ish kryeministri apo ish presidenti te sillet si Sali Berisha me organet e drejtesise . Ky eshte tipi i shpellarit qe shtetin e quan prone te tij dhe mund te beje çfar te doje me te . Ai mundohet te imitoje diktatoret , por edhe ata kur jane vene para drejtesise , kane zbatuar vendimet e saj . Rasti i Berishes eshte ekzemplar . Kjo tregon se ai mundohet ti shmanget drejtesise pasi ka bete zullume te medha . Si frikacak qe eshte nuk ka fare burreri dhe çdo dite nxjerr nga nje varjant te ri per tju shmagur asaj . Keshilltari me i mire i tij eshte Biliku i Bashit (bilikbashi) , te cilin e mori nga rruga dhe e beri deputet pa asnje merite , njelloj si puna e Lulezimit . Po te pakten ky eshte besnik deri ne vdekje i tij . Me vjen keq qe Biliku i Bashit te shkoje per dhjame qeni , njelloj si shefi tij .