Nevoja për një standard hetimi për nëpunësit e zakonshëm të shtetit 

9 Dhjetor 2023, 18:42Editorial Mero Baze

Materiali i zgjeruar i SPAK, së paku ai që është paraqitur në Gjykatë, rreth marrjes nën hetim për 15 persona që kanë lidhje me procedurat e inceneratorit të Tiranës, duket se i ka gjetur ata të dyshuar për shkak se janë pjesë e procedurave për miratimin e kontratës. Në shumicë kemi të bëjmë me persona që janë anëtarë të Komisionit të tenderit në hallka të ndryshme të procesit dhe që kategorizohet si shpërdorim detyre.

Për dy prej zyrtarëve, njëri prej të cilëve është në pension, është dhënë masa dënim me burg, edhe pse ai nuk ka asgjë në dorë të prishë prova apo anulojë nënshkrimet e veta.

Sidoqoftë pa paragjykuar hetimin e thelluar të SPAK, fushata për hetimin e korrupsionit, që shpesh prek zyrtarë të mesëm që janë aty për shkak të detyrës, ka nevojë për një politikë penale që krijon siguri për një nëpunës kur pranon një detyrë ku dhe duhet të firmosë.

Përveçse një stil i tillë ndëshkimi fut në ngërç administratën dhe mund të gjendemi para fenomenit që nuk do të pranojë më njeri të shkojë në zyrat e shtetit, futja paraprakisht në burg e njerëzve pa asnjë peshë në proces, siç është pensionisti Namik Simixhi, e bën dhe frustruese një detyrë në zyrat e shtetit shqiptar.

Nuk është rasti i parë. Në Bulqizë ndërsa u arrestua kryetari i Bashkisë, brenda ditës u çuan në burg dhe 12 zyrtarë të tjerë të bashkisë, duke kyçur praktikisht zyrat. 

Gati dy vjet më parë u arrestuan thuajse gjithë anëtarët e komisionit të tenderit të uniformave të policisë dhe pastaj gjatë procesit u pa që u arrestuan kot dhe shumë prej tyre dolën të pafajshëm, ndërkohë që u traumatizuan.

Njësoj me gjykimin ndaj një tenderi në TVSH, ku u dënua drejtori Thoma Gëllçi, dhe u morën në burg anëtarët të Komisionit të Tenderit.

Nuk dua ta paragjykoj rastin në fjalë, por marrja praktikisht nën hetim e gjithë anëtarëve të Komisionit, lë shijen e një fushate ndëshkimore.

Një nëpunës shteti mund të gabojë me dashje për arsye korruptive, mund të gabojë pa dashje, mund të gabojë dhe nga padija. Ndaj duhet hetuar mirë para se ta arrestosh, ta futësh në burg e pastaj të shikosh mos gjen diçka rrugës.

Se njësoj gabon dhe një prokuror kur arreston njerëz kot, dhe ata fitojnë pafajësinë, por ne akoma nuk kemi sistem ndëshkimi për burgosjen e kot të një qytetari, pasi ai padit shtetin dhe dëmshpërblehet nga shteti. 

Ndaj duhet një standard i unifikuar se kur një zyrtar i shtetit duhet të arrestohet paraprakisht e kur duhet të hetohet në gjendje të lirë për shkak të detyrës.

Në disa vende të tjera të rajonit, kryesisht në Rumani dhe Kroaci, fushata të tilla ndëshkuese mbi administratën sollën kriza të forta për vende pune në administrate, duke futur shtetin në kufijtë e kolapsit.

Edhe në Shqipëri ka filluar. Në disa dikastere qendrore, përfshi dhe Ministri, ka pasur dorëheqje nga poste ku kërkohet të angazhohesh si komisioner në një tender apo që ke një përgjegjësi për të certifikuar një proces prokurimi apo nënshkrim kontrate.

Kjo ndodh se ata shikojnë fatin e kolegëve të tyre, për të cilët e dinë që nuk janë fajtorë.

Hetimi i inceneratorëve është një nga aksionet më të rëndësishme të SPAK, i cili ka prekur nivelet më të larta politike në vend dhe për këtë meriton përgëzim. 

Dhe do të ishte një rast i mirë, që ky hetim të mos bëjë bashkë personat që kanë kapur shtetin, dhe vet shtetarët e kapur prej tyre, me zyrtarët e administratës, që janë aty për të kryer procedura për të cilat marrin rrogën. 

Futja në të njëjtin thes e këtyre dy kategorive, mund të na shpëtojë nga kapja e shtetit, por mund të na lërë dhe pa shtet fare. 

Pasi nëse një ish- ministër si Fatmir Mediu, gjykohet i lire, edhe pse akuzohet për 26 të vrarë (dhe në këtë rast jam me Fatmir Mediun, edhe pse jam një denoncues i përhershëm i tij dhe ortakut të tij Shkëlzen Berisha), kurse një nëpunës si Namik Simixhiu, inxhinier i vjetër në pension futet në burg, se ka qenë anëtar komisioni në një tender, atëherë për ministër dhe mund të gjeni ndonjë kandidat në këtë vend, por për anëtar komisioni zor se u vjen më njeri.

46 Komente

  1. P
    Pse nuk zbatohet ligji per Berrishen ?

    Kush ka shkelur ligjin ne burge por kur ligji te zbatohet nje per te gjithe . Kur Berrisha nuk e perfille ligjin dhe e injoron drejtesin perse kjo palo drejtesi arreston nje pensionist ( i fajshem apo i pafajshem eshte gjykata qe vendose )por kur thuhet Berrisha te arrestohet gjitholloget thone joooo se eshte i moshuar po ky pensionisti cfare moshe kishte 30 vjec ? .

    1. b
      ben.

      Urdher aresti per zv. Kryeminstrin po jo per kryeminstrin, shkurt Ahmetaj kishte ngrene dardha mbas kurizit te liderit global. Urdher aresti per zv. Ministrin e shendetesise ,por jo per ministrin. Edhe ketu zv ministri kishte ngrene dardha mbas kurizit te ministrit te ndershem Beqja. Tani te bashkia 1 drejtor dhe 1 nenpunes ne pension paskan ngrene fiq mbas kurizit te erionit. Ose SPAK tall trapin po ne menyren me karagjoze te mundshme , ose keta cunat e rilindjes qe drejtojne shtetin rama ,beqaj,veliaj jane leshko dhe jua fusin ata qe kane poshte.

      1. B
        Bardhi

        Nuk eshte punonjes i zakonshem ai qe vlereson dhe firmos per.dhenien e miljonave para publike z. Baze. Ka punonjes shteti te ndershem dhe te korruptuar, te pergjegjshem dhe te papergjegjshem, qytetare dhe militante partie.

      2. P
        Paloku

        Keta qe drejtone SPAK-un sot Mero jane hallkat e zinxhirrit Berishjan !Kjo eshte tallia qe i behet ketij mileti!Miqte pasi na dhuruan Arta Markun,e zevendesuan me Adriatik Dhallen,pas Dhalles na dhuruan A.Krajen,dhe per ironi e vazhduan me A.Dumanin!Po si nuk doli nje drejtues nga Shqiperia e mesme ,apo e jugut xhanem!!!!!!!!!Ka zera qe thone qe keta jane me te thyeshem dhe me te ndigjueshem per çeshtje te veçanta dhe te nxehta!Ndaj dhe Beri ne kete kontekst per te mos rene ne sy qe nuk ndeshkohet e quan SPAK-un organizate kriminale,kjo per ti hedhur hi syve ketij populli qe fluturon me pras ne b...the!

        1. M
          Marseli

          Nje trajtim shum I nevojshem dhe ligjerisht I kesaj figure krimi .Shperdorimi I detyres eshte mbulim I nje krimi tjeter dhe I pa. aftesis se prokuroreve dhe gjyqtareve.Kjo forme pune I perngjan krimit te agjitacion propagandes,qe arrestohej per sabotim,apo agjent dge me we nuk siguroje dot prova e denote per agjitacion ose per ndonhe jtim tjeter per shperdorim detyre.Ky krim duhet konkretizuar mir salt e drejte sepse denon njerzit oa te drejt.Ne kete fushe kur ky ktim nuk provohet prokurori duhet te ndeshkohet rende Der largim nga fuksioni.Duhet kujdes se prokurotua e gjyqsori kthehen ne diktator I nje republkje drejtesie me vete.Kontrolli mbi ta duhet te jetbi rrept.Jo tu heq pamvarsin por tu godas ppa afetesin dhe korrupsionin.Korruosioni ne drejtesi nuk crrenjoset kollaj pa kontroll te rrept me format re ndyshme te parlamentit.

        2. T
          Taulant

          Ashtu eshte si thoni ju por populli nuk eshte budalla. Koka e korrupsionit eshte kerrici i Vucicit dhe Veliaj. Nuk e kuptoj pse nuk po paditen prej SPAKU-t-

          1. P
            Popull

            Ja paske bere qoken Naim simixhiut, dajes se Ajola Xoxes o Mero. Bravo.

            1. M
              Mondi

              Si fillim duhet te argumentosh pse eshte fajtor ky o popull leshi.Pastaj te na tregosh se daja I kujt eshte si ne kohen e xhaxhit o spiun I qelbur.

              1. P
                Pullpo

                Daje mesa di i thone vellait te nenes, pyet nje here mire dro nuk e ke degjuar mire thashethemin.

              2. T
                The Exctasy of Gold

                Domethene kur nje nepunes shteti ben gabim pa dashje ose na padija, nuk duhet te arrestohet, pra I bie ai nepunes qe e ben gabimin nga korrupsioni thjesht deklaron e bera pa dashje , dhe keshtu asnje koqe kandari nuk futet ne burg . Ajde karabush ajde! Duket sikur ti ben editorialet fahri loqja. E ke ul standartin fare

                1. b
                  ben.

                  Ore delenxhi ku jeton ti???? Po pse more koker legeni procedura 100 milione euro eshte ne dore te punonjesi dosido , nuk di gje kryetari ca i behet me 100milione euro??? Po shko more delenxhi rilindjeje se qelbet dynjane me legenizmin tuaj.

                2. P
                  Partia

                  Imagjino një zgjidhje perfekte, mos vidhnin e mos firmosin për shefat. Sa e thjeshtë...

                  1. G
                    G

                    Spaku ne te gjitha rastet kerkon gjilperen ne kashte per punonjesit e shtetit(socialist)dhe nuk shikon traret kur eshte puna per dyshen Sali-Metà. Kete e vertetoj dhe gjyqtarja Olldashi kur gjykoj dhendrin e Saliut.

                    1. X
                      Xhezo Smokthina

                      Ore Mero, hall të madh paske! Po këta janë si ato retë e karkalecave që vijnë nga Afrika dhe bëjnë hatanë e zezë në të mbjella, or i uruar i perëndisë! Dhe ti i merr në mbrojtje!!!! Të gënjen mëndja, ndaj mos ki frikë hiç se do na ngelet administrata bosh, ata janë gati të paguajnë për të hyrë në administratë. Vë re me keqardhje, i dashur Mero, se në çdo aspekt të jetës duket sikur ke humbur aftësinë e trajtimit me arsye. Kjo është pasojë e përqëndrimit deri në kufijtë ekstrem në përfshirjen tënde për çmontimin e një figure me rrezikshmëri të lartë si Sali Berisha, por që ka sjellë këtë squllje tënde në trajtimin e çdo aspekti tjetër të jetës.

                      1. I
                        Idioti Artificial

                        Inteligjneca artificiale do na zgjidhe dhe kete problem z. Baze. Duhet te gjithe bashke te kishim konspektuar fjalimin e KM ne Kongres kur u shpreh se shume shpejt hallet e popullit do ti zgjidhe AI me ane te Mira Muratit. edhe antaresimi ne BE do te behet me AI (chat gpt)- edhe pensionet do te rriten (besoj se e kishte fjalen virtualisht) nga AI dhe MM. madje tha qe dhe vendimet gjyqesore mund te jepen nga AI. keshtu ke dhe pak kohe ta mbash te mprehur lapsin se dhe editorialet do te ti shkruaje AI me ane te MM per MB. edhe pse nuk e tha, u nenkuptua qe roli i KM (ne menyre nominale qe te kuptohemi) nuk mund te zevendesohet nga AI. mbetet vetem nderimi i emrit te republikes ne Artificial Inteligence Republic of Albania powered by Chat Gpt

                        1. E
                          ENTSOE

                          Te lumte, ke ngritur nje problem shteteror dhe shoqeror shume cardinal!

                          1. T
                            Tersi

                            Po përse mos ti kërkohet këtij antarit të komisjonit që të zbatojë ligjin dhe jo urdhërin e drejtorit apo mimistrit?!. Pse ka firmosur ky i "pafajshmi"nê një tendër korruptiv me miljona euro?!. Pse nuk shkon në plagë o z.gazetar por bën sikur?! Pse nuk tregon si si funksionon administrata tek ne? Pse nuk thua se vet kryeministri është fajtori kryesor për gjith zinxhirin e korruptuar në çdo sektor të administratës?! Pse nuk i kërkon llogari kryeministrit psh.pse zgjodhi l.kokën për minstër, ahmetajn për ministër e zv.kryeministër etj etj! Pyete dhe për vangushin e durrësit dhe gjithë kapot e bashkive që sot janë në rrjetën e spak!. Mos na thuaj se k.ministri rama nuk e dinte që lefteri do ta mbushte administratën me lefterat e tij..! Apo se km.nuk ka ditur gjë për maçokun ahmetaj që do të shtronte bankete për gjithë minjtë e kanaleve të zeza me lekët e popullit!. Apo nuk di gjë rama për veliajn me drejtorët e bashkisë ...për bllankot..klodiankat!.. Kryministri e dinte dhe di gjithshke për si emërohet dhe si funksionon administrata por për interesa elektorale dhe pushteti lejoj të funksionoj një sitem i kalbur dhe korruptiv në çdo zyrë shteti!. Njëlloj si sali -meta!.

                            1. P
                              Partia

                              Ti e kupton që Mero funksionon vetëm në opozitë. Kur është me pushtetin është thjeshtë si Fahri Balliu, një vemje.

                            2. G
                              Gjeli

                              Mua me duket se skapin e drejton sala

                              1. N
                                Nje ish drejtor

                                Analize dhe konkluzion aspak i sakte dhe dekurajues ne luften ndaj korrupsionit. Mua personalisht me ka larguar nga puna ish ministri Petrit Vasili sepse nuk firmosa nje tender me cmime reference te percaktuar nga vete subjekti pjesmarres ne tenter dhe pa asnje reference ne cmimet e tregut. Edhe pse i dinja pasojat nuk firmosa sepse shkelnja ligjin, u punesova diku tjeter dhe vazhdova jeten i pa shqetesuar nga makthi i te korruptuarit z. Baze.

                                1. S
                                  Standardi i gabuar

                                  Së pari Mero Baze je gazetar dhe mund te shkrussh e të lexohesh nga kushdo. Se dyti nuk je kopetent te gjykosh profesionalisht si teknicen, sepse ke vite të rëra që shkruan me të dëgjuar dhe vetkonroll ose pa të fare por me intuite sepse nuk e ke provuar punën qe të fish rolin përgjegjesinë administrative dhe penale," ligji është ligj"ndoshta nuk e ke pare filmin me Fernandel komikun e famshëm me dy këmbët të ndara ngavvijabe kufiritbët por mirë do ishte të futeshe në kodet e ligjit dhe tënkomentoje për ato sepse ka kaq shumë lajthitje sa qe pa frikë me kigjshkruaresit tanë do të ndaheshin edhe (ndjese per fjalën e papërshtshme) ligjet tona do ndanin ehke to, et e Fernandelit, ashtu si gjykon ti duke toleruar kur ke plot kohe për tu menduar, për të mësuar për të mos u korruptuar por të njohesh edhe përgjegjësitë ndoshta dhe të kesh aftësitë të përballesh me to ps u bëre frikacak por i përgjegjshëm dhe i përgatitur për argument im të pa kontesrueshëm kur nuk je bërë pis për tre shkaqet qe shkruan Me çtare heq ky milet me këtë administrare dhe trupë gjyqësore nuk digjet jorgani qofshin edheshumë pleshta

                                  1. s
                                    saliu

                                    Administrata nuk eshte autoshkolle, Mero. Kush do te punoje ne shtet ti dale per zot detyres se vet. Po zbatove ligjin nuk ke pse te kesh frike fare. Me mire te behen logje qe i mbrojne punonjesit e administrates nga hakmarrja e eproreve kur nuk zbatojne urdhra te gabuar.

                                    1. P
                                      Popolo

                                      Kjo qe po ndodh eshte nje turp i madh, SPAK me duket se ka dale nga rruga e llogjikes. Nje njeri ne moshe pensioni qe ka qene nje zyrtar i nivelit te ulet te hetohet ne kete forme eshte idiotesi. SPAK nuk heton thelbin por godet me te dobtin.

                                      1. l
                                        lajmesi i mafies punon

                                        lajmesi i mafies urime

                                        1. P
                                          Partia

                                          Ia ke gjet fiks, po bëhet më mafioz se mafiozët. vetëm gazetarë nuk janë këto.

                                        2. D
                                          DMK

                                          Të PS janë të pafajshëm dhe po tramatizohen nga Spak Saliu dhenderri etj jane hajdutë dhe duhen denuar

                                            1. H
                                              Haka Tekizoti

                                              Arsyetim shumë i drejtë. Madje shtrirja e masave me ndalim në nivele të tilla dhe kaq masive duket si një hobi e SPAK-ut për statistika të fryra. Dhe në fakt raportimet e tyre në Kuvend nga kjo frymë udhëhiqen. Renditja e statistikave si bilanç suksesi dhe jo thellësia apo goditja vërtet në nivele të larta, ku është burimi i masës së qelbit korruptiv e hajdutërisë, këtë lë tē nënkuptohet.

                                                1. F
                                                  Fcb

                                                  Po dridhesh e perdridhesh Merrooo...nuk t'a mban të thuash që po digjen të vegjëlit dhe jo Veliaj

                                                  1. P
                                                    Partia

                                                    Ndoshta artikulli më mafioz i 30 viteve të fundit. I bën presion SPAK mos godasi hajdutët. TURP

                                                    1. A
                                                      Aron

                                                      Eshte fillimi dhe do bejne edhe gabime, por keto jane shume kritika me vend dhe shpresojme qe t'i lexojne dhe t'i rishikojne menyren sesi i kryejne keto procedurat.

                                                      1. P
                                                        Pensioni

                                                        Dhenderrushi ne shtepi, Fat Mediu tallet me histori me agjentura pavarsisht se vrau 26 njerez. Meta ne shpi pavarsisht se doli me ze e me figure ne vidio me Tan Priftin me bllok ne dore. Se kuptoj kete drejtesi dro ky pensionisti duhet majt ne burg per te bere planin 120%… Varja vend tallava!

                                                        1. d
                                                          duaje

                                                          Sa paska rene Mero si gazetar?

                                                          1. A
                                                            Arkimedi

                                                            Namik Simixhiu nuk eshte pensionist por punon si komisioner tek Enti Rregullator i ujit. Mos bëj sikur nuk e di Mero lëpirësi

                                                            1. A
                                                              Arkimedi

                                                              Namik Simixhiu nuk eshte pensionist por punon si komisioner tek Enti Rregullator i ujit. Mos bëj sikur nuk e di Mero lëpirësi

                                                              1. A
                                                                Arkimedi

                                                                Namik Simixhiu nuk eshte pensionist por punon si komisioner tek Enti Rregullator i ujit. Mos bëj sikur nuk e di Mero lëpirësi

                                                                1. A
                                                                  Arkimedi

                                                                  Namik Simixhiu nuk eshte pensionist por punon si komisioner tek Enti Rregullator i ujit. Mos bëj sikur nuk e di Mero lëpirësi

                                                                  1. A
                                                                    Ahmetaj si shembelltyra Rilindjes

                                                                    Ne fakt duhet - Domosdoshmeri per nje standard hetimi per nepunesit me te larte te pushttetit ! Ne Ameriken e demokracise me te larte te pretenduar, per zyrtaret e shtetit ne abuzime ka denime Ekstra, sepse konsiderohen dhe "denimet per jakat e bardha". Kjo i duhet Shqiperise sot aq me teper kur ka zevendes- Kreun e tere pushteteve ne vend qe ka marre arrati me nje mal me vjedhje e korrupsion mbi kurriz.

                                                                    1. S
                                                                      Stape Pashi

                                                                      Ka shumë vlerë ky editorial. Nuk ndëshkohet korrupsioni duke futur sa më shumë njerëz në burg. Kjo politikë largon njerëzit e ndershëm nga administrata, por në anën tjetër krijon mundësi të arta për t’u punësuar në administratë dallkaukët, mashtruesit, hajdutët që mendojnë për xhepin e jo për shoqërinë.

                                                                      1. D
                                                                        DMK

                                                                        Po dallkaukë militantë janë punësuar në administratën shtetërore jo të aftë dhe të shkolluar por shërbëtorë të partisë dhe servila të shefave të tyre

                                                                      2. E
                                                                        Eni

                                                                        Sakte...por Mero duhet ta dish qe niveli I adm sot eshte shume I ulet dhe po vjen cdo dite me keq....njesoj po firmosin se aq dine...shko shiko cbehet ne tatime apo dogana....

                                                                        1. e
                                                                          elisa skenderbeu

                                                                          Mendoj se e ka boll mire ky Mberua. Nuk mund te fajesohen drejtorucet e Lali Erit. Si thote ky Mberua ashtu sikunder u arestu e u denu Thoma Gallci bashke me anetaret e komisionit ashtu duhet me u arestu edhe Lali Eri dhe anetaret e komisionit duke perjashtue ate dajen e Ajola Xoxes.Nuk di sikam me mendue Lorenc VAngeli dhe ernveristi i vogel ylli Pata.

                                                                          1. K
                                                                            Kamberi

                                                                            O mero lepirsi. Otrimi i peshtanit, te vjen gjynah per Erjonin Po mos u merzit se ka fond akoma nga inceneratoret per ty.

                                                                            1. N
                                                                              Nuk ka faj

                                                                              Si..ezgjidhte..kete..ngerc..shteti..i..Enver..Hoxhes?!Ai..kishte..inxhinieret..me..te..mire..mesuesit.me..te..mire..pedagoget/te/mire..sitemin/administrative/me..mire!Vjedhjet..abuzimet..e..administrates..ishin..ZERO! Nuk..kishte..shanc..qe..nje..administrator..te..vidhte..shtetin..ose.qytetarin!

                                                                              1. D
                                                                                Dp

                                                                                Tema e trajtuar eshte interesante dhe e rendesushme. Specialistet e komisioneve te prokurimeve jane urdheruar gjithmone te firmosin hajnite e drejtoreve. Ne njeren ane shefi hajdut, ne tjetren prokurori, ketej rroga mizerie, rrofte e qofte atdheu!

                                                                                Lini një Përgjigje