Përse salla e Berishës heshti kur deputeti italian lavdëroi Shqipërinë 

3 Dhjetor 2023, 19:03Editorial Mero Baze

Një deputet i Forca Italia, Alessandro Battilochio, i gjendur në Shqipëri për një vizitë pune, lidhur me mënyrën e realizimit të marrëveshjes Rama Meloni, shkoi dhe  në Kuvendin e Berishës, pas lobimit të disa njerëzve të Berishës.  

Me sa duket i paqartë se ku kishte shkuar, ai donte të fliste disa fjalë të mira për Shqipërinë dhe kishte vendosur të lavdëronte Tiranën. E nisi fjalimin duke theksuar ndryshimin e fortë të Tiranës, dhe po vazhdonte me shpresën se do të bëhej edhe më e mirë, kur përkthyesja ndërpreu përkthimin, pasi pa reagimin e sallës, që heshti dhe u bë nervoze. 

Ndoshta deputeti Italian, nuk e kuptoi dhe aq mirë përse nuk ngjalli dot entuziazëm duke u lavdëruar mbështetësve të Berishës Tiranën, por me siguri ka menduar që janë të traumatizuar nga humbjet dhe nuk e kanë mendjen tek Tirana. 

Por në thelb reagimi ndaj tij, është fytyra e vërtetë e politikës së Berishës ndaj Shqipërisë, Tiranës, madje dhe e ndonjë fshati të humbur të Shqipërisë. Nëse ato zhvillohen dhe përparojnë jashtë interesit të tij politik, ai i urren dhe është kundër tyre.  

Në logjikën politike të Berishës, një Shqipëri që dyfishon buxhetin që nga koha e tij dhe çon GDB 24 miliardë euro nga 12 që ka qenë në kohë të tij, është një Shqipëri e keqe, pasi favorizon armikun e tij.  

Nëse Tirana e kioskave, e Lanës së qelbur, apo lejeve kaotike të tij zëvendësohet me një metropol luksoz me ndërtime që kanë firmën e arkitektëve më të mirë të globit sot, por këtë e bën kundërshtari i tij, ai e urren dhe i shpall luftë zhvillimit. 

Nëse në kohën e tij Shqipëria ka pasur 1 milionë turistë me buke me vete dhe sot ka 10 milionë të tillë që sjellin shumicën e të ardhurave buxhetore, ai është gati t'i vërë flakën Shqipërisë vetëm ata të mos vijnë, pasi mbajnë në këmbë qeverinë e armikut të tij. 

Nëse në kohën e tij, imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë ishte Gërdeci apo vrasjet në bulevard, ndërsa në kohën e armikut të tij, Shqipëria drejton Këshillin e Sigurimit , OSBE, dhe është në qendër të nismave rajonale të BE, ai natyrisht është kundër gjithë botës vetëm se kjo favorizon armikun e tij. 

Ndryshe nga çdo politikan në botë, që ngrenë politikat e tyre, mbi sukseset e vendit të tyre për t'i çuar ato më tej, Sali Berisha dhe shkolla e tij politike është e kundërta. Ai e ka ndërtuar gjithë shkollën e tij politike, mbi rrënimin e arritjeve të vendit nën qeveritë e tjera dhe mohimin e gjithçkaje, për të lënë gjurmët e veta të shëmtuara.  

Është kjo shkollë politike e identifikimit të Shqipërisë me armikun tënd personal, që e bën të pakuptueshme për një deputet italianë, përse salla e Berishës heshti kur ai lavdëroi Shqipërinë.  

Për Sali Berishën Shqipëria është ose e tij, ose e armikut, por kurrë e shqiptarëve. Ndaj e ka dashur gjithnjë për vete. Dhe kur nuk mund ta ketë të vetën, është gati ti vërë zjarrin. 
 
 

25 Komente

  1. L
    Ladi

    Çfare shkruan ti Mero djali - topi se luan. Kemi te bejme me nje mbetje te felliqur te PPSH -s. S. Berisha eshte nje antishqiptar i terbuar, nje komunist bolshevik 24 karatesh.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Berisha ka qene kokra e gomarit ne kohe te Dulles. Psikopat, ekstremist, servil, intrigant, megalloman dhe çdo fjale tjeter per nje karakter negativ jane tipare te ketij mut maloku. Edhe Liria e urrente ne fillim, se ju ngjit si muti pas kepuces, por rrethanat e detyruan ta pranoje per burre.

      Përgjigjjuni
      1. m
        mirel

        Salikufoma e ekspozonte shurren e Dulles ne cdo pavion tek Spital nr 1 para se ta conte ne Laborator. Pasi takoi per here te pare Enverin nuk ja jepte doren askujt se kish hall mos i ikte prekja e diktatorit prej lekures se dores...

        Përgjigjjuni
      2. X
        Xhezo Smokthina

        Gazeta Tema, gazetë që sipas interesit "qimen e bënë tra dhe traun e bënë qime".

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mos u merzit

          O patriot, o Xhezo byrazeri!! Ka thene ndonje gje te tepert? Sala kur ishte i ri, ishte kriminel. Tani eshte virus. Na duhet edhe vaksina "Saliu@24"

          Përgjigjjuni
        2. U
          Ushtaraku

          Edhe ne kohen e PPSH ka qene nje pleh qe merrte njerezit ne qafe per nje fjale goje. Deshmitarin e rreme bente dhe kercenonte njerezit. Ju ngjitej si muti pas kepuces anetareve te bllokut. Njerez si Saliu kane qene kanceri i PPSH.

          Përgjigjjuni
        3. I
          I genjyer nga mashtruesit

          Per mua ky deputet ka qene i mashtruar i ftuar ne Tirane per nje tjeter motivacion dhe i derguar te Berrisha pa e ditur arsyen . Kjo reflekton me fotot dhe fjalimin qe nuk ka lidhje me mbeshtetjen

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjeli

            Ne duam mendimine Mulit jo tendin z.Baze

            Përgjigjjuni
            1. I
              Italia si moter

              Nuk te bie as nje fjali posht z.Mero nje pershkrim i pa krahasuar ,te lumte pena ,MERO .sala kanceri i Shqiperise .

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tatu

                Analizë e shkëlqyer Mero djali!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli

                  Opinion kryeveper kombetare, jo thjesht politike

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Azio

                    Se Luan topi cfare ke shkruar. Argumente te forta dhe shume te verteta.

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      .

                      Rrnofte e kofte Saliu! Ne t somes Shqypnia!

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dauti

                        Nje intelektual shterpe pa tjeter nje shkretetire intelektuale do te krijoje. Ky njeri di te sjell vetem kaos. Por ky qelloi edhe i dhunshem me instikte kafsherore. Kjo eshte fat-keqesia dhe faji yne i perbashket (edhe juaji Mero) dhe sidomos atyre pleh-intelektualesh qe assistuan kete monster te ndoti historine e brezit tone. Falemnderit USA qe po na gjenden ne c'montimin e kesaj organizate mafioze.

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          UNE

                          Mero, bej nje sherbim sublim: Menjehere, bej nje aleance te mbare medias shqiptare me qellimin: 1 Asnje reporter nuk do mare pjese ne paraqitjet e tijvizive. 2 Asnje media nuk do pranoje emisione me teme veprimtarine e tij. 3. Asnje media nuk do pranoje programe te kerkuara nga ai dhe stafi i tij. Beja kete sherbim atdheut.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bureto

                            @Unë, mos ia fut kot! Mediat duan shfaqje, pavarësisht aktorëve që luajnë në to. Sa më groteske të jenë ato aq më shumë ndjekës ka. Merrni programet dhe platformat e ndryshme të TV-ve dhe shikoni nivelin e tyre të banalitetit. S'ke ç'i bën, këto janë shijet, këto lloj shfaqjesh do mileti. Dhe ja ku u shtuan reklamat, pra dhe paratë në kontot e tyre bankare. Saliu dhe trupa e tij teatrore është pasuri për mediat, ti thua ta bojkotojnë. Jo more, që pastaj ekskluziviteti t'i kalojë Syrit të Qimit (Zenit). Të bukur rekomandim që i bën Meros, kur vetë ky e përdor po një lloj, bile me tepri Berishën. Le ta provojë vetëm një ditë të mos merret me të dhe do ta shikojë rezultatin. Jemi në ekonomi tregu vëlla, ku çdo gjë shitet dhe blihet.

                            Përgjigjjuni
                          2. k
                            kirurg

                            Nuk ka se si që deputeti italian nuk e dinte se ku po shkonte (në kuvendin e një partie politike që nuk njihet ligjërisht, që kryetarin e ka nongrata familjarisht). Nuk hanë injorantë deputetët italianë, e dinë shumë mirë çdo gjë. Janë dy mesazhe: ky deputet vinte nga një parti e djathtë, e Berluskonit - miqësitë e vjetra, lobimi politik dhe jo vetëm. Përtej përkatësisë politike, ky lloj injorimi është tallja më e hidhur që e meriton: është një kuvend "partie" e njeriut që nuk njeh shtetin e vet, nuk ia respekton ligjet - si mund ta vinte në agjendën e vet zyrtare? Dhe në fshehtësi, me mefshtësi, italiani i ka lënë një çikë derën hapur Saliut. Ku e dimë ne çfarë kanë biseduar ata gjatë takimit zyrtar? Pastaj ka edhe afera private, doemos...

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nazmi

                              Ladi Sala eshte tipik fshatar, zemer zi, cmiranjoz, ska lidhje me as komunist apo demokrat.

                              Përgjigjjuni
                              1. f
                                find the diference

                                Kjo do ju hidheroje ca - Serbia merr Fiatin nga Meloni, ndersa Shqiperia refugjatet afrikane! - Meloni in Belgrade, Vucic : The new electric Fiat Panda will be "Made in Serbia"...and Edi Rama : Deal with Italy on migrant camps capped at 3000...

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bureto

                                  Serbia ka traditë në prodhimin e veturave. Ajo ka prodhuar dhe prodhon prej vitesh veturën e saj tip "Lada" dhe kjo traditë shërben mjaft në prodhimin e markës "fiat panda" elektrik, nëse kjo është e vlrtetë. Do të ndryshohet ca teknologjia, e cila thjesht transferohet, sigurisht në rradhë të parë për leverdi të kompanisë italiane, ku ajo përveç një tradite ekzistuese do gjejë në Serbi dhe fuqi punëtore (specialistë) më të lirë.

                                  Përgjigjjuni
                                2. S
                                  Shaban Arusha

                                  Mjesi shoke e ma shume shoqe u pershnes kudo qi jeni pej katunit LluKar te Kosoves herojike. Nji burr i mequm mka theee: Shyptart e Shypnis gjithqka jon vetem shqiptar nuke jon. Kta pere Lek e shesin edhe nanen e vete kurr mos u beso se jon te pa bes.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. k
                                    kirurg

                                    Ke të drejtë, burrat në Kosovë vrasin nënën e fëmijëve të tyre për 20 mijë euro...

                                    Përgjigjjuni
                                  2. A
                                    Ali Zajaz Ahmetovski

                                    Jav qkenderdheft robt Albin Kurti.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Gjahtari

                                      Lukunia e patave te foltores funksionon si cdo lukuni tjeter patash. Ne gjahtaret kur shkonim per gjueti patash duhet te ishim shume te kujdesur sepse patat fluturinin sapo pata e "Pare e lukunise" jepte sinjalin e rrezikut. Ne na duhej qe te mos shqetesonim "paten e Pare" qe te vrisnim ndonje pate. Po kjo gje ndodh edhe me lukunine e Sali Berishes. Foltorja reagon sapo dikton rrezikun e armiqeve te foltores dhe te gjithe veprojne si me komande. Diku lexova se Foltorja eshte lukuni ujqerish, ngaqe ata jane "mishengrenes", por ujqerit veprojne edhe me vehte dhe preferojne qe prehun ta shqyejne ne vetmi, gje qe nuk eshte ne praktiken e foltores. Ata jane pata te organizuar ne lukunine shqiptare te patave te quajtur "Patat e Vicidolit".

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shoku i gjahtarit.

                                        Vallai ke te drejte or gjahtar! Patat shtegetojne nga vendet e ftohta ne vende te ngrohta, sipas stines. A e ke pare lukunine e patave kur shtegtojne? Pata kryesore eshte ne maje dhe patat e tjera formojne nje "V". Ne krye te "V", eshte pata me qafen me te gjate, njelloj si Saliu qe ka hunden me te gjate ne "V" qe ai ka formuar me trimat e tij ne shtegetimin e tyre nga malet e Vicidolit ne ujrat e ngrohta te Adriatikut. Rruges per vende te ngrohta, dhjesin ne ajer dhe e kane mbuluar Tiranen me mut(e kam fjalen me glase pate)....

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje