Erzen Breçani dhe Sali Berisha janë të dy nën hetim dhe në përballje me drejtësinë për shkak të fëmijëve.
Erzeni duket qartazi i përfshirë në një veprimtari kriminale për shkak të djalit dhe ajo që ka thënë sot në sallën e gjyqit është e vërtetë.
Por jo gjithë e vërteta. Si një ish- zyrtar policie, ai mund të gjente forcë të ndalte këtë histori qoftë dhe duke bashkëpunuar me shtetin kundër djalit, dhe jo me djalin kundër shtetit. Por ky është një luks i tepërt në një shoqëri si e jona. Ai ka dështuar si baba dhe si ish- polic që ta nxirrte djalin nga rruga pa krye ku ishte futur.
Sali Berisha është nën hetim për të kundërtën. Ai jo vetëm që nuk ka bërë përpjekje t’i nxjerrë fëmijët nga përdorimi i pushtetit të tij për pasurim, por është bërë gardian i tyre në emër të pushtetit kundër shtetit, sa herë ata kanë ballafaqim me drejtësinë.
Më 2008, kur djali i tij ishte në qendër të skandalit të tragjedisë së Gërdecit, Sali Berisha vuri gjithë pushtetin në dispozicion të mbrojtjes së tij, duke e diferencuar vet PD dhe pushtetin në raport me qëndrimin që ata mbanin ndaj historisë së Gërdecit. D.m.th ata që mbronin të birin ecnin përpara dhe ata që nuk e mbronin eliminoheshin, ose shpalleshin armiq.
Kështu u futën në listën e armiqve të tij presidenti i Republikës i asaj kohe, Bamir Topi, i sapo zgjedhur nga PD, Ilir Rusmali, ish- ministër i tij, media dhe gazetarë që tentuan të zbardhin rolin e djalit të tij në Gërdec, ashtu siç u rehabilituan apo rikthyen në qeveri njerëz pa asnjë vlerë vetëm se ishin dëshmitarë të historisë së djalit të tij, siç qe rasti i Aldo Bumçit etj.
E njëjta histori u përsërit me vajzën e tij, jo vetëm me procesin e privatizimit dhe përftimeve nga kompleksi “Partizani”, por dhe me historinë e lidhjes së saj me Damir Fazlliçin, transaksionet e hetuara dhe të mbyllura me procedurë për kompaninë në Qipro, shitblerjet e tokës ne Porto Romano, përpjekjen për të përfituar nga firma e babait kryeministër, nga ndërmjetësimi i djalit të tij për koncesionin e ngjyrosjes së karburanteve që e provojnë dhe transakionet financiare me përfituesin etj.
Të gjithë ata që i qëndruan në krah fëmijëve të tij në këto histori rriteshin në detyrë, të gjithë që hezitonin apo refuzonin eliminoheshin.
Dhe kjo reflektohej pastaj dhe në pandëshkueshmërinë e tyre në çdo hetim që niste.
Tani ka ardhur një ditë, kur drejtësia po bën punën e saj, kur policia po vetpastrohet duke nxjerrë llumin e saj para drejtësisë dhe ne të gjithë jemi dëshmitarë të fakteve, atë që pushteti ka tentuar të fshehë para syve të shqiptarëve për tre dekada. Edhe pse të gjithë i dinim dhe i thoshim, asnjëherë drejtësia nuk tentoi t’i provojë.
Tani po provon.
Dhe tani po përjetojmë të gjithë si në një telenovelë, se cili është rrethi i interesave të Sali Berishës dhe njerëzit që e kanë rrethua atë, dhe kemi vetëm një listë të gjatë dhe të pafundme të njerëzve të tij në polici, në trafik droge dhe krim të organizuar, që kanë qenë të paprekshëm.
Bilanci 32 vjeçar i betejave të tij është i gjithë bilanc për fëmijët e tij dhe rrethin e tij mafioz.
Dhe pse duket e rëndë, historia e Erzen Breçanit dhe përshirja e tij brenda një rrethi criminal, i marrë zvarrë nga i biri që merrej me drogë, ngjan gjithsesi më pak e rëndë se historia e një ish- kryeministri dhe ish- presidenti, që ka marrë një shtet të tërë zvarrë për tridhjetë vjet për të mbrojtur fëmijët e tij. Dhe ka kurajë ende të kërcënojë se do të vazhdojë ta marrë zvarrë.
Sa te kete gjyqtare kamikaz si Znj.Olldashi Saliut nuk do ti hyj gjemb ne kembe
Pa lidhje fare Merroo , sikur te themi tani qe Rama eshte i inkriminuar sepse gjysmen e qeverise dhe kryebashkiakeve i ka ne burg , pa lidhje keto qe thua . E ke humbur fare , ahhh se desh harrova...Sales i rruni bolet.
Jo gjithmone Merua ka te drejte. Nuk jane te akuzuar per shkak te djemve, por jane pjese e klanit mafioz ku kane gjetur strehe edhe femijet e familjaret e tyre. "Germo Tare, germo" thote i madhi Kadri Roshi, edhe SPAK sa me shume te germoj, aq me shume emra do te gjej.
Po të gërmoj Tarja kushedi sa Breçani e grupe çiftelia e stresat që hyjnë e dalin në burg pa u dënuar,e sa banditë si Muli,Vokshi,Paloka,e sa sa banditë e zuzarë të Saliut zbulohen. Por taret e prokurorisë e gjyqësorit janë si Olldashin në shërbim të vampirit Sali.
Ti qe ja merr ne goje bolet Sales ja rruan vete.
Mos u zini kot se sali kërma nuk ka bole, është gjarpër
Pjeserisht te jap te drejte!Akuzat qe i ngrihen kryekrimit Shqipetar Sali Berisha jane si kafet e Nexhmie Hoxhes nderkohe qe ky ka vrare live ne 2 Prill 91,95,97,20008 dhe 21 Janar 2011 dhe çdrejtesia e çiftetelit vazhdon akoma e lagu se lagu ,se bashku me median! Pyetja eshte kush dhe perse mbrohet akoma Sali Berisha,ku me siguri fijet te çojne larg ,,nga ata qe e montuan per interes te tyre dhe qe u ka humbur kodii çmontimit ose tallen me kete popull idiot,qe vazhdon dhe shkon telenovela turke live. Per Merot padyshim qe kjo situate u intereson sepse nepermjet kesaj figure krimnale ne kembe mbaje gjalle aktivitetin e tyre ekonomik!
fcb - mos u lodh te justifikosh VAMPIRIN e VICIDOLIT . Zoti te falte !
Nuk e kemi degjuar zvarranikun Berrisha te flasi per narko- policin Brecani , i ka ikur zeri ju pren krahet i ngeli Zeni i vetem pa mbrojtje narko - mbeshtetsit e familjes kriminale Berrisha po arrestohen kancerit ju pren metastatzat ka ngelur vetem Stresi dhe ujku Fierit. Nuk po o i ndihet zeri non grates nuk po flet per financuesit e tije Martinet Matat Mutat.... heshtje ka ngelur si peshku pa uje po perpelitet . Me ne funde Shqiperi po linde bajgat si Olldashi dhe narko - mbeshtetsit e familjes kriminale Berrisha me ne funde dhane shpirte saga e narko Berrishes vazhdon per Totorinot e tjere te policis Berrishjane .
Ç’të bën fëmija, nuk ta bën as perëndia. E hëngre Sali, e hëngre, nga babëzia…..
Shteti jone ka mbaruar është shtet bananesh privat ne sherbim të disa personave sipas një agjensie "rating" nuk me kujtohet se cila Deloitte apo tjetër 55 persona kanë 90% të kapitalit të ekonomisë shqiptare Breçani ka dështuar si prind dhe si ish funksionar i lartë mëse e saktë po kundrejt shtetit se besoj se shteti është per tu pasuruar disa persona jo qytetarët e thjeshtë As 1% e shqiptareve nuk kanë besim te shteti dhe funksionimi i institucioneve
mos u merzit DMK ! me qetesi dhe dashuri - thonte dikur - ilir floriri )
Bëmë 32 vite demokraci jemi kalbur si shoqëri si shtet komplet Këta persona të përgjuar me Sky mbahen si ajka të zgjuar si biznesmen etj
Mero, per faktin qe ke lidhje shoqerore personale me brecanin, po mundohesh te relativizosh, aktin kriminal te tij. Nese nuk do te shkruash te verteten e hidhur per nje te njohurin tend, me mir mos shkruaj fare asgje mbi kete teme.
Ore thuaj ku do ta marre mallin Fevziu tani se e merrte qyl nga ky polici i Saliut.
Po vallë nuk e dinte Erzen Breçani që Sali Berisha ishte hajdut, kriminel, vrasës serial, hakmarrës i egër etj. etj. Si ka mundësi të jesh krahu i armatosur i një krimineli të tillë dhe vetë të jesh i pastër siç hiqet ai, por që e barros djali? Nuk mund të pranohet asnjë alibi e tillë. Askush nga ata që kanë dëshmuar besnikëri ndaj Sali Berishës nuk mund të ketë alibi të tillë të besueshme, duket si absurde. Sali Berisha e ka bërë kriminel cilindo që i ka treguar një nivel besnikërie e jo më ata që e kanë ndjekur pas me një besnikëri prej qeni.
Shteti ka qenë dhe është i përfshirë në "luftën" kundër Kanabisit, duke djegur përpara syve tanë, në media sasira të konsiderueshme bimë narkotike. Ka qenë luftë për konkurencë,kush mposht dhe eleminon kundërshtarët. Në këtë luftë të fortët janë përfshirë familjarisht, duke emëruar miqtë besnik në strukturat më të larta të shtetit. Nuk është çudi që policia survejon 7/24 kundërshtarë,apo qytetarët që mund t'a dekonspirojnë atë. Survejim edhe për llogari të familjes Berisha , për denimet me varje që ka dhënë kur ishte në pushtet.
Mero je i pa sinqerte.Brecanin nuk e mori djali ne qafe e kunderta eshte.Brecani nje kriminel - kamikaz i Saliut ti mundohesh ta justifikosh.Madje ne nje shkrim te djeshem na e nxirrje dhe nje hero te RENEA-as dhe policise ,kur dhe atje ai ka qene informator (bashkepunonte) i grupeve kriminale.Turpppppppppppppppppp........................
Nuk kemi gje ne vije kur kemi akoma njerez si ajo pisja Olldashi, por edhe KLGJ, te cilet leshojne deklarata se u nxorren te palarat e Olldashit si e korruptuar, por jo se gjyqetaret qe bejne vendime te duhura shantazhohen sulmohen ne menyren me brutale nga Saliu.
Mero nuk jam dakort me ty...ky surrat muti, maloku qe nuk di te flasi as shqip, ky ka marre ne qafe djalin, ky moterqire e ka futur ne rrugen e droges dhe te dy jane keqberes e kriminele...uroj te denohen, ti konfiskohet gjithe pasuria dhe te kthehen ne mal perseri, andej nga erdhen
Poshte Rama Poshte Berisha Poshte edhe gjitje felliqesirat ne parlament
Eshte nje personazh mediatik qe e kane marre zvarre per ti sherbyer te tere pushtetet me rradhe. Ky fakir zvarritjen e tij nuk e sheh, por kjo nuk e pendon te tregoje histori me zvarritje per tjeret...
Nderkohe Bella bukuroshe tashme zevendese e Ahmetajt aty prane Rames ne qeveri ka dhene nje "sihariq" - Do tu rriten me 10% pagat Gardianeve te burgjeve (por asnjehere nuk kane thene ne keto 10 vite shprehjen "rritje pagash per te gjithe punonjesit Buxhetore")
Balla nuk merret me financat e shtetit o palle.Perdore telefonin te mesosh ndonje gje ,jo te na tregosh sa injorant je.Ptu njerez te trashe.
Milaqi, zevendes kryeministrja e qeverise Rama quhet Bella jo Balla, shko meso te lexo or kaqol.
Cfar behet keshtu or popull,!!!! Kush ka drejtuar kte Komb !!!! Ja kaluam cdo kartrli te droges ku vet qeveritaret ne Shqipri kan mar drejtimin e korupsionit ,mashtrimit, vjedhejes dhe krimit te organizuar e deri ne tradheti !! Nuk kuptoj si pushteti , ju jiep fuqi magjike ktyre "udhehqesve",qoft nje diktatori gjakatar e deri ne sadist, sic e kan quajtur komunistin e madh qe sundoi per 50vjet dhe eliminoi e vrau ,(por nuk vodhi e tradhetoi kte Komb),edhe shoket e tij e vjen tani ky shpellar, ritur e perkdhelur ne koridoret komuniste ,e ka organizuar nje shtet me personazhe si ky Brecani me shok ,nje shtet pra ku me zi nuk behet ! Ky perbindesh familjarisht per 35 vjet organizoi kte band qe te gjitha kulisat qe perbejn shtetin te punojn per te ! Vjedhje , mashtrim, korupsion ,krim i organizuar e deri tradhti jan "peshqeshet" e tij qe ky popull spo mer veten Nuk esht rastesi, sherbetoraj e pervuajtur Olldashi ,pa ju dridhur qerpiku vendo te liroj banditin r familjes e te ler goj hapur e te zhgenjyer kte popull qe kujton se erdhi ajo dit e madhe e llogaris se kriminelve dhe hajduteve me ne krye te largqofturin e madh qe spo iu ndahet !!! E me lind pyetja KUSH NA E KA FAJIN ???.......