Më i gëzuar që e kanë marrë, se sa që e kanë sharë 

16 Nëntor 2023, 18:11Editorial Mero Baze

Zëvendëskryeministri i qeverisë italiane, Antonio Tajani, i ka telefonuar Sali Berishës duke e paralajmëruar ashpër se një protestë kundër Italisë, organizuar nga partia e tij, do të kishte pasoja të rënda për të dhe raportet me Italinë. 

Biseda e ashpër ka ndodhur pas paralajmërimeve të Sali Berishës se do të udhëhiqte protestat kundër marrëveshjes Rama- Meloni për akomodimin e emigrantëve të paligjshëm që tentojnë brigjet italiane në një bazë ushtarake në Shëngjin.

Pak para se Berisha ta bënte publike bisedën, ka pasur njerëz të afërt me të që bënë deklarata se Edi Rama kërkon të nxjerrë Berishën “non grata” dhe në Itali.

Me sa duket Berisha e ka perceptuar bisedën me zëvendëskryeministrin Tajani, si një paralajmërim që nëse e bën protestën, do të shpallesh “non grata”, dhe është tërhequr.

Nuk besoj se Tajani ja ka thënë këtë, por me sa duket Berisha tani mendon se të gjithë do ta fusin në listë të zezë, dhe është i kënaqur që ka arritur një “Pazar’ që të tërhiqet.

Argumentet nuk i kishte gjetur keq për tërheqje. Tha se nuk duhet të protestojmë kundër një vendi të lirë dhe aq më tepër një vendi mik si Italia që na është gjendur gjithnjë pranë.

Në fakt dhe SHBA na është gjendur gjithnjë pranë dhe është vend i lirë, por ai bën vazhdimisht protesta kundër tyre. Madje bën përditë në çdo konferencë shtypi.

Por ajo që bën përshtypje në gjithë këtë histori, ishte gëzimi që kishte Sali Berisha që zëvendëskryeministri Tajani e kishte marrë në telefon. 

Ky gëzim e tejkalonte tonin e ashpër të bisedës dhe kërcënimet që i kishte bërë. Ajo që i ka munguar atij që nga shpallja “non grata” nga SHBA është që nuk e merr askush në telefon dhe nuk i shkel askush në zyrë. Tajani e ka marrë dhe e kishte bërë të lumtur. 

Pas kësaj ai ishte gati jo vetëm të tërhiqej nga protesta, por t’i dalë zot dhe Edi Ramës se mos ja shan njeri marrëveshjen me Melonin.

Gëzimi që dikush më në fund e përfilli dhe i kërkoi diçka e ka lumturuar, pasi i duket vetja njeri që ka diçka në dorë. Ja për shembull mund të paralajmërojë protesta kundër Italisë dhe i detyron ta marrin në telefon. Me SHBA dhe Britaninë e Madhe nuk i ka ecur shumë. S’ka lënë gjë pa u thënë e pa protestuar kundër tyre, po ata nuk e kanë marrë në telefon dhe as janë shqetësuar. Madje as kur i kërcënon me gjyqe në Francë. 

Ky rasti i Italisë i ka dhënë shumë shpresë se si mund t’i rregullojë raportet me vendet e tjera evropiane. Duhet të planifikojë ndonjë protestë kundër çdo vendi, me radhë. Një herë kundër Gjermanisë, pastaj kundër Francës, Spanjës e me radhë, se ndoshta dikush e merr në telefon. Rasti i Tajanit është një shembull që ai e ëndërron. Dhe një arsye më shumë për t’i mobilizuar demokratët të jenë më të egër dhe të ashpër me SHBA dhe Britaninë e Madhe, se ndoshta dhe ata e marrin në telefon. Pastaj le të thonë çfarë të duan në telefon, po ta marrin një herë se i plasën buzën.

 

15 Komente

  1. m
    mirel

    Salikadavra ecen me moton "kush te rreh, te do".

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Mbas 2 muajsh, ed rama do beje marveshje me gjermanine, qe gjithe mutin e gjermanise do e depozitoje ne landfill ne shqiperi. Saliun do e marin ne telefon dhe do e kercenojne qe mos ndihet, mos te beje proteste. Do e kerceojne edhe rilindasit ketu qe po bere proteste do bejne edhe keta proteste me parullen qe duam me shume mut. Populli shqiptar do kenaqet do lumturohet , per keto aritje te medha. Mbas gjermanise do jete rradha e frances per shuren, zviceres per peshtymem e keshtu me rradhe. Shqiperia ka perspektive te ndritur. Ne 10 vjet iken 1 milione shqiptare dhe kane ardhur 5400 iraniane , ca afgane , 36.000 afrikane ne vit qe mbas 5 vjetesh behen 180.000 ,por jemi akoma larg shifres 1 milione. Mendoj qe lideri global te realizoje zvendesimin e popullsise qe duken se eshte plan i qarte dhe i mire menduar, per arsye te medha humanitare do pranoje edhe nja 500 mije palestineze. Ju si mendoni ti leme gjithe keto popullsi ne bote te vuajne????? Po mikpritja shqiptare ku shkoi.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bubuzhel Berati

      Ky genjen ......... cfare proteste do beje ky kur nuk ka asnje force ? Kaq pak e informuar eshte politika italiane sa nuk nje forcen e Berrishes ? Mos u beni naive .

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jugu

        Mero je gazetar qe di te shkruash, por ngaqe perkrah pushtetin qe do te thote hajdutet, si ne kohen e Berishes dhe tani te Rames, nuk kam ndonje respekt. Sepse media duhet te ket te pakten disa parime dhe etika. Por, ne kete shkrim jam dakord 100% me ty. Berisha eshte kenaqur qe e begenisi ky Italioni, Tajari. Nuk pordhi per kauzen e se djathtes qe mendohet qe perfaqeson, pa lere per popullin ne pergjithesi. Sala mesa duket lufton thjesht qe ta perfillin dhe keshtu te shpetoj nga hallet qe ka vet dhe familjaret.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mafmudije Margjek Breqani

          Kur të marrin në telefon nga Italia, është njesoj si të të thonë që bëj gati brekë e penebrekë leshi, mbasi burgu është për burra e jo për gratë…. Sali, bëju gati për në Reç, qelia Vip Nr. 1 po të pret.

          Përgjigjjuni
          1. P
            PeDeja e Salehut!

            Po sikur Mero nesër t'a shpalli dhe Italia "non grata", non gratên Saleh! I bie që ngelëm edhe pa protestë. Ku ti çoj tani ata 200 petrita, pedeista lule, hapi Saleh Berisha historinë e kuqe!

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nari

              Hahahaaaaa I madh je Mero,me shkrive !

              Përgjigjjuni
              1. U
                Ushtaraku

                Shumica e PS eshte kunder marreveshjes megjithe propaganden e eger te mediave dhe qeverise. Mbi 80% e popullit jane kunder dhe nese doni prova per kete te bej keshillimin publik apo referendum. Nuk e pyt kush Saliun qe nuk mbledh dot as 100 veta pervecse nje tufe idiotesh deputet qe lidhin veten neper hekura. Kjo nuk eshte pune Saliu. Ketu problemi eshte ky sharlatani kryeminister qe e mban ne kembe ende sepse i duhet edhe 1 vit a 2 tjeter.

                Përgjigjjuni
                1. u
                  ushtaraku prej qerreti

                  Hahahah ushtaraku prej trapoje,na qenka bere dhe analist

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Treni

                    Unë jam pro marrëveshjes dhe nuk dua të shpenzoj kot me referendume koti.

                    Përgjigjjuni
                  2. N
                    Nuk keni ndëgjuar për trimëritë e gazit kavajoti

                    Është i gëzuar krimineli se dikush u kujtua që ky është gjallë. Muli ishte bërë gati të ngjitej në tarracën e parlamentit,bardhoshja do kalonte në ekstrem,deputet shalqini do dilte me fitim se do shiste shalqin me shumicë

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fredi

                      Perla rradhes Llapen brenda opozites dhe Sali Telefonit

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        TemaTiku

                        Mero Baze fort i hidheruar se i vajti dem Editoriali qe kishte pregatitur ku do mallkonte Saliun e ta quante anti-Europian (anti-shqiptar po e po) se do bente protesta kunder dhurates se vyer te pervitshme qe i bo shqiptaromadhi Ed Rama shqiptareve - refugjate Afrikane me nga 36 mije ne vit.

                        Përgjigjjuni
                        1. timo

                          Ky është pretekst i Berishës për të anolluar protestën. Italiani e shpëtoi Saliun sepse nuk ka njerëz për të dalë në protestë.

                          Përgjigjjuni
                          1. i
                            i drejti

                            orgazem mero kurva kunder sales haaaaaa ke inat se e ka legjitimu si lider i opozites haaaaaaa e del ketu me mashtru disa injorant qe nuk dijne te lexojne as emrin e tyre haaaaa tja rrush bolet sales ti bashk me frrok bythlepirsin po ju pyes a keni grope tja rruani mire nga posht se saliu nuk ulet por rri ne kembe se e shihni me mire nga poshte haaaaaaaaaa.tani qe vijne zezaket pregudituni se ju sistemojn haaaaaaaaaa

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje