Pafuqia e Berishës për të frikësuar prokurorët dhe gjykatësen 

9 Nëntor 2023, 18:36Editorial Mero Baze

Shpërthimi i sotëm i Berishës kundër gjykatëses së çështjes së tij dhe dy prokurorëve Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, nuk ka të bëjë me humbjen e qetësisë, por me përpjekjen e tij të fundit për t’i frikësuar prokurorët dhe gjyqtaren e çështjes. Dhe është më shumë një dëshpërim që nuk po ja del dot.

Përpara kësaj Berisha ka krijuar një mjedis frikësimi për të gjithë këta. Gjyqtaren Irena Gjoka e ka rrethuar me intimidues nga njerëz të tij në adresë të familjarëve të saj, me shpresë se trembet. Prokuroren Millonai po ashtu. 

Njerëz të Berishës përhapin gjithandej legjenda frikësimi ndaj tyre, shumica e të cilave janë gënjeshtra, por që Berishës i nevojiten që të autosugjestionohet se është duke i frikësuar. 

Për Arben Krajën të vetmin argument ka, që dy vitet e para të jetës së tij si jurist, ishin dy vitet e fundit të diktaturës. E thotë këtë një sekretar partie, që i ka shërbyer komunizmit shumë herë më tepër se Sigurimi i Shtetit. 

Por tërbimi ndaj Arben Krajës ka dhe një shpjegim tribal. Për të rregulluar raportet e tij politike me Krajën, Berisha ka bërë shef kabineti Akil Krajën, kushëririn e tij. Natyrisht për këtë nuk ka faj as Akili, as Arbeni, por truri i Berishës funksion në atë mënyrë.

Meqë nuk funksionoi ky investim politik, tani i është turrur Arben Krajës si oficer sigurimi, ndërkohë që ai është jurist dhe jo oficer sigurimi. Ka mbaruar shkollën më 1988, kur dhe Berisha që ishte sekretar partie, kishte filluar të mos kishte më frikë nga komunizmi.

E vetmja gjë që mund të ndodhë është se mund të ndjehet keq shefi i tij i kabinetit, se mirë që po i shan kushëririn, se biografia e kushëririt nuk të zë, por ka pasur babain oficer sigurimi në Portin e Durrësit deri më 1990. 

Nuk është as ky ndonjë krim, por meqë Berisha vendos vetë standardet çfarë është krim në këtë vend, duhet të jetë më i besueshëm, që të mos duket që e bën vetëm për hallin e tij, ashtu siç në fakt është e vërteta.

Tani ky njeri ka dy vjet, që kur është shpallur “non grata”, që thotë më gjeni një fakt të vetëm kompromentues dhe unë iki.

Prokuroria i gjen jo një, por disa. 

Tani në vend të hedhë poshtë faktet që nuk i hedh dot, se 17 kulla nuk futen kollaj në një thes, sulmon prokurorët dhe gjykatësit që merren me këtë çështje.

Pra ky nuk pranon më as faktet, as gjetësit e fakteve, as gjykuesit e fakteve. 

Në këto kushte debati publik nuk ka më kuptim, por duhet të shikojmë procesin juridik. Dhe ai po ecën mirë. 

Sidoqoftë një lëshim mund t’i bëhej lidhur me masën e sigurisë për të mos udhëtuar jashtë shtetit. Të lejohet të udhëtojë në SHBA dhe Britaninë e Madhe, që t'ia plotësojnë një dëshirë.

19 Komente

  1. B
    Babai i Akilit

    Nuk e di a mund te ndodhe ne ndonje vend demokratik qe personi ne hetim te shaje e kercenoje me fjale rrugesh prokuroret apo gjykatsit?????. Po nuk u fut brenda ky plak matuf, Shqiperia ashtu si nuk ka gjetur karar prej 30 vjetesh, nuk bie rehat kurre. Kryefatkeqesia e ketij vendi ka vetem nje emer Sali Ram Berisha....

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Ky plak matuf qe thua ti zoteni,nuk futet dot brenda. Nuk mund te arrestohet se e mbron kushtetuta per moshen qe ka mbi 70 vejç. Po te mos ishte ky nen i kushtetutes,Saliu do kishte shkuar ne verin e semes me kohe. Keshtu qe SPAK nuk ka çfare t'i beje,sa do qe Saliu i shan e ofenduar,duke i quajtur prokuroret zagar. Nuk kame degjuar ofendime kaq te renda per drejtesine,keshtu si jua bene saliu.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Një figacak i mbarum

        Një figacak i pa pare, të gjith hajdute dhe komunistat janë frigacak.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sypeshkaqeni!

        Eh , i ndjeri Namik Hoti sa largpamës paska qene, me nje korrigjim ky edhe i rene nga kali na çau menderen?

        Përgjigjjuni
        1. J
          Japim lajmet ju flet Sali Berrisha

          Qe ky nuk eshte mire psiqikisht duket nuk ka nevoje per ekzaminim mjeksor e nxjerin nga shtepia ne mengjez dhe i fillone studiot rradhe deri ne 12 te nates fillone ofendone shpife genjene aludoni si skizofren qe eshte dhe e kuptoje semundja avancone por ate qe nuk e kuptoje eshte media kazanet nuk jane kapabel keta gazetar te kuptojne nje te semure mendor turpe kur familja e ka abandonuar cfars bene shteti ? E le rrugeve te tallen njerzit nuk eshte humane dergojeni per kurrim ne spitalin psqiatrike. E shikoja kur fliste parlamet fliste kot fraza te sterthena pa kuptim . Ne perendim njerez te tille nuk kane vende as ne media e as parlament . Kur shkoje gazetaret para tije qesh ka pas qene nje kenge per femijet ne mos gabohem e kendonte i.Mula (Tregone gjyshi nga hera na ishte seç na ishte na ish njehere nje plake qe breket mbushte nga polici.) Apo perallat e mbremjes kur gjyshi tregonte .

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taulant

            Hahahaha

            Përgjigjjuni
            1. P
              Populli

              Lidheni kete kopuk. Raseni brenda koleren. Sepse iku nga fiqiri. Ah mor pleure. Ke kusure per te lare. Ke vrare kerme. Ke nxjere te vdekur nga varret ndyresire. Ke vjedhur dhe xhvatur djersen e pasurine e ketij populli te vuajtur mor hale. Ne kazanin e ziftit te ferrit do digjesh mor pjelle e djallit. Tu shofte fara e sojit tend te mallkuar kerme.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Niko

                Mero je "doktor"i pamëshirshëm,pacientin po e vdes parakohe duke i treguar diagnozën.Të lumtë!

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xhamia e Sulltan Mehmedit 2 Prishtine

                  Hahaaaaaa..po Rustem Gjata ..per shembull...

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Emiljano

                    Ky plehre ka vetem nje rruge Mero,te iki ne rrot semes

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sali qen bir qeni rrugëve do ngordhësh

                      Ka ikur nga Fiqiri i shkreti dhe leh nga mëngjezi në darkë,ngatërrohet me fjalët e tij,bën ca lëvizje mimike e gjymtyrësh si skixofren,njeri nga të shtëpisë nuk ka që t'i thonë mjaft se le nam,fare fisi komunist e ka braktisur,super mbesa po feston me zezakët në Gjermani dhe se rrun për gjyshin psiko,sypeshkaqeni ka hallin e karminës se po i bën mutin sa ti vihen prangat,hundpinokja ka hallin e jamboshnjakut .... Por fajin e kanë prokurorët që rrinë si mut dhe ndëgjojnë të sharat e kërcënimet e një krimineli,dhe e akuzojnë për pastrim parash kur ky kriminel i ka pranuar edhe vetë botërisht krimet e tij,Edi Rama bën gallatë jashtë shtetit dhe lutet të jetë gjallë Saliu e të bëj rrëmujë se kështu i zgjatet jeta në pushtet

                      Përgjigjjuni
                      1. x
                        xhoxhi

                        Që ky ka lajthitur kjo ska diskutim por edhe SPAK po e përkëdhel shumë.Të paktën që duhet të bëjnë prokurorët ta ndalojnë mos llomotitë ditën dhe natën,të mos lejohet të dalë para kamerave..Njeriu që duhet varur në atë vënd është Sali Berisha.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          PD

                          Kam një propozim; Sa herë që ky lepurushi i Viçidolit nuk paraqitet para policisë gjyqësore, por vazhdon e i bën karshillëk nga banjoja, gjykata të mos ashpërsojë masën, por thjeshtë t'a gjobisë me 20000 euro për çdo herë që refuzon të paraqitet. Pastaj ti bllokojnë llogaritë bankare, shtëpinë dhe gjithë pasuritë deri sa të paguajë gjobën shtetit. Në demokraci nuk ka nevojë gjithmonë për burgun, mjafton tu shklëdhesh xhepin larove si Berisha, pastaj le ta varrosë bashkia si çdo mjeran. Kjo është drejtësi që vlen 1000 herë më shumë se burgu nga ku çdo copë muti na del me më shumë para dhe si hero

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            LORA

                            Sakte,komenti i PD.

                            Përgjigjjuni
                          2. f
                            fcb

                            Luani po zgjohet...

                            Përgjigjjuni
                            1. o
                              o popull dele

                              Fatkeqesia Kombetare lugat dhe ne varr do jet ,Ka vrar te pafajshem ,ka mashtruar e genjyer nje popull per 35 vjet rjesht e pasi e vodhi desh e coi ne humner ter Kombin .Nuk gjen te dyt ne kte Ruzull e jo me ne Evrop e ballkan ,nje krijes dykembeshe te jet kaq i poshter e ska me zi per te gjith ata qe e mbeshteten ne "madheshtin e veprave" te tij e akoma vazhdojn Nuk njeh gjuh tjeter vec kercenimit, qe kjo i ka mbetur ,se nuk ka me pushtetin qe i jepte fuqin e vrasesit Jo nuk ka lejthitur !!! Ky esht e ska ndryshuar dhe shikoni me aq "forc" qe kujton se ka prseri si kafsha e plagosur kerkon te kafshoj Jam me ty @populli Te lidhet sa me par ,te xhvishet sa me par nga gjitha vjedhjet e te mos livadhis akoma neper kembet e ktij populli fatkeq Vashdo Mero e shkruaj e pena top si gjithmon me kte shpellar te pandreqshem ,turpi Kombetar me gjith jeniceret qe e ndjekin e ska pse them emra sepse po i shofim maj kangjellave ,penxhereve e deklaratave te besnikeris .....

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Drejtesia

                                Eh more Mero sa me bere te qesh me tre radhet e fundit....lejojeni te dali ne SHBA dhe ne Angli... Ne fakt do ishte ideale se ja hedhin byrzylyqet direkt ne aeroport!

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Erindi

                                  Ne nje takim ish ambasadori i madh Hollbruk ishte pyetur per Sali Berishen Dhe pergjigjia e tij ishte:- Qe ne perballjen e par me Sali Berishen para meje u shfaq nje idiot i lindur Ky eshte Sali kerma Si ka mundesi qe per interesat e Sakiut ti shkojne nga mbrapa ata deoutet Apo dhe ata jan me idiot se Saliu ? E ka kot gjithcka e ka te humbur

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Demokrati me mend ne koke

                                    Sa e paska pas leprin ne bark. Prandaj i vrau ata ne 21 janar. Nga frika.Dhjaks muti. Ta njofin ata qe e paten idhull 33 vjet.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje