Zakonisht pas moshës gjashtëdhjetëvjeçare, fëmijët adaptojnë një kujdes të posaçëm për prindërit. Kujdesen për qetësinë e tyre, për shëndetin, për emrin e mirë që duhet të lënë në shoqëri, për shuarjen e problemeve që mund të kenë krijuar gjatë jetës dhe çdo gjë që ka lidhje me trashëgiminë e tyre.
Vajzat shqiptare madje, pak më shumë se djemtë.
Ky rasti i Argitës dhe Shkëlzenit është paksa i veçantë jo vetëm në Shqipëri, por ndoshta dhe në botë. Ky është i vetmi rast kur babi i tyre tetëdhjetëvjeçar, nxitet prej tyre të dalë rrugëve të mbrojë ata, të kujdeset për të shpëtuar çfarë ata kanë bërë gabim në jetë, të mbyllë historitë e korrupsionit të tyre, të mbyllë armiqësitë që lidhen me vrasjet e prodhuara për të vjedhur, si në Gërdec, apo dhe më keq, të paguajë qoftë dhe me jetë për ta.
Në fakt çdo prind e ka ndjenjën për të sakrifikuar deri në vdekje për fëmijët, por janë fëmijët ata që bëjnë diferencën dhe pas një moshe të caktuar sakrifikojnë për prindërit.
Argita dhe Shkëlzeni, dy fëmijët e Sali Berishës, hyjnë tek ajo kategori, që me sa duket nuk kanë mëshirë për babain e tyre. Janë gati ta shikojnë të përbuzur, të tallur, të fyer, të poshtëruar dhe mbi të gjitha, të dënuar për shkak të tyre, mjafton që ata të gëzojnë ato që kanë vjedhur.
Intervista e Argita Berishës tek Grida Dume, rrezatonte këtë mungesë mëshirë të vajzës për babain plak dhe burrin e saj në burg, të cilët në fakt të dy po paguajnë etjen e saj për pasuri dhe paaftësinë e saj edhe si juriste, për të fshehur gjurmët e krimeve të saj në pushtet.
Grida Dume ishte munduar të bënte gjithçka për ta portretizuar siç nuk është, dhe për këtë meriton të paguhet më shumë se Genc Gjokutaj si avokate, por nga ana tjetër, pavarësisht dëshirës së saj për të shërbyer si grimiere e Argitës, i ka bërë një shërbim të madh publikut, pasi ajo Argita që foli në studio me atë Argitën që vizatoi Grida, ishin dy njerëz që nuk kishin asnjë lidhje.
Shfaqja e saj publike ishte një ngjarje e rëndësishme, pasi ka thyer disa mite të përhapura nga vet familja Berisha, në përpjekje për të lënë një trashëgimi politike tek vajza e tyre, meqë me nuset nuk u ka ecur.
Miti i parë është “miti i profesionistes”.
Unë kam qenë ndoshta i pari që e kam njohur si juristen më të paaftë që kam takuar në këtë vend, madje dhe nga ata të plepave, por për këtë ka qenë e vështirë t’i bindje njerëzit kur ajo ishte në pushtet dhe u merrte një taksë mujroe bizneseve të mëdha për “këshilla”, që ata të kalonin pengesat, duke thënë kemi avokate Argitën.
Shumë prej tyre pak nga pak e pranonin në kofidencë që thjesht e paguajnë dhe nuk punojnë me të. Dje kur ajo kishte hallin më të madh të jetës së saj, nuk dinte të sillej dot së paku si juriste, por imitonte gjuhën vulgare të babait të saj, fjalorin e kufizuar që komplekset e saj të brendshme, qoftë dhe për të buzëqeshur, e rrudhin edhe më, dhe e bëjnë gjuhën e saj më të shpifur.
Nga goja e një gruaja të pjekur dëgjoje fjali vulgare, nga ato që Sali Berisha i thotë për militantët e Bathores në fund të mitingut kur nuk ka çfarë thotë.
Shterpësia e saj profesionale si juriste nuk vjen vetëm nga fakti se nuk ka çfarë thotë për dosjen e saj korruptive, por mbi të gjitha se ajo nuk ka menduar si juriste kur ka vjedhur, dhe nuk ka si mendon tani pasi është kapur. Ajo ka menduar gjithnjë si vajzë e babait dhe tani po përpiqet të mbrohet si vajzë e babait.
Dhe në këtë pikë, Grida meriton një lavdërim që ua bëri këtë nder atyre që kishin iluzion e se njerëzit që nuk flasin janë të mençur.
Jo!
Në shumicën e rasteve ata nuk dinë të flasin dhe Argita është një ilustrim perfekt i injorantes dhe femrës vulgare në fjalor. Është një Sali femër, me ndryshimin se Saliu është aktor dhe e di për kë flet. Ajo ka keqkuptimin se Saliu mendon ato që thotë dhe ndryshe nga Saliu, ajo i beson ato broçkulla.
Dhe këtu shkojmë tek miti i dytë i familjes Berisha, si familje harmonike.
Në fakt ajo është familja më hipokrite në trojet shqiptare. Në një familje ku babi ul çdo mbrëmje në tryezë djalin, vajzën, nipat e mbesat, gruan dhe kunetërit e baxhanakët, dhe flet si në fjalim fushate, u imponon hipokrizinë dhe demagogjinë si mjet komunikimi dhe kërkon që dhe para tyre të sillet si i pari i vendit, është një familje hipokrite, ku nuk pritet që fëmijët të kenë mëshirë për babain si prind, por vetëm ta shikojnë atë si të parin e vendit, që mund t’i shpëtojë ata derisa të vdesë.
Argita është pjesë e Berishës, mendja dhe gjuha e saj komandohen nga truri i Berishës. Kushdo që ka pritur një të “vërtetë” tjetër prej saj, nuk mund të jetë veç naiv i pandreqshëm. Kushdo që ka pritur të dallonte brerje ndërgjegje, reflektim, pendese, ka harxhuar kohën kot. Kushdo që ka shpresuar të shihte atë filizin e politikës berishjane, ka dalë i humbur pa shpëtim.
Argita, si përfituese e korrupsionit të Berishës, nuk ndahet dot nga afera, por dalja e saj publike jo nga pozicioni i gruas, i familjarit të prekur, por nga pozicioni i akuzatorit të drejtësisë së re, dalja për t’i bërë në darkë SPAK-ut të njëjtin gjyq që Berisha ia bën çdo ditë në drekë, ishte zhgënjyese për gjithë dashamirësit. Argita doli në media si pjesë e trupit të Berishës, jo si vetvetja
Në atë familje njeriu më normal është Sali Berisha, pasi vetëm ai e di që shtiret me të tjerët.
Të tjerët e dinë se ai e ka detyrë t’i bëjë të pasur, të pushtetshëm dhe të paprekshëm, sa të jetë gjallë. Madje dhe pas. Dhe kjo rrezatohej qartë tek gjithë argumentet politike që Argita kishte, në vend të argumenteve juridike për një nga historitë më spektakalore të kapjes së shtetit në Shqipëri, që është rasti i grabitjes së pronave të Klubit “Partizani”.
Të tjerët në atë familje janë ose hajdutë, ose hipokritë, ose injorantë dhe njerëz me komplekse inferioriteti. Perveç Arminës.
Miti i tretë që theu Argita Berisha me shfaqjen e saj publike, është raporti me të vërtetën. Më e pështira ishte kur foli për Lulzim Bashën dhe faktin që ajo nuk ja ofroi atë Sali Berishës, por thjeshtë më 2005, ai vet kishte kërkuar ta prezantonte me Berishën.
E vërteta është se Lulzim Basha e njeh Sali Berishën siç e kanë pohuar të dy, qysh nga viti 1991.
Në vitin 1993, Sali Berisha është një nga dy rekomanduesit për bursën e Lulzim Bashës në Holandë dhe në formularin e Lulzim Bashës në Utreht, emri i Sali Beishës si president i Republikës është depozituar si garantues i integritetit tij si student dhe i kishte lejuar Universitetit të Utrehtit ta pyesnin për të. Pra Luzlim Basha ishte një njeri që Berisha po e ndiqte dhe në rrugën e tij për t’u arsimuar.
Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë mbajtur kontakte në vitin 1997 e më pas dhe në vitin 2004, kur u hodh ideja e KOP, ai ishte në krye të listës nga Sali Berisha.
Ishte e vërtetë që ai punonte në atë kohë me Argitën në Kosovë, madje dhe burrin e saj, por edhe kjo ishte fryt i lidhjes së mëparshme që kanë pasur, lidhje që Berisha përpiqej ta mbante fshehur nga ne të tjerët, por ja ndaj Argitës.
Ai u ftua nga Berisha për të qenë në krye të KOP jo si një rekomandim i rastit, por si fryt i një lidhje të gjatë konsoliduar mes tij, Berishës dhe vajzës së Berishës.
Nuk ishte rekomandim, ishte më shumë se aq. Ishte një ide e pjekur prej kohësh. Argita Berisha nuk ka pse të gënjejë në mënyrë të shëmtuar nga komplekset që ka nga thashethemet që dëgjon për veten rreth këtij raporti.
Lulzim Bashën e kam pritur në Tiranë më 2004 me rokomandim të Berishës për t’u njohur me të si njeriun që drejtonte KOP. Jo më 2005, por më 2004.
Më 2005 ai ishte de fakto njeriu i dytë në PD, në hije, aq sa desh çmendi gjithë PD-në e vjetër.
Gënjeshtra pa stil e Argitës për Lulzim Bashën dhe gjithë qeverinë e vitit 2005- 2013, që në fakt u mbush me shokë e shoqe të Argitës e Shkëlzenit, tregon se ajo është një mashtruese ordinere pa fantazi, që nuk di të pranojë asnjë të vërtetë në jetë, nëse ato nuk i shërbejnë për momentin.
Dhe kur në një dalje publike ku njerëzit kërkojnë të vërtetën, të gënjesh për çdo gjë, madje dhe për kohën kur ke njohur Lulzim Bashën, natyrisht që nuk mund të bindësh askënd se po thua të vërteten për grabitjen e Klubit “Partizani”.
Dhe në fund, ajo donte të krijonte mitin e të vetëndjerit si pasardhëse e babait në PD, por që nuk do t’i bëjë hije babait sa të jetë gjallë.
Në fakt PD nuk vuan nga fakti që ka kryetar Sali Berishën si politikan, por vuan dhe është copëtuar nga fakti që Sali Berisha, Argita dhe Shkëlzeni, janë të damkosur si “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, dhe kurrë nuk mund të drejtojnë më një alternativë politike në Shqipëri.
Ata janë një alternativë dhe lëndë e parë vetëm për drejtësinë shqiptare dhe ndoshta dhe për hakmarrjen e ndokujt që shikon se drejtësia s’po bën punën e saj.
Argita Berisha dhe vëllai i saj, ashtu siç nuk mund të gëzojnë pasuritë e vjedhura të shqiptarëve, nuk mund të gëzojnë as PD, që Berisha po përpiqet t’ua vjedhë demokratëve dhe t’ua japë fëmijëve për t’i mbrojtur nga drejtësia.
Fati i saj i keq është që ka vjedhur si juriste pa qenë juriste, ka bërë politikë pa qenë politikane, dhe në fund, e mësuar të jetë vajza e presidentit dhe kryeministrit, ka harruar të jetë vajza e Sali Berishës dhe po e telendis atë në pleqëri rrugëve për hallet e saj dhe vëllait të saj.
Është i vetmi moment që ndjej keqardhje për Sali Berishën. Mos të rënçin në pjesë fëmijë të tillë.
Na kujtove nje film ku batuta e fundit e fejuara i thote te fejuarit eshte : Ne dhe Babai jemi Nje. ...sepse per te jetuar mire Ne AI. ...... I fejuari thote vazhdimin.... Per te jetuar mire ju Ai vidhte. ..merrte ryshfete. .... Ah per per te vrare jo Ishte denimi me vdekje.
Sa te paska djegur more Ymer aq shume sa ke hapur thesin e ke leshuar gjuhen si nje ordiner i rendomte. Je gazetari i vetem qe sa lepije bythen e berishes shaje familjen e Rames dhe sot qe lepin bythen e Rames shan familjen e Berishes. Gazetar rrugesh.
Besi. Mire i dogji Meros, se ashtu kishte nje pune me Berishën, per nje bombë që i vune poshtë makinës. Por, ty pse të dogji shkrimi i Meros? Ti ku hyn ketu? Ajo doli ne televizion vetë. Ta mbaje me shëndet çdo gje qe flitet per të. "Avokatja e Tre Perqindshit" di vetë të mbrohet. Ç'ne behesh ti avokat i saj? Nje nga familjet me të ndyra te Shqiperise, por ti u del per zot. Ç'ne? Ku e ke perfitimin ti?
Bes, ti mos e lexo Mero Bazen se asht privat dhe mos fyej.
O Mero, e ke thënë bukur …..” Argita Berisha nuk ka pse të gënjejë në mënyrë të shëmtuar nga komplekset që ka nga thashethemet që dëgjon për veten rreth këtij raporti”. Këtu edhe i japim të drejtë Argitës, mbasi siç përflitet në kefenenë e “Syri” TV, një fëmijë kjo e ka me Luli Bashën, dhe kështu që, ky ishte një detyrim i saji, për të nxjerrë në krye të PD-së, Luli Bashën, që ja u a futi sa krahu.
Argita dhe Shkëlzeni nuk janë fëmijë! Argita u mundua pa argumente të akuzonte SPAK,si paçavure por u largua nga studio e Gridës si e tillë. Populli thotë: Nuk mbulohet dielli me shoshë!
Përshkrimi i Mero Baze,nuk mund të kundershtohet,diagnozë e saktë,kura nuk besoj se do vijë!
e ke qare o Mero
I njeh mire Mero, ndaj dhe si nje rezonance manjetike ua vé në dukje gjithe cenet. Ndaj ky eshte nje sherbim ekselent që i behet publikut dhe mu per kete, ky sherbim i duhet njohur atij si merite.
Analize e sakte.Me mire se ty qe e ke pasur "kumandar", mavrine Sali, nuk e njeh njeri. Sigurisht qe femije te tille me mire mos ti kesh as ne lagje e jo me ne familje.Bere mire qe i'ua kujtove se ata janë një alternativë dhe lëndë e parë vetëm për drejtësinë shqiptare dhe ndoshta dhe për hakmarrjen e ndokujt që shikon se drejtësia s'po bën punën e saj.Ndoshta se shpejti plaku Mere iken "per andej" se me ate ngjyre qe ka marre populli po e shikon.Te vetet, per çudi po i japin nje shqelm ne te ndenjura per te ikur me shpejt "per andej"...Sa keq do katandisen keta te tije, kur te iki mavria...Ehhh, keta qofshin...
Tu lumt pena o Turan. Je shum i sakt . Thjesht dhe shkurt . Mero na ka nderuar me shkrimet e tij per kete familie kriminelesh .
Shume e fuqishme! Bravo e madhe Mero!
Je për tu admiruar! Populli do të vlerësojë për atë që shkruan me fakte dhe pa dorashka. Spjegim më të detajuar si fëmijët përfitojnë nga prindërit, dhe pastaj i hedhin në rrugë, nuk kam lexuar. Këta janë juristët e Salës, që vetëm ligje nuk njohin, njohin maliqin Sali
I ngjarkeka te jatit h jo vetem ne fytyre por edhe ne karakter dmth mashtruese , hajdute e paskrupullt etj
Mero: je me të vërtetë një analist i shkëlqyer që veç të tjerave e ke bërë dhe vajzën e Berishës ti vërë gishtin kokës dhe të përpiqet të njohë veten e saj. Të përshëndes dhe të vlerësoj pa masë për nivelin e shkëlqyer të shkrimeve të tua.
Bravo, Mero! Shqip, thjesht, qartë, saktë ????
Njesoje sikur Shkelzeni te intervistonte Argiden Por ne menyren femerore Grida me Argiden . Jo vetem qe nuk i sherbeu nje dalje ne tv por krijoje me shume akergji te degjuesi .
Doktori ka dashur gjithmonë pushtetin personal në kulm. Si komunist i vjetër pasuria ka qenë në plan të dytë dhe pa ndonjë rëndësi të veçantë Fëmijët e doktorit deshen miliona dhe akoma më naive si njerëz mediokër pallate të marrim qira. Kur ne pozicionin e tyre mund të ndërtonin kompani që sillte zhvillimin ekonomik punësim të plotë Duket e habitshme po ka me shume horizont Berisha 80 vjeç se è bija që foli mbrëmë me aftësi shprehëse tek 200 fjalë
Femijet perdorin babain, kurse babai partine per t'ju shmangur drejtesise
Shume argumenta na the, mos shkruaj kaq shume fakte se nuk i mbajme mend
Mero baze turpe te vi qe do i plasesh shpirtin nje plaku ne kte moshe .po boll mo mero se eshte duke i plas zemra nga marazi .gjynaf.
Aha , mos u merakos as ti as Meroja se nuk e rruan fare , po fare Berisha as pef meron as per qyqaret e tipit Pata , Çupi e Co. Po ti qe e mendoke kete paske pjerdh nga trute.
Mero ti kishe kerkuar Grides te shkoje ti ne vend te atyre dy gazetareve te trembur qe te shikonim pastaj cfare do thonte Çita.
Mero Baze ne lufte 30 vjecare me nje oktapod qe se fundi po i ngul gozhdat e fundit arkmortit tij. Me penen tuaj Mero do te ngelesh ne historin e ketij vendi me sherbimin qe po ju ben shqipetareve duke gropos nje njeri qe u pasurua me gjakun tone. Respkte pa fund o gjigand
Gozhdues, shterues, tmerrues..., je i hatashem Mero Baze. Njerzit e ndershem ne kete vend kane nevoje per fjalen tende.
Bravo Mero. Si gjithmon sulm kunder Saliut dhe familjes te tij. Po per Ramen ke gje per te thene, apo aty merr parate. Gazetare qe mbani ere.
Vajza debile e Dobicit Serb Sallic Vuko Karaxhiqit nuk mund te kete me shume tru. E ka trashegim nga serbet me katile, kriminele e kopile te botes.
Një shkrim i përsosur, ske çthua më, bravo
Nje analize per tu kuptuar nga te gjithe,B R A V O.
Nuk ka fajet Grizha, por Top Chanali qe lejon kete te fundit te marre ne interviste nje person qe njihet vetem si Avokate. Topi edhte nje kanal kombetar dhe eshte i pafalshem faji i drejtusve te tij qe ne programet e Grizhes , nje budallacke me vete, te ndyje programet e tij.
O Mero Mut mashtruesi. Argita me profesionalizem ti ktheu pergjigjet nje e nga nje. E dyta Berishen nuk e nxjerr as nuk e ndalon ajo. Berisha ESHTE NEN HETIM per kete çeshtje dhe ka gjithe drejten e botes te jape versionin e tij. Sa per ate qe , le te shkoje e te fitoje ne gjykate , qe e thone disa anal ista antiberishe, duhet te jesh leshko te besosh ne kte drejtesi PIPULLORE te Spak. Spak e ka treguar me shume se njehere se punon me regji. Rasti Beleri eshte me flagranti. Te presesh drejtesi nga GJKPA apo si k. quhet duhet te jesh kontigent i popullit hajvan 50 vjeçar qe ndoqi marrezite e shokut Enver me zell e devotshmeri.
Lul Bashiu je mut i Vucidolit, Mero e ka gazeten biznes privet dhe nuk pret ta vleresoshi ti.
Shume argumenta ke dhene, mos jep kaq shume fakte se nuk i mbajme mend
Urrejtje te madhe paske. Asnjëherë se kisha degjuar, po sh mirë foli dhe shumë e pergatitur ishte.
Nje shkrim shpotites ...
O Mero ma çave derrasat, fyellit ne nje vrime tere kohen, shterp!!!
Nje analize e vertete.
Ekselente Mero,je i madh,respekt!
Bravo Mero.je i sakte e mesimdhenes edhe per ata qe i ke kundershtare.
Mero, hera e parë që ti po ...gënjen! Mrëmë foli Berisha, jo Argita. Argita kishte mbushur kafkën e saj bosh, me plehrat e babait dhe u paraqi t'i derdhte në kazanin e Top-it, në ndarjen Grida!
Është e vërtetë, që fëmijët e tij , nuk e shohin Saliun si baba, por si Bos. Në një hapsirë ku Saliu dominonte me dhunë , harbutëri dhe posesivitetin e Toks së Xanun, që nga PDja deri në qeveri, këta të dy kishin një liri totale për të kalëruar partinë dhe shtetin, për të ngopur orekset, për tu servirur të veneruar nga servilët, por edhe për të ndërtuar partinë dhe shtetin e tyre të besueshëm familjar, me anë të shokëve, veglave dhe milicisë së horrave tribalë, që venerimin ndaj Bajraktarit dhe familjes së tij e kanë të shenjtë. Një lloj proçesi trashëgimie politike, ku klanet në parti dhe shtet, po konvertoheshin dalë ngadalë në pronë totale e Shkëlzen dhe Argita Berishës. Por nëse këta nuk e panë kurrë Saliun si baba, por si Bos, as Saliu nuk i pa kurrë si fëmijët e tij, por si pjesën më të besuar dhe funksionale të aktivitetit të tij mafjoz në politikë. Si Sadam Hysein me djemtë e tij të pamëshirshëm. Por jo p.sh Ramiz Alia me vajzën e tij të mrekullueshme me profil modest dhe të rezervuar publik. Kjo do të thotë që në mungesë të gjithë mburojës që siguron trashëgimia e PDsë që Saliu shkatërroi, fëmijët e tij të pambrojtur nga gjithë çka kërkuan në mënyrë patologjike të mos lëshonin nga thonjtë e familjes, që ju jepte para, pushtet, siguri, aftësi negociuese, ushtarë dhe servilë, sot dhe më shumë nesër pa Saliun, do të ndodhen përballë realitetit dramatik që të paguajnë të pambrojtur si faturat e vjedhjeve të tyre, si faturat e tmerrshme të Sali Berishës, ku më e tmerrshmja është ajo e gjaksve. Sali Berisha është babai që nuk pagoi kurrë faturën e përgjegjësive të veta, duke ja lënë trashëgimi dy tabelave që ekspozoi kaq shumë me luksin e shfrenuar, thonjtë e ngulur kudo, grykësinë e pangopur, krimet e pushtetit familjar tribal. Dhe siç dëshmoi asgjësimi i pushtetit të poshtër të Sadami Hysejnit, nisi pikësëpari me vrasjen e dy djemve të tij dhe përfundoi me litarin e Sadamit. Amerikanët, europianët dhe shqiptarët më shumë se irakenët, janë të vendosur që të mos ngelet asnjë trashëgimi, si vazhdimësi e ndyrësisë dhe degjenerimit të berishizmit tribal. Prandaj fundi i Berishës nisi me goditjen e familjes së tij, me Berishën të poshtëruar të bëj sehir. Pasi familja Berisha nuk përfaqson një familje që nuk ka asnjë përgjegjësi në marrëzitë dhe krimet e Sali Berishës, por pjesën më të rrezikshme të pushtetit të tij, të marrëzive të tij, të krimit dhe korrupsionit , të vazhdimësisë së kulturës mafjoze dhe tribale aq të rrezikshme për fatet e vendit dhe raporteve të Shqipërisë me aleatët e saj perëndimorë.
Bukur dhe troc. Me pak fjale por essenziale. Edhe Mero i tanishem ( jo Mero qe ishte i ledhatuari i Berishes) nuk ka kaq rezultat sa komenti yt,sepse te tille koment do te bente c'do shqiptar I ndershem. Te lumte. Ju pershendes.
Je mjeshter i penes Mero Baze.
Nuk është turp t'i kesh fëmijët hajdutë ose babain. Por, kur të gjithë në familje janë të përlyer...
Mero do te doja qe kete mjeshteri ta perdorje dhe majtas. Une vete e majte jam por jo me keta qe na qeverisin. Per sa i perket te djathtes uroj te shkrihet sa me shpejte e te shkoje Rama ta rikrijoje se vetem i majte nuk eshte ai.
Shkrim kritik,i detajuar nga ana gazetareske dhe ne interes te publikut. Si nje i "perkedhelur" i regjimit te Berishes,sidomos ne sundimin e tij te dyte, sigurisht qe I njihni mire "bemat" e tyre te "familjes shtet" e te "Berishes pushtet". Per kete je shume i sakte dhe nje vlere per drejtesine qe ky popull "djegur" pret te vihen ne vend shume nga paudhesite,demet dhe krimet qe ka hequr mbi kurriz nga ky "bajraktar" dhe "vrases" ishpresave dhe endrrave te ketij populli te vuajtur e te cfilitur. Dhe me mire se ti askush s'mund ti thote e ti beje me dije. Te lumte per kete. Te pakten po vlen per dicka ,domethene per drejtesine. Thjesht jam ne dileme,meqe "ish padroni yt" po e mer tatepjeten me gjithe suiten e tij,po per "bemat e padronit te ri" kur do t'a informosh kete popull qe vazhdon te cfilitet edhe pas 31 vjetesh tranzicion te tejzgjatur ? Sepse milioni i gazetarise eshte te thote te verteten ashtu sic eshte,edhe e hidhur qofte,e jo te krehi leshte e "sulltanit" te radhes !
"Edi Rama ne gjygjin e divorcit me Matilda Makocin, atesine e Grigorit ja faturoi baba Kristaqit..." ka shkruar e ster-shkruar ky Artikullshkruesi para ca vitesh! Ja pra se paska vajza te pa meshirshme me babain, por ka eshte baballare te pa meshirshem me femijet!
Grida Duma dhe Lulzim Basha kane nje merite te madhe simetrike: e para na tregoi pa dashje kush eshte Argita dhe i dyti na perjashtoi pa koshience Sali Berishen nga politika. Tashti nuk mbaj mend kush eshte i treti qe ka meriten historike qe na nxori i pari ne publik Ilir Meten !
Lum ai qe ka nje vajze brilante.
Te lumte, Mero. E thene cdo gje me mend e me nerv atdhetar. Familja Berisha eshte non grata pikerisht se ajo qe pame ishte Argita.
SPEKTAKOLARE Mero djali, familja non grata nuk eshte asgje tjeter vecse nje fole gjarperinjsh.
Me te ndyret ne ate emision ishin Robert Rakipllari i cili po masturbonte nga genjeshtrat pa fre te Argitur duke i propozuar ne fund qe te merret me politike pasi i dukej si Le Peni i ardhshem i politikes shqiptare. Ndersa mbrojtja qe i bente moderatorja - militante Grida Duma ishte e peshtire ne kufijte e nje servilizmi banal.
Sa $ ka marre Argita Berisha ne juridik per provime e vende pune neper digasteret e shtetit, nuk numérohen. 15 K € per nje vend ne Drejtorine juridike të Financave, kur babi kishte pushtetin, ishte si bakshish per sekseren dhe sekseret ortake. Shumat ishin 50-100 K€. Nje dite te gjitha paguhen. Shpresoj dhe uroj qe leket e vjedhura, t’i kthehen hallexhive qe s’kane nje gote qumesht per femijet e tyre.
Perle. Baras me gijotine.
Super shkrim. ????
Mero te falenderoj qe po i nxjerr syte familjes Berisha si nje familje qe kane xhvatur gjith Shqiperine si pasoje e qeverisjes s kryehajdutit SB njekohsisht serbit te ashtuquajturit kryeminister qe meriton vetem burg perjete bravo Mero Baze
Une do tewthoja qe Shteti duhet te veproi me Argiten e para duhet ta heqe si pedagoge qe u jep mesim te rinjeve nuk kane cfar te mesojne dhe marin studentet prej saj pervec te keqijavr tu mesoje korupsionin. Mero Baze i ka thene te gjitha per Argiten si per aftesine kulturen prgatitjen e saj e plot gjera duket ashiqare qe ka perfituar nga i ati . Une ketu bej me faj te dy prinderit e saj sidomos e ema duhet ti kishte ruajtur femijet nje nene e kujdeseshme rit femije te mire pastaj varet nga femija se nga fera mbin trendafili dhe nga trendafili mbin fera prandaj sali berisha duhet ta pesoi si Sadami le ti fillojne hallet me femijet qe te kujtoi ato nena shami zeza qe ju vrane apo u mbyten ne dete duke i hipur ne traget dhe i ka fundosur ne dete as var nuk kane ku ti qajne sa e ke demtuar kete Shqiperi more sali krimineli,i ke hak te gjitha ato qe po te ndodhin . Mero te lumte pena qe ja kujton popullit me kete shkrim per familjen Berisha ke thene nje realitet te hidhur por kjo eshte ewverteta per ate familje.
Urreje sa te duash familjen po kot e paske shkrimin. Kritika e vetme qe fustani i verdhe. Ajo u shaq si juriste shume e artikuluar kur shpjegoi llojet e marreveshjeve dhe kontratave. Ne vijim do flase ne publik edhe me mire. Publiku po bindet gjithmone e me shume qe aty grabitje s'ka patur, perkundrazi, qene pronaret qe moren token e tyre si rralle here dhe influenca ne shtet qe sic do e benin te gjithe dhe aspak jo-ligjore.
Uaaa ca u ben ti kesaj familje sja u ben zoti dhe djalli bashk. Pupu si ke shpetuar dhe po shpeton na keta ti i fort je. Ti je barometri qe berisha te ha mune tani ka vajt ne gope te semes. Bravoooo Mero je gjigant. 98% te shkrimeve i ke yll. ????
Ooooo komentues me përbërje neurokari ,....po kaq kara jeni o popull bastard që i vini pas fijes Mero legenit....që vetëm corapja i ka met në mendje... Pse s'godet këta në pushtet ky bythqir !ky bashkë me këta, që spo lënë gjë pa vjedhur..por meret me Berishën që se la të vidhte në kohën e tij...rrac muti je për ata që të njohin ,hajdut ordiner!