17 kullat!

24 Tetor 2023, 18:47Editorial Mero Baze

Gjatë një përballje televizive dëgjova Berishën që kur ju përmend shifra 5,4 milion euro të përfituara prej dhëndrit të tij duke startuar me 113 metra katror tokë, pa paguar asnjë lekë, tha gjithë siguri, “në dijeninë time janë më shumë”. 

Në një farë mënyre donte ta injoronte shifrën formale të nxjerrë nga hetimet e SPAK.

Dhe ka të drejtë. 

Shifra e nxjerrë nga hetimet e SPAK, ka të bëjë me fitimin formal, të shitjes me çmim reference të 17 kullave dhe jo me çmimin real. Çmimi real natyrisht është disa fish më shumë dhe ato janë paratë informale të familjes Berisha.

Por Berisha nuk e bëri për të demaskuar veten, por për të treguar se nuk i bëjnë përshtypje shifra të tilla 5,4 milion euro apo 17 kulla. Atij nuk i bën përshtypje as fakti që qeveria e tij është vënë pesë herë në lëvizje me ligje specifike vetëm për pronën e dhëndrit të tij. Dhe mbi të gjitha, këmbëngulja e tij që procedurat e përftimit janë të rregullta, është argument kryesor.

Ajo që bën sikur nuk kupton Berisha dhe ata që e mbështesin, është se Berisha nuk po akuzohet se  dhëndri i tij ka grabitur 17 kulla dhe një tokë pa leje të Berishës. Ai po akuzohet se ka bërë ligje që i kanë mundësuar dhëndrit të tij të përfitojë këto miliona dhe 17 kulla. Për këtë arsye, Berisha është i akuzuari kryesor.

Më thjeshtë, Berisha është nën akuzë për kapje të shtetit prej dhëndrit të tij. Hetimi i SPAK është jo vetëm i thellë dhe serioz, por është dhe modern dhe nën frymën e ligjeve të Bashkimit Evropian, që godasin kapjen e shtetit prej njerëzve të pushtetit.  

Nuk është shkelje të blesh 80 për qind të godinës me bono privatizimi sikur të jetë ligj i përhershëm. Shkelje është që ky ligj bëhet kur kërkon pronën dhëndri dhe u ndalet atyre që e kanë blerë më parë.

Nuk është shkelje të japësh leje ndërtimi pasi një pronar si dhëndri ka një certifikatë pronësie, shkelje është si e ka marrë certifikatën e pronësisë.

Nuk është shkelje të ndërtosh në një tokë që ka qenë më parë klub sportiv, problem është pse e ke hequr nga destinacioni i klubit sportiv për dhëndrin tënd. 

Nuk është shkelje të shesësh pallate pasi i ke ndërtuar, shkelje është të deklarosh 5.4 milionë euro fitim dhe të mos kesh paguar asnjë qindarkë në start.

Pra në thelb këtu nuk është nën akuzë Jamarbër Malltezi, por Berisha dhe pushteti i tij.

Jamarbër Malltezi është akuzuar për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror, kryer në bashkëpunim” dhe jo për “korrupsion aktiv”. Ai është nën akuzë pasi vjehrri i tij ka bërë  “ligje për emra te veçantë”, siç e kanë theksuar disa herë raportet e institucioneve ndërkombëtare.

Thellë thellë ky është një proces që ka në qendër të tij Sali Berishën si shkelës ligjesh dhe dhëndrin si përfitues. Nuk është një proces që nis nga Jamarbër Malltezi, por nga Sali Berisha.

 Arsyeja pse dhëndri është në qeli dhe Sali Berisha ende në seli, ka të bëjë me faktin se Berisha do të shtyjë nja dy- tri ditë duke u mbrojtur me procedurë.

Përfytyroni tani një njeri që na ka shitur moral për 32 vjet në këtë vend, që i shkon policia në zyrë dhe mbyllet në banjë mos t’i takojë, i shkon në shtëpi dhe u nxjerr komshiun t’u thotë se kam parë sot, i vjen njoftimi publik dhe thërret militantët ta mbrojnë nga burgu…

Ky është Sali Berisha, njeriu që mendon se duke shtyrë nja dy- tri ditë më shumë në liri, mund të poshtërojë drejtësinë shqiptare duke mos ju dorëzuar përsëri.

Por puna është se ato 17 Kullat janë shumë. Ashtu siç e tha dhe ai vetë, nuk janë 5.4 milionë euro, por më shumë. Militantët e tij, e kanë shumë të vështirë të pranojnë që tani të dalin të rrihen rrugëve e të japin jetën për 17 kullat e tij. 

U revoltuan boll kur thamë që po merr një kullë të madhe në sheshin “Skënderbej” 64 kate, dhe nuk donin ta besonin. 

Tani 17 kullat janë të prekshme. Shumica e atyre që ndjekin Berishën në mitingje janë pa shtëpi dhe ai mendon se janë gati të vdesin për të mbrojtur 17 kullat e tij.

Përveç 5,4 milionë eurove, pasurit e tjera të sekuestruara, shtëpitë në  Holandë, e llogaritë në Gjermani, milionat e transferuara çdo muaj për mbesat në Perëndim, vilat në Lalëz të deklaruara dhe të padeklaruara, janë shumë për të besuar që ky njeri duhet ndjekur pas deri në vdekje, se nuk është hajdut. 

Ky njeri është thjeshtë një hajdut i rëndomtë, frikacak, i paburrë, i pashpresë dhe mbi të gjitha, i parehabilitueshëm në histori. 

Do të iki nga politika, historia dhe jeta fizike në këtë vend, si një hajdut frikacak që ka vrarë për të vjedhur, dhe në fund po tenton të futet dhe në wc që mos të përballet me drejtësinë.

Dhe kur të iki nga kjo jetë, e vetmja pllakë varri që do t’i mbetet mbi tokë janë 17 kullat. Ato do t’i kemi para syve një kohë të gjatë dhe do ta kujtojmë... Si hajdut.

37 Komente

  1. A
    AQO

    Kohë përpara, kur bëhej ushtri, përdorej një shprehje:Nuk shtyhet ushtria me të dhjerë.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dhendri me i rrezikshem se vjehri haaaaa sa kam qe

      Po Shkelzeni sa do kete ? Nese burri i ish dashnores se Bashes kishte kete shifer Zen Qose sa do ta kete 100 here me te madhe. Sot u kuptua pse Lubonja lodhet ne kazane pasi vajza ka punuar me Berrishen per privatizim pse Fevziu nuk lodhet pse Bushati pse Shkullaku keta morracak me 2000 euro i blen i shet i prostituen . - Personalisht jam skeptik pasi ata ne SPAK jane pjese e klanit kriminal Berrisha ata thjeshte arrestuan dhendrin per te falur vjehrin a thua sikur dhendri pa pushtet ka qene me i rrezikshem se vjehri kur ai perfitoje nga pushteti vjehrit duhesh e kunderta dhendri ne arrest shtepie dhe vjehri ne birruce pasi ishte vjehri kryeminister dhe jo dhendri e gjithe kjo eshte nje maskarade e drejtesis per te mos patur DREJTESI

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Në qelbësirat shpresuam se pasurite ishin demshperblim qe kam 30 vjet qe jetoj me gẽrdallen maloke. Kontrata thoshte se do kisha perfirime dhe do me njiheshin veshtiresi suplementare.Keshtu foli DHENDRRI I NON GRARES PARA SPAK.

        Përgjigjjuni
        1. t
          tpc

          Pse SPAK po e lejon qe ky te mos i bindet thirrjes per tu paraqitur ne gjykate? Ky sot ishte ne konference shtypi ne vend qe te ishte ne gjykate. Pse e lejojne qe ky njeri te jete mbi ligjin? Sot edhe Donald Trump ishte ne gjykate ne New York.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sali karapidhi

            Karmina Karngrita Xeni Desara Sllobodanka Doktor Mortja Prostituta Kombetare Sali

            Përgjigjjuni
            1. M
              Miza ce ce

              Te lumtë,o Mero! E çakordove fare plakun qe s'do ta marre as mortja. Iku nga fiqiri

              Përgjigjjuni
              1. x
                xheJ.eN.Bi

                O Raimond Fleks pe Vlore.Analfabet ngele tër jetën .Vajte kaq vjet që ndërove ëmrin dhe prap ashtu ngele.Po t'i lexoje mirë ligjet e mesfushorit tënd Sali Efendiut nuk do komentoje kështu.Në fillim bëri Ligjn 7501 që tokën e pronarëve ja dha kllasës kooperativiste ,si reforma agrare. Kurse për ndërtesat mbi tokën e pronarëve nëse ishte ndërtim 100% si Klubi Partizani nuk përfitonin pronarët e tokës ,po ju kompesohej.Nëse godina privatizohej ,përparësi kishte pronari. Klubi Partizani nuk duhej të privatizohej se ishte në fuksion dhe përdorej nga klubi.Po mesfushori yt Sali Efendiu sharkoi të gjithë ata që kundërshtuan dhe disa i burgosi si shefin e klubit. Ka dhe shumë të tjera ,po ty të janë zënë sytë e veshët dhe të ka shplarë trurin Sali Efendiu o Fleks i hershëm.

                Përgjigjjuni
              2. R
                Raimond Vlonjati

                Ligjet qe ka bere Berisha ndihmojne gjithe ish Pronaret , jo vetem dhenderin e tij, sic mundohesh ta paraqesesh ti bashke me ata , besniket e partise ne SPAK, o Mero krimbi. Ne Vlore pershembull , tek Vilat qeveritare,ne Uje te Ftohte per shkak te atij Liigji qe miratori Berisha , qe gjasme e beri per Dhenderin , sic pretendoni ju ,pronaret e tokes moren shumicen e vilave qeveritare, qe nga Piereta Cika, ish basketbolliste, mori vilen qeveritare mbi tynel. I thane Berishes atehere aty ne vila, qe " edhe Vila e Presidentit ka pronar " dhe Berisha tha direkt : Po ka pronar , le ta mari nqs eshte e tij". Pra Berisha ishte pro qe toka tu jepej prnareve dhe i ndihmonte ata me ligjet e tij. Por shansi ishte qe pronar nuk ksihte tek teritori i Viles, ) ose ndoshta ishte prone e nje Italiani ) por ne pjesen e plazhit ishte pronari dhe e mori gjithe token , edhe plazhin e moren ish pronaret , Pra Ligji i Beirshes i ndihmoi te gjithe ish pronaret qe kishin prona edhe ne vednet me te mira , sic ishte bregdeti, dhe natyrisht do e mernin edhe ne Tirane . Ku eshte ketu shkelja, se tek e fundit fare, u ndihmuan Pronaret te marin token e tyre. Nuk moren token tende ne Tepelene more Mero, Por edhe sikur te jete ndihmuar vetem dhenderri i Berishes, ( gje qe nuk ka kuptim sepse atehere me ate ligj moren pronat shumica) prape nuk eshte shkelje se dhenderi moren token e tij, nuk u ndihmua te merte token e dikujt tjeter / Te akuzosh shtetin se ndihmoi nje ish pronar te merte token e tij , qe e ka pasur te trasheguar nga te paret e tij, kjo eshte cmenduri . Nderkaq ty mor Mero nuk te bejne pershtypje , Vjedhjet e pafundme qe ben Rama duke mare nga buxheti i shtetit qindra milione dollare duke ua dhene te haujve qe nuk bejne asnje investim ne Shqiperi , sic jane ato 2 anijet qe gjasme do na prodhonin energji elektrike, por ato rijne atje ne detin e Vlores dhe nuk bejne azgje, apo inceneratori i Tiranes qe nuk ekziston fare dhe Shteti i paguan 70 mije euro ne dite . Edhe mos i fshij komentet qe nuk te pelqejne

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Prona duhet te shkoj tek i loti.

                  Mondi nenes juve mbase jetoni ne ndonje planet tjeter se familja ime ka qene e pasur edhe sot akoma nuk i eshte kthyer shtepia e sekuestruar nga sistemi edhe trojet.Kur beja gjyqe me plepat e Saliut per tokat bujqesore fitonte bujku.Me afersi 20%e popullsise i i kane marre me dhune ose force pronat kurse te tjeret ngrohen ne diell. Origjina e Saliut eshte fshatar i varfer flinte me dhine. Edhe dhenderri. njesoj mos degjo perrallat e tyre.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Raimond Vlonjati

                    Ti e ke pasur token , jo ne qytet, por ne fshat ku jane toka bujqesore dhe aty u be ai ligji qe ua jepte token per perdorim punonjesve dhe fshatareve. Ai ligj ishte i gabuar , dhe aty ke te drejte . Por ama ai ligj nuk perdorej per tokat truall , ne qytet dhe per tokat ne bregdet, se nuk me kujtohet tani. Biles ne ligj atheere u be nje gabim skandaloz , q ene Objektet e ndertuara qe ishin ndermarje apo dyqane , i pari ne privatizim tek dyqanet tishte punonjesi ndersa tek ndermarjet e fabrikat i pari ne privatizim ishte ish i persekutuari dhe pass tij vinte ish -pronari. Kjo ishte skandaloze, por aplikohej vetem tek ndermarjet dhe dyqanet , jo ne objektet e tjera

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Shqiptari i Ilirisë

                    O Raimond,po bole do mbetesh deri sa të vdesësh ? Je për gjynah.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kazani

                      Aman o Rajmond ma gjej pak ku ka pronarët plazhi?? Jo me letra fallco. Po filloje nga Turqia, Zogu etj... Po më gjete realisht 1m privat ... Jo me letra fallco joo. Se ashtu Lul Basha mbushi detin aty në VL dhe dilte se na paskësh qenë pronë... dhe për atë Rama i dha 13M €...

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Raimond Vlonjati

                        Te sqarova ketu por keta nuk postojne komentin.

                        Përgjigjjuni
                      2. !
                        !

                        Raimondi qenka vlonjat puro nga ata qe dalin nga prodhimi pertypja e miserit te verdhe. I diteka te gjinenqiri raimond. I bera nder qe i thashe keshtu bytheqirit raimond

                        Përgjigjjuni
                      3. Q
                        Qytetari

                        I madh je Mero. Të lumtë pena dhe mëndja.

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Janullica Beleris Konstantina Mitsotakis Vangjelis

                          Pesë miliard ( 5.ooo.ooo.ooo ) euro, llogariten vjedhjet dhe grabitjet e Sali Berishes, që i ka në emër të fëmijëve, Rahmanëve dhe piçkuriqeve të tjera, që i ka të rregjistruara nëpër botë. Ujë të zi, i duhet nxjerrë.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shkelzen Demiri

                            Zoti Baze Falemnderit per kete shkrim brilant.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Eni

                              Po perse i lejohet ta shtyje edhe dy apo tre dite ne shume, a nuk do te ishte tallje me drejtesine siç ka bere gjithmone.Perse nuk merret me force dhe te plaset brenda ne qeli sipas procedurave ligjore, se nese ndodh si heret e tjera atehere ky monster do behet me i "forte" akoma

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Korçari

                                Mero ky komunisti Non Grata ka hyre ne VC per te bere prova se si duhet te varri veten me litar ,njesoj si dikur ballisti Butka

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shqiptar

                                  Bjeri qenit,kusarit të ndyr?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Morricone

                                    Mos u habit sa kulla ka shit apo do ndertoje por habitu qe saliu nuk do denohet per shkaterimin e shqiperise dhe shitjen e cdo toke apo te gjitha dallavereve 30 vjecare , por do denohet se ka ndryshuar ligjin per dhendrin! A ste duket Jo normale qe Robert Mugabe I vicidolit do denohet se ka bere shuren pa leje dhe jo demin e vertete qe I ka bere shqiptareve. Vjen era [ Mareveshje ] SPAK , Qeveri, dhe SALI Demet qe ka bere I biri kurves jane shume te medha ne krahasim me Akuzat. Po ju bejne shpelarje truri.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Toni

                                      Sakt! Por jo vetem si hajdut, edhe si kriminel...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Vlonjati 12

                                        Jo vetem per dhendrin po kjo monster edhe per rastin e te birit , Shkerdhenit , vuri ne levizje e ne sherbim te tij gjithe institucionet e shtetit te asaj kohe dhe tani na hiqet si sherr budalla , nderkohe qe shqiptaret e njohin mire se çfare zagari eshte

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          PeDeja e Salehut!

                                          Mero, iku... Vajti në p.... të Sugarbabes! I ka fillu çmontimi. (Tani kaloi dhe pikat e të bërit ndonjë marrëveshje). Legeni do shkoj atje ku e merriton... (Por shqetësimi im është se po n'a pompohen shumë dhe këta të tjerët)

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lideri hajdutllekut.

                                            Te lumte dora Mero Baze.Nuk ke cfare ti thuash me shume edepsezit Sali.Megjithate kur shkundet thesi i miellit nxjerr akoma edhe keta duhen shkundur akoma.Uroj te shlyejme ndonje borxh qe ka shteti nga koha e tij kur ishte nè krye.Keta udheheqesit tane jane te fandaksur.Nuk duan tja dine per borxhe.Mjere ky popull me gjithe keto pasuri dhe jeton ne varferi shumica e nuk po permend pensionistet qe u rropaten gjithe jeten.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nari

                                              Bravo Mero ! Nje analize e sakte dhe brilante

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                MEMEDHETARI

                                                Mero,une propozoj qe emri e Berishes te behet i paharrueshem,dhe konkretisht WC -ja me e madhe ne Tirane te marre emrin "Sali Rame Berisha"...Nuk hyn kot tjetri ne hale,e ka nje qellim...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  SB dhe IM_j

                                                  z.Mero, po te shkruan nje ish Oficer madhor i Gardes, qe per aresye te kercenimeve te grupit "Ciftelia" disa here gjate viteve 2011 deri 2013, ku u detyrova pak dite para Zgjedhjeve Parlamentare te largohesha familjerisht pertej Oqeanit, sepse njerzit me kriminele te Sali Berishes (Paramilitaret) qe kane punuar ne Garde, Polici, SHIK, Ushtri me ne krye Agron Kulicaj, pasi humben pushtetin kerkonin te merresha me krime. Sigurisht nuk pranova dhe durova shume siklete deri sa ika nga Shqiperia. Dua te them se Sali Berisha duhet denuar dhe per krijim Organizate Vrastaresh, Dhuniesish dhe Hajdutesh, qe kercenonin, vidhnin e gjobisnin me dhjetra Biznesmene ne Shqiperi, por dhe kane vrare njerez duke filluar me Kosta Trebicken e me radhe. Pervec pronave te patundshme qe kushtojne disa qinda Milione Dollare, familjaret e Berishes kane nxjerre qindra Milione Euro e Dollare nga Shqiperia per ne disa vende te Europes, ku vajza, dhendri dhe djali jane marre me kete pune. Edhe Azem Hajdarin ai e ka vrare me kurthin e ngritur qe e di shume mire dhe Genc Pollo. Ne te njejtin nivel si hajdut dhe kriminel eshte dhe Ilir Meta dhe gruaja e tij Monika, prandaj jane bashke tani si kurre me pare, qe te mbajne njeri-tjetrin deri ne fund.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. p
                                                    pinoku

                                                    Duke qënë se nuk jetoj në Shqipëri dhe disa gjëra nuk i di mirë, do të donja të pyesnja, duke u nisur nga shkrimi i Meros: Ai po akuzohet se « ka bërë ligje që i kanë mundësuar dhëndrit të tij të përfitojë këto miliona dhe 17 kulla. Për këtë arsye, Berisha është i akuzuari kryesor ». Dakort. Por cilat janë këto ligje dhe çfarë përmbajnë ?! Nga këto ligje ka përfituar vetëm dhëndri, apo edhe të tjerë ? Me çfarë bien në kundërshtim këto ligje të aprovuara edhe nga parlamenti ?! « Nuk është shkelje të ndërtosh në një tokë që ka qenë më parë klub sportiv, problem është pse e ke hequr nga destinacioni i klubit sportiv për dhëndrin tënd ». Në qoftë se ajo tokë ka pasur vërtet pronarë, nuk e kuptoj se ku është problemi. Dhe përse nuk mund t’ia heqish atëhere tokën klubit sportiv ?! « Nuk është shkelje të shesësh pallate pasi i ke ndërtuar, shkelje është të deklarosh 5.4 milionë euro fitim dhe të mos kesh paguar asnjë qindarkë në start ». Ku është problemi ?! E ka rregulluar punën që ai të sigurojë lejet dhe të tjerët të paguajnë. Tjetër. Kush janë ligjet e aprovuara për « persona të veçantë ». Në qoftëse janë ligje të aprovuara nga parlamenti dhe nuk bien në kundërshtim me kushtetutën e kam vështirë të kuptoj se ku është problemi. Ndryshe cilat janë ligjet e shkelura ?! Pa diskutim që dhëndrri është bêrë multimilioner se ka pasur vjehrrin kryeministër. Pra i ka pasur dyert e hapura dhe ka pasur shumë dijeni se nga del leku. Por kjo nuk mjafton ta futësh në burg. Nevojiten fakte për shkelje ligji në flagrancë. Shkrimet e analistëve dhe mllefi i tyre nuk mund të konsiderohen fakte. Berisha ka bërë të zeza saqë meriton 1001 vjet burg. Por jo për këto që shkruan Mero. Kam frikë se SPAK-u do shfryhet si një tullumbace. Le të merren me 21 janarin dhe Gërdecin, apo me grushtin e shtetit që organizoi kur u vra Azem Hajdari. Këto janë fakte. Berisha pa dyshim që e ka ndihmuar dhëndrrin e tij të pasurohet, po ku është shkelja këtu. Pyetja është se ku është shkelur ligji?! Me këto akuza që parashtron Mero nuk shoh ndonjë arsye që ai të dënohet.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. f
                                                      fcb

                                                      I rrujne Bolet .

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. N
                                                        N

                                                        Te gjith ropshat i kan ndryshu ligjet si kan dasht. Sikur mbas saliut tju vinte radha edvinit dhe ilirit bashke me gjith klysht e tyre do behej shqipria por spaku......s'kap

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Antiserbi

                                                          Krye HAJDUTI i Familjes: Sali Vuko Karxhic. Kopili, Dobici dhe Bastardi Serb. Ky njeri është thjeshtë një hajdut i rëndomtë, frikacak, i paburrë, i pashpresë dhe mbi të gjitha, i parehabilitueshëm në histori. Do të iki nga politika, historia dhe jeta fizike në këtë vend, si një hajdut frikacak që ka vrarë për të vjedhur, dhe në fund po tenton të futet dhe në wc që mos të përballet me drejtësinë. Dhe kur të iki nga kjo jetë, e vetmja pllakë varri që do t’i mbetet mbi tokë janë 17 kullat. Ato do t’i kemi para syve një kohë të gjatë dhe do ta kujtojmë... Si hajdut. Populli nuk ka cafre te thote me shume.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. D
                                                            Davidi

                                                            Pagesat e privatizimit jane bere ne 90% cash. Ligji eshte bere me mbrapa. 10% eshte plotesuar me bono. Ti Mero po jeton dite te lumtura sot, por po te te futën dhe ty siç po i futen ish punedhenesit tend, do zije rradhen per te kapur sapunin.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Sokol

                                                              Mero je i madh.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. V
                                                                Vezhguesi

                                                                Analize shume e mire, te lumte.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. K
                                                                  Klasa punetore.

                                                                  Ka feste gjith shqiperia dhe po del drita per gjithe shqiptaret, puntor e te ndershem. U hap dera e burgut. Udhe e mbare per ne burg per te gjithe mamuthet miljarder.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. T
                                                                    Tosku

                                                                    Sa i lumtur jam. Me se fundi Arnautistani do behet mbreteri. Do kemi mbretin me te gjate ne Europe. Per obertare ka aq shume, saqe mbajne ere fekale duke djersitur me shkrimet e tyre. Pra kete vend po e shkaterrojne pensionistet enveriste dhe gazetaret sahanlepires. Mjere ky popull.

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje