Liria që sjell “burgu” i Berishës

22 Tetor 2023, 18:05Editorial Mero Baze

Një mikut tim dje i kish rënë në sy diçka që po ashtu më bëri dhe mua përshtypje. Gazetarët që ishin në konferencë shtypi me Berishën dhe që siç është traditë janë gazetarë që ai në një farë mënyre i lejon ta pyesin, pasi jo çdo kush është i lirë të shkojë në konferencë shtypi me të, ishim shumë të lirshëm në pyetjet e tyre. Pavarësisht nga media ku punonin dhe shumica punojnë në mediat e afërta me Berishën ata po silleshin si gazetarë të lirë.

Thuajse gjithë pyetjet e tyre i referoheshin faktit që Berisha tani ishte person në ndjekje penale, dhe e trajtonin si të tillë.

Edhe pse në tre katër raste ai i shantazhoi direkt me emra, njërit duke i thënë “e ke gabim” tjetrit “po bën shërbime për qeverinë”, njërës i thoshte po “i shërben atij që nuk i ke shërbyer” , dhe plot shantazhe të tjera, askush nuk u step. Thuajse të gjithë i bën pyetjet e tyre.

Dhe kjo ishte një surprizë e kendshme për mua dhe shumë të tjerë të cilët natyrisht kemi vite që shikojmë, që përballë Berishës, janë ata që u jep leje Berisha dhe pyetjet që do ai.

Dje ishte diçka krejt ndryshe. Të njëjtët gazetarë, ose së paku gazetarë që së fundmi kishin harruar ta pyesnin, por vetëm dëgjonin broçkullat e tij, dje ishin njerëz të lirë.

Dhe liria e tyre është pikësëpari produkt i “burgut” qe po i troket të Sali Berishës.

Çlirimi së pari u ndje tek gazetarët dhe kjo është një shenjë shumë e mirë për shoqërinë. Prej dje thuajse gjithë shtypi, përveç televizionit të djalit të tij që në fakt duhet të jetë në inventarin e sekuestrove të pasurive të paligjshme, po botojnë gjithë gjëmat e Berishës me kompleksin “Partizani”, mënyrën se si ka vënë shtetin në shërbim të vajzës së tij, për të rrëmbyer pronën. Në fillim duke ndryshuar ligje që lejonin ta kërkonin atë, pastaj duke ndryshuar ligje që ta përfitonin e kështu me radhë deri tek ndryshimi i destinacionit dhe kthimi në 17 kulla.

Por ndryshe nga shtypi, duket se politika nuk e ka aq të lehtë të ndahet prej tij. Përveç atyre që kanë halle të ngjashme si puna e Ilir Metës apo të tjerëve brenda ish PD, ajo që është interesante ka të bëjë me heshtjen e partive të tjera politike opozitare.

Kur ndodhin arrestime nga socialistët dhe që kanë ndodhur me shumicë, socialistët reagojnë.

Në të gjitha rastet ata kanë mbështetur hetimet edhe pse kanë dorëzuar para drejtësisë njerëzit më të rëndësishëm të pushtetit të tyre këto dhjet vite.

Në asnjë rast as Edi Rama, por as Partia Socialiste apo institucione te tjera, nuk kanë bërë betejë politike me SPAK dhe drejtësinë e re dhe kur në disa raste teprimet kanë qenë ekstreme dhe dënimet kane qene  sa për statistikë.

Por arrestimi i dhëndrit të Berishës dhe marrja e pandehur e Berishës e ka heshtur spektrin politik opozitar.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës e cila ka një qëndrim parimor pro SPAK dhe hetimeve të tij në këtë rast ka heshtur. Ose së paku ka heshtur deri tani, pa asnjë pikë kuptimi.

Droja se demokratët do të mërziten nëse PD zgjedh mes SPAK dhe Berishës është një  keqkuptim i madh. Demokratët janë një hapa para çdo opozitari në sjelljen ndaj Berishës duke e lënë atë të përballet vetëm me familjen e  tij përballë drejtësisë. Ata e lanë te vetëm tek selia duke mos ju bërë krah si hajdut zyrtar. Të tjerët janë pas tyre.

Gazmend Bardhi po ashtu një fraksion pa identitet  i opozitës, i cili u nda nga Berisha për shkak të “non gratës’ dhe më pas u nda nga Basha për të shkuar tek “non grata”, tani hesht edhe pse kauza e tij e vetme politike ka qenë drejtësia.

Dhe ai me sa duket llogarit që nëse demokratët e dëgjojnë të distancohet nga Berisha nuk e duan më.

Po ashtu partitë e tjera të vogla opozitare që tentojnë të bëjnë gjoja lëvizje të reja brenda opozitës kanë mbyllur gojën. Kam dëgjuar vetëm Endri Shabanin të ndjehet i gëzuar për këtë proces gjyqësor nga gjithë ata që janë kritikë me qeverinë. Të tjerët gëzohen fshehurazi se ende kanë frikë se e merr vesh Berisha.

Përballja e Berishës me drejtësinë po kthehet në një lakmus për të kuptuar kush është i lirë të dalë kundër tij dhe kush jo.

Brenda PD, personazhet që mbrojnë Berishën janë shumë pak dhe qesharak, por ata që heshtin janë shumë dhe kjo tregon pafuqinë për tu përballur me të.

Tani kemi një datë në historinë e re të drejtësisë që është drejtësia para ndëshkimit të Berishës dhe pas saj. Dhe e kemi të qartë çfarë lirie prodhoi dhe për kë e prodhoi fillimi i gjykimit të bëmave të tij.

Është si një ditë që fillon e i jep fund tranzicionit, duke na e bërë të qartë kë do marrë me vete politikisht dhe kë do lërë të lirë të ecë me këmbët e veta.

 

50 Komente

  1. A
    Anatoli

    PO ILIR META ,KUR??????

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Burgu i Berishes i sjell Liri vetem Rama hajdutit duke i lene duar to sherbeje Serbise hapur fare dhe te vjedhi te gjitha tokat e bregdetit dhe te vazhdoje me vjedhjet e taksave te Shqiotareve ne menyre ne te madhe me Inceneratoret , me anojet qe gjasme prodhojn energji duke ndejtur ne detin e vlores , me rruget qe nderton Rama hajduti. 30 milion dollare kilometri etj vjedhje ia fund te tij

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skela

        Raymond qenke rrote kar oce

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tetovari

          Jo o Skela si Sala si Rama e Meta e Mediu, dhe shum te tjer te Sales dhe Ramës, burgu i burelit ësht pak, me e vjedh shpijen tande dhe popullin tënd ësht krim i madh.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Raimond Vlonjati

            Ikni or legena ! Besoni keto genjshtra te pista te ketij labushit te qelbur i cili mundohet me mish e shpirt te te gjeje vjedhje atje ku nuk ka, dhe nderkaq mbulon vjedhejt e pafund qe po ben sherbetori i Serbise, Rama hajduti . Rama po vjedh me cmimin e Karburantit me te lartin ne Europe e ne Bote. Mero mbulon vjedhjet qe ben Rama tek Inceneratoret ne qindra milione dollare, apo ato anijet qe do prodhojne energji elektrike qe qendrojne atje ne detin e Vlores , dhe nuk bejne azgje fare, qe nderkaq shteti jone do i paguaje atyre anijeve 200 milion dollare, dhe nderkaq ju paguan cdo dite nga 100 mij dollare kot fare. Pse? Sepse keshtu ka vendour hajduti Rama Dhe keto vjedhje qe ben Rama hajduti nuk permenden ketu, por permenden mashtrime karagjoze per te gnejyer budallentje si puna juaj

            Përgjigjjuni
            1. A
              A.d

              O funderine ,te te vije turp nga bashkeqytetaret e tu qe i del ne mbrojtje nje felliqesire si Sali Berisha.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Skbeu.

                Jes, shume e sakte. Deri dje ishte jashteqitja e Berishes. Sot ka mbetur si jashteqitje e Ramovicit.

                Përgjigjjuni
          2. T
            Tirana Shqipe

            Te gjith shqiptarve ju jep Liri ????

            Përgjigjjuni
            1. P
              Per sqarim

              O Rajmond, po cke o vlla qe merzitesh, punet e mira behen me ngadale,Saliu do shkoj ne Rec do te beje ato qe do ti caktojne, do dali prape, do te marri statusin e te perndjekurit politik, do ti kthehen pronat qe i jane konfiskuar nga regjimi, do ti hiqet grada nga USA dhe UK e me pas do te beje nje jete te qete. Kaq e thjesht eshte.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rajmond Skelari.

                @Per sqarim. Faleminderit per prognozen per Saliun, por te mungon prognoza per Rajmond Vlonjatin dhe te gjithe ata qe duke shitur bythen tek pederasti Sali, kane vene 5 leke menjane per "ditet e zeza". Per Rajmond Vlonjatin keto dite jane pikerisht ato dite te zeza. Te lutem me spjego se cdo beje Rajmon Vlonjati me paret qe ka fituar nga tregetia e bythes ne tregun e malokeve. Pale, pale por e quan vehten vlonjat, kur ne thelb eshte malok qe mundohet te sjelle percarje ne Vlore duke u kamufluar si Sali Berisha qe hiqet si notar i sprovuar.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sk. Beu

                  Ti o qenef laberie, duhet te kete punuar Greku me ty, sepse nje shqiptare i vertete nuk mund te ndaje Shqiptaret Gege( qe ti i quan malok) e ne Toske. Por nuk te ve faj. Qenke mbeturine e firmes se Miladinovicit te vitit 41shit.

                  Përgjigjjuni
          3. J
            Janullatos i Fredi Beleris nga Progonati me Konsta

            “Shkëmbi i Granitit” në Adriatik, Sali Berisha, qysh mbrëmë, është SHTUF nga Tufina, ku ndodhen varrezat, për të vdekurit e kësajë bote, në pritje për të “vdekurin e pa kallur” e që është këthyer në një kufomë politike, që kutërbon erë vdekje….

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sk. Beu.

              Vetemjashteqitesit e Janullatosit si ti, mund te luten per varreza tufine. Por ti qenke nje filo Grek i paguar me para kesh te tyre.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Besimi

              SPAK-u është mirë që më në fund i ra pikës dhe uroj që të vazhdoj pandalshëm të i arrestoj të gjithë ata që e kanë vjedhur e varfëruar këtë vend.Falemnderit ShBA-së për ndihmën e paçmuar që po japin në transformimin e Shqipërisë.Tani le ta shijojnë “lirinë” edhe gazetarët.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Skenderbeu I Zhozit

                Lajmi me i mire per 33 vitet e fundit o Besim, shqipetaret sot fituan lirine e dyte pas vitit 1944.(e futi ne qorrsokak kete popull me firmat piramidale dhe kuhsedi sa vite do te duhen per te rekuperuar ate drame qe shkaktoj ky ari i qelqurinave)

                Përgjigjjuni
              2. F
                Fevziu ne gjendje te keqe shendetsore per babin e

                Disa thoshin nuk e arrestuan per shkak te moshes por po ti rreferohesh non grata thote :j Jam i ri akoma do mare postin e kryeministrit e ndjeje veten me te ri se kurre ....atehere beje birrucen si nje djale i ri . Une mendoje qe se shpejti do arrestohet mbasi ti hiqet imuniteti si deputet qe zgjate dy jave procedure dhe kjo do ndodhi se shpejti kam parandjenje qe do shkojne femra police per ta prangosur se po vajten police ai vdese nga frika i mbushe breket me mute. Kjo eshte afera e pare Ka Çez Ka Gerdec Ka kater te vrare Ka shume por dhe do groposi shume duke dilluar nga Basha te aktori filmave te realizmit socialist ish ministri pothuajse nje pjese e mire qe i shkone pas jane te implikuar

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tata luigji

                  Perfundimisht lideri hamasit ballkanit salih bin laden sonte eshte perball drejtesis me familjn e tij kriminale. Kerkoj 1500 vjet burg dhe para qelis te merret me fugon policie dhe te shteis ter shqiperin sepse seicili ne kete vend kerkon ta pershty kete kriminel qe per 33 vjet ushqeu familjen e tij me gjak shqipetaresh

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    doktori i shurres se hysniut ne paris

                    ke te drejte Mero, kjo date shenon fundin cberjes te Shtetit por jo te Shqiperise, sepse per fat erdhi ky gjatoshi dhe per 10 vjet e beri Shqiperine dhe sapo ka filluar te bej Shtetin qe e rrenuan mbetjet toksike komuniste berishet, metet, nanot etj ,keta te fundit nuk punuan kurre per asnje 'SH' por vetem per nje 'SH' tjeter qe eshte shoqeria, shoku etj. te rroje America, sepse ne do ishim taliban me kioskat prej plasmasi.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tetovari

                      A ti doktor e harove suratin e gat se ësht edheai far e M. Popoviçit apo Mugoshes, ose Ramizit, nji mut jan te gjith.

                      Përgjigjjuni
                    2. G
                      Gazeta

                      Mire tha Fevzua po njerezit nuk ja vene re se mendojne qe eshte budalla. E tha shume mire "tani erdhi koha" - nuk ka lidhje as me drejtesine e re dhe as me qeverine apo me pak qe Shqiperia po ndryshon. :)

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nul Moka

                        Po Qimi, ç'thotë Qimi? - Alo Qimiii! - Po ku je more shejtan? - Ça është kjo, ree?----- E vërtetë ? Joo! - Qënka e vërtetë Kapo.... Hapu dhe' ....

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Luani

                          U mbyll epoka e vulgaritetit, krimit, vjedhjeve dhe e pandëshkueshmërise..shteterore.., munde të konsiderohet, fundi i tranzicionit… dhe mos kthimit mbrspa më ..!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Guri 430 Ton (Milion Euro) i Inceneratoreve.

                            Mero i shqetesuar se perse po hesht e nuk po gezohet Partia Basha! Kjo tregon se as Bashistet e paket nuk i bashkohen dot gezimit te Meros, pasi eshte e thjeshte : ata tani duken me qarte si opozite e stisur qe nuk kane liri te bejne opozitarizem. Sa per Socialistet dhe Ramen qe paskan mallengjyer Meron se nuk qenkan merzitur per hetimet qe SPAK ka bere Majtas, Mero ben harraqin e nuk thote se ata kane qene vetem ca Ish- te larguar nga detyra qe vete ky pushtet i Rames ja poston SPAK per ti dhene mundesi Merobazerise te hedhe hi mbi syte e opinionit se "Ja, socialistet nuk i nderhyjne asaj "Drejtesise" tyre.." ..por ama ate Lil Beqen nuk po e leshojne edhe pse ne vetem 4 Koncesione mafioze ne Shendetesi ka kapur kuoten e gjysem-Miliard Euro...( Mbase ngaqe eshte Daum njelloj si vete Timonieri )

                            Përgjigjjuni
                            1. O
                              O Guri trime

                              O Guri o trime me flet ose nuk kupton cfare Mero ka shkruar ose nuk di te lexoshe Mero nuk ka mare ne mbrojtje Bashen por heshtja e Bashes tregone shume tregone bashkpunim me Berrishen

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kështu o posi!

                                Vazhdo ti Scorpion b... lëpirës i Berishës të broçkullisësh me nick-name të ndryshëm,vazhdo. Prit edhe ca ditë,se do kesh punë kur ti hapet tamam peta e lakrorit familjes Berisha.

                                Përgjigjjuni
                              2. X
                                Xhoni

                                Degjeneroje perdhunoje familjarisht malokun Saleh bin vicidolin Bravo Meri djali

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tironci

                                  Po mire o Baze po askush nuk e mendon se SPAKe ka ndihmuar Saliun se nuk e ka akuzuar per vjedhje po vetem per shperdorim detyre? Se ndryshojne gjerat dhe duhet te arrestohet se bashku me dhendrrin ne bashkpunim per vjedhje.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lulezim Basha-Klyshe i Berishes

                                    Mero: nje Pyetje:Pse Arrestimi i Xhamber Malltezit nuk u be para nje viti apo 6-te Muajesh??Provat ishin ,Deshmitaret ishin..dhe jane ahere???????????????? 1-Pra disa ditesh Berisha Festoj 79-te Vjetorin e Lindjes ne mos Gaboj.....dhe tani na Del se SPAK-kerkon "Detyrim ne Paraqitje"????????????Pse???????????? @@Mendoj se dicka eshte e Stisur per te Shpetuar Berishen...dhe jo me kote Vjene Arrestimi i Dhenderrit tani....ku edhe me gjithe Sekuestrimet qe i behen..prape se prape ai eshte Miljoner...sepse Miljoneret dhe te Korruptuarit si Berisha..kane edhe nje Plane Rezerve..per te Shpetuar Miljonat e Vjedhura,ose pa djerese... Ne se Xhamber Malltezi "Denohet"..shume shume 4-5-s vite...keto nuk jane gje Fare...sepse ai e ka Siguruar Jeten e tije edhe pas Burgut.... @@Kur thekson se PD-ja e Lulezim Bashes nuk po Flete:C´fare do te thoje??????Lulezim Basha..po"Ha Molle Dibre"...a i ke Provuar Mero Baze??Jane shume te Mira...dhe po Bene "Politiken e madhe "Nga Dibra..por me mire do te ishte te shkoje dhe Vizitoj Fshatin e Nje prej Viktimave te 11.-te Janarit..ku e "Vrau Vete"..duke pare nga Dritarja e Ministrise...lool

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      E

                                      Partite e vogla mender opozitare si,Duka,Ndoka,qirje Dule,Dash pijaneci,Medi Gerdeci etj qe u bashkuan me foltoren e kriminelit Sali Berisha tani rrin si te dhjere.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Gram

                                        Arrestimi Malltezit dhe me mbrapa kufizimi I Sal B. Ishte veprim integje t I SPAK. I hapi rruge ne menyre te thjeshte penLizimit te isheve te pa ndeshkuar. Sepse kur keta mekatar duhet te mendojne se kur u ndalua SB, we me thashetheme thoshin se bashkepunon me ER, po me ne si do behet?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Prind

                                          Edi Rama i shtrydh si limoni ,pastaj i zgjedh kurbanet dhe ja hedh Spakut... Me kete rast ploteson dhe nje nga kushtet per te hyre ne BE, duke vene ne pune drejtesine e re te pavarur nga sirtaret plot me dosje skandalesh qe ulerasin per hetim ????

                                          Përgjigjjuni
                                        2. T
                                          Thu thu thuq

                                          Pse flisni kot ju kamunista se ja futet Lexhendes? E degjut Tos mollos lubonjen? Po thuthuq Paloqen? Arrestimi iAb pederastit eshte politike. Bllokimi i Sali karit eshte politike. Ska asgje. Eshte presion qe ben skapi i kaput nga rama. Po revolucioni vazhdon. Ne rast kur skapi do three Sal karin do jete Muli, paloqja pelo ne komande. Gajret burra se plasi shura dhe do bohet muti mullar.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Pjeter....

                                            Na shuaj nje kuriozitet te vockel, Mero djali. A ka ndodhur Takimi I Madh I Edvinit me Enverin, apo do presim edhe pak?! Pako gje rruge duhet te kete mbetur! Rrofte USA qe do e pastroje halene me emrin politike shqiptare! Edhe Edvini, sado te sperdridhet, aty do e kete fundin, ne kokerr te burgut!!!....

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Skraparliu

                                              Mire e ke o Mero qe thua pse nuk po flasin krietaret e vegjel po nuk kane degjuar nuk dine gje se nuk rri pa folur Dashi,Goni i krimit Dulja i Belerit Fatua negociatori dhe i fameshmi Llapoja qe kur bene Rama nje pordhe llapa me vrape te syri keshtu sic thote llapa Shqiperia behet me lider si llapa po polici pse nuk flete nuk degjone ai qe kete pune e ka bere RAMA.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Sali të ardhtë gjëmba

                                                Ata që heshtin që nga Basha e medi gërdeci e sharlatan kujtojnë se janë në ëndërr dhe mendojnë se nuk është e vërtetë dhe presin që egërsira Sali të ngordhi se po u zgjua do i lëshoj çeçenët me Mulin në krye ti coptoj,dhe tjetra të gjithë këta janë të implikuar në aferat dhe krimet e Saliut..... Dash pijanecit akoma nuk i ka dal pija,Llapaj që do rregulloj Shqipërinë po i ikën financuesi Sali,xhozi pret Krajën ti shkoj në Shkodër,murrizi po ndërzen lopët me bamkë veterinerin,gazmendja në kavaj po falet në xhami Dulja ka hallin e belerit se mos është në një qeli Malltezi e të gjithë presin se mos është ëndërr

                                                Përgjigjjuni
                                                1. f
                                                  fytyra qe s'i pranon as pasqyra!

                                                  Mero, ketu veçoj dy shprehje te tuat se une kam kohe te lire tani; "...te tjeret gezohen heshturazi se kane frike mos i degjon Berisha..." dhe perballja e Berishes me drejtesine eshte nje lakmues kush eshte i lire te dale kunder tij dhe kush jo....." Vetem esencen nxjerr une tani, por une jam frikacak se: Sali Berishen drejtesia shqiptare as e arreston e as e denon. Shenja e barazimit ne matematike perjashton identitetin dhe drejtesia duhet te jete barazim dhe jo identitet , por shpresa sot ka vdekur per drejtesi te barabarte. Vetem po te ngrihet dikush nga varri! Mbaje mend kete. Le te jete jo 79 por dhe 1979 me ato krime dhe shktarerime qe ka bere ai, duhej futur dhjete pashe nen dhe qe mos ti ngelesh bishti perjashta.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Prind

                                                    Dje besoj u clirove dhe ti Mero nga obsesioni i vjeter. Tani te lutem zgjohu nga ajo enderr e keqe dhe shih se ç'po bèhet post Berishe.... Shume skandale qe gjeneron Rilindja cdo dite perendie, meritojne te vizatohen nga pena jote brilante. Please, beji dhe nje sherbim tjeter Shqiperise, zgjoji ndjekesit e tu te shumte te shohin se si zhvatet cdo dite pasuria e shqiptareve me makuterine me te madhe alla rilindase. Shqiptaret kane kohe qe po kerkojne Enverin, por kam frike se shume shpejt do fillojne te kerkojne e Berishen .....

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Stim

                                                      E vetmja gje "brilante" qe ka Mero, eshte tulla qe i shkelqen. Sa per penen, ate e ka gjithe mut. Mutin e penes ja hedh atij qe do pushtetari qe i ushqen gojen.

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. A
                                                      Artibr

                                                      Thon se berisha mbrem ne koference per shtyp u lak nga poshte dhe e mori z Zara ne zyre e mbylli i l'au bycen dhe i vuri pampersin keti ttimi te madh te demokracis familjes mafioze ky duhet te qykohet si familje mavioze ju per shperdorim detyre sepse renjet i kan ne shtet sepse ai ka vjedhur shtetin per te pasuruar familjen e ti ndoshta ky eshte rasti nga te vetmi km qe pasuron familjaret.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. B
                                                        Bardhyli nga Kosova

                                                        Dhëndrri i ish-kryeministrit Sali Berisha, është arrestuar dhe vetë ish-presidentit i është ndaluar udhëtimi jashtë shtetit. Edhe 100 pasaporta të kishte ai nuk arratiset! Ka edhe një vendim për “detyrim paraqitjeje”. Arsyeja: Privatizimi i “paligjshëm” I kompleksit sportiv “Partizani”! Dëshmitarë janë enveristët e Rilindjes! Prokurorë hetuesit e sigurimit të shtetit! Urdhëdhënës djali i Kristaqit dhe nipi i Spiro Kolekës! Gjyqtare një qyqare! Avokat-mbrojtës llapaqenët e përhershëm që ushqehen nga Rilindja. Juria e gjykimit publik janë të gjithë enveristët dhe ata që humbën privilegjet nga përmbysja e sistemit komunist! Ndihmës e përkrahës: - Liberalët pa atdhe e pa fe të të gjitha kontinenteve! Të gëzuarit më të mëdhenj: - Aleksandër Vuçiç dhe të gjithë ata që duan t’i ngulin thikën Kosovës prapa shpine e në zemër të saj! Nëse e analizojmë në këtë kontekst ajo që ndodhi të premten e kësaj jave është një akt thellësisht politik e madje anti-kombëtar! Por më duhet të them se arsyeja e kësaj dhunë të shtuar kundër Sali Berishës është vetë Sali Berisha. Pse mendoj kështu? 1. Çfarë iu desh doktorit me bluzë të bardhë të heqë bluzën e të merret me politikë? A nuk e dinte ai se ishte “malok”?! Kujt i duhen “malokët” në këtë vend? Kur u janë dashur ata qeveritarëve “të lindur” për qeverisje në Shqipëri e të gatshëm ta shesin atdheun?! Pse doktori u bë doktor në fund të fundit? Ç’ju desh atij të marrë valixhen e drurit e të vijë nga Tropoja në Tiranë për studime?! Keq ishte me fshatin, me arat, me livadhet, me delet e me dhitë e malësisë?! 2. Për më tepër çfarë iu desh Berishës të studionte aq shumë? Pse ai duhej të lexonte si i marrë e papushim?! Pse duhej të përftonte aq shumë njohuri, aq shumë sa po t’i marrësh të gjithë kundërshtarët e tij së bashku, nuk e arrijnë dot?! Pse? A nuk e dinte ai se do shkaktonte xhelozi, hakmarrje, helm, urrejtje?! Më mirë do ishte injorant, i pashkollë, i padijshëm. 3. Por kryesore është se Doktor Berisha, duke mos dashur të rrijë me bluzën e bardhë, rrënoi dhe shkatërroi sistemin politik që garantonte pushtetin e zonës së parë operative. Nga një studim i profesor Hysamedin Feraj me titull “Skicë e Mendimit Politik Shqiptar”, rezulton se 70 përqind e Byrosë Politike të kupolës komuniste gjatë 45 viteve diktaturë ishte nga ajo zonë. Dhe dëshmia tjetër e atij studimi na ve në dukje se po kaq përqind e kësaj kupole të diktaturës ishin jo shqiptarë, pra, grekë, vllehë, malazezë, minoritarë sllavë etj. Vërtet mendonte Sali Berisha se do të përballej me gjithë këtë kontigjent kriminal të konsoliduar në dekada?! Kjo është sikur t’i biesh murit me kokë!! 4. Gjatë qeverisjes së tij Sali Berisha bëri më shumë se sa kanë bërë të gjitha qeveritë e tjera së bashku, përfshirë dhe këtë më jetëgjatën e pluralizmit me Edi Ramën! Bëri më shumë se çdo qeveri tjetër në historinë e shtetit shqiptar! Po si ia mori mendja atij se njerëzit e indoktrinuar dhe të privilegjuar të komunizmit dhe të post komunizmit do ta pranonin këtë sfidë?! Kurrë jo! Duhet burgosur Sali Berisha që ata të ngrenë lart emrin e tyre mbi rrënojat që ia kanë shkaktuar Shqipërisë! Kjo është filozofia e Rilindjes. 5. Po mirë! Si mund të pajtohen ata që në vitin 1945 ua morën pronat pronarëve të vërtetë e të ligjshëm me kthimin e pronave po këtyre pronarëve?! Eshtë vërtet naivitet ta mendosh e ta besosh këtë! A e shihni se çfarë lufte po bëhet në bregdet? Konflikti Shqipëri-Greqi vetëm se shërben si mbulesë e grabitjes së pronave, asgjë më shumë! A mund të lejojnë ish-bllokmenët të bëhen hyzmeqarë të ish-të shpronësuarve prej tyre?! Harroje! A mund të lejojë nipi i Spiro Kolekës i zonës së parë operative të një lufte vëllavrasëse, që një “maloku” t’i shndritë ylli më shumë se atij?! Edhe këtë harrojeni. 6. Por Sali Berisha po paguan edhe lëshimet e tij. I ka bërë lëshimë Fatosit dhe Fatosi ia ka kthyer me urrejtje e mallkime! I ka bërë lëshime Gramoz Ruçit dhe Gramozi e ka groposur sa herë i ka ardhur rasti! I ka bërë lëshime edhe Edi Ramës dhe ky i ka përdorur lëshimet e Berishës si armë kundër tij! Në një farë mënyre kjo është faturë që ia ka lëshuar vetes së tij! Ndoshta pa e ditur! Ndoshta nisur nga humanizmi dhe parimi se opozita duhet të respektohet! Por si mund të jesh kaq human me mizorët dhe vampirët e pashpirtë?! Ah Doktor, Doktor! Mirë e ka thën Jozi – Plumbin kokës e donin këta banditë që po na e shesin edhe Shqipërinë në emër të luftës kundër jush?! Edhe në atë jetë nuk do i ndahen këta Berishës, siç nuk iu ndanë Mbretit Zog.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Mami i Tritanit

                                                          Ore mos je zeni ti apo argita cita.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. B
                                                            Bardhyl Maloku.

                                                            @Bardhyli nga Kosova. U zgjove prape ti qe me sa dukesh nuk je nga Kosova?! Kete rradhe tregove fytyren tende te armikut dhe llapaqenit. Je armik sepse mbron nje armik si Sali Berisha. Ke nje te keqe te madhe se mbron Saliun ne Shqiperi qe dihet se ka qene spiun i UDBES dhe Kurtin ne Kosove qe dihet se eshte spiun me kartele. Je llapaqen sepse quan komuniste ne qe shkruajme ketu perballe Sali Komunistit qe ka qene komunist i perbetuar. Ai ka qene Sekretar Byroje i nje nga organizatave me te fuqishme komuniste ne kuader te mbrojtjes se vlerave te Enverit. Kur Enveri pirthte, Saliu thoshte se pordhet e Enverit jane parfum. Nje nga keto pordhe te Enverit ishte edhe lufta kunder modes perendimore. Ti e di mire qe ne kete kuader Saliu ishte Sekretari me i keq kominist ne ate kohe sepse ka marre ne qafe shume te rinj me floke te gjata dhe pantallona kuboj. Ishte ajo kohe kohe e lulezimit te "malokeve" si Sali Berisha qe kishin ardhur nga malet dhe nuk na lejonin ne te rinjve nga qyteti te benim ndonje "prapesi borgjeze". Pra je jashte loje or Bardhyl nga Tropoja. asnje nuk mohon qe Saliu ishte i zgjuar. Ajo qe ne pohojme eshte se ai ishte dhe eshte teper i zgjuar saqe bente punen edhe te serbit. Nga ana tjeter sigurimi e dinte kete dhe Saliu si tip i zgjuar luante loje te dyfishte duke spiunuar edhe Jugosllavine. Ne thelb Saliu ka qene aq i zgjuar sa mund te matet vetem me djallin. Fola per te shkuaren qe te mos zgjatem ne te tashmen e te te permend se si ka ndihmuar Serbine ne lufte kunder Kosoves dhe destabilizimin e Shqiperise, sepse ndoshta e di qe Saliu furnizonte ushtrine Jugosllave per te vrare Kosovaret dhe sulmoi Vloren si bastion te lirise shqiprae seps trembej nga Vlora. Vrau njerez dhe vodhi sa i desh bytha sepse kish miratimim e Ramizit si fillim, i cile e dinte se kush ish Saliu. Vuri neper detyrat shteterore njerez te pa arsimuar apo pa kuafikimet e duhura per te vjedhur nen termin "revolucion kunder komunizmit". Cpronesoi cdo gje dhe i beri prona te veta nen mendimin se tashme ne kapitalizem Saliu dhe familja e tij duhej te ishin borgjezet e arthshem. Per te pasur mbeshtetjen tende ju dha edhe juve nga ndonje cope toke ne tokat e te tjereve dhe ne fund "qiu ne bythe" edhe Ramizin duke treguar se eshte edhe mosmirenjohes dhe shkeles i "beses". Ai i kish dhene fjalen Ramizit se Ramizi do mbetej udheheqesi historik i shqiptareve... Ne gope te semes te tere atyre qe ua kane me hile shqiptareve, duke perfshire edhe ata qe thone se jane nga Kosova dhe jane nje gjak me Saliun.

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. K
                                                            Kozmo

                                                            Sali Berisha e filloi karierten e tij me operacionin fshesa dhe ketij vendi I ka bere gjemen. Ka shkatarruar gjithe Shqiperine. Eshte ANTISHQIPETAR ME I MADH I KOHRAVE. Sikur dhe 100 vjet te denohet eshte shume pak. Duhet te ulet ne Banken e te AKUZUARVE dhe te dalin te gjitha cfare AI ka bere ne kete vend. LISTA eshte shumeeeee e gjate.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Moza

                                                              Po, ky eshte nje gjysem clirimi, po clirimi behet i plote kur te shkoj edhe likja me moniken.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. Y
                                                                Ymer Abazi

                                                                Nuk vjen Liria kur burgoset opozita, perkundrazi - Liria vjen kur burgoset Hajduteria ne pushtet (gje qe nuk shihet asgjekundi) Por natyrisht kjo nuk ka si shihet nga ata sherbetore mediatike qe rrine strukur ne prapanicen e pushtetit e i sherbejne si te tille.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. a
                                                                  arrifi

                                                                  ..... liria vjen kur burgosen kriminelet e familjes mafioze Berisha.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                2. K
                                                                  Kristi

                                                                  Sh.Sakte, Kjo eshte ndjesia qe qendron..

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. O
                                                                    Olsi Rama nga Singapori

                                                                    Shkrim i bukur Mero. Te lutem, do na besh dhe nje tjeter, po kaq te bukur kur cunit te Kristaqit, piktorit te pashoq ballkanas dhe me gjere, ti vendosen byrzylyket dhe ty, i dashur, te te kete stopuar rrjedhja e dendur e parase qe pergjithesisht e merr te permuajshme. Nderkohe, patronazhistet elitare ne forme gari, kur ajo dite te vije, do habiten sepse realisht ata mendonin, naivisht, ashtu si mendja e nje miu, qe Lideri Global i Karit, ishte vertete i ndershem.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. P
                                                                      Per shaka

                                                                      Faleminderit shume Olsi per kurajon qe po na jep, por te lutem na lere te gezohemi kete rradhe me pastrimin e mutit me te math shqiptar qe nga koha e Sali Berishes. Nuk ka pasur Shqiperia asnjehere mut kaq te math qe ka qelbur deri ne Amerike ambjentin. Na lere njehere te gezohemi per kete se sa per deshirat qe ti ke, jane njesoj si deshirat e mia: te ngrihemi dhe ti qime ne bythe jo vetem Saliun dhe familjen por edhe ata qe e mbeshtesin! Nuk e di a do jete e mundur. Apo jo, i dashur se me dukesh "patriot" me teperice.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                    2. G
                                                                      Genk

                                                                      Mblidh keshillin Kombetar te Rithemeiimit thuaj Berishes dhe percakto hapat politike me vendim kolegjial, po ska bythe, se nuk i shhkojne as ata qe ka zgjedhur vete. Ska prononcim nga Keshilli Kombetar i Rithemelimit.

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje