Në Mal të Zi po bëhen përpjekje për të formuar një qeveri e cila do të jetë në dorë të votave të dy partive pro serbe, të lidhura direkt me Serbinë dhe Rusinë, por që formalisht nuk do të hyjnë në qeveri, për të vënë në gjumë Perëndimin. Përveç tyre, qeverisë i duhen dhe disa vota që po tenton t’i plotësojë me një parti që ka dy deputetë shqiptarë, kryesuar nga Nik Gjeloshaj.
Rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit ka nxjerrë fituese por jo në shumicë, partinë “Evropa tani” të presidentit aktual të Malit të Zi, e cila për të formuar qeverinë, duhet të mbështetet ose tek dy partitë pro serbo-ruse, ose tek partitë e pakicave të tjera në Mal të Zi, të cilat kanë orientim evropian, përfshi dhe shqiptarët.
Qëndrimi i SHBA dhe Bashkimit Evropian është i qartë, se kërkojnë një qeveri e cila “do të dënojë agresionin rus, do të jetë pro ruajtjes së integritetit territorial të Ukrainës, do t’i mbështesin sanksionet e BE-së kundër Rusisë, do të forcojë pjesëmarrjen aktive të Malit të Zi në NATO, do t’i mbrojë të drejtat e pakicave dhe do ta mbështesi sovranitetin e vendeve fqinje, përfshirë Kosovën”.
Bashkimi me dy partitë pro serbe rrëzon qëndrimin e Perëndimit ndaj Malit të Zi dhe rrezikon të kthejë një vend anëtar të NATO dhe kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian, në një satelit rus në Ballkan.
Faktori shqiptar këtu ka rol vendimtar.
Nga zgjedhjet e 11 qershorit kanë fituar gjashtë deputetë shqiptarë.
Koalicioni “Forumi Shqiptar” ka fituar dy deputetë Nik Gjeloshi dhe Nikoll Camaj. “Aleanca Shqiptare” përfaqësohet nga Genc Nimanbegu, kurse tre deputetët e tjerë shqiptarë përfaqësojnë listat e koalicioneve të përziera. Dy prej tyre, Mehmet Zenka dhe Drita Llolla, dolën deputetë nga lista e koalicionit të ish-presidentit Millo Gjukanoviç, kurse deputeti tjetër është ish-kryeministri Dritan Abazoviç, nga partia URA dhe koalicioni i cili fitoi gjithsej 11 deputetë.
Nga ky konfigurim, dy deputetët e “Forumit Shqiptar” Nik Gjeloshi dhe Nikoll Camaj duket se po joshen të hyjnë në një qeveri pakice, ku partia “Evropa Tani” do të marrë votat e dy partie pro serbe, të cilat nuk do hyjnë në qeveri, por do japin vetëm votat, dhe këta duan të bëhen pjesë e qeverisë, duke vënë disa kushte të cilat në fakt janë fasadë, pasi nuk e kushtëzojnë dot për asgjë qeverinë.
Në fakt, qeveria e cila po tenton të formohet si qeveri pakice me votat e dy partive serbe që vetëm do japin votat por do rrinë formalisht jashtë, është një qeveri e pastër pro serbe dhe ruse. Ajo nuk duhet lejuar të formohet me vota shqiptarësh.
Partia fituese në Malin e Zi i ka gjithë mundësitë të krijojë një qeveri pro perëndimore, duke futur brenda saj gjithë pakicat e tjera dhe partitë në minorancë që kanë orientim pro perëndimor, përfshi dhe shqiptarët. Por nuk mund të përdori një fraksion shqiptarësh, kundër orientimit të shqiptarëve në Mal të Zi.
Ndaj është mirë që Nik Gjeloshaj dhe Nikoll Camaj të rrijnë larg përpjekjeve për formimin e një qeverie, votat e së cilës i ka në dorë Vuçiq dhe Putin.
Fuqia e shqiptarëve demonstrohet kur ta detyrojnë partinë fituese të bëjë një qeveri me ato parti që garantojnë orientimin perëndimor të Malit të Zi, dhe që janë shumica reale në Mal të Zi.
Fakti që partitë pro serbe dhe ruse japin vetëm votat, por nuk hyjnë në qeveri, tregon se ata duan të kenë në dorë fatin e qeverisë dhe ta diktojnë atë si një manekin. Shqiptarët nuk kanë pse bëhen me dëshirë të tyre kukulla të Rusisë dhe Beogradit në Mal të Zi, kur i kanë gjithë mundësitë të bashkohen me pakicat e tjera, për t’u bërë faktor në një qeveri pro perëndimore në Mal të Zi.
Befasuese, edhe Mero Baze ditka te jap porosi te mira. I bashkohemi Mero Bazes ne kete, partit shqiptare duhet kategorisht te refuzojne cfardo koalicioni apo marrveshje me partit sikur Mandić apo partit tjera proserbe e proruse.
Malit te Zi sapo iu pezullua rrugetimi ne procesin e integrimit europian. Shkaqet jane ato te paraqitura nga Parlamenti Europian. Por kush mban pergjegjesi?! Nje nder pegjegjesit kryesor, ne te vertete kryesori, meqe eshte edhe Kryeminister, eshte Dritan Abazovic. Ky shqiptar gjakprishur rifuti fuqishem ne loje Kishen Serbe, cka dmth per pasoje, Serbine dhe Rusine. Pra, beri ate qe vete malazezet etnike paten bere c'mos qe ta zhduknin si ndikim malinj ne politiken e shtetit te tyre. Kjo shkerbythje ne politiken e ndjekur nga qeveria e shqiptarit te mbrapshte Abazovic, eshte shkaku se pse Europa pezulloi rrugetimin integrues Malit te Zi. Abazovic eshte mbeshtetur fort nga Edi Rama dhe Aleksander Vucic, pikerisht per keto arsye; per t'u kthyer nderin, ai mbeshteti aventuren serbo-ruse te Ballkanit te Hapur, se ciles i dha fund Gjermania, duke e hedhur ne gropen e qenefit; madje duke e bere kete me vete duart e Kryeqenefit shqiptar Edi Rama, promovuesit me te flakte te saj. Ne keto rrethana, shqiptaret e Malit te Zi, duhet te shmangin cdolloj aleance me partite dhe individet qe jane te influencuara nga Serbia dhe Rusia, si Dritan Abazovic. Ata duhet te mbajne distance higjienike ndaj bedelit te interesave serbo-ruse ne BAllkan, Kryeqenefit te Shqiperise, Edi Rama. Kaq duhet qe te anullohet pezullimi i integrimit te Malit teZi. Them kaq duhet, sepse malazezet etnike e kane ndare mendjen per t'u ndare njehere e mire nga linja serbo-ruse dhe t'i bashkohen Perendimit.
:-) i bie qe nuk ke qene i vemendshem !!! Te pakten per sa e ndjek une, Mero ka qene kunder Gruevskit dhe ka shkruar qe shqipatret ne Maqedoni te benin koalicion me Zaevin. Njeriu orientohet me sakte, kur ato qe lexon, i lexon pa emocion... aty mendja punon me mire
Te njejtat kerkesa qe shtrohen ne rezoluten e parlamentit europian kundrejt Malit te zi, qendrojne edhe per Serbine, por per cudi per kete te fundit nuk ka ndonje rezolute !? Nuk ka as sanksione kur kjo Serbia i ben karshillek Europes dhe Amerikes, duke bere takime te perzemerta me Putinin apo me liderin kinez ! Madje as atehere kur kjo Serbia e perkedhelura e perendimit vete dhe kerkon arme te fjales se fundit ne lindje ! Per cfare i duhen keto arme dhe kunder kujt do ti perdore ?
Kot je lopdhur deri ne Malin e Zi o Mero - Ti ke aleancen e qarte fare e disa vjecare te Edi Rames me Presidentin serb Aleksander Vucic mu ne mes Tiranes, Beogradit e gjetke apo nuk ta kane kap llamatinat kaq kohe Ramen palos me dysh aty poshte tavolines se Open Ballkan?
E vonuar është kjo kërkesë,duhet më herët ti kërkohej Abazoviçit që mos ti shërbente agjendave të Botës Serbe të mikut të Ramoviçit.
Unë jap vetëm këshilla. Të japësh këshilla ( pa ti kërkuar) është gjëja më e lehtë në botë. Ske përgjegjësi fare. [Vin Llapa 1998]
Ishte vonë kur ra celulari. – Jam Emmanueli, Edi! Si thua ti, sikur të vonohem unë e mos vij në atë samitin e shpifur nesër?! Po vij në mbrëmje. Ashtu është më mirë. Nëse do vija për samitin, do kthehesha brenda ditës. Por unë po vij në mbrëmje dhe po vij për ty. Pastaj ma merr vëmendjen ai Scholzi dhe me Kosovën e kam të vështirë të merrem në sy të tij. Kryeministrit të Shqipërisë po i vinte koka vërdallë. Deri atë moment ishte marrë me gjithçka. Me dekorimin dhe organizimin e mbledhjes. Po hynte 16 tetori, data e ngazëllimit të komunistëve dhe plot 35 vite më vonë ai do e inaguronte edhe njëherë piramidën. Më 16 tetor 1988 e kishte inauguruar Ramiz Alia. Tani, më 16 tetor 2023 po bënte të njëjtën gjë pasardhësi i tij. Por kësaj radhe me bekimin e liderëve evropianë. Madje shoqëruar me një samit. Macroni foli e foli dhe dikur iu sosën fjalët. Shefi i qeverisë ishte i turbullt. Sapo kishte dalë nga restorant “Padam”, ku krerët e shteteve do të drekonin të nesërmen. Kishte dhënë recetën e surprizave për secilin lider evropian e raonal. Te Scholz kishte rekomanduar portretin e tij me kapelën e kuzhinierit. Pikërisht këtë po mendonte, kur papritmas u kujtua se ishte në telefon me presidentin e Francës. Kishin një miqësi dhe lidhje shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Presidenti Macron e kishte dekoruar me medaljen e kalorësit të legjionit francez. Në këtë turbullim Edit i punoi menjëherë truri. - Mirë se vjen Emmanuel. Mirë e ke menduar. Do ta shesim këtë si vizitën e parë shtetërore të një presidenti francez në Shqipëri. Saliu solli presidentin amerikan, Bush! Por edhe ti nuk je më poshtë se ai. Dhe më e mira është se do të rrish një natë në Tiranë. Do të pëlqejë shumë. Nga miku ynë i përbashkët, Sandri, kam mësuar se si duhet t’i pres miqtë e preferuar si ju. Do kesh shërbim extra natën e nesërme. Por duhet të vish vetëm, i pashoqëruar. Vetëm do vij Edi. Kam shumë besim te ti, Edi. -Të pres me kënaqësi, miku im, i përgjigjet ai. Mysafir i samitit do te ishte të nesërmen kancelari gjerman. Por Scholz nuk ia plotësonte apetitet liderit global. Edhe batutave të tij i përgjigjej me njëlloj ftohtësie injoruese. Kështu do të ndodhte të nesërmen, kur kryeministri i vendit organizator të samitit u përpoq të impononte shou në vend të suksesit. Ndërkaq ky kryeministër kërkoi që në prezencë të Scholz të mos flitej për Kosovën, ndërsa nxiti Macron ta kërcënojë shtetin më të ri të kontinetit me pezullimin e vizave ende të paliberalizuara. Dhe ia arritën qëllimit. Duhej ta kërcënonin Albin Kurtin. Mediet shqiptare të etura për luftë kundër Albinit, disa edhe me qëllim që t’i hapin rrugën ekspansionit serb në Kosovë, e përhapën ende të papërkthyer mirë fjalën kërcënuese të Macron. Ndërsa në fund shefit te shtetit francez i erdhi në ndihmë nikoqiri shqiptar kur tha se “Kosova po mbytet në një legen uji”, se “ajo është viktimë e vetvetes”! Kurse presidenti i Francës nga Tirana i thoshte mikut të tij në Pekin, Sandrit, se duhej ta dënonte aktin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, Kosovën si viktimë të Vuçiç, e kërcënoi me izolimin e radhës. Në fund Emmanueli dhe Edi u puthën. Kryeministri e përcolli me ceremoni presidentin. Ndërkohë presidenti dukej i relaksuar nga nata e mrekullueshme që kishte kaluar! Pazar matrapazësh politikë.