Një rezolutë dhe 100 rezultate 

12 Tetor 2023, 18:41Editorial Mero Baze

Rezoluta ishte e shkurtër, një paragraf. Të gjitha palët binin dakord të mbështesnin rezolutën e Kuvendit të Kosovës rreth situatës në Veri, pas sulmit të 24 shtatorit. Kjo është rezoluta më e shkurtër që ka miratuar Kuvendi jonë dhe ndoshta dhe më e sakta, sa i përket Kosovës, pasi të paktën gjetën kujt t'ia drejtojnë rezolutën këtë radhë. Ja drejtuan si mbështetje Kuvendit të Kosovës. 

Përkundër rezolutës shumë të shkurtër, fjalimi i Edi Ramës ishte ndoshta më i gjati në atë Kuvend. Ai i hyri me rrënjë gjithë qëndrimeve të tij për Kosovën, për t’ia shpjeguar sallës dhe publikut.

Kaq duhej që të kuptoje pastaj që askush nuk kishte dashur rezolutën, por fjalimin e Ramës. Për atë ishte e gjithë beteja. 

Por nëse Edi Rama e bëri të qartë se çfarë ka menduar në çdo kohë për Kosovën, madje dhe kur nuk ishte kryeministër, gjithë kundërshtarët e tij, provuan se çfarë mendojnë për Edi Ramën dhe jo për Kosovën.

I morën një nga një paragrafët e tij, dhe i nisën në luftë disa pro Vuçiqit, disa kundër Albinit, të tjerë kundër policit të vrarë në Kosovë, disa pro Milan Radoiçiqit, e kështu me radhë.

Pra e vetmja gjë e qartë ishte se gjithë opozita jonë, nuk kishte ndonjë qëndrim të saj për Kosovën, por secili që fliste rrëmbente ndonjë paragraf nga qëndrimi i Edi Ramës, e kthente në gur dhe pastaj si të ishte pjesëtar i Intifadës, e vërtiste mbi podiumin e Kuvendit, me shpresë se do kapte Edi Ramën, ngaqë është i gjatë.

Fjalimet dëshmuan se sa mizor është Kuvendi i Shqipërisë në raport me Kosovën, sa pak dhe sa sipërfaqësisht e njohin atë, sa të papërqendruar janë tek thelbi i problemit të Kosovës, dhe mbi të gjitha, sa pak e njohin dhe gjeografikisht, dhe personalisht Kosovën.

Dhe ndonjë si Flamur Noka, që ka një farë njohje se ka qenë në zyrat e UDB që më 1991, apo Berisha që ka 30 vjet që e përdor Kosovën për halle të veta, nuk ja dolën dot të flasin për Kosovën.

Sikur Edi Rama të mos fliste aq gjatë, aq hollësisht, dhe me aq shumë lëndë rreth zhvillimeve në Kosovë, kam frikë se aty nuk do të kishin çfarë të diskutonin, ngaqë nuk dinë asgjë për Kosovën. 

Rezoluta ishte një shpëtim për të gjithë, pasi nuk i turpëronte të futeshin në hollësira për situatën në Kosovë, ngaqë i ftonte të mbështesnin Kuvendin e Kosovës.

Me një rezolutë tërësisht unanime dhe ata kishin 100 rezultate të ndryshme. Merre me mend, sikur ti lësh këta deputetë të formulojnë vet nga një qëndrim për Kosovën, çfarë mund t’i bënin Kosovës.

Dhe i vetmi moment kur u ngritën të tërbuar dhe rrethuan podiumin nuk ishte tradhtia e Edi Ramës ndaj Kosovës, por tradhtia e tij ndaj Gazmend Bardhit, duke njohur Lulzim Bashën për kryetar PD. Aty nuk duruan më dhe ishin gati t’i vinin zjarrin Kuvendit.

19 Komente

  1. E
    Erla Mehili sekretare Berrishes sot ?

    Te degjoshe Ramen eshte kenaqesi per veshin . PPSH ja dha te gjitha Berrishes e beri doktor , komunist , sekretar PPSH , e afroje te blloku si doktore i gjyshit te Andi Bushati bashpuntor sigurimi e derguan ne Drilon me femijet e diktatorit Hoxha per te mesuar varken por njeri nuk u be ngeli katundar si nga e folura nga e ecura nga mendesia . I beri Edi Rama qe te flasin me vehte haaa

    Përgjigjjuni
    1. V
      Venizellos Vangjelis Janullos Beleris

      Për inat të Edi Ramës, opozita po QIHET nga Sali Berisha, parç e prapç.

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...

        Flamur Noka spiun UDB? Have kët nuke e paskam dite prandaj sillet si njeri i terbume si të ishte islamike i Hamasit.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Turi

          Si nuk e paske dit , ja lum ti qe e mesove qe Flamuri eshte agjent i UDB. Po kaq kara jeni mer njerez? Del nje komentues anonim ktu dhe leshon nje pordhe e tjetri thote “kte se paskam ditur , po prandaj sillet keshtu apo ashtu Flamuri…..” Si mund te jete robi kaq LOPE more aman.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbereshi

            Po mer Tur Lopa, Flamuri eshte flamur e patriot, mendon nga mengjesi ne darke vetem per Shqiperine e popullin shqiptar ...

            Përgjigjjuni
      2. S
        Sali qen bir qeni rrugëve do ngordhësh

        Nuk është problemi se nuk njohin gjëndjen e Kosovës,por këta plehra fshatar analfabetë nuk njohin asnjë problem të popullit dhe vëndit,por vetëm interesin e tyre dhe flasin sipas oreksit të nongratës që po i lëpihen për ndonjë deputet të radhës,por këta sahanlëpirës akoma nuk po e kuptojnë se nongrata nuk ka të ardhme si nga titulli i dhënë nga USA por edhe mosha e komunistit legen që po zvarritet si kurrizo.Do zoti ti jap një dënim vdekje me vuajtje se drejtësia dhjet gjak nga ky vampir

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqiptar

          Respekt penes e analizes suaj Mero

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patri

            Shko shiko ndeshjen o Mero? Shko gezo the ti me kombin shqiptar. Behu njehere patriot, boll i lepive menderen politikaneve

            Përgjigjjuni
            1. T
              Të keqen e mëndjes sa i zgjuar që je

              Mero mer pare me gazetën e tij,po ti more çeçen që ndeshja vazhdon e ti shkruan vullnetar për t'i bërë qefin Sali komunistit dhe i jep urdhëra Meros.

              Përgjigjjuni
            2. U
              UNE

              Stan me lepuj. Meso, meso, mos u bej gomar, si babai . Meso, meso, si babai, mos u bej gomar. Jam i sigurt, nuk dine ke te zgjedhin; stani me lepuj.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Musa

                Ne e dimë qëndrimin e Rames për Kosoven, unë e njof Ramen e viteve 90 gjatë qendrimit të tij në Aaugsburg. Ama edhe M. Baze asht një antikosovar i denjë.

                Përgjigjjuni
                1. z
                  zamir

                  Sa te jete gjalle Sali non grata me shpellaret qe e rethojne ky vend nuk do te kete opozite jo vetem brenda asaj qe i thone PD por dhe sateliteve te saj,eshte nje opozote corbe dhe ne kete corbe jane dhe kundeshtaret Cam me Dulen e Greqise.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sokol

                    Mero je i madh!

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hysniu

                      Eh Mjero ziu , Berisha do te vdesi ty . Spaska folur FARE opozita per Kosoven !!! Hajde mendje hajde. Opozita ka folur per çdo problem qe ka patur ne Kosove dhe ndrysha nga EDveri ka perkrahur popullin dhe Qeverine e Kosoves kurse Udheheqesi doli edhe ne parlament e u perdrodh dy ore si gjarpri per te na mbush mendjen se ka mbajt qendrim te koordinuar me PARTNERET. Se ky kaposhi e mba veten per PARTNER te Amerikanit ,Gjermanit ,Francezit ,KINES e vl dhe nuk i lejohet te mbaje ane . Biles sanksionoi i PARI Kosoven per tju treguar Besnikerine Partnereve. Po edhe Enveri kurve servile ishte qe per pushtetin e tij shiste edhe nenen dhe EDveri smund te jete ndryshe.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rama Vučić

                        1 fjali rezolutë dhe 1 orë e gjysmë shfajësim para Vučić-it.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nanushi

                          PASHIQ RAMA vetem me VUQIQIN mundet te ulet bashk e te baj pazare ashtu ndihet i gezuar qesharak ,,,RAMA me shqiptar nuk ka muhabet i sheh krejt si armiq! Sikur dje ne kuvend te shqiperis i norvozuar i shkret vetem duke sha e pall si Bullic e duke shar Opoziten e vet e mos te folim per kosoven , ky LEGEN edvin pashiqi duhet te burgoset per krime dhe trathtar i shqiptarve.

                          Përgjigjjuni
                          1. f
                            filozofi.

                            I dashur Nanush! Mendoj se je "dru me pre". Ti thua qe "Rama me shqiptar nuk ka muhabet i sheh krejt si armiq". Pra ti si "dru me pre" mendon se me armikun nuk bisedohet. Ne te vertete eshte e kunderta. Eshte zotesi qe te bisedosh edhe me armikun. Qellimi eshte qe te bisedosh per te mos vajtur ne lufte, sepese po shpertheu lufta, do jesh i detyruar te bisedosh, por me vonese. Do bisedosh si fitimtar ose si humbes. Pra edhe me armikun bisedohet me qellim qe te mos shkosh ne lufte. Ti meqe je "dru me pre" shitesh trim por ne thelb je karrrrr. Ti je aq karr sa me mire pranon te jesh trim dhe i roberuar, sesa i lire dhe normal. Ndoshta je me keq se karr sepse mendon qe mund ta mundesh serbin dhe te jesh edhe trim dhe fitimtar. Pune te ngateruara per nje "dru me pre" qe bytha flet para mendjes.

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Hasan Luçi

                              @filozofi i bythës nëse 30% të shqiptarve mendojnë si ti e si derrguci Rama e pat shqiptarija.Edvin Pashiq Rama është ma tradhëtarë se Hamza Kastrioti e Esat Toptani,faktikisht tradhëtari më i madhi i të gjitha kohërave! Albin Kurti shqiptarë i madhë dhe liderë i kombit shqiptarë. Krejt shqiptaret kudo qofshin jan me Albin Kurtin. E juve ropt ku ti keni o serbogrekeqirë të Ramut Pashiqit.

                              Përgjigjjuni
                            2. F
                              Filozofi

                              I dashur Hasan Luci(Nanushi). Perseri tregon qe je nje rrote karri. Une nuk kam shkrojtur fare per Kurtin apo per Ramen, por per ty qe si RR.K mendon se me armikun nuk bisedohet. Une thjeshte te thashe qe edhe me armikun bisedohet qe te mos perfundosh ne nje lufte qe nuk i dihet fundi. Persa i perket Albinit apo Rames eshte e drejta jote te pelqesh ke te duash, sipas mendjes tende idjote, por llafi ishte tek e drejta e fjales dhe cudite qe ben ajo kur di te perdoret....Ke ngaterruar teme dhe me kete keqkuptim po turperon edhe Kurtin, per te cilin kam respekt, sepse njerzit shikojne dhe mendojne se si eshte e mundur qe nje "dru me pre" mbeshtet Kurtin, kete King te shqiptarizmes. Faleminderit!

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje