Seanca për Veriun e Kosovën, sherri për kullat e veriorëve në Tiranë  

5 Tetor 2023, 17:47Editorial Mero Baze

Nëse ka një standard që e portretizon më së miri Sali Berishën, është standardi i seancës së sotme plenare, ku Kuvendi kishte vendosur të diskutonte për Kosovën, situatën delikate në veri të saj dhe rreziqet për rajonin, por sherri më i madh u përqendrua rreth kullës së tij dhe akuzat për blerje e shitje mes fraksioneve të opozitës. 

Do të mjaftonte minimumi mungesa e solemnitetit, mungesa e seriozitetit dhe mbi të gjitha mungesa  e përgjegjshmërisë për temën që diskutohej, për të kuptuar realisht se çfarë mund të bëjë Sali Berisha për hallin e tij.

Së pari, debati rreth veriut të Kosovës dhe qëndrimit të shtetit shqiptar, bazohej mbi gënjeshtra dhe citime të shpikura të intervistave të Edi Ramës, a thua sikur ata janë zhdukur e njeriu s’mund t’i lexojë më, por do t’i dëgjojë të përmbysura nga “opozitarët”. 

Njëri i thoshte ke thënë që “Veriu është tokë e askujt”, tjetri i thoshte ke thënë që “KFOR duhet të pushtojë Veriun e Kosovës”, dhe pastaj mbi dy gënjeshtra të shpikura, vazhdonin teori banale politike, që vënë në siklet dhe ata pak njerëz në Kosovë, që mendojnë se mund të dëgjojnë ndonjë zë serioz nga Shqipëria.

E kuptoj që nuk bëhen merak se çfarë mendojnë mbështetësit e tyre, pasi ata kanë hequr dorë nga të menduarit, por duhet të kenë pak respekt dhe për ata që mendojnë se po diskutohet vërtet për Kosovën.

Së dyti, devijimi i një teme serioze dhe të rëndësishme, në debate personale, ndaj njerëzve që Sali Berisha ka probleme emocionale. Aq jo serioze u bë situate, sa të vetmet lajme të prodhuara nga salla e Kuvendit janë replikat për kullën e Saliut dhe akuzat e Bardhit për Lulzim Bashën dhe anasjelltas, për kulla dhe metra katrorë në kulla.

Madje që Berisha të ikte i qetë, më shpiku dhe mua një ujësjellës në jug, madje më veshi dhe policë dhe më dërgoi të rrah disa protestues, edhe pse jam jashtë Shqipërisë.

E gjithë kjo vetëm nga paranoja se unë i kam hapur telashe me kullën në mes të Tiranës, dhe Basha nga ana tjetër është i dyshuari i madh i këtij konspiracioni.

Tani në vend të diskutojë për Kosovën në Kuvend, duhet të sqarojë katet e kullës dhe si kundërpërgjigje do numërojë metrat katrorë të Bashës. Dhe për të mos e lënë me kaq, shpreson të prishë dhe një ujësjelles që ndërton qeveria për tre fshatra në jug, duke shpikur që Mezhgoranit po i marrin ujin, ndërkohë që atij fshati po i ndërtojnë ujësjellësin, i cili ka tre vjet që ka filluar.

Nuk e di pse e ka shpikur këtë fabulë me dy të çmendur të Foltores aty, ndoshta po të njëjtit që kanë firmosur që ujin t’ia japin një hidrocentrali dhe jo ujësjellësit. E garantoj, që kur të bëhet ai ujësjellësi, do t’i kërkoj zyrtarisht që të mos e lidhin ish- shtëpinë e prindërve të mi me atë rrjetin e ujësjellësit të ri, pasi për fat ka plot ujë në shtëpi, nga e cili marrin dhe fqinjët që kanë ngelur aty. Kaq mund t’ia bëj nder, që te qetësohet se mos pi dhe unë ujë aty ndonjëherë që shkoj. Më shumë se kaq, nuk kam çfarë të bëj.

Përpjekja e tij për të ngjallur përçarje fetare mes fshatrave në jug, me shpresë se kështu gjithë zonat në Shqipëri do bëhen siç bëri Tropojën ku ai nuk shkel dot, nuk funksionon. Por e vetmja gjë që funksion tek ai, është që dhe në ditë të veçanta si e sotmja, kur duhet të ruante seriozitetin e seancës, ai nuk e ka mendjen tek armiqtë e Shqipërisë, por tek hallet e tij dhe sidomos tek armiqtë e tij. Mjafton t’i kujtohen ata dhe atij i shfaqen para sysh vjehrra e tij serbe dhe dajat e gruas së tij serbe, dhe bastardon dhe një seancë serioze për Kosovën.

14 Komente

  1. G
    Gozhda e Jevgut

    Qënit, kur i vjen ngordhja, shkon e dhjet në derë të xhamisë (kishës). Ky qën, e bir qëni, është Sali Ram Shiqere Berisha pij Vuqidolje.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gozhda e Jevgut

      Më falni gabim, eshte Ymer Gël Baze. Që po I vjen ngordhja. I ka dalë emri ne dosjet më të pista në SPAK. Sëshpejti do ti jepet "çmimi" në Reç, për kaçurelat dhe prostatin.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Ansltir

      Je i madh Mero! Vertet!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Show i rradhes i nongrates gazmentes lulushit

        Per rezoluten ne parlament haaaa ishte nje show i rradhes asgje nuk ka ndodhur ne koqevari u vra nje police asgje me shume . Per krahinen e kosoves vendosin te tjeret as Pitkini i Vetfundosjes as Rama e as Vucici te gjithe bejne teatro per te genjyere elektoratin ndersa Ramen nuk e kuptoje se me koqevarin nuk fitone asgje . Nese neser Amerika thote qe kosoves ti hiqet rrezoluta 1244 dhe te integrohet brenda Serbis eipas OKB cfare do bejne te zgjedhurit koqevar ? lufte .... Cfare do beje Rama ? pa gjykuar dhemdrin e Serbis non graten pasi dihet eshte anti shqiptare fhe nuk i rruhet per kosoven .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salavet

          Nuk me kish vajtur mendja qe ju Z. Mero do mundoheshe per te permiresuar gjakun e familjes Berisha. Ju thoni se vjehra e tij eshte serbe, qe do te thote se gruaja e tij eshte gjysem serbe dhe femijet e tij i bien qe te jene 25 perqin sebe. Kete e ke bere me dredhi sepse vet Saliu eshte 50 perqin serb nga babai i tij ilegal. Babai i Saliut eshte partizani serb qe fleti me mamane e saliut dhe nga kjo dashuri lindi Saliu qe eshte 50 perqint serb. Femijet e tij jane 50 perqin serbe nga Saliu dhe 25 perqint nga gruaja e Saliut. Sipas matematikes ata jane me serbe se Saliu. Ata jane 75 perqin serbe, prandaj jane edhe me te kulturuar dhe me te mencur se Saliu. Djali i Saliut dallohet si serb sepse eshte me sy te vegjel si peshkaqen kurse vajza duket tipike shqiptare se e ka hunden si skenderbeu. Pra ata jane gjak i perzgjedhur dhe ju z. Mero duhet qe te jeni me i sakte ne studimet e tua gjinekollogjike te rraces Berisha.

          Përgjigjjuni
          1. m
            mos qeshni po mundet

            Kullat e verioreve qe ngrihen ne Tirane nen hunden e Lali Fikut e nen kujdesin paresor te ketij pushteti Rama qe nuk i ze gjumi nga halli per ata, verioret d.m.th.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Prishtine

              "Veriorve"? Ti je legen o Mero Baze, je nje legen qe nga jugu e deri ne veri.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liu

                JASHTE OTP, ONE EDHE CDO FIRME TJETER HUNGAREZE NGA SHQIPERIA! URGJENT! Ne i mbajme me flori ata na quajne qesharake ne sy te gjithe botes....cfare pret me piktori???

                Përgjigjjuni
                1. r
                  rilindjotizim-sensibilizim

                  Nderkohe sot ne SPAK shkon burraqi i Xhackes, ai Tan Gagacja qe te pyetet per resortin qe nderton ne Himare me viston nga ish-kryebashkiaku atje Goro. (arsye qe mbajne brenda Belerin eshte dhe lejet e metejshme per resorte tjera atje ne Himare nga te tjere bashkeshorte te ministreshave te Rames)

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Himarë

                    Hajdutet duhet te dalin para drejtesise, kusdoqofshin ata. Kurse Bejler bastardi duhet te pergjigjet per vrasje dhe terrorizem kunder shtetit, per djegjen e flamurit te shqiptarve.

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tropoja

                    Edhe vuçiç vellai rames tha dhe po te na vrisni te gjitheve ne nuk e njihim Kosove,gjasme u viktimizua.Edhe meruaaaa ben te njejten gje nuk do pije uje fare do thahet,bashke me familjen por ky nuk eshte i korruptuar haha

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dardan

                      Komandanti i trupave te NATO-s po flet ne nje konference shtypi per konfliktin Serbi-Kosove.

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        shpopullimi i Shqiperise si strategji pushteti

                        Sipas Eurostat - Shqiptaret te dytet ne bote per kthim te emigranteve te pa rregullt nga vendet e BE! Qeveria Rama tok me varferimin e vendit ka sjelle dhe shpopullimin e tij prej shqiptareve te gatshem per c'do sakrifice qe ti ikin "Rilindjes" tashme te shterpezuar plotesisht te Rames.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje