Drejtuesi i SPAK Altin Dumani ka folur para një grupi gazetarësh, duke ju dhënë përgjigje gjtihë pyetjeve për çështjet që ka nën hetim.
Natyrisht që komentet e një kryeprokurori janë gjithmonë të rezervuara për të mos dëmtuar hetimet. Por për herë të parë ne kemi një drejtues të lartë të Prokurorisë, që nuk heziton t’i përgjigjet çdo pyetje pa fshehur asgjë.
Zakonisht prokurorët tanë kanë pas tradita progandistike, të tipit “në shtator do ketë arrestime” apo “jemi në rrugën e duhur në hetime”. Kjo gjuhë është zhdukur si çdo gjuhë e vdekur.
Kreu i SPAK është përgjigjur pa komplekse si për hetimet ndaj ministrave dhe zyrtarëve të lartë të pushtetit, ashtu dhe për ato ndaj familjes Berisha, Meta apo biznesmenëve të paditur për pastrim parash.
Pra shikohet qartë se kemi një prokurori e cila nuk ndjehet në siklet nga asnjë palë, as nga pushteti, as nga opozita, as nga biznesi i madh.
Rezultatet e prekshme deri tani janë vetëm kundër qeverisë. Dhe është e kuptueshme, pasi qeveria ka shansin të përballet me shkelje të ligjit dhe korrupsion, se është në pushtet. Por Dumani pranoi hetime shtesë për Gërdecin, që në fakt lidhen me djalin e Sali Berishës, hetime ndaj Ilir Metës dhe hetime ndaj biznesmenëve.
Pavarësisht kësaj gjeografie të plotësuar të luftës kundër korrupsionit, e rëndësishme është që SPAK të vendosë standarde drejtësie dhe jo doemos balancime politike në drejtësinë shqiptare.
Nëse hetimet për pasurinë për një ministër shkojnë deri në vitin 2000, atëherë këto duhet të shkojnë dhe për një ish- ministër apo kryeministër.
Nëse një dosje vrasjesh nuk mbyllet kurrë, kur atë e bën një kriminel, nuk ka pse mbyllen dosjet e vrasjeve të 21 janarit apo ato të Gërdecit, kur atë e bën një kryeministër apo bashkëpunëtor i tij.
Pra është e rëndësishme që të vendoset një standart drejtësie që të shërbejë jo vetëm si shembull frike, por mbi të gjitha si shembull ndëshkimi.
Siguria me të cilën Altin Dumani u është përgjigjur gjithë pyetjeve jep shpresë se ai të paktën nuk duket as i frikësuar, dhe as i impresionuar nga ata që po heton.
Dhe kjo nuk është pak në një vend, ku kryeministri ka sulmuar kryeprokuroren me fjalor të ndyrë dhe gjithë shteti dhe drejtësia ka ulur kokën duke e lënë një grua të vetme përballë një njeriu që sapo kishte vrarë dhe ende nuk është pyetur pse ka vrarë.
E rëndësishme është që kemi një prokurori speciale që ka dërrmuar qeverinë me arrestime dhe nuk ka marrë asnjë sulm nga kryeministri, dhe akoma më keq një prokurori që duhet të ishte e lavdëruara e madhe e opozitës, por për fat të keq të saj është e mallkuara e madhe e saj për shkak të Sali Berishës, i cili e di se çfarë ka bërë.
I vetmi segment opozitar që e mbështet SPAK ka mbetur Partia Demokratike e Lulzim Bashës dhe ndonjë deputet mbetur jashtë çadrës se Berishës.
Por tani së paku kemi një prokuror që kryeministri nuk i thotë më horr bulevardi, dhe ai nuk është më vetëm kur dikush e sulmon. Pasi atë nuk e sulmojnë se është me pushtetin apo opozitën. E sulmojnë pikërisht se nuk është me asnjë prej tyre. Kjo i tremb.
Dumani nuk ndjehet i frikësuar,por dalja në shtator si Llalla 1kraja 2 ,nuk frikson njeri sidomos dyshja Berisha Meta që i Qetsori me letër porosi,qe kur të vij letra do jenë ndruar disa Llalla dhe Saliut i janë vendosur lulet te varri nga Koreshi me shalqi e presh,nga Grida me Salianji,gjekleshi k me ackën kanë shkruajtur ndonjë nekrologji që do qajnë siç qante Saliu për Enverin,dhe në pushtet do ketë ardhur Iliri me munikën
Saliun jo se e ka frikë por e do..e ka idhull prandaj të mos shpresoj njeri se familja berisha sa të jetë ky në krye të spak do të dalë para drejtësisë!..
po grushtin e shtetit qe shpelleri beri ne 98 me arkivolin e hajdarit pse nuk ja permendni salehut edhe per ate nuk ka prova eshte e gjitha e rregjistruar , pse per kete nuk ka nje padi
Po cfare flet o Mero?Kjo eshte drejtesia e re e ngritur nga Euro-USA???!!!D.m.th.cdo mengjes,kur ngrihemi,ta kemi mendjen ku?A u zgjua mire Dumani, ke takoi Dumani,a e beri mire shurren,.....?Paskemi marre fund si shtet dhe shkojme drejtojme O.Ke.Be-ne???!!!
Mero, Altin Dumani po ben hetime selektive. 01. Hetimet e inceneratoreve u shmangen nga thelbi . EDI Rama fap fap fap 02. Pse nuk hapet hetim per hidrocentralin e Ashtes, Sali Berisha, Bode, Genc Ruli 03. Hetimet per ceshtje M Go.. Rama, Ducka, Nezaj 04. Cez, Ilir Meta
Sa i ulet qe qenka standarti yt per prokuroret shqiptare o Mero.Ti je shume inteligjent qe ta konsiderosh si arritje qe drejtuesi i SPAK nuk duket i frikesuar pasi ka guxim tu pergjigjet pyetjeve te gazetareve. Ti e di mire qe SPAK po mbyll vitin e katert te egzistences se vet dhe faktet jane te qarta qe nuk ka asnje politikan te se djathes te arrestuar nga SPAK per vrasje apo korruspsion.Nuk mund te quhet reforme ne drejtesi kur e vetmja gje qe ka ndryshuar eshte qe Rama nuk i kercenon kur arrestojne kriminele te partise se tij, nderkohe qe prokuroret vazhdojne me mosndeshkimin e Berishes dhe Metes prej te cileve kane frike. Nese neser Rama nuk eshte me ne pushtet Dumani as pyetjeve te gazetareve nuk ka guxim tu pergjigjet e jo me te kete guxim te ngreje ndonje akuze. Reforma ne drejtesi eshte nje deshtim total. Kishim nje Llalle dhe e zevendesuam me 12 Llalla te tjere.
Ne BKH ka juriste te Ilir Metes, pra informacioni rrjedh nga SPAK direkt te Cifti Monika Ilir.
U njoftua ne media se SPAK ka arrestuar nje ish shofer ne prokurorine e Kuksit. Ky paska ndikuar te lirahet nga akuzat nje person. Nuk thuhet gje per prokrorin e ceshtjes dhe gjyqtarin qe liruan te pandehurin. Kush heton e gjykon ne Kukes ky shoferi apo prokurori e gjykatsi? Mire do te jete qe SPAK qe ka bere kete arrestim te ish shoferit te thote ndonje gje per kete sukses te madh.
Plotesisht dakort me me Spak nga 1 llalle eshte zevendesuar me 12 llalla.
Mero ti thua nuka frike ne fskt ai ka shume frike se krimet e Saliut 25 vite qe presin ndeshkim . Saliu del perdita i shan e ata nuk bejne gek , Likja me Muniken shkojne shpesh per denoncuar te tjeret po asnjehere nuk pyeten per vete qe i lane dosjet mullar . Nje drejtesi e vonuar eshte nje e drejte e mohuar , kur Saliu vetem ishan e po e zen gjumi ne tavoline se e presin ne varrezat sharres kur kur pas vdekjes duket si pa vlere .
Dumani nuk ka pse te trembet sa kohe eshte zbatues i c'do urdheri qe i vjen nga kryeministria.
Luli e mbështet SPAK-un sepse shpreson që ky nuk do t’i rikthehet vjedhjes së 232 milion euro në rrugën e kombit, kur vetë zotëria ishte ministër transpirti. Nuk do t’i rikthehet vrasjeve të 21 janarit kur ky ishte ministër i brendshëm, vjedhjeve me të bijen e Saliut, me Fazlliçin, lobimet ruse, etj, etj.
Mero bie ne kontrakdite me vehten. Nga njera ane thua qe Dumani nuk eshte i trembur dhe po vepron me guxim dhe me poshte thua qe ashtu sikurse dosja e nje vrasje nga nje kriminel nuk mbyllet edhe dosja e vrasjeve te 21 janarit nuk duhet te mbyllet dhe ben cudi( thua ti) qe vrasesi ( Sali Berisha) nuk eshte thirrun asnjehere per ta pyetur te pakten perse e beri kete ! Mero te njohim per inteligjent por fatkeqesisht je duke e futur vehten ne grupin e naiveve qe besojne qe SPAK do te beje arrestime dhe nga opozita nenkupto nga familjet Berisha e Meta.Kane 2 vjet qe u shqyen ne disa media qe KETA do arrestohen brenda vitit( te kaluar), jo po ne pranvere, se fundi u tha qe do te ndodhe ne muajt e veres korrik, gusht etj.Mbajeni shenim nga une qe….do te mbaroje dhe mandati i Dumanit ashtu si dhe ai i Krajes me zero arrestime nga opozita , nderkohe do te vazhdojne arrestimet cdo muaj nga 2-3 funksionare te PS….
ore di gje njeri per ata prokuroret,gjyqtar qe i nxori vetingu jashte sistemit,cfare behet,mos ka derguar ky llala nr3 leter porosi saliut. Pse saliu zgjedh shtatorin per rev e tetorit,dhe dumani ne gjurmet e llalles ne emigrim,zgjedh po shtatorin,apo fillon zierja rakise
Ajo ( populli ) ne kenge I thoshte ati ( Spakut )qe I premtonte martese : Pse me mbane me genjeshtra, me thua sa te vije vjeshta . Sa vjeshta do kalojne po populli leshin do shikoje
Me kete shkrim Mero ke humbur shume pike ,po si te kete frike Dumani nga kriminelet ?A nuk ishte ky dumdumi qe ka gjykuar dosjet e gerdecit dhe 21 janarit ,per te gjitja padite qe ka bere PS asnjera nuk eshte gjykuar ,por rine stok ne SPAK ,si nuk ju vken njeçik turp ketyre prokuroreve qe kane edhe pretendime ? O Mero cfar çorbe ke gelltitur te ngrohte apo te ftohte .a e kuptoni qe populli i ndershem nuk eshte qor dhe i kupton te gjitha ,pse nuk po hetohen ata qe e shkateruan Shqiperine dhe hetohen ata qe e ndertuan ?mos flisni te pakten po SPAK-u ti rrije mutit qe krijon siper .po del si hu e del e flet .pd nuk vjen ne pushtet sikur te gjithe te PS te shkojne ne burg atyre do tjua japim voten .
Dumja i SPAK nuk duket i frikesuar, sa kohe Sulltanin nuk e ka shqetesuar / por le ta beje prov SPAK i ketij Duman, ndonje arrstim nga haremi i shokut Sulltan / atehere do shqetesohet fort Sulltani, e do dhjese gjak edhe Dumani /
Po mire si ka mundesi xhanem qe ne 4 vjet qe SPAK po funksionon me kapacitet te plote te mos kete asnje arrestim nga opozita ? Kur dime qe ka dosje perveluese per korrupsion e vrasje , dosje te kopsitura me fakte publike dhe ky SPAKU qe nuk paska frike nuk vepron ? Si e shpjegoni ju zoti Baze ? Jam plotesisht dakord me analizen e vertete te Francit me siper.
Kryeministri Edi Rama na ftoi dje publikisht ta përdorim trurin kur themi diçka për Kosovën. Jam shume dakort. Natyrisht, në të tjerët nuk mund të arrijmë kurrë të përdorim trurin aq shpejt sa Gjatëmadhnia e tij. Me shpejtesine e tij cerebrale, Gjatëmadhnia na propozon të gjithë të mundshmet. Përroi psikologjik i tij propozon vetëm ndërkombëtarisht. Zgjidhjet e vogla të problemeve janë shumë injoruese për Skënderbeun e Spiropalit. Pasi propozoi Konferencë ndërkombëtare për Kosovën, pa kaluar tri ditë, propozoi kontrollin e veriut të Kosovës nga KFORi. Kur ke shumë tru, ke shumë propozime. Çështje fati. I thua të gjitha të mundshmet, pra thua edhe të kundërtat e frazave që ke thënë më herët. Kush ka shumë tru, rrezikon mos të ketë kujtesë. GjatëMadhnia jonë është aq gjenial, sa është i papërgjegjshëm për zgjuarsinë e vet. Ne kemi fat që e kemi udhëheqës, por sigurisht fati ynë nuk është i bardhë. Për të kuptuar diçka, kthehuni para tre muajsh, kur ai i thoshte Albinit se Kosova kurrë nuk duhet të kthehej në kontrollin e KFOR-it sepse kështu do të humbte si shtet. Natyrisht, Edi Rama mendon shumë dhe shpejt, por edhe dëgjon shumë. Është burimi i përroit psikologjik të ca kokave të tjera. Vetëm se duhet thënë se në kaosin e propozimeve, nuk harron se është më i zgjuari mes ministrave dhe ministreshave të tij. Rregulli i parë i mbajtjes së mendjes: Kur të rrethojnë budallat, mendo që planeti është shumë më i madh se rrethi yt.