Parada e shpifur me dëshmitarët e Gërdecit, 15 vite më pas 

23 Shtator 2023, 19:29Editorial Mero Baze

Fatmir Mediu e gjeti një mënyrë se si të shtyjë edhe një herë gjyqin ndaj tij, duke hequr dorë ng gjykimi i shkurtuar dhe duke kërkuar seancë normale, ku ka thirrur gjysmën e botës, të cilët ndoshta nuk janë më as gjallë.

E ka bërë qartazi për të fituar kohë dhe për të përcjellë para tij, të tjerë që mund të kenë radhën në këtë fushatën e arrestimeve.

E ka bërë natyrisht për të shpëtuar dhe Shkëlzen Berishën, por për fat prokuroria ka hapur çështjen 279/1 për personat e lidhur me këtë çështje dhe ata hetohen pavarësisht kësaj estradës së gjyqit ndaj Fatmir Mediut.

E them estradë, pasi një nga pikat më joserioze të gjykatës, është kur pranon për dëshmitarë listën e avokatëve të Mediut, e cila nuk është listë dëshmitarësh, por nomenklatura e shtetit shqiptar në atë vit, shumica e të cilëve nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. 

Ata që kanë lidhje vërtet nuk i ka thirrur. Fjala vjen Sali Berishën nuk e ka kërkuar dëshmitar. As Ilir Rusmalin që ka kundërshtuar projektin. As Bamir Topin që ishte president dhe ka bërë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku ka pasur debate të ashpra mes Berishës, Luan Hoxhës dhe Mediut, dhe ku Luan Hoxha ka pranuar se njerëzit e Mediut e kanë kërcënuar.

Madje dhe mua si gazetar mund të më kishin thirrur, ku e dija që "Shkezeni po merrej me një punë në Vorë". E kam thënë në TV në nëntor 2007, pesë muaj para se të shpërthente.

Por përtej këtij absurdi të gjykatës, çështja e hetimit të Gërdecit nuk mund të jetë një çështje memorie njerëzish pas 15 vitesh. Ka plot njerëz të kthjellet, por ka dhe të tjerë që ose kanë vdekur, ose nuk kanë detyrim të vijnë në këtë tragji-komedi të Mediut me drejtësinë shqiptare.

Gjykata duhet të hetojë dokumentet zyrtare dhe gjurmët e Shkëlzen Berishës që ka gjetur vet prokuroria kur ka mbledhur dokumente.

Kjo parada e Shkëlzen Berishës që hyn e del në SPAK dhe thotë më treguan një faks fals, duhet të marrë fund. Nëse faksi është fals, prokuroria e di ku e ka gjetur faksin dhe arreston atë që e ka falsifikuar. Nëse nuk është fals, ai zotëria që hyn e del si në shtëpi të vet, është mirë të mbahet aty brenda.

Po ashtu duhet të merren si bazë mbledhjet e qeverisë dhe procesverbali i mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar drejtuar nga presidenti Bamir Topi. Aty debatet ishin të freskëta dhe deklaratat janë aty. Aty është debatuar pse është vendosur që të demontimi të bëhet në Gërdec nga Berisha dhe Mediu, edhe pse shefi i Shtabit Luan Hoxha ishte kundër. 

Aty ka debate reale mes tyre, të protokolluara dhe jo llogje pleqsh çfarë mbajnë mend para 15 vitesh. 

Vet Altin Dumani ka qenë një nga prokurorët e çështjes dhe e njeh dosjen më mirë se kushdo. Kjo tallja e Shkëlzen Berishës që hyn e del sikur po e bezdisin me një histori, që ai nuk ka lidhje fare, ani pse ka vrarë dhe burrin e tezes për ato para korrupsioni, duhet të marrë fund.

Nëse duhet të shpëtohet Fatmir Mediu, meqë na duhet për seminare, ka procedurë. Le të bëhet i penduar, të deklarojë gjithçka dhe çështja mbyllet si për çdo çështje të sigurisë kombëtare. 

Por edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin përpjetë, sikur nuk shkon më! 

Është fyerje për 26 jetë të ikura dhe ata që janë gjallë me plagë në zemër, të shikojnë këtë teatër kokoroçësh, njëri që ka vrarë se kishte babin kryeministër e si hynte gjemb në këmb, e tjetri që është përdorur si kamikaz për të vjedhur djali i babit dhe që tani do të dalë edhe “djali i besës”, mos të tradhtojë familjen mafioze, edhe i pastër meqë duhet të vazhdojë të shkojë në “Mëngjesin e Lutjeve”. Ku vetëm për të vrarët e Gërdecit nuk është lutur kurrë!

19 Komente

  1. k
    katarakti

    Dëshmitarët e vet duhet t'i gjejë pala e akuzuar. Gjykata nuk ka punë fare me dëshmitarët që kërkon Mehdiu. Gjykata, nëse ka nevojë të sqarojë diçka, thërret vetë dëshmitarët që i duhen. Me një fjalë Gjykata nuk merr urdhra nga Mehdiu se çfarë duhet të bëjë. Ështe kaq e thjeshtë. Dhe për gjetjen e dëshmitarëve jepet vetëm 2 javë kohë.

    1. C
      Coli

      Te lumte Mero

      1. X
        Xen Qose Fatmir Gerdeci

        Eshte tallje me popullin ose komedi me aktore pa nivele amatore . Asnje nuk denohet . Ka shume denime si shperdorim detyre fallsifilim ku denimi nuk i kalone 5 vjet burge dhe kur ceshtja eshte 15 vjecare do te thote qe koha ka shlyere denimin . Nuk ka drejtesi eshte e kapur nga familja kriminale Berrisha-Meta kjo eshte ceshtje e hapur ne interes te Fatmir Gerdecit per tu mbyllur perfundinisht.

          1. c
            cph

            Administrata amerikane ka gurin dhe arren ne dore.Nese ka vullnet minimal mjafton dergimi I Luan Hoxhes nga Kalifornia ne Tirane ne zyrat SPAK-ut e Kimes dhe ketu mbaron historia..Jane 2 spjegime pse Saliu Xeni dhe Mediu po mundin Ameriken…Te paren nuk po e them por ka lidhje me Opercionin Gladio ( per ato qe ja dine kuptimin) dhe e dyta rreth 20 miljard te armatimit shqiptar lidhen dhe me emra ne shkallet e larta te WDC dhe nese hap gojen Sala nje cunam do ngrihet ne Adriatik dhe Atllantik..

            1. L
              Lushi

              E po çti besh o Mero. Drejtesia e Reformuar eshte, Edi ne pushtet eshte , ti ke bere namin me shkrime se do burgoset Sala e Shkelzeni e Mediu e Kadiu. Tani qe spo te dalin me parashikimet po luan nga mendja . Kujdes fiqirin Mero !

              1. I
                Indinjata

                Mero kjo teme eshte tejet e koklavitur!Mund ta permbeledh me nje thenie te kahereshme te aneve nga je zotrote:"Se Isai se Musai akoma nuk i eshte gjetur faji"!Pune te thella i nderuar,Serveri i keyeministrise vajti ne SHBA e nuk u kthye me i gjalle,Shefi i Shtabit te Ushtrise vajti ne SHBA e nuk perdoret me si deshmumtar,Genc Ruli shkoi ne SHBA e nuk kthehet me,Andi Harasani i KESH-it nuk u kthye me Zef Brozi nje nga juristet me ne ze edhe pse nuk kercenohet me nuk u kethye e plote e plote intelektuale te tjere te koruptuar e deshmimtare te ngjarrjeve te kobeshmene kete vend nuk therriten apo te vijne si deshmimtare!Valle rastesi?????? Ndaj lerini viktimat e shkreta te prehen ne paqe e mos i trazoni te gjallet me "e lagu se lagu"!Sali Berisha eshte monument agjenturash e rruhet nga ata qe e prodhuan dhe e montuan deri ne amortizimin natyror!Dhenia e etiketimi "Non Grata" eshte imunitet per te si pretekst i gjykuar.Ndaj dhe dosjet e nxehta nuk hapen e s'kane per tu hapur kurr!Ndaj mos luani me familjaret e viktimave dhe me kete popull deri ne talljen e tij.

                1. K
                  Kapterri

                  Shtet i pjerdhur Mero. Mjer ai që beson në iluzione.

                  1. p
                    popull i revoltuar

                    Respekt penes e mendjes suaj z.Mero.Nje gjykim i ftohte dhe koherent.Motrat e grate ku ti kene keta kriminele te ndyre

                    1. D
                      D

                      Eh bre Mero,nuk ndigjon kush nga ai vesh,kur vjen puna te Saliut dhe Iliri Metaj Spaku as shikon dhe as ndigjon,ndersa eshte shume vigjilent me arkat e sardeleve.

                      1. N
                        Nositi

                        Mire o mero po kush te degjon ata akoma kane frike nga saliu

                        1. L
                          Luani

                          I gjithe shkrimi eshte analize serioze por dy rreshtat e fundit ishin Brilante. Ato dy rreshta jane domethenia e kesaj mosndershkueshmerie.

                          1. D
                            Dani USA

                            Si eshte katandisur Dretesia as vete zoti te zbrese ne tok nuk e siell dote ne gjendie vetem nje Enver Hoxhe 30 vjecare e siell ne ne udut spakun e Sali kriminelit Spaku eshte Sali Berishe dhe disa gjykates jane lepuj qe vegjetoin vetem per te marre rrogen e majme.

                            1. B
                              Bureto

                              Mirë e ke o Mero djali, mirë e ke! Por ky milet do të gushëllohet nga pasojat që solli ajo tragjedi vetëm kur ai që thua se e ka dosjen dhe e njeh mirë atë, veç të bëjë detyrën. S'do ishte keq ta lexonte dhr këtë shkrim. Për atë është aty, vetë i ka dalë zot asaj detyre, ndaj të justifikojë, veç besimit që i është dhënë, edhe privilegjet që gëzon prej saj. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar!

                              1. A
                                Ai

                                O moj shqypni e mjera shqypni.

                                1. L
                                  Lali

                                  Sherbimi yt o mero ,e sidomos per kete ngjarje makabre ka vlere te jashtezakoneshme. Zeni eshte ne paradhome ,medi pushti eshte ne dhome ,por bejne sikur....do shpetojne.... Jo procedura ,Jo peralla me deshmitare ,te pakten keto te dy vrases e kusare , nuk mund te jetojne me, se kane Vdekur ,por bejne sikur...... Te lumte pena mero..per keto te dy duhet turra e druve o mero ,burgu nuk eshte asgje.....,dumani le te zgjedhi Denimin......

                                  1. L
                                    Luli

                                    Po ke mbush dynjane me shpifje o Mero dhe tani qe po dalin te DHEMB . Po mos e vra mendjen se ti me Ngjelen , Frrokun e Paten jeni mesuar me shpif ne te mire te Udheheqesit kuptohet. Po keshtu e ka drejtesia o Mjero , do degjohen deshmitare do shtyhen seancat do shkojne vite dhe ne fund e shumta SHPERDORIM DETYRE pa dashje. Me dhimbset ajo nena e gjore qe po e perdorin per qellime te çastit. Kurse nese ka ndonje LOPE qe u beson perrallave te tua , mire ti behet

                                    1. A
                                      Arbeni

                                      Sot Mero ka arritur Paraden me te madhe te censurimeve te komenteve. Suksese, MERO! La e me la ne qenefin e qeverise ku je zhytur pingulthi.

                                      1. G
                                        Gjeli

                                        Ata te SPAKUT nuk denojne dot as Salianjin e jo me salen e mediun

                                        Lini një Përgjigje