Socialistët duhet të konfirmojnë qëndrimet e SHBA për Berishën 

22 Shtator 2023, 18:16Editorial Mero Baze

Sali Berisha po bën përpjekje madhore të kapë SHBA dhe shumicën në pushtet në një pozicion “mat”, kur ata të jenë të detyruar t’i japin dorën.

Manovra e tij e fundit me Gazmend Bardhin, përpjekja për t’i marrëë grupin parlamentar PD-së zyrtare dhe për të detyruar shumicën të ulen me të për reformën zgjedhore është objektivi i parë.

Gjatë kësaj rruge, Gazmend Bardhi u përpoq të normalizonte raportin e Berishës me SHBA, duke u hequr sikur ishte konsultuar me SHBA për gjithë këtë operacion.

Amerikanët e sqaruan të parin pozicionin e tyre. Në një deklaratë zyrtare, Ambasada theksoi se “nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla.”

Shkurt dhe qartë i tha Sali Berishës se nuk do ketë kurrë bashkëpunim me të dhe gjithë atyre që kanë shkuar si dele në vathën e tij, të mendohen mirë.

Kjo është ajo që bën gjithmonë një insitucion që mbështetet mbi parime dhe jo mbi truke politike.

Tani e ka radhën të shprehet shumica në pushtet. 

Prej kur Berisha ka filluar manovrat me “diversantët” e Gazmend Bardhit, shumica, disa me vetëdije e disa pa vetëdije, në fakt po bëjnë lojën e Berishës. Kryetarja e Kuvendit shtyn shqyrtimin, kryetari i Grupit parlamentar e injoron si problem, kryeministri është në SHBA në ngjarjen më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë,  dhe befas Partia Socialiste shfaqet në opinion si një parti teknicienësh, që nuk mendojnë më politikisht, por sillen me një ”non grata” si me një fenomen normal.

Disa duket qartë që e bëjnë qëllimisht. Ka një dashuri të fshehtë brenda radhëve të PS, nga disa figura jo aq pa rëndësi për Sali Berishën, duke vënë veten në pozicionin e tij pas disa kohësh. Kjo është e qartë. 

Por Partia Socialiste nuk është parti e njerëzve në hall. Së paku kështu ka deklaruar Edi Rama. Ka thënë që secili duhet t’i zgjidhë vet hallet e tij.

Partia Socialiste duhet ta bëjë të qartë qëndrimin politik kundër bashkëpunimit me Sali Berishën. Me atë nuk duhet të zgjedhë dhe të bëjë asnjë reformë. As Avokatin e Popullit, as ndonje institucion tjeter. Reformën zgjedhore jo e jo.

Por mbi të gjitha, ajo duhet të marrë qëndrim politik, ashtu si Ambasada e SHBA, për linjën e bashkëpunimit me Berishën. 

Lindita Nikolli, Bledi Çuçi, Blendi Klosi dhe kushdo tjetër që janë persona kyç në vendimmarrjen politike, nuk kanë pse bëjnë llogaritë e Gazmend Bardhit apo Berishës. Ata duhet të konfirmojnë se e kanë të ndaluar bashkëpunimin me të. Kjo nuk ka rëndësi për Berishën, se ai i mbytur është. Kjo ka rëndësi për ata dhe vet Partinë Socialiste. 

Ashtu si Ambasada e SHBA e bëri të qartë se i i qëndron vendimit për mos bashkëpunim me “non grata” dhe ata që bashkëpunojnë, ashtu dhe socialistët duhet ta konfirmojnë këtë. Dhe konfirmimi fillon duke ndërprerë bashkëpunimin me Gazmend Bardhin dhe diversantët e tjerë të Berishës që i ka lëshuar rrugëve, që t’i nxjerrin në pritë qeverinë dhe SHBA.

SHBA ja tregoi vendin. Socialistët me sa duket nuk dinë se ku kanë vendin e tyre.

14 Komente

  1. M
    Mjeku

    Ahh, pike nevrore kjo gje. Te gjithe e dine qe i gjati te shet dhe te vetmit budallenj jane teknicient. Persa kohe pakica e llumit 25% te shoqerise ka vendosur te ndjekin Saliun deri ne vdekje Rama se bashku me te tjeteret jane te lumtur te pakten deri me 2030. Nuk e di nese Rama i ka bere llogarite mire mbas vdekjes se Saliut e te mbaj mbi super turpin e mos ndeshkimit.

    1. N
      Nul Moka

      Analistët shqiptarë në të gjitha kanalet as që e përmëndën fare pjesën më kryesore të deklaratës të SHBA......... . Atë se, kush bashkëpunon me non gratën, të mendohet mirë............ . Pra kush shkon me non gratën, për ShBA do të jetë non grata.

      1. D
        Demokrati me mend ne koke

        Edhe tv ora dhe news 24 e kishin heq fare ate pjese.

    2. K
      Kapterri

      Janë bashkëhajdutë prandaj nuk ju intereson as "socialistëve" (neokapitalistëve) e çepanistit.

      1. A
        Adi Krasta keshilltar i Berrishes

        Sjellja e Lindita Nikolles dhe e Lulzim Bashes ndaje te emeruares si drejtuese e grupit zonja Flutra Acka ishte skandaloze jashte cdo etike . Zonja L.Nikolla duhet te anullonte mbledhjen deri sa te zgjidhesh problemi dhe Basha duhet te ishte prezent deri ne zgjidhje te problemit midis tije si PD dhe parlamentit. Ka kohe qe zonja Nikolla e ka humbur busullen . Nuk besoje qe PS ka nevoje per nje percarje ne PD pasi ata percahen vete por ka disa element nen hije qe bashkpunojne me F .Noken . Rama duhet te jete i pergatitur se do ta gjeje si me A .Hametaj. Toleranca me nongraten duhet te jete zero

        1. L
          L.Xh

          Mos po bëhet loja e Pal Vatës si dikur ? - “Unë (Pal Vata) dhe Enveri (Hoxha), nuk dijmë gjë, vetëm në se e ka bërë Mehmeti (Shehu) në krye të vet”…. Politika është lojë kurvash dhe kurvarësh, me një fjalë, për njerëz pa katakter…

          1. t
            tpc

            Bastardet socialiste mund te kishin kaluar ligjin qe i ndalon pjesemarrjen ne parlament,dhe institucione shteterore kujtdo qe eshte shpallur non-grata.Por nuk e bejne pasi kane frike se neser edhe ata mund te jene ne listen e non-gratave.

            1. G
              Gerdeci

              Me qarte se kaq nuk behet. Mjaft me flirtime dhe lenie neper kembe te padeshiruarve. Tregojuni vendin pa asnje kompromis, mjaft më, se po na e ndyjne ajrin dite më dite.

              1. D
                Dulja

                Llogarite dhe vendimarrja politike ne PS jane ekskluzivitet i nje personi

                1. S
                  Saliu do e vdesi mero qyqarin

                  O shkreti Mero , i ka ik petlla fare . Shkruan dite e nate broçkulla , shkruan VETEM per Saliun. Gazetari personal i Doktorit , eshte bere per psikater mero ziu ! Beri te pamunduren me paçavuren e tij , deformoi , manipuloi , shpifi , sla gje pa bere qe Basha ta flakte Berishen . Tani prite kur ti bjeri PIKA nga mllefi .

                  1. C
                    Coli

                    Je NJISH Mero. .... Te lumte

                    1. L
                      Linda

                      Rama qe i dha djalit te Berishes lejen per kullen do te thote qe ata bejne sikur zihen por hajdutlleqet ja dine njeri tjetrit Populli merret me llafe e ata jane bere sheiket e Shqiperise

                      1. s
                        spata

                        Qysh para 4 vjetve kam hedhur fijet e dyshimit pse Saliu eshte i pa prekshem brenda politkes shqiptare .Shpeshhere mendoja se Rilindja, me Ramen, nuk guxonin ta shkermoqnin Saliun ,nga mungesa e organeve te korruptuara te Drejtesise .Mendoja se SH.B.A dota thellonin me tej diskreditimin e kesaj figure kondrabandiste dhe kriminale ne politken shqiptare .Por sic po tregojne ngjarjet e pas shpalljes Non Grata ,Rilindja eshte mjaftuar me ate qe bene SH.B.A .Nuk guxojne, apo nuk duan,ta shkermoqin Berishen. Kjo tashme eshte e qarte .Berishes, jo vetem i iku ngjura e verdhe e vdekjes, por tani eshte me i rinuar e birvilos ne cdo kanal TV duke kercenuar Mozhorancen .Ku e gjen kete force Saliu ? Te gjithe spiunet e lepirsat e tij jane bere teperaktive dhe kercenojne here pas here Ramen se dota "rrezojne nga pushteti" . Nje sllogan qe te duket se dhe Opozita e maqzhoranca ,jane te kenaqur . Ne gjithe kete lufte Donkishoteske kemi pare vetem Ramen te kacafytet me fjalor banal ndaj Opoziutes se Saliut.Kush tjeter, pervec opinjonve ne gazetat online dhe Temes, po ja nxjerr bojen Saliut te paprekshem ? Asnje forum i Rilindjers, apo deputet me peshe ,se burra ne Ps ska me , perplaset me Saliun dhe kembenguliun te shkoje para gjyqit, per mega skandalet qe i rendojne ne kurriz ! Kuptohet pa hetuar se kush e mbron Berishizmin .Dikush thot se te gjithe edhe nga Mazhoranca ,jane te dhje...ne korrupsjon ,qe Saliu nuk goditet per vdekje . Historija na ka mesuar se, kur duart luyen me gjak,fiton ai qe ka pushtetin. Pak gjak derdhen shqiptaret nga 1992-97 ? E pate kush fitoj! Krimineli Sali qe kishte vene nenkontroll cdo qelize te politkes dhe pushtetit.Po Ramen kush e ka penguar qe po mbush mandatin e tret qeverises?Jo vetem Saliu , qe eshte thembra e Akilit, por soji e sorrollopi familjar e politike i Berishizmit, nga 92 e deri mesot nuk eshte gjukuar e denuar asnje . Po nga Rilindja ? Jane para gjyqit dhe akuzohen 30% te kabinetit Rama Cudi e madhe thoshnin pleqte e mocem .Bubullimat ne Veri e shiu bie ne Jug. Fakte ka aq shume sa eshte e tepert te numerosh hezitimin e Rilindjes per te ndeshkuar . Vepron Drejtesija thot Rama .Ka suksese qe tregon se Drejtersija po funksjonon . Po per Saliun ,Mediun, Shkerdhenin , Beqaj ,Salihanin ,Doshin ,Lul rrublen ,Boden,Rrulin ,Fullanin e shume krimba te tjere qe jane me dosje,.pse nuk funksjonon Drejtesija e re ????? Nuk gjukon dote e te dalesh ne konkluzjone ,pse u katandisem ne kete pike anomalije, ku fijet kokolepsen saqe askush nuk i c'pleks dote .Populli i di shumemire por eshte tashme i carmatosur sa ska fuqi te ndryshoje .Aleatve tane ju intereson te kene nenkontoll politken dhe burrimet kryesore dhe se vrasin shumemendjen se kush eshte ne pushtet . Ndoshta u lodhen me kete kopshte zooollgjike Spiunet shqiptare pro rus behen shumeshpejt buthlepirsa te Aleatve tane. Rreziku per kthim pas s'ka qene dhe as do te egzistoje me .Shtyje ta shtym eshte motua e shqiptarve dhe Aleatve sot .

                      Lini një Përgjigje