Azem Hajdari nuk ka kë frymëzon sot në opozitë. Tipologjia e tij si politikan sot nuk përkon me asnjë profil politik në opozitë dhe me asnjë objektiv të grupeve të saj.
Azem Hajdari nuk mund të jetë shembull për grupin e Berishës, jo vetëm për faktin se Berisha është arsyeja e vdekjes së tij, por mbi të gjitha se gjithë betejën e tij tetë vjeçare në politikë, nga 1990 deri më 1998, ai e pati kundër Sali Berishës.
Përjashto katër ditët e Dhjetorit që e kishte me diktaturën, gjithë pjesa tjetër e jetës së tij ka qenë një luftë e përditshme, herë e ftohte, herë e hapur e herë shpërthyese, vetëm kundër Sali Berishës. Dhe kjo ka zgjatur deri dy minuta para se të vdiste, kur ai e nxorri në pritë, i bindur se Azem Hajdari i kishte sjellë hasmit e tij në oborr për të vrarë atë. Dhe kështu i përdori ata për të hequr qafe Azemin, të cilin e kishte më shumë problem se ata.
Grupi i Berishës, kërkon të mbijetojë në politikë kundër SHBA dhe Perëndimit në tërësi, ndërsa Azemi është politikani që i hapi dyert pranisë amerikane dhe Perëndimit në Shqipëri.
Grupi i Berishës po përpiqet të mbijetojë në politikë, duke përjashtuar atë pjesë të opozitës që është kundër Berishës, njësoj siç bënte Berisha dikur me Hajdarin dhe mbështetësit e tij.
Grupi i Berishës po përpiqet të mbijetojë në politikë, duke u fshehur pas Ilir Metës, ndërsa Azemi edhe pse u përjashtua nga Berisha prej PD, në janar të vitit 1997, nuk pranoi kurrë të ikte nga partia dhe të fshihej pas grupimeve të tjera.
Por këto dhe shumë arsye të tjera, Azemi nuk është një shembull i mirë për Berishën dhe grupin e tij, pasi edhe të vdekur e kanë kundër historinë e tij, në çdo hap që hedhin.
Azem Hajdari nuk e ndihmon dot as Lulzim Bashën, edhe pse këtij të fundit nuk i duhet dhe as ka marrë mundin ta përdorë. Profili agresiv i Hadarit është e kundërta e profilit urban të Lulzim Bashës dhe gjuhës së tij politike. Duke qenë një politikan pa shumë skrupuj, Hajdari sot, nëse do të ishte në vend të Lulzim Bashës, do ta kishte nxjerrë prej leckash Berishën nga zyrat e SHQUP, dhe mos o zot, mund ta kishte rrahur dhe vetë. Le më pastaj nëse do të kishte kaq mbështetje nga Perëndimi sa ka Basha, ai do ta bënte Berishën mos të dilte më as në TV-në e djalit të vet.
Grupin e Gaz Bardhit po ashtu nuk e ndihmon dot shembulli i tij, pasi ata janë tani një grup servil i Berishës. Pak a shumë si Tritan Shehu më 1997, i cili formalisht ishte kryetar i PD dhe kishte përjashtuar Azemin nga partia, por kur e takonte në kafe i hidhej në qafë.
Kështu ndodhi një herë ndërsa unë me Azemin dhe Ylli Rakipin pinim kafe në Rogner, kur Azemin sapo e kishin përjashtuar dhe Tritani në krah me një investitor italian po fliste pa pushim italisht dhe na përshëndeti gjithë dashuri.
-Po ç’keni me këtë Azemin që e përjashtuat, i thashë unë?
-Azemin,... s’kemi gjë me Azemin,... Azemin e kam mik, ...si je Azem mirë,... nga shtëpia mirëë...
Shpejtësia me të cilën fliste ishte e krahasueshme me një robit të kurdisur.
Azemi nuk e ktheu kokën fare prej tij, vetëm ngriti pak zërin dhe tha:
-Ik or Tritan se sa vetë të mblidhen ty në sheshin Skënderbej, mua më mblidhen në Mirditë kur më bie goma e makinës.
Pak a shumë kështu është grupi i Bardhit sot.
Ndaj lodhen kot në hipokrizinë e tyre për të përkujtuar Azemin. Sidomos Berisha që e ka vrarë vet. Nuk i hyn në punë për asgjë, vetëm sa u kujton të gjithëve një armik të tij. Të tjerët të paktën nuk e njohin dhe as e përkujtojnë, pasi nuk u duhet. Dhe mirë bëjnë. Ashtu dhe ai është më i qetë.
O Mero Baze, ti shkruaj çtë duash sot, për Azem Hajdarin, se ta do politika dhe zanati, plus çke pësuar nga Sali Berisha ndër vite, por nuk i meriton konsideratat heroi i këtijë shkrimi, mbasi Ai, ishte autori kryesor i vrasjeve të 2 prillit, i djegjeve të shumë zyrave e ndermarrjeve, i vrasjeve të tjera, i grabitjeve dhe vjedhjeve të pafund, plus përdhunimeve masive që ka bërë, që sikur të kenë gojë dyert e restorant DIPLOMATIT në Tufinë, do të kishim tragjedi të padëgjuara…..
Dakort me ty Blerim Margjinaj . Lidhur me Azem Hajdarin , nuk i heq asnje presje mendimit tuaj , por ki parasysh qe ai qe i zuri vendin Azemit , me porosi te Xhelil Gjonit , nje patriot i tij , ne ato kohe ishte i nje mendimi me Azemin , ne mos qe programatori i tij . Ashtu ja kerkonte interesi momentit atij dhe co . Kur e pa qe Azemi nuk e degjonte me , beri ate qe e dime te gjithe . Shfrytezoi momentin dhe e hoqi qafe , duke e çuar ne ate bote . Sot me pa turpesi dhe pa skrupuj , ben homazhe tek memoriali i tij . Ky sot eshte monstra e partise demokratike Sali Berisha qe po e heq zvarre PD , per interesat e veta dhe ta familjes .
Zoti Mero je bere I pabesushem deri per meshire..Nese ka 10 shqiptare me anti berishe me te spikatur besoj qe jam dhe une.Mos ki turp te thuash se Usaliu e perdorte Azemin si shami qyrresh ..per kete shiko videon : “”Sali Berisha meeting Lushnje 1997-you tube” dhe shiko si e mbron Azemortja Salihin qe e pshurri para dy muajsh.. . Ne kete video shikohen rreth 300 tropojane terroriste me kallashe ku duket dhe Muli me Erzenin.. . Eshte turp per shtetet e lulbashkuara te amerikes qe akoma tolerojne me NON GRATA Usaliun e tyre si pjese e bandes tropojes Elez-Sali-Azem
Na ke hapur barkun me "ANETARET E KOMITETIT TE MALEVE" o Mero ku vrisnin naten e te qanin diten!Pishtari i dhjemokracise!Boll me me kete shkrime bajate,se bashke me ta ke qene edhe ti Mero tek "trusti i lulelakres".Hajdarin Azem e ka harruar fam.e tij e na i kujton ti!Apo e mbane per "Pishtar te Demokracise"! Mos na ul intelektin kaq poshte ,se jemi gjalle akoma per bemat e tij .Se fundemi mos me thuaj qe e ke propozuar ti titullin "Hero"!Populli ka nje shprehje te kahershme "mos e ngacmo m....n se bie ere"!
Një parti vrasësish! Asgjë tjetër!
VO: 1.Personazhi Azem i PD do kujtuar si FATKEQSIA Nr.2 e PD dhe popullit,Kombit Shqipëtar.Nëse do ishte i gjallë AH Shqipëria do të ishte shkatërruar 2 fishë,Pasi teoria SHOCK,e shkatërrimit të çdo gjëje të ndërtuar në 46 vite në sistemin HOXHA,u sajua prej Tij,Sb
Berishjanet ata te vjetrit dhe te rinjte jane anti shqiptare ! Keta kane kryer shume krime kunder shqiptareve, u kane nxire jeten atyre ne 1997 dhe me pas, aq shume sa as serbet as greket nacionalist ultra shovinist nuk i kane kryer keto krime ! --- Habitem qe paska akoma shqiptare qe i besojne figures se Sali Berishes !!! Ky eshte mjerim sepse per berishianet provat, jane 1997 me 3000 te vrare, 21 Janari 2011, Gerdeci me 26 te vrare! aferat korruptive, te vjedhjes se pasurive tona kombetare ! Shikoni sa te pasur jane grupi mafioz i Berishes ai edhe sot me nje kemb ne varr, eshte shume i pasur sepse ka tentakulat e tij si OKTAPODI ne shume biznese ! --- Te pakten kermen Berishe mos ja shisni shqiptareve si patriot se ju vret Zoti! --- Ajo vidio e Lushnjes eshte ikone! ka shume te tilla
Mjaft ja krehet bishtin se nje cope debil ka qene
Hajdari bashkepunetor dhe provokator pa skrupuj i Berishes. Zoti Baze ju lutem mos na trego peralla me mbret. Mjaft me me genjeshtra. Berisha e perdori deri ne vrasjen e tij sipas planit Serb: marrje e pushetit me dhune, bllokimi komunikimit te UCK duke mbyllur kufirin.
Artikulli i Meros eshte nje arsye me shume, qe shqiperia te mos behet kurre shtete ligjor dhe i se drejtes! Ti pronovosh opinionit publik nje uligan, per "Hero" eshte po aq kriminale sa vet paudhesit qe ka bere ky "politikan" ordiner...!!
Shikoni, te dashur komentues se Mero nuk ka studiuar per mbi Toke por ka bere nje universitet per nen Toke, pastaj se si kaloi ylberin dhe u be ky qe eshte, fale zotesise se tij. Tani kush nuk e di nga ata qe e kane jetuar se kush e rrezoi diktaturen?! Osmen Gazepi shkrete tha se ata qe e dine , tu a thone atyre qe nuk e dine. Prandaj lerini njerezit ne lirine e tyre se dhe Azem Hajdari nje koqe gomari, lere Muli me shoke apo thuthuqi sot. Pa lere qe ka dale dhe nje Gaz Bardhi qe te vjen veshtire ti shikoshe fytyren se e ka si bythen e nje plaku 90 vjeç pa rruar.... Kaq kisha une per sot, tani merruni me pune se lajmet e verteta nuk egzistojne.