Po i mërzitur me Kombëtaren pse u duhet Edi Rama? 

11 Shtator 2023, 20:05Editorial Mero Baze

Në fillim Sali Berisha dhe pastaj Edi Paloka, vendosën që Edi Rama është shumë i mërzitur që ekipi ynë kombëtar fitoi me Poloninë dhe barazoi me Çekinë. Në fakt merita është e Berishës për këtë zbulim, se Paloka i shkretë, i di të vërteta zbulimet e Berishës, dhe i përsërit.

Ai tha se Edi Rama u nxi kur bëri gol Bajrami në Çeki. Pastaj dje akoma më shumë kur djemtë e Kombëtares bënë dy gola spektakolarë kundër Polonisë, edhe pse Paloka kishte paralajmeruar te mos vinte ne stadium se ishte ters.

Edhe pse është një budallallëk për t’u komentuar, në fakt nuk duhet anashkaluar gjendja e tyre psikologjike, kur Shqipëria fiton një emër të mirë. Mbi të gjitha duhet kuptuar se ata nuk dinë të gezojnë bashkë. Edhe gëzimin e duan më vete.

Fjala vjen, suksesi i Shqipërisë në turizëm, që është një rekord për të cilin po flet gjithë bota, i tërbon, dhe normalisht e sulmojnë pa shumë drojë. E bëjnë këtë se mendojnë se jo gjithë shqiptarët fitojnë nga turizmi dhe së paku të kenë me vete ata që nuk merren me atë punë, edhe pse fitojnë të gjithë nga pak nga rritja e ekonomisë dhe bërja e vendit më i pasur.

Po ashtu suksese të tjera të Shqipërisë në ekonomi, në forcimin e lekut, zvogëlimin e borxhit, rritjen e investimeve, mund t’i relativizojnë dhe t’i njollosin, pasi kanë të gjithë ata trushëplarët e vet për të cilët flasin.

Tek futbolli është pak problem, pasi shqiptarët, të majtë e të djathtë, e duan njësoj ekipin kombëtar. Madje ca kohë e ka dashur dhe Albin Kurti.

Tani këta nuk e pranojnë dot që ekipi kombëtar të gëzojë dhe Edi Ramën si qytetar dhe si kryeministër, por sidomos të gëzojë dhe palën tjetër.

Meqë është një sukses që ata nuk e vënë dot në dyshim, atëherë në këtë rast vënë në dyshim të gëzuarit dhe kanë gjetur që Edi Rama nuk gëzohet kur fiton Shqipëria.

Në fakt jo për meritë direkte të Edi Ramës, por jo edhe fare pa meritë, rezultatet me të larta historike ky ekip kombëtar i ka arritur nga viti 2016 e këtej. Edi Rama natyrisht që ka të drejtë të krenohet jo vetëm si qytetar, por dhe si kryeministër për këtë sukses. Dhe e bën atë më së miri.

Por Berishës i duhet i mërzitur, ngaqë nuk mërzit dot ata të vetët. Po të kishte mundësi t’i ndalte do ta bënte, por meqë nuk ia del dot, pasi ata gëzojnë si shqiptarë për ekipin e tyre, atëherë atij i duhet patjetër një diferencë me Edi Ramën në këtë gëzim, dhe e ka caktuar atë “të mërzitur” dhe veten të gëzuar për Kombëtaren. 

Por në fakt duket aq i mërzitur kur e thotë këtë, sa ti e kupton që nuk di si t’ua prishë të gjithëve këtë festë. Siç e ka zakon!

24 Komente

  1. F
    Festim Fitimi

    Aq u ka vajtur shpirti në halè të gomerëve, Sali Berishës

    1. M
      Mal Cori

      Poshtë Edvin Rama, u shëmbtë stadiumi me kullë. Edhe një fitore me Çekinë më 12 tetor i duhet kombëtares sonë dhe qeveria e krimit bie................... . Përpara lexhenda e kombit Sali Berisha........ . Ora e demokracisë po troket........ ...... . Stadiumin do ta bajmë 50 mijë vendesh në Kashar.

      1. n
        nacionalisti

        o hajdar me zile... Rama poshte? dakort mor hajdar me zile, por puna eshte qe Rama poshte ka bere: 1. Stadiumin ne Elbasan (se do ikje ti beje ndeshjet ne shkup bashke me shokun Sali qe beri nje brim ne uje). 2. Stadiumin ne Shkoder. 3. Stadiumin Air Albania. Ne proces tenderimi jane... 1. Stadiumin ne Vlore. 2. Stadiumi ne Durres dhe nje i trete qe sme kujtohet. per te vazhduar o hajdar me zile... Rama poshte ka bere pishinen ne durres qe ishte nje grope septike. Kompleksin ne liqeni qe Basha lart e kishte dhene leje ndertimi per pallat dhe eshte per momentin ambienti me modern qe ka shqiperia per lojera me dore, basketboll, volejbol, handboll (po flas per objekte qe i nderton shteti, pasi pa vajtur ne durres eshte ambienti me i mire, kompleksi Goga, por ket e ka bere nje privat dhe qe ta dish o hajdar me zile, nga autostrada per te vajtur te Goga shoku Sali e la me vite lesh arapi, si cecen qe eshte ne koncept), ambientin Farie Hoti qe u investua dhe ku behet shumica e ndeshjeve te kampionatit te basketbollit ne shqiperi... ishte per tu ribere komplet nga e para rikonstruksion Asllan Rusi, por ra termeti dhe u shty ne kohe... ka shume mundesi te nisi vitin qe vjen... Pa folur o hajdar me Zile, per dhjetera shkolla te reja, me palestra fantastike per basketboll e volejboll qe ky vend si kishte pare me pare.... Shko hajdari me zile... jam shume dakort Rama poshte!!! por puna eshte kush do i beje ambientit sportive? ceceni shoku Sali i zbrit nga mali?

        1. P
          Pickaxhiu

          O nacionalisti kam pershtypjen se mal cori ka shkruajtur me ironi

          1. K
            Kaçi

            Mos u merr me njrez budallenj dhe te pa prgjegjshem .

            1. M
              Mal Cori

              Po ç'më duhet mua ç'ka ban Rama......... . Poshtë Rama...... . Rrnoftë lexhenda e kombit Sali Berisha.

            2. s
              shigjetari

              Ore, ti Mal Car, nuk thuhet "lexhendë" por "legjendë"...meso shqip, pastaj hajde dhe shkruaj ketu....

              1. F
                Fush Cori

                Edhe une ta mbeshtes ti o Mal Cori .

            3. N
              Nje Paloqe shume Paloqe

              Edi Rama ka veshur fanellen e ekipit komberar dhe e njeh ndjenjen , ne jemi thjeshte sportdashes. Rama beri stadiumin e cfare nuk degjoje do beje teatrin qe cfare nuk ka degjuar por keta te pa skrupullt nuk e kane probleme te lepijne cfare kane peshtyre . Paloqe i dashuruar marrezisht me Ramen ne stadium nuk shikonte ndeshjen por fotografonte idhullin e tije Ramen Ndersa nongrata eshte me shume i apasionuar me notin e qenit qe hyne ne det ne 8 te mengjezit dhe del ne oren 4 mbasdite po notin e qenit e metrizone mire . Te ngateroshe sportin me politiken vetem Paloqet mund ta bejne haaaas

              1. A
                Ard

                Lavderime e falenderime cunave te Kombetares, nderuan dhe gezuan gjithe shqiptaret kombdashes. I vetmi qe lutej qe te humbisnim ka qen Paloqja sepse donte te akuzonte Ramen per humbjen dhe te ngriheshin ne protesta. Bravo cuna!

              2. S
                Shqiptari i Ilirisë

                Njeri sterrë i zi Berisha!

                1. T
                  Ton

                  Pra forcini I lekut solli dhe uljen e borxhit eshte sukses sipas Meros...e di Mero qe 50% e familjeve Shqiptare mbahen nga euro e emigranteve? Pra nje spekulin Sorosian Mero e paraqet si suKses. O mero u lodha por ne 11 vite veshtire se I gjen suksese ketij. Po per investment na thuaj nje emer te madh o mero ...Shelli ka ardhur ne 2010.

                  1. K
                    Kritiku

                    O Toni e ke fjalen per ate 50% qe rri gjithe diten ne kafene dhe merret me politike? Ata nuk duhet te prisnin te ardhura nga emigrantet por te punojne vete. Dembelizmi duket ne çdo rruge te Shqiperise. Forcimi i lekut eshte per ekonomine vendase, por kete ti nuk e kupton. Sa klase shkolle ke more i mjere? Ju ka ngelur mendja tek Sorosi, sepse keshtu ju thote Berisha. Perdor ne fillim llogjiken dhe pastaj shtyp tastaturen. Ose me mire, shko e bej ndonje pune te dobishme, sepse nuk eshte per ty ekonomia.

                  2. S
                    Shkodrani

                    Edi Rama i ndriti faqen Shqiperise duke ndertuar stadiume me standarte te UEFA-s keta shkerdhatat qe kundershtonin tani llapin si qente

                    1. c
                      chp

                      Te merresh me “me ner me thone” Berishen me Paloqet e tij edhe ne keto fitore te kombetares duket sikur Mero nuk jeton pa I futur kunj ish bossit te tij qe ne realitet e bent e paprekshem perjete..Nese ky ka minuar demokracine dhe I ka dhene KARTON T E KUQ me Non graten Amerika e Bidenit athere….Ka te drejte qe Rama merzitet se Salihu ka rrahur I vetem Ameriken apo eshte loje e kesaj te fundit me ate president Bidenin qe I prene fjalen ne Vietnam staffi I tij…pra berisha ka te drejte te jete I gezuar se ndeshjet Viqidol-Washington I ka fituar te gjitha me perjashtim te 1997 qe doli barazim

                      1. A
                        Antishoku

                        Shoku Salli eshte shume i gezuar kur fiton Polonia etj etj, eshte tifoz i ekipt te Vicidollit se bashku me ate spurdhjakun e vet pronarin e boronicave ! Shoku Kriminel SB vazhdon te lejohet ta llapose nga Ed Rroma se cdo shqiptar tjeter do ta kishte rrasur ne burg me kohe.

                        1. M
                          Miril Pero

                          Megjithate,Berishes i duhet njohur merita ,qe me pamundesine per te ardhur ne pushtet,po ndihmon realizimin e reformave te filluara.

                          1. k
                            kur permend litarin ne shtepine e te varurit

                            Sigurisht qe Mero nuk e ka pare foton e Rames gjate ndeshjes dale edhe ketu ne TemA. Ose ca me keq, e ka pare por do te beje sikur nuk e ka pare. Se ne ate foto, dreqi ta haje, Edi Rama dukej si gadi ne te qare...(mbase nga qe ka dashur qe aty prane te kishte fort te suksesshmin ne Ekonomi, ate Benko Ahmetajn tashme ne arrati)

                            1. X
                              XHOI

                              PROBLEMI I PARE ESHTE NESE KJO FOTOGRAFI ESHTE E VERTETE SEPSE PALOKA ESHTE KUNDERSHTAR I RAMES DHE JO MIKU I TIJ. PROBLEMI I DYTE NGA DEL SE KJO FOTOGRAFI ESHTE E KOHES KUR U BE GOLI. PROBLEMI I TRETE NGA DEL SE MERZITJA E RAMES KA LIDHJE ME LOJEN APO ME NDONJE PROBLEM SHTETEROR APO FAMILJAR. PROBLEMI I KATERT A HUMBET APO FITON RAMA NGA GOLAT E KOMBETARES NE STADIUMIN QE E KA NDERTUAR VETE DHE NE KOHEN KUR QEVERIS VETE E JO PALOKA. CDO NJERI ME LLOGJIKE TE TE ARGUMENTOJE SA SIPER DHE KONKLUZIONI DEL VETE SE PALOKA GENJEN APO SHTREMBERON TE VERTETEN PER QELLIME POLITIKE.

                              1. N
                                Nje NENE

                                Po Saliu dhe Paloka kane te drejte te jene te gezuar per fitoren e ndeshjes dhe Rama i merzitur sepse Saliu dhe Paloka si ajo fjala e urte popullore : Per inat te sime vjere vete fle me Minollane dhe Rama detyrisht eshte i merzitur . O Sali kije Hasem por jepi Hakun i themi nga anet tona Eshte me me Vizion Rama se ty dhe kompania jote ka sy piktori lere rehat ti realizoi gjerat te behemi dhe ne si e gjithe BOTA se na jane shpetndare femijet dhe ju vjen turp te prezantohen si shqipetar kete duhet te kete parasysh edhe Rama per cdo te mire qe realizon.

                                1. Analist

                                  Mjaft u moret me paloqet e foltores.Ata jane fatkeqesia e cendit.Vetem perendia vente dore sikurse e ka nisur.

                                  1. I
                                    I juaji Edi Rama

                                    Ja kjo eshte pra dhe arritja me madhore e kesaj Rilindje - edhe kur une rri fort i merzitur, ketyre gerxhove te mij u dukem i qeshur...

                                    1. T
                                      The Conservator

                                      Me fal pak Mero, si e lidh ndeshjet e kombetares me meriten e Edi Rames ????????????????, clidhje kane mor aman me thoni, valle i rriti rrogen Gjimshitit te Atalanta Rama? Apo Rama ka bere scout per te gjet Lojtare te rinj, ( mos harrojme ketu luften e hapur qe Rama i ka bere FSHF-se), aman mor se jeni bere njesoj si Saliu, ne fakt jeni si Saliu cthem dhe une, trekendeshi krimit Edvin-Sali-Like, bashke me ju k-analistet e komunales.

                                      1. T
                                        The Conservator

                                        Me fal pak Mero, si e lidh ndeshjet e kombetares me meriten e Edi Rames ????????????????, clidhje kane mor aman me thoni, valle i rriti rrogen Gjimshitit te Atalanta Rama? Apo Rama ka bere scout per te gjet Lojtare te rinj, ( mos harrojme ketu luften e hapur qe Rama i ka bere FSHF-se), aman mor se jeni bere njesoj si Saliu, ne fakt jeni si Saliu cthem dhe une, trekendeshi krimit Edvin-Sali-Like, bashke me ju k-analistet e komunales.

                                        Lini një Përgjigje