Socialistët po përballen me problemin më të madh që ka partia e tyre në një dekadë në pushtet, që janë të bllokuar politikisht nga prurjet e kohës kur ishin në opozitë. Edhe pse për 10 vite në pushtet, ka promovuar dhjetëra figura të reja, nuk ka mundur të krijojë profile politike të reja që të përbëjnë gjeneratën politike të pushtetit.
Aktualisht socialistët dominohen nga luftëtarët politikë të vitit 2007, 2009 dhe 2011 që fituan shumicat e bashkive në opozitë apo garat për deputetë. I gjithë ai fluks politik i ri, dominoi për më shumë se një dekadë në pushtet dhe opozitë dhe arriti ta kthejë Partinë Socialiste në një organizatë politike efiçente, fituese dhe më komplekse ideologjike.
Aktualisht Partia Socialiste e Shqipërisë, është organizata politike nga më të strukturuarat në historinë e politikës shqiptare, më një shtrirje kapilare në çdo skutë të Shqipërisë dhe një ngjizje të së kaluarës ideologjike me pragmatizmin “rilindas”, që e bën atë një përbindësh të papërballueshëm në skenën e rrënuar politike shqiptare.
Por kjo është dhe problem i saj. Suksesi i socialistëve nuk ka ardhur nga njerëzit e pushtetit por nga luftëtarët politikë, nga ata që e kthyen betejën politike në një bilanc fituesish. Bashkiakët fitues të asaj periudhe dhe deputetët e provuar në atë kohë, dominuan politikisht Partinë Socialiste për gati 15 vite.
Por “heronjtë” e gjeneratës së fundit tashmë janë lodhur dhe të lodhshëm për gjeneratën e re të shqiptarëve. Natyrisht ata janë një pasuri për socialistët, por jo më si luftëtarë por si histori.
Socialistët kanë nevojë për brezin e ri të luftëtarëve politik, për të cilët ishte një rast i mirë të promovoheshin në zgjedhjet e 14 Majit, por që kanë shans të promovohen dhe provohen dhe në zgjedhjet parlamentare të radhës.
Përveç Qarkut të Vlorës ku drejtuesi politik guxoi të ndryshojë gjithë kryetarët dhe të hedhë në betejë emra të rinj surprizë, qarqet e tjera ruajtën statukuonë, pa dashur të rrezikojnë shumë nga beteja për bashkitë.
Në fakt ky ndryshim duhet të fillojë sa më shpejt. Duke respektuar historinë e tyre, socialistët duhen të nxjerrin në resht të parë luftëtarët e rinj politikë, që do tu duhen të mbajnë peshën e dekadës që vjen në pushtet apo opozitë ku të jenë.
Dhe gabimi i rëndë i Edi Ramës është që mendon se katapultimi në pushtet dhe sidomos drejt e në karrige qeveritare të bën pastaj politikan. Në fakt më lehte të bën hajdut dhe delirant. Ai i ka me gishta dore ndonjë rast suksesi.
Nuk kam ndërmend të hyj në lojën e emrave, por kemi shumë pak, gati një pakicë emrash që janë promovuar si pushtetarë dhe pastaj janë kthyer në politikanë të mirë.
Mos të përmend raste që kur janë promovuar si pushtetarë, si zbulime të Edi Ramës, kanë pasur ‘neveri’ për deputetët apo njerëzit që merreshin me politikë, pasi i mendonin si shërbëtorë të tyre, dhe vetëm kur u troket SPAK në derë, apo bien nga karrigeja, të gjithë kuptonin që duhet të vinin në atë karrige nga politika.
Në këtë pikë Edi Rama është i paqortueshëm si dështak. Nuk besoj se ka ndonjë kryeministër që ka promovuar kaq shumë njerëz të rinj në pushtet, duke i mbetur një grusht njerëzish në politikë.
Ndaj ata duhet të ndryshojnë formulën e promovimit politik, dhe të bazohen tek ata që fitojnë beteja politike për të pasur më vonë pushtet. Ata që morën pushtetin me “supriza” listash lexuar në asamble, nuk ua pa hairin askush.
Çdo i ri apo e re që mendon të ketë një karrierë në Partinë Socialiste , duhet ta dijë rrugën nga kalohet dhe ajo duhet të jetë rruga e karrierës politike dhe të bërit njeri politik.
Nëse karriera kthehet në një algoritëm të përzgjedhjeve të rastësishme mos prisni më politikanë në atë parti.
Do ketë nëpunës të emëruar, do të këte ministra që nuk njohin deputetët, do ketë lidhje të shkurtra me lidhje kriminale, majtas apo djathtas, do ketë krushqi me rrethin mafioz të Sali Berishës, apo kujtdo tjetër, pasi ata nuk kanë përgjegjshmëri politike, pasi sjellin në pushtet rastësitë e jetës së tyre.
Dhe politikanët nuk prodhohen në seminare, as në Akademinë “Qemal Stafa” edhe pse i rinovon vazhdimisht pedagogët. Ata prodhohen në zgjedhje dhe në beteja elektorale, dhe vetëm pas asaj ata dinë mirë se sa vlejnë dhe sa vlen politika.
Ndaj sot nuk ka askush asnjë kuriozitet për surprizat e Edi Ramës në Asamblenë e Socialistëve, nëse shqipton emra të rinj ministrash që nuk i njohim apo që nuk u del emri as në googel. Është një lojë e provuar gjatë për dhjet vite që ka prodhuar ministra apo drejtorë, por jo politikanë. Politikanët janë e vetmja specie në zhdukje në Partinë Socialiste dhe ky është problemi i së ardhmes së tyre.
Me nje popull materialist pa vlera morale është kollaj ti mbash me buke dhe cirk e beri enveri. Vazhdoj saliu ne 92-n se ja dhuruan shijet e tij komunistë dhe ne 2013 erdhi Rama që vetem komunist jo e jo por as i majtë nuk është dhe vazhdon pushtet të plotë kur per nje rrogë nuk askush nuk ka klasë të re politike PD-ja ka vdekur LSI nuk është parti por shpk Të rinjtë e PS si lali fiku jane njerëz medioker me horizontin e nje taksisti
Rama si diktator i zgjedh njerezit ne qeveri e deputete jo nga aftesite profesionale,por nga aftesite e tyre si besnike te sulltanit,si sundimtare te rinj! Rames nuk i duhen njerez ye mencur,as guximtare,por servile te pa skrupullt,prandaj nuk del asnjeri me media te flase per ide te reja,por per ata derdellit Rama si piktor zhgatravites qe eshte! Ky eshte shteti KARIKATURE qe ka ndertuar Rama,me antishqiptari nder shekuj!
Bravo...por nuk mendoj se degjon Rama nga ai vesh!
Shume, shume e sakte!!
Eshte pozitive qe Rama i ka hapur rruge elementit te ri ne PS por deri tani nga keta te rinje nuk ka pasur vullnet per te rrezatuar kyne ngelur ne postin e ministrit dhe kur jane larguar jane harruar megjithate ka element ne PS per vazhdimesi ...
Fjalë boshe, pa përmbajtje. PS, po të kemi parasysh traditën e saj politike 77 vjeçare, nuk ka nevojë për politikanë, ata i besojnë një politikani të vetëm, atij që është në krye, kushdo qoftë ky. Kurrë ndonjëherë nuk ka pasur kjo parti njerëz me individualitet të spikatur, pasi brënda saj as që ka ekzistuar liria e të menduarit, ata e dinë fare mirë, se për të bërë karrierë brënda saj duhet të ndjekësh besnikërisht deri në servilizëm të neveritshëm liderin e radhës. Nja dy tre shkëndija lirije u dukën në kohën e Nanos, por ato u shuan shpejt nga fryma e mosdijes dhe injorancës. Sot kjo Parti vepron vetëm mbi impulset instiktive të një të marri. Është për këtë arsye që nga takimi i radhës nuk mund të pritet asgjë tjetër veç çfarë ti shkrepjet liderit të pagabueshëm.
O Mero mire e ke ti por Rama duhet te zhduke nga faqja e dheut keta ministra qe ka se e nxine ps,ka plote vajza e djem te mire ps por politikan ministra qe e shkateruan ps nuk ke ci do mbase i eshte mbushur radakja dhe ti heqi po i erdhi keq per keta soj ministra e politikan ne te SEMES te vene te gjithe kupola e ps.
Po pse ndodh kjo o Mero?! Pseja na intereson me shume.
PO mire, a nuk eshte me mire, Mero qe te jene te tille se sa te ishin Kastriot Islami me shoke apo Arben Imami e Neritan Ceka me shoqe?!. Me duket se demokraci do te thote pushtet i popullit; le ta provojne te gjithe shqiptaret qe te drejtojne shtetin si ministra, a nuk eshte me mire? Pastaj do vjedhin, SPAK aty eshte atij doren e djathte ja kane prere keshtu qe me te majten e bythes punon SPAK-u
Ska paragjykim. Je shumë i saktë.
Përgëzime për këtë shkrim. Politikani i ri kalon "provimin e jetës" ballë për ballë popullit. Populli nuk të fal. Po stë "vleu lëkura" të hedh në kosh. Zyrtari anonim, ka vetëm një "meritë", servilizmin përballë shefit dhe makinacionet me rrufjanllëk për fituar kredibilitet nga ai.
Shumë e saktë,por a i lexon Edi Rama këto...... Se ku i gjen ca rronxho ponxho analfabetë,që nga nga ata që solli nga Kosova e deri te Ahmetaj që mori valixhen dhe iku si mbret zogj(ai kishte emrin Ahmet dhe ky mbiemrin)e ca krifça e Kushi askushi,mamuthi Beqaj,por ka bërë një të mirë që u dha shqelmon ca si kaçi zi e Arben fshatar Malaj e ca plehra që lehin gjithë ditën më keq nga Saliu
Rama duhet ta falenderoj MB per kete prognoz te sakte dhe te sakte per PS. Po te isha Er do ta beja publicists!
PS ishte një parti me demokraci në organet e saj. Por kjo i takon kohës së Fatos Nanos Pas 2005 u venit demokracia e brendshme dhe dialogu. Ata që ngrinin zërin u përjashtuan dhe u kthye në parti të kryetarit. Në PS u hoq debati dhe forumet ngelën ata që u nënshtruan. Forumet janë sa për sy e faqe, nuk kanë më peshën që kishin para 2005. Kryetarit mbajti vetëm ata që nuk kundërshtonin por jo figura në PS. Ai përjashtoi cdokënd që e kundërshtonte dhe hapte probleme si Blushi, Malaj, Dade, Hafizi, Bello, Islami, Zela, etj dhe u zëvendësuan me figura që nuk kanë të njëjtën peshë. Si përfundim u katandis në pikën më të ulët për politikanë. Pas ikjes së Ramës PS do katandiset si PD sot, pasi ata që ka promovuar Rama nuk kanë këllqe ta drejtojnë PS pasi janë pa merituar po thjesht se ashtu deshi kryetari.
Mero,kendveshtrimi yt eshte complet i vjeter,arkaik.Ne boten moderne,dhe sidomos ne Shqiperi,vetem politikane nuk duhen.Si ne bote,si ne Shqiperi,politikanet jane rraca me negative.Kur do vije ajo dite,edhe ne bote,qe qeverite te mos kene politikane,por vetem menaxhues,qe te mos kete parti fare,vetem grupime manaxheriale.Partite,jane bere vetem per nje person.
Nuk e di kë quan politikan z. Baze, por çdo njeri që futet në politikë, behet deputet, minister, etj, vjen nga strukturat partiake. Përsa i përket moshës, në kabinetin qeveritar më i vjetri është Edi Rama (59), të tjetët janë më të rinj. Midis tyre ka përsonalitete politike (burra dhe gra), të cilëve mund t’u besosh çdo detyre. Ka provuar PS edhe të rinj që u futen në politike pa librezë pune si i. Metaj, i cili u kthye në kryehajdutin e Shqipërisë.
Shembull tipik dështimesh të promovimeve të Ramès janë shkodranet Senida Mesi e Edona Bilali që ndonèse u promovuan fuqishëm prej tij as vetë nuk e kuptuan kurrë pse ndodheshin aty. Senida sot ështè anonime, kurse Edona edhe pak kthehet atje ku ishte para se të hynte në politikë. Asnjèra nuk u bë kurrë socialiste, pèr të mos thënë që i urryen ata që votuan pèr to. Kèshtu në fakt ndosh në gjithë Shqipërinë.
Si kryetarja e fresh qe u zgjua tek shtepia e saimir tahirit , keta jane te zgjedhurit e rames qe smarrin dot as votat e dashnoreve, nga Ana tjeter jane edhe persona te tredhur qe nuk dine por komandohen lehte nga rama, gje qe ai e ka bere normale dhe parlament eshte plot me kokeqypa , ti godasesh ne koke trumbojne si kembore cjapi
Shume sakte.....
Nuk ka me surpriza Asambleja e Rames se nuk perben cudi me asnje Anonime qe do zevendesoje ca te tjera ministresha Anonime, por pa levizur Koken e qelbur te Rames ...e sic dihet nga te gjithe "Peshku qelbet nga Koka"
Mire e ka Mero per levizjet apo demokracine ne PS. Nderkohe harrohet qe voten PS ne nje mase te madhe ja jep shtresa gri qe eshte rreth 25-30 % dhe kjo shtrese nuk merr mundimin te analizoj funksionimin e PS si parti; kjo shtrese voton me besim per drejtimin e E.Rames.
Edi rama dhe ps do mbreteroj e do sundoj,sa te jete sali hale berisha me partite e tij te dhjera qe luli i bie legenit ketej gaz pederasti ande dhe sali berisha me sypeshkaqenin mer kulla dhe jane shperndar si zogjt e korbit.Nuk e di jozefina,patozi,topi,myslym ze bilbili a do i mbledhin ato partite e tyre
Analize fantastike ne kohen e duhur. Te gjithe mendojme … : Kush do te jete me PS kur kjo do te dale ne opozite ..? Ne luftataret e viteve kur Berisha ishte shume i frikshem politikisht dhe si pushtetar , dhe me pas ne vitet 2007 kur luftonim prape ne opozite por kesaj radhe me Ramen kryetar ? Apo keta qe sot shijone dhe abuzojne me pushtetit ne kurizin e atyre luftetareve politik te vjeter dhe te rinj … PS do te i kerkoje keta luftatare por nuk do ti gjeje … dhe do vuaje shume.
Modeli i qeverisjes se Rames ne raport me vlerat partiake te individeve qe do zgjidhen ne qeveri eshte pa dyshim me i shemtuari.Ai model ka Erdiganin,enderinte ti trajtonte ministrat e tij si ai.Ja ariti.Futja e 13 zonjave nuk eshte rastesi.Ky politikan me kompleks sidomos frikacak ,ka shkateruar tashme modelin brilant te F.Nanos ,qe nuk bente dot asnje hap pa u perballur me Kryesine e Partise Socialiste. Di ndonje te me thote ku i diskuton Rama emrat dhe si i perkthen kontributet e tyre ne Parti? Por tani eshte vone.Fundin do e kete te keq.Politikisht
Partia Rama nuk do kete te ardhme ne opozite se eshte projektuar e financuar vetem per te dhene koncesione e leje ndertimi. Kur te mos e kete me ate tager, do te shkermoqet e do hapet rruga mbase per krijimin e nje partie te majte.
Rama është REFORMATOR.Ai ka vizion, nuk bën lojëra partiake kur vjen puna për zhvillimin e vendit.Parulla e tij PËRTEJ TË MAJTËS DHE TË DJATHTËS krijon paqë sociale.Partia Socialiste, falë Ramës, nga ideologjike është kthyer në idealiste. Ne jemi sa një bashki mesatare e vendeve të mëdha.Pavarësisht se kemi ministri dhe organe të shumta egzekutive, Rama është kryetar bashkie dhe, për mendimin tim, përjashto këtu legjislativin dhe pushtetin gjyqsor, duhet të drejtojë me dorë të hekurt, si thuhet. “Figurat” e reja shumëkush i sheh te vetja e vetë, por Rama është traineri dhe ai mban përgjegjësi për punën.Dështimet i faturohen QEVERISË SË EDI RAMËS dhe jo filan ministri apo filan gazete. Pse duhet të harrojmë puntorë publikë si Erion Veliaj, Belinda Balluku, Benet Beci, Emiriana Sako apo dhjetëra të tjerë të dukshëm apo në hije?
Iku per lesh dhe kjo Qeveri.Do te kujtohet ndonjehere per Vjedhjet me spektakolare ne histori. Po lideri boteror si i ka punet!!???? Se kemi merak more amani!Vetem Ai te jete mire se cdo te beje populli shpiptar pastaj????!!