Dy turistët italianë i kemi vrarë të gjithë nga pak 

24 Gusht 2023, 17:40Editorial Mero Baze

Aksidenti fatal i dy të rinjve italianë në Ksamil është lajmi më i keq i sezonit. Dhe bëhet akoma më i keq, kur vrasësit nuk janë thjesht dy adoleshentë, por kultura jonë e paligjshmërisë, kur dy adoleshentë marrin makinën dhe lëshohen pa asnjë lloj frike rrugëve të zonës më të ngarkuar me trafik në Republikë, në këtë muaj.

Vrasja e dy turistëve italianë është dhe një krim tipik i kulturës sonë antiligjore, ku prindërit e kanë për nder që fëmijët marrin veturën në rrugë ende pa marrë patentën dhe akoma më keq, marrin me vete në veturë dhe shok të tyre.

Ndëshkimet në këtë rast duhet të jenë jo vetëm për fëmijët, por dhe për të zotin e veturës që ua ka dhënë fëmijëve, dhe prindërit e tyre.

Dy turistët italianë janë vrarë, nuk janë aksidentuar. Ata kanë qenë në rrugën e tyre dhe dikush ua ka prerë jetën në mes, thjesht nga papërgjegjësia e familjeve shqiptare, shoqërisë shqiptare dhe rendit publik. I kemi vrarë të gjithë nga pak. Dhe është pikërisht ndëshkimi që i japim turizmit tone, pikërisht nga veset tona.

Shkarkimi i shefit të qarkullimit të Sarandës është një masë e padobishme. Nuk e di kush është, por problemi që ka qarkullimi në Sarandë dhe Ksamil në verë nuk ka lidhje me 5 policë që ka Saranda.

Saranda dhe Ksamili kanë nevojë për një status të ri të policisë bashkiake gjatë sezonit veror dhe natyrisht për forca speciale shtesë, për të disiplinuar qarkullimin.

Disa herë Bashkia e Sarandës e ka kërkuar këtë nga Ministria e Rendit në vite, por nuk i është miratuar.

Këtë status aktualisht e ka vetëm Tirana. Vetëm në kryeqytet policia bashkiake mund të disiplinojë trafikun, të vendosë gjoba dhe të marrë nën kontroll trafikun kur ka krizë.

Së pari, kjo duhet të kthehet në ligj. Gjithë zona bregdetare e Shqipërisë në verë duhet që të konvertojë policitë bashkiake me kompetenca të policisë së qarkullimit rrugor dhe të marrin nën kontroll trafikun.

Rrugët e Sarandës dhe Ksamilit, përveçse të ngushta dhe të papërgatitura për këtë fluks, vuajnë dhe kulturën e banorëve vendas, të cilët ende nuk e kuptojnë se çdo të thotë të parkosh 5 minuta mes të rrugës, sa të blesh bukë apo të pyesësh komshiun si ka fjetur mbrëmë. 

Kultura sedentare e 9 muajve të dimrit në një qytezë bosh pa trafik, në verë kthehet në kancer për trafikun.

Shtoji kësaj dhe arrogancën e një pjese të turistëve që vijnë nga emigracioni për të demonstruar makinën apo statusin e ri të njeriut me lekë, dhe situata aty bëhet e papërballueshme.

Aq pak policë sa ka Saranda, Lezha apo Kavaja për sezonin e plazhit, janë të papërfillshëm, nëse nuk angazhohen forca të reja.

Së fundmi, kjo ngjarje ashtu si aksidenti i vitit të shkuar në Llaman, duhet të kthehet në një precedent të ndëshkueshmërisë së lartë, duke ngritur në një standard tjetër ndëshkueshmërinë për përgjegjësinë familjare, shoqërore dhe ligjore për adoleshentët që përkëdhelen duke i kthyer në kamikazë rrugëve të Shqipërisë. 

Nuk i kanë vrarë vetëm ata adoleshent turistët. Të gjithë i kemi ndihmuar vrasësit me kulturën tonë antiligjore në trafik, me tolerimin e paligjshmërisë dhe mbi të gjitha me mungesën e frikës nga ligji në raste të tilla.

33 Komente

  1. F
    Fol per vete

    Nuk I kemi vrare te gjithe. I kane veare ata qe shtrojne rruge por nuk ngrene trotuare, ata qe ngrene hotel po nuk mendojne per parkime, ata qe ndertojne pedonale apo lungomare dhe nga dembelizmi, nuk e shtrydhin trurin as 2 sekonda te gjejne nje fjale shqip; nuk bejne as dy hesape per zgjidhje problemesh te pritshme trafiku. I kane vrare ata police qe nuk I ndalojne adoleshentet mbi timon as diten, as naten, as nd qender, as ne periferia. Ata qe therrasin turistet po nuk dine ku te çojne llumin shoqeror shqiptar e as ku te hedhin ujerat e zeza. Qytetaret shqiptare kand plot barre te rende mbi vete, mos u ngarko dhe taksiratet e dy felliqesirave qen e bij qenash qe nuk kuptojne se makina eshte me keq se t I lesh femijes nje arme ne dore,

    1. D
      Dakord

      Ke folur edhe për mua. Flm zotëri. Edhe unë ndjehem si ty krejt pa faj. Ah nuk kanë nevojë të gjejnë fjalë për lungomare e piedonale se e kemi fjalën e bukur shëtitore. Atyre thjesht nuk iu plas.

      1. X
        Xoni

        Bravo Gjithmone ne Shqiperi faji ndahet ne kolektiv kurse paraja vetem tek disa. Mero eshte bere si prift

        1. K
          Kulutra e jone antiligjore???

          I ka vrare Kultura e jone antiligjore thote Mero. Por e verteta ështe se i ka vrare kultura Turko-islamike, dhe shteti i mutit që kemi. Jo veç këta dy të rine italijan por me qindra e mija të tjer si këta në trojet Shqiptare, kane vdekur për shkate të kultures dhe mentaliteti primitive islamik... A mund të më thotë dikush një Shtet në bote,që ka shumicen e popullsise Muslimane dhe ka kulture ligjore? Për islamiket dhe komunistat, jeta e tjetrit nuke vlen fare.Normalisht që prindrit dhe at që u kane dhëne makinat ketyre talibanve, duhet që të dënohen.. Dhe të bëhen shembull shembull për Talibanet e tjer.

          1. S
            Sali qen berisha

            Ti o shoku qeke kokra gamorit. Po cpune ke me Islamin o debil

            1. S
              Synetlliu Sumëpërpjetë

              Po ty pse te djeg bytha o dylber

            2. L
              Luani

              Ca hyn feja ketu o debil o injorant.

              1. J
                John

                O koqe gomari...qe jemi mbrapa me kulture nuk e ka fajin feja plotesisht. E para feja eshte e pjerdhur ne Shqiperi, asnje nga ata qe falen ne shesh Skenderbej nuk e ka lexuar Kuranin dhe nuk falen, supa dhe hallva i theret te vijne aty diten e Bajrami. Trashegimia ballkanike ( me qe jemi ne Europe ) eshte nje faktor. Tjetra, pse ne ato vende te varfera katolike si Amerika e Jugut ka probleme te ngjajshme? Mos valle ata lexojne Kuranin ne vend te Bibles? Eshte ajo qe thote komentuesi me siper problemi.

                1. M
                  Mona

                  Jo zotni nuk esht islami fajtor,ne fen islame qart thuhet,ai qe mbyt nje njeri sikur ka mbyt gjith boten kujdes mosni kshtu

                2. V
                  Vivas

                  Dakord me fol per vete. Pergjegjsia duhet saktesuar gjithnje , e nuk duhet pergjithsuar.Kjo na ka lene pra pa te tjereve gjithnje. Kur thua te gjithe kemi faj: Sakteso te gjithe ata qe kane kontribuar dhe ajo : Qytetarin e rregullt, qe gjithashtu mund te jete viktime!

                  1. L
                    Lori

                    Ke folur dhe per mua! Bravo!

                  2. I
                    Iso

                    Vetem gjobat e majme deri te marrja e pasurive te patundeshme ne qofte se nuk paguhet gjoba mund te disiplinoi keto kafshe me dy kembe.

                    1. K
                      Kur do behemi njerez ne o zot

                      ti me iso,mbaj iso se kur gjobiten shoferet per cfardo gabimi,ngrihen qe nga shoferet e deri tek opizita(kusho qofte ne opozite)e bertasin se shteti po vjedh,polici po abuzon se do te mbushi arken e shtetit se vjedh e i ndan me shefin e lloj lloj mbrockullash shqiptare.Ky pis milet nuk mer vesh se ketu ka 30 vjet qe shteti ka vdekur dhe mendon vetem per vete,populli keqdashes do te perfitoj nga mungesa ligjit,disa duan te shesin pordhe se kane makine te mire e sa i zoti eshte femija im.Te gjithe jane kundra ligjit,por kur ju vjen fatkeqesia ne dere ulurijne per mungesen e ligjit. Nje femer te afersia e bustit selamit ne komunen e parisit,kishte parkuar te vijat e bardha e detyronte njerzit me karroce femijesh ti binin rrotul,kur vjen zonja nga fshati e gjen gjoben,shtremberohej e shante policine.....

                    2. Z
                      Zani

                      Shteti duhet ti sekuestroje te gjithe makinat qe kapen duke u perdorur me drejtus pa patent dhe te shiten ne akaunt. Te rriten gjobat per shoferat qe hesin jashte shpejtsise se lejuar, gjobat te jene shume te larta qe mos tu shkoje ndermend te thyejne rregullat e qarkullimit.

                      1. r
                        reti11

                        Sakt! Sekuestrim.

                      2. A
                        Arber

                        Ahhh more Mero fantastik je por ne vendin e gabuar.

                        1. p
                          patronazhisti i kuq

                          Po atë kulturë kemi ndertuar kur paguajmë diplomen femijeve ju blejme makine të kete unazë komshia, sa here kam biseduar me 20-25 vjecare qe kam pasur të punësuar rrogen e parë iPhone dhe pas 6 muaj pune bmw dhe audi me kredi me borxh. Vetem nje 20 vjeçar nga skrapari me ka ne thene me jep gysmen e rroges pjesen tjetër mbajte por dua ndonje € shtesë vitin tjetër

                          1. S
                            Shigjeta e zeze

                            O Mero, I keni vrare ju si media qe reklamoni mrekulline ne turizem se bashku me pushtetin qendror edhe ate lokal. Nuk i kane vrare qytetaret e thjesht qe paguajne taksa edhe zbatojne rregullat. Mqs Meloni pagoi dreken e atyre te rinjeve qe iken me vrap pa paguar le te paguaj Rama per lamtumiren e ketyre te rinjeve fatkeq.

                            1. K
                              Kapterri

                              Nuk e ndryshon policia mentalitetin e shqipos o Mero. Edhe ata police qe do na u shtokan neper qytet me kompetenca per te vene gjoba, do u rritet barku nga abuzimi. Problemi ne Shqiperi nuk eshte dhenia e automjetit pa patent. 90% e aksidenteve shkaktohen nga ata qe kane patente, por nuk kane tru dhe edukate. Rripi i sigurise nuk ekziton. Mbajtja e shpejtesie nuk njihet. Parakalimet behen me sy mbyllur. Kaskat e motorreve i sheh rralle. "Trima" prapa timonit i ke majtas dhe djathtas. Semaforet jane per dekor. Zhurma dhe ulurimat e makinave jane tmerr. Shqiperia eshte thjesht nje laborator testosteroni dhe injorance

                              1. T
                                Tirana si kabuli

                                Kulture e dobet e familjes shqiptare per mos then qe nuk egzistone fare kultura . Makina vret eshte bombe ne duart e tua nese nuk e kupton je risk per vehte dhe shoqerine . Familja eshte ne mazhoritet fajtore shteti gjithashtu si ka mundesi qe ndertone rruge ti themi rruge se rruge nuk jane pa trotuare pa shenja te qarkullimit rrugore . Ndertone hotele pa ndertuar rruge e kunderta ketu ku jetoje ndertohen rruget trotuaret pastaj fillone immeuble apartamenti apo hoteli RIP dhe ndjenje keqardhje per dy viktimat italiane sinqerisht pa fjale . Qeveriace Rames dhe Rama jane responsable ka tre legjistatura ne pushtet nuk ka bere dy rruge atje ku pretendone per turizme . Kam perjetuar nje skene qe nuk e harroje sic kam thene isha 16 dite ne Tirane per qellime dentaire kam pare nje plak qe ka rene pasi trotuaret ishin te prishur u be gjithe gjak ne visage te ecje trotuarve ne Tirane pa ulur koken aksident i garantuar Trotuaret ne Tirane beni klak kluk klau klukkk klukkluk ne Afganistan i vertetedhe nuk kidhte trotuare por gropa . Njerzit mos te meren me Berrishen dhe familjen e tij kriminale e as me tri copat e PD por te protestojne nate e dite para bashkise Tirane per plehrat rruges per qent erroné rruges per lypsat rruges per te semuret mendor rruges per katundaret me tre domate rruges per ata afgane qe pjekin misra rruges per trotusret e prishur rruges per autobuzat per abrite de bus qe nuk kishte ne asnje stacion per mjekroshat islamiste rruges per ata qe faleshin jashte xhamis ne espacé publik rruges per vajzat e veshura koke e kembe si kamikaze rruges per volumin e xhamise rruges per apartamentet qe jane gati te bjene rruges haaaaa Tirane mendoje si Kabul.

                                1. D
                                  Djali im eshte i shkathet

                                  Adoleshente te tille i shikon dhe neper rruget brenda ne qytet qe fluturojne per ti demostruar ndonje goce qe pelqejne "aftesine" e tyre ne timon dhe vetem kur bejne ndonje aksident kujtohen prinderit,nderkohe qe policia nuk duket gjekundi.

                                  1. H
                                    Hasani

                                    Jo Mero jo Duhet nje shtet nje polici

                                    1. D
                                      DP

                                      Te mos harrohet Saimir Tahiri: ai kerkoi te klasifikohet Vrasje Rrugore, jo aksident.

                                      1. S
                                        Sry

                                        O Mero , leri leksionet por thuaje troç per dashamiresit e tu: Edhe per kete ka vetem nje fajtor “ fajin e ka Saliu”

                                        1. S
                                          Saimir

                                          Për ç’far policie e keni fjalën zoti Baze. “Policia” “Qeveria” dhe “Institucionet” e saj përbëhen nga injorantë, të pa informuar e të pa zotë. Në New York City nuk hyn dot në Akademi pa pasur minimum 2 vjet universitet, pa ju nënështruar provimeve dhe efukimit fizik të rreptë, dhe të njohësh LIGJIN para se të diplomohesh e të dalësh aty në rrugë. Këtu të mbyt INJORANCA, MOSINFORMIMI DHENMANGËSIA PROFESIONALE E ÇGO INTIVIDI. Këtu nuk funksionon asnjë ligj. Këtu njeriu i ndershëm merret nëpër këmbë nga i pa zoti. Këtu ku POLICIA TA SHPIF QË NË APARENCË. Këtu është SHTETI DHE POLICIA të parat ato që THYEJN LIGJIN. Këtu policia i hedh plehrat në trotuar në mes të ditës nga furgoni i policisë, të para këto me sy. Këtu egzistin vetëm VJEDHJE TOTALE DHE LIGJI I XHUNGLËS. Këtu rritet një shoqëri e DEGRADUAR dhe e PJERDHUR. Këtu është qelbur peshku nga koka për 30 vjet me rradhë , e ky popull është marrë peng. Nëqoftëse SHPRESA VDES E FUNDIT, këtu shpresa u varros 30 vjet më parë. Këtu KRIMINELËT e këtij vëndi qarkullojnë të lirë .

                                          1. U
                                            Ushtaraku

                                            Mbase flet per policine e disa viteve me pare por gjerat kane ndryshuar. Policia eshte plot me djem e goca te reja qe jane te mire shkolluar dhe te futesh ne polici eshte me konkurse te forte. Sa per aperance jane me mire se ata bakderrat ne New York. Fajin nuk e ka policia por drejtesia dhe gjykatat qe sote i thone drejtesi e re. Fajin e ka edhe shalegjati qe i frymezon dhe marrin flake nga bytha. Ne vende qe te jet vet aty ne Sarande ne kembe tu sherbej njerezve krekoset ne Facebook me berber, gazetare e lloj lloj karlleqesh adoleshentesh. I eshte mbushur mendja qe eshte ndryshe dhe te jesh ndryshe sipas mendjes se tij eshte zgjuarsi apo aftesi. Por mund te jet dhe budallek dhe paaftesi ti thote dikush.

                                            1. n
                                              nuk ka ngel gomar pa shkruajtu

                                              prandaj nuk ka krime ne new uork,ne ate xhungelen e bandave mexicane,jamajkane,shqiptare,irlandeze e gjithfare,po rrini o trapa se ne usa vriten me dhjetra njeheresh nga psikopatet,nga policet idiote qe i ven kemben zezakut ne gryke

                                            2. R
                                              Rex

                                              Kur do baza dhe rama pergjegjesia eshte e te gjitheve, kolektive, shqiptaret duhen te ndihen keq dhe t’u vije turp dhe faji duhet te shperndahet. Rrobt ku ti keni te dy se pari. Kur do baza dhe rama, ndryshe, pergjegjesia eshte individuale, secili jep llogari per punet e veta dhe problemet e veta. Ik o legena mos beni politike edhe me fatkeqesi te tilla.

                                              1. s
                                                shkelqim bylykbashi

                                                o mero cte bermban pragu

                                                1. B
                                                  Beni

                                                  Jemi vendi me me shime aksidente ne bote...kjo tregon qe ky vend banohet nga budallenj.

                                                  1. P
                                                    Piktori

                                                    Po italianet per 30vjet qe I mesuan shqipetareve rrugen e krimit e sipasoje opinioni pe shqipetaret kudo negativ e shihen si kriminel te lindur , e burgjet plot

                                                    1. S
                                                      Saranda

                                                      Mjafton te dalesh pak deri ne Greqi te shohesh kuptimin e fjales autostrade. Rruga kombetare TR - SR, me standartet normale te autostradave mund te konsiderohet fare mire rruge fshati.

                                                      1. E
                                                        Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

                                                        Ymer !! Ti ske komplekse. Pse çensuron kaq brutalisht !! Hajt"n'gop't'mamit! Plehrëe kompleksuar mullarësh...

                                                        Lini një Përgjigje