Vala e fundit e arrestimit të zyrtarëve të lartë të shëndetësisë riktheu debatin tek reforma në drejtësi dhe ndjeshmëria që ngjall arrestimi i zyrtarëve të lartë.
Edi Rama i ka mërzitur palët, më shumë nga fakti që nuk duket i mërzitur nga arrestimet dhe që mburret me reformën në drejtësi si vepër të tij dhe partisë së tij, se sa nga fakti që nuk mbron të arrestuarit.
Kjo ka ngjallur zemërim tek opozitarët që mendojnë se derisa Edi Rama është i kënaqur nga SPAK, atëherë diçka nuk shkon mirë. Dhe i janë turrur të linçojnë prokurorinë që ka bërë një nga hetimet më serioze.
E gjithë kjo tregon se në Shqipëri, nga një anë po ndryshon rrënjësisht mentaliteti për drejtësinë dhe politikën, dhe ka një përmbajtje për të mos komentuar drejtësinë, nga ana tjetër ka një rezistencë për të vazhduar traditën e linçimit të drejtësisë, duke na kujtuar dekadën e shkuar.
12 vite më parë një kryeministër vrau në mes të bulevardit, u mburr që vrau katër qytetarë të paarmatosura, të parrezikshëm dhe të pambrojtur përballë plumbave të tij, dhe jo vetëm që nuk është pyetur pas 12 vitesh pse i vrau, por pengoi në mënyrë brutale drejtësinë të hetonte, nuk dorëzoi gardistët të hetoheshin, prishi provat e serverit të Kryeministrisë, nuk lejoi prokurorët e gatshëm të merrnin prova në vendngjarje duke i fshirë plumbat me fshesë në sytë e tyre, dhe ngriti komision hetimor kundër prokurores së Përgjithshme, presidentit dhe opozitës e gazetarëve.
12 vite më parë, “burrë shteti” quhej ai që nuk i dorëzonte njerëzit e vet para drejtësisë. Dhe ky burrë ishte Sali Berisha. Ata prokurorë që ai i zboi nga oborri i Kryeministrisë, janë ende prokurorë dhe shumë prej tyre dhe në SPAK, dhe ende ja kanë frikën.
Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, i cili është objekt i hetimeve të SPAK dhe fushatës së arrestimeve, ndjehet i lirë të hetohet në çdo skutë të qeverisë dhe e konsideron këtë standard të ri për Shqipërinë. Nuk ka asnjë mallkim për SPAK, asnjë mallkim për gjykatën, asnjë pendesë për zyrtarët e tij që shkojnë para drejtësisë.
E kundërta vazhdon të ndodhë sot.
Gjithë opozita e Berishës dhe Metës, dhe gjithë gazetarët që janë ca në bordero të kërkuarish, e ca në borderotë e Shkëlzenit, i janë turrur prokurove të SPAK, pse nuk arrestojne x person, pse arreston y person, lavdërojnë një gjykatës që ka kërkuar hetime më shumë, dhe linçojnë një prokuror që ka futur në burg 9 vetë në një ditë.
E vërteta është që prokurori Kondili ka bërë një hetim të thellë, duke u bazuar tek personat që janë marrë me procedurat dhe aty kanë lindur problematika që kanë të bëjnë me institucionet, një prej të cilave siç duket nga dosja, është shifra e kostove aktuale të sterilizimit para se të bëhej koncesioni. Nëse ajo është vërtet e fryrë apo është gabim tabelash, kjo duhet hetuar, pasi vetëm aty fillon pastaj përgjegjësia institucionale përse ka nisur ky koncesion.
Edhe dy kompanitë e tjera kanë dhënë shifra të përafërta për koncesionin në ofertat e tyre dhe kjo krijon debat mbi kostot paraprake që kanë ekzistuar për sterilizimin para koncesionit dhe ato pas. Ashtu si e ka paraqitur prokuroria, pra që janë 56 për qind më të fryra, gjykatësi ka të drejtë të kërkojë marrje nën hetim të personave të tjerë, pasi është një shkak për të dyshuar se koncesioni ka startuar mbi shifra false.
Pra i gjithë ky është debat profesionistësh dhe jo debat politik.
Por edhe sot, kur gjithë drejtësia po prodhon përditë lajme duke arrestuar zyrtarë të lartë të qeverisë, duke filluar nga zëvendëskryeministri, politika e vjetër shqiptare mendon se mund t’i diktojë prokurorët, kë të arrestojnë e kë të lirojnë, sikur janë në mbledhje të kryesisë së Berishës kur përjashtojnë njerëz nga partia.
Mjafton kjo qasje e sotme, lavdërimet e Edi Ramës për operacionet e SPAK, dhe linçimi i bandës mediatiko- politike të Sali Berishës për të diktuar hetimet, për të kuptuar se në dorë të kujt mund të ishte drejtësia nëse nuk do të bëhej reforma në drejtësi.
Tani do ishim në momentin që kur Taulant Ballës t’i shkonte lista e arrestimeve, t’i thoshte prokurorit nuk dua t’i arrestoj se “ti po bën grusht shteti me Saliun dhe Ilirin” dhe pastaj të shkonte në mesnatë të prishte provat. Dhe të mos guxonin ta merrnin as në pyetje. Si Saliun që kanë 12 vite që mendohen.
Cfare lidhje ka Saliu me shtetin dhe me drejtesine. Lereni plakun ne ditet e veta. Ai I perket historise si Zogu Esat Pasha
Ke shkruar gjithe keto fjale Z. Baze por thelbi i gjithe editorialit eshte fjalia e fundit . Drejtesia nuk ka ndryshuar fare.Prokuroret jane te njejtet frikacake te sistemit te vjeter. E vetmja gje qe ka ndryshuar eshte qendrimi i kryeministrit dhe partise ne pushtet ndaj institucioneve te drejtesise. Por drejtesia de facto eshte akoma ne ne dore te Berishes e Metes per sa kohe qe nuk ka guxim te ngreje akuza per krimet e tyre. Nese neser Berisha vjen ne pushtet SPAK behet de jure pjese e pushtetit Berishian. Pra mashtrimi me reformen ne drejtesi vazhdon dhe eshte kunder interesit kombetar qe gazetare me peshe si ju vazhdojne tu shesin njerezve reformen ne drejtesi si sukses. Berisha njeriu qe ka mbushur plot varrezat me shqiptare te pafajshem vazhdon te shijoje i pashqetesur jeten luksoze ndersa nje zyrtare qe vodhi nje arke me peshk ben burg. Ky nuk eshte linçim por fakt i pamohueshem.
Mero po shkruan qe tu dale frika prokuroreve e te bejne punen qe kane 12 vjet qe nuk e bejne
Te gjithe personat qe shkelin ligjin duhet te denohen por dhe krimi ka nje hierashi nje vjedhes nuk denohet njesoje si ai qe vrau ne bulevarde dhe per drejtesine eshte vrasesi me i rrezikshem se vjedhesi por kjo drejtesi SPAK po meret me krimbat Viti 1997 ku u vrane afersishte 4000 mije jete njerezish ku u shkaterua policia ushtria institucionet ekonomia tani demi ekonomik eshte me i madhe ai i vitit 1997 apo i ketij krimbi qe u arrestua ? U arrestua V.Dako per nje leje dakorde duhet po krimi Dakos eshte me i rende se kater te vrare ne bulevarde ? Ehhhhhh nuk ka drejtesi qellimi nga SPAK eshte rrezimi Edi Rama dhe ardhja ne pushtet i non grate Berrisha por populli eshtd me intelegjente se sa ASPAK i Berrishes
Jam plotesisht dakord me arrestimet per korrupsion qe po ben SPAK ndaj zyrtareve te larte te qeverise. Por shqiptaret jane shume te shqetesuar per qendrimin krejtesisht te njeanshem te prokuroreve te SPAK-ut. Deri tani po veprojne vetem ne sherbim te dyshes Berisha - Meta. Ata duhet te dalin publikisht para qytetareve shqiptare per ti thene se cila eshte aresyeja qe nuk vene para pergjegjesise fajtoret e 21 janarit, Gerdecit, te privatizimit te CEZ- DIA, te klubit Partizani, lobimit me 700.000 euro te Ilir Metes, te Monika Kryemadhit etj. Perse per te gjitha keto ka zero arrestime ? Ti thone shqiptareve qe kane frike se i kercenojne ? Ti thone shqiptareve qe veprojne vetem ndaj atyre (PS) qe i lejon te bejne hetime ? Apo veprojne keshtu se jane ne sherbim te Berishes e Metes ! Para ca kohesh u tha qe gjate muajve korrik e gusht do te kete arrestime dhe nga opozita. Iku korriku e sigurte qe do te ike dhe muaji gusht dhe shifra do te jete zero. Do perfundoje dhe mandati i Dumanit sikurse ai i Krajes dhe bilanci do te jete i njejte.Kjo situate paraqitet shume e rrezikeshme !
Drejtesia "popullore" po behet ne konferenca shtypi, studio TV, media. Përcaktojne fajtore, përcaktojne se kush duhet arrestuar e denuar. Drejtesia e re heton, arreston e denon me nenin e "shperdorimit detyres" duke zevendesuar 55 agjitacion e propogande. SPAK është krijuar për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Po nuk hetoj gjykoj këto vepra penale por merret me veprat e gjykates administrative do humb plotsisht besushmërin e publikut. Hetime, arrestime e gjykime për evidenc e shou do ti dalë boja shume shpejt. Këto organe duhet te ruajne integritetin për të justifikuar qëllimin për të cilen jan ngritur.
Po ketë edhe budallai e kupton, e bejne mullar majtas qe me dy koqet sb dhe im plus trangullin lb gjithçka balancohet!
Mos i vono komentet o z. MERO, jepi bruto se mezi presin ti lexojnë e e shohin sa i do mileti sb dhe im.
Nëse drejtësia linçohet nga halabakët, mafjozët, të korruptuarit, gjobaçinjtë, berishajt, gjithollogët e tallavasë apo nga gjithë kategoria " behavioral sink" që e gjen të bashkuar në Himarë me MAVIn, Janullën, Agimin e Artë dhe qeverinë jatollaho fashiste greke, atëherë SPAK i ka lënë vend vetes me impotencën, oportunizmin, dështimin dhe mbështetjes që i ka dhënë llumit duke kthyer kokën nga ana tjetër kur ju sheh pastrimin në borrinica të miljardave të vjedhura apo duke mos aktivizuar drejtësinë për krime horror si 21 janari, Gërdeci, Piramidat, hapjet e depove, zhdukja e Renzi Hoxhës etj, etj. Edhe aty ku drejtësia ndërhyn, duket sikur i përgjigjet jo nevojave të Shqipërisë, por interesave të ambasadave, të propagandës të Edi Ramës që " pastrimin" e fillon nga vetja dhe ushqimit të propagandës histerike mediatike. Nuk luftohet krimi me sikur, me demagogji trushpëlarse tallavaje mediatike, me tregëti të pandehurish aty ku ti shesin d0he me humor ambasadash! Drejtësia jonë sulmohet jo se nuk ka mbështetje ndërkombëtare, popullore, qeveritare, financiare, por sepse ka reputacion mizarabël në popull. Nuk ka arritur të bind askënd përveç Andi Bushatit. Ditën kur drejtësia të mos ndalet vetëm tek ata që i lëshon Edvini por ti hedhë prangat edhe atij vetë, kur të nxjerrë prej brekësh Janullën në Kakavijë, kur të arrestojë terroristët e MAVIt, kur të ndalojë turizmin jatollaho grek të copëtimit të Shqipërisë, kur të arrestojë gjithë familjet mafjoze që kontrollojnë çdo qytet, kur të arrestojë gjobvënësit e tallavasë që bredhin me benzinë në dorë dhe financohen nga qarqet në të errëta antishqiptare, kur t'i kthejë pronat dhe SHQUPIn ushtrisë, kur t'i kthejë shtetit sektorët strategjikë të kanibalizuar dhe pronat e vjedhura, kur të arrestojë 300 vetë nga llumi berishist dhe t'ju bëjë gjyqin në një gjykatë bunker si ajo e Palermos kundër mafjes dhe ta çojë " Totò Rinën" e Viçidolit të ngordhë në 41 bis në dyshekun e birucës, kur të sekuestrojë pasuritë e mafjes, Shkerdhenit e Shkërdhitës, klanit të MAVIt, kur drejtësia shqiptare të jetë në krah të popullit shqiptar dhe Shqipërisë, atëherë le të shohim se ka ndonjë trim që e linçon apo shurron në gojë drejtësinë si sot Saliu, Shkërdheni, Lubonja dhe çdo lloj cope muti tjetër.
Kush qenka Drejtesi o Mero? Te mbash ne arrest shtepie Ish zv. Kryetarin e Bashkise Elbasan Serafin Papa per Inceneratorin e Elbasanit e mos leshosh mandat arresti per ISh-Kryetarin Qazo Sejdini? ...dhe na shpjego ca kete deklarimin e dikurshem ne Parlament te Edi Rames drejtuar opozites - "Per ju (Opoziten) jane qindra milion Euro te vjedhur te Inceneratoret! Per NE (Rilindjen) jane ZERO vjedhje te Inceneratoret...'' (te thena keto me Arben Ahmetajn ne krah, sa per kujtese)
Spaku nuk eshte ngritur per krimin politik qe ka 32 vjet qe gerreu nje popull te tere por eshte ngritur te gjykoje qirjen e Almes me Gjicin apo ishte sterilizuar Gjici apo jo. Mos prisni drejtesi por si atehere kur dilte polici ne rruge dhe te kerkonte 20 mije leke se gjoja kishe permjerre ne ferre shtrember. Ket ndertoi sali sheqere berisha dhe vazhdon. Rama as e lag e as e rruan dhe prokuroret bejne arrestime per llogari te kriminelit si polici dikur.
Drejtesia eshte e cenueshme sepse Jane te zhytur ne korrupsion.Sado te virgjerohet prostituta me qepje,prape prostitute mbetet,nuk e harroni zanatin.Ndaj dhe thuhet para presionit te salinjve.Ua dine te gjitha kleckat e gurickat.
Kur në një pellg fare të vogël ka aq shumë peshq të mëdhenj sa zihen me dorë, por vjen një peshkatar me teknologji, me varka, me GPS, me grepa, me karrema dhe namin se do bëj hatanë, por në dy vjet zë vetëm dy bretkosa, atëherë më fal, por peshkatari nuk është thjesht i paaftë, nuk është thjesht idjot por është vari karin dhe e ka hak talljen e peshqve. I thuaj humbamenove të zgjohen! Me faktet që ulërijnë dhe pushtetin që kanë arrestojnë gjysmën e llumit brenda muajit. Nuk ka Perëndi që i justifikon më