Për të gjithë ata që dyshuan se reforma në drejtësi do të ishte një instrument në duart e pushtetit për të kontrolluar drejtësinë, dita ditës po provohet e kundërta. Reforma në drejtësi jo vetëm që ja ka hequr pushtetit politik kontrollin mbi drejtësinë, por e ka kthyer atë në objekt të punës së drejtësisë.
Me arrestimet e sotme për koncesionin e sterilizimit, SPAK ka kompletuar një panoramë thuajse të plotë të hetimit, të çdo përfolje publike të qeverisë. Shqipëria ka aktualisht të dënuar një ish- ministër të Brendshëm, atë të mjedisit, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Financave, ka nën hetim thuajse gjithë ministrat e Financave, të Shëndetësisë, Energjitikës dhe me gjasa mund të shkojë dhe më tej.
Asnjëherë në historinë e Shqipërisë, ndonjë qeveri nuk është hetuar në çdo qelizë të saj, se sa qeveria që votoi reformën në drejtësi në këtë vend.
Në këto kushte opozita e dyshes Berisha- Meta, e cila ka qenë hezituesja dhe opozitarja më e madhe e kësaj reforme, sot duhet ta përshëndeste dhe ndoshta të reflektonte, duke kërkuar ndjesë për gjithë baltën që kanë hedhur mbi SPAK dhe reformën në drejtësi.
Interesante është se sot Sali Berisha në daljet e tij të përditshme jo vetëm që nuk përshëndeti SPAK në këtë operacion, por kishte hallin se mos i ishte mërzitur Ilir Meta për kullën, dhe e mori atë në mbrojtje, duke akuzuar McGonigalin, se ka dashur ta hetojë privatisht për atentatin e supozuar ndaj Tom Doshit.
Vet ilir Meta po ahstu, të cilit i ka përfunduar në burg, një ish- zëvendësministër i LSI, në qeverinë Rama dhe Berisha, nuk donte as t’ia dëgjonte emrin ish- zyrtarit të tij.
E vërteta është se përveç hetimeve të thelluara, SPAK është përpjekur të bëjë dhe një lloj spektakli me hetimet mbi qeverinë, duke i ekspozuar të hetuarit të gjithë para shtypit, madje dhe ata që thirren për pyetje në SPAK për çështje banale, ndërkohë që askush nuk është njoftuar kur është marrë në pyetje dhëndri i Sali Berishës për klubin “Partizani” apo djali i tij për dyshimet për pastrim paresh tek kompania e boronicave, që për ironi të fatit është po në Gërdec.
Kjo tregon një lloj kompleksi që SPAK ka nga sulmet e Berishës, por kjo nuk është shumë e rëndësishme. E rëndësishme është që ata t’i përfundojnë dosjet ndaj djalit të tij dhe dhëndrit të tij (vajzës së tij), ashtu siç po çojnë në gjykatë çdo dosje që ka lidhje me qeverinë.
Është kjo arsyeja që edhe pse deri më sot të gjitha goditjet i ka marrë qeveria, opozita e dyshes Berisha- Meta jo vetëm që nuk ndjehet e lumtur nga reforma, por vazhdon të sulmojë SPAK.
Është e vërtetë se ofensiva e SPAK me arrestimet e pafundme të zyrtarëve, ka ngjallur një ndjenjë shqetësimi të gjerë në gjithë klasën politike, duke e konsideruar atë si një lloj goditje për imponim të ndryshimeve politike përmes drejtësisë.
Dhe më së miri kjo vërehet tek mënyra se si opozita e Berishës dhe Metës sulmon qeverinë për goditjet që po merr nga drejtësia. Në vend që të sulmojnë qeverinë që po ndëshkohet nga drejtësia, Berisha dhe Meta sulmojnë Edi Ramën që nuk u del zot njerëzve të tij që po shkojnë para drejtësisë.
Pra ata po në vend të bëhen aleatë të drejtësisë, ftojnë Edi Ramën të bëhet aleat i tyre kundër drejtësisë.
Kjo është shenja e qartë ata nuk i kënaq ndëshkimi i qeverisë, por i shqetëson funksionimi i drejtësisë.
Sa më shumë SPAK godet qeverinë, aq më shumë tremben të gjithë ata që kuptojnë se ai është i pakontrollueshëm nga palët. Dhe kjo i bën të duken të palumtur, njësoj si këta që po përballen me drejtësinë.
Lajme te mira nga SPAKU por jemi shume te zhgenjyer nga visita qe beri dje Janusllatosi ne burg Bejlerit .Ky lajm i keq u njoftua prej shume pak portaleve.
Berisha nuk e rruen se skane asnje fakt as oer Berishen as per femijet e tije. Se mos e kane lane per meshire. U munduen me Rame me Kim me MecGonigal me Eskobar e rrupulli por skane asnje fakt. Trillimet e Meros Frrokut e co spine uje
Kola, Po ti ç'pate që zbrite nga pema? Ishe mirë në majë të pemës..
Pashe nanen tande henks
Kola,te ngrent mola.Qen ke trap fare a ditezi.
Z.BAZE shkruaj per fakte jo per ndjenja. Nuk ka fare rendesi sesi ndjehen Berisha apo Meta,ajo qe ka rendesi eshte qe atyre nuk u ka hyre nje gjemb ne kembe nga SPAK. Vazhdojne te shijojne jeten luksoze me parate e vena nga krimet mbi popullin shqiptar. E vetmja gje qe ka ndryshuar eshte qasja e Rames dhe partise ne pushtet ndaj organeve te drejtesise.Asgje tjeter. Nese neser vjen serish ne pushtet Berisha dhe Meta e ke te garantuar 100% qe keta lepujt e SPAK nuk do kene guxim as tu permendin emrin e jo me te arrestojne ndonje minister apo zv minister te qeverise te tyre. Ashtu si nuk kane guxim ti prekin sot qe dyshja Berisha-Meta nuk ka asnje lloj pushteti. Krahasoi pak keta lepujt e SPAK me drejtesine Amerikane. 4 padi dhe 91 akuza te ngritura ndaj Trump qe te gjitha bashke mbartin denim maksimal me burg deri ne 712 vjet.
Ata nuk tremben se i kane komshi njerzit e aspakut dhe as pollo,as bode,as imami,as muli apo ruli si tano caridi ⁹nuk preken e jo te preket saliu qe ka akuzuar ilirfloririn per shume afera.Sa shume hajdute e kriminel kemi prodhuar ne keto 30 vjet,me pushtet te majte e te ashtuquajtur te djathte,fshatar gangstera e drogaxhinj,kemi aq shume sa kemi eksportuar ane e mbane dhe kemi qelb boten.dhe sa ka akoma pa zbuluar
Mero po shiko dhe njehere para Ilir Beqes kur ishte minister Vasil kokelopa dhe sekretare e pergjitheshme motra e Gime Redbullit se jane bere vjedhje qe e kalojne Beqen.
Mero ja ke futur kot por kot fare!Akoma nuk u eshte mbushur mendja qe kjo ç(drejtesi)po lufton poziten qe ti heqe qeverisjen e vendit (sipas porosive nga lart)!Mirpo "ustallareve u ka hasur gozhda ne derrase,sepse populli perseri eshte po me forcen qe eshte ne pushtet!Organizuan lloj lloj shoqatash,per te bere greva,akuza te fajeshme dhe te pafajeshme dhe perseri PS-ja eshte me e votuara!Ndaj dhe ky shkrim nuk eshte i sakte sepse Sali Berisha eshte nen mbrojtje dhe garanci per mosndeshkim!E rritheksoj disa here qe Berisha eshte"Monument agjenturash " dhe mbrohet nga fabrika qe e ka prodhuar!Ndaj dhe SPAK-u nuk eshte e vertete qe po bene drejtesi sepse drejtesia duhet te filloje qysh nga ngjarrjet e 2 Prillit 91 e deri me sot.
Të shpresosh se SPAKu do pastrojë korrupsionin,drogën dhe degjenerimin korruptiv të shtetit dhe popullit shqiptar,është sikur të dërgosh një mjek të mirë në vorreza dhe të shpresosh që të ringjalli të gjithë ata që janë të varrosur.
Qeveria do ndalet, kurrë vjen fjala për një kabinet të korruptuar, përpara opozitës. Numri i qeveritarëve të koruptuar do zerohen,rradhën do t'a ketë Berisha dhe Meta dhe ish kabineti i tyre. Per të mos i harruar SPAK të fillojë sa më shpejt.
Lereni Salen ne pleqerine e vete koha e tij ka mbaruar , faljani dhe ato qe thote . mos u merrni me . ai i takon historise .
Ama o babuç saliu duhet të hyjë në histori si hitleri. Kaq duam ne.
Te vjedhesh eshte e denueshme por te vrasesh dhe te japesh konferenca dhe leksione per drejtesin sic bene dyshe Berrisha -Basha eshte fundi botes. 1997 1998 Firmat piramidale Gerdeci Cez Kompleksi Partizani Kater te vrare para kryeministrise Rubla Ruse Vrasje Vjedhje Dhitje deti Greqise DamircFasllic Remzi Hoxha Arben Broci ehhh lista vazhdon . SPAK te meret me kokat jo me kembet per te treguar qe punone
Një krijesë horror. Dështimi më i madh i shekullit. Çdo gjë që ka bërë deri tani nuk ka lidhje me drejtësinë, por me përdorimin e drejtësisë për propagandë të shfrenuar trushpëlarje nga një anë dhe për t'i dhënë pikë Edi Ramës dhe qeverisjes së tij që korrupsionin "e lufton nga vetja". Aty ku nuk e lejojnë të luftojë korrupsionin si gardhi tribal i Berishës, SPAK ka treguar se është një organizatë oportuniste e bashkëpunimit politiko kriminal, pa loqe, pa karakter, pa kujtesë, e sodomizuar, pa intelekt, pa asgjë dinjitoze dhe kurajoze që ka të bëjë me pushtetin e drejtësisë. Fakt është omertaja dhe sehirllëku ndaj Sali Berishës dhe krimeve të tij makabre dhe nënshtrimi total ndaj familjes së tij dhe vetë Sali Berishës që nuk humbin rastin asnjëherë t'a shkurrojnë në gojë publikisht dhe vazhdojnë mbretërimin, larjen e miljardave, shijimin e jetës së luksit, ditën me diell në një vend pa Zot, pa institucione drejtësie, por me një propagandë të shfrenuar FAKE që kërkon të errësojnë realitetin dramatik dhe të fryjë " sukseset" e kokave të turkut. Deri tani spakistët po bëjnë politikë ambasadash të nakarosur me politikën familjare berishiste, me politikën qeveritare, me Omertan mafjoze, me bashkëpunim aktiv mafjoz kur nuk aktivizojnë në mënyrë kriminale drejtësinë për krime ulëritëse dhe përdorimin e drejtësisë për propagandë tallavaje televizive, për propagandë integrimi, për propagandë të suksesit të demokracisë, për propagandë ambasadash, për propagandë imazhi në mungesë të plotë të përmbajtjes, karakterit, kurajos, profesjonalizmit dhe misionit të ndryshimit rrënjësor që historia i dha për të luftuar kancerin që ka zënë prej gryke Shqipërinë . Një tufë të paaftësh që ndërruan padron, nga pronësia e familjes Berisha në pronësi ambasadash, me një proçes epokal marketingu hollivudjan
Po te arrestohen dy palacot e shqiperise Sala e Likja do jete nje sherbim I madh ndaj shqiperise e shqiptareve qe do cliroje nje energji pozitive dhe frymemarje per ta me te madhe se sa ndrimi I pushteteve ne 1991. Tung
SPAK ka nen hetim ish zv. kryeminister e ish ministra, por vetem kur ata ja lejon Sulltanati Rama! Sepse SPAK ka ASPAK leje te hetoje vjedhjet qe kryhen LIVE nga ministra ne detyre sa kohe ata cojne haracin tek cifti i Korrupsionit e vjedhjeve ne Shqiperi, Rama-Velia! Vetem kur i del boja me vjedhjet, atehere lejohet SPAK qe ti marre nen hetim. Dhe zevendesohen nga tjere Hajdute/e anonime qe emerohen Ministra/e qe te vazhdojne vjedhjen aty ku e lane paraardhesit e tyre tashme Limonj te Shtrydhur.
O Kola Na zu Lemza dhe Kolla.Po nuk e ditke zotrote qe Akuzat per Sali Kermen dhe familjen e Tij jane Pirg ne Gjykate .Po pritet vetem sinjali nga Daj Sami dhe pastaj do te nis Shfaqja.Po te kujtoj ca :Remzi Hoxha,Halajt,Koste Trebicka.Qindra te rinj Tropojane ,21 Janari,Gjema e Gerdecit dhe te Tjera dhe te Tjera :
Nga sa lexova ne gazeten Sot,krimin me te madh po' e ben shtypin ,ose paaftesia professionale,apo implikimi politik i Spak.Ne te du rastet kemi nje ASPAK ose HiC.Gjithecka vertitet pse u perdor nje procedure ligjore e shqyrtuan ne komisione te posacem me status ligjor,pse ministri firmos nje procedure ligjore.Dhe keto perbekan krim.Krim eshte sepse kemi udhetuar me te njejtin avion,me te njejtin traget,se njeri paska qene shok shkolle me tjetrin ,etj.Asnje dhenie apo marrjen parash nen dhe mbi d'ore,ne rruge ligjore ose Jo .Te pakten sa lexova.Ne kete rast ,Nese eshte keshtu (sepse nuk e dime c'nxjerr klodi neser),korrupsionin ndodhet ne SPAK.