Shkëlzen Berisha banon në shtëpinë e Ilir Shtufit, pronarit të kullës 

9 Gusht 2023, 18:47Editorial Mero Baze

Janë tre vila ngjitur në Rolling Hills, lagjia e të pasurve të Tiranës. Vila 99 është e Agim Zeqos, që njihet me nofkën “Gimja i Red Bullit”, Vila 97 është e motrës së tij, që dikur ka pasur burrin drejtor tatimesh si xhandar të Saliut për të gjobitur kundërshtarët.

Në mes është vila 98. Me letra pronar rezulton Ilir Shtufi, “investitori” i kullës në qendër të Tiranës. Praktikisht banor i vilës është Shkëlzen Berisha. 

Vila edhe pse ka roje sigurie, rezidenca sigurohet nga roje private.

Nuk është ndonjë problem i madh se të gjithë e dimë që Shkëlzeni ka lekë për më shumë se një vilë si ajo.

Problemi është tek fshehja e pasurisë së njerëzve që merren me politikë. Në praktikën e tij jo dhe aq shumë inteligjente, ai është bazuar tek fshehja e pronave tek një rreth i ngushtë njerëzish, që janë gjithsej 3 deri 4 vetë, të cilët marrin përsipër të kenë emrin tek certifikata e pronave të tij në bregdet dhe vilat ku jeton.

Po ta shikosh kompozimin e “Mëhallës së Kullës” që jeton brenda Rolling Hills, aty janë të gjithë, “Gimja”, Sandri, Ilir Shtufi i vërtetë, që është Shkëlzeni, ai që heq dherat, dhe të tjerë partnerë të here pas hershëm të grupit të kullës.

Meqenëse gjithë debati është rreth Shkëlzenit dhe babait të tij “parimor”, tani ai duhet të bëjë publike marrëdhëniet e tij me vilën që jeton në “Mëhallën e Kullës”. 

Nëse ja ka marrë me qira Ilir Shtufit, të na tregojë kontratën e qirasë. Nëse ai ja ka dhuruar si njeri i varfër, të na e tregojë që i është dhuruar.

Shkëlzen Berisha banon në shtëpinë e Ilir Shtufit, pronaritShkëlzen Berisha banon në shtëpinë e Ilir Shtufit, pronaritShkëlzen Berisha banon në shtëpinë e Ilir Shtufit, pronarit

Vila e Shkelzen Berishes në Rolling Hills dhe foto te postuara nga vet gruaja e tij Armina Mevlani nga mjedise te vilës që është në emër të Ilir Shtufit.

Por SPAK për fat ka krijuar një precedent shumë të ashpër në këtë drejtim.

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja, një njeri që për hir të së vërtetës nuk e kam dëgjuar të jetë përfshirë në afera korruptive, edhe pse nuk vë dorën në zjarr, po dënohet me burg, pasi vetingu ka zbuluar se në një apartament modest në plazh, në emër të vëllait të tij, është provuar se ky paguan ujin dhe dritat në emër të vet dhe i është konsideruar fshehje pasurie. Shumë e ashpër është, por tani është precedent.

Arben Ahmetajt i janë zbuluar nga SPAK dy vila, njëra në emër të shoqes së ish- gruas, për të cilën SPAK thotë se ka prova se ujin dhe dritat i ka paguar ish- gruaja e tij, dhe i konsiderohet pronë asaj, ndërsa vila tjetër në Hamallaj e blerë nga partnerja aktuale, i quhet po ashtu problem se është i përfshire në transaksione një shok i tij.

Tani Shkëlzen Berisha fle fizikisht në vilën 98 në Rolling Hills. 

E dëgjova që ju “përgjigj” Edi Ramës, pa ja kërkuar ky i fundit, rreth debatit për kullën, kur i tha, “anullo lejen ose haje”, për t’i treguar se ai nuk ka gisht tek kulla.

Meqë çështja e kullës është çështje e ndjeshme politike, për shkak të përfshirjes së tij në atë histori, së pari SPAK duhet të hetojë me metodat tashmë të perfeksionuara të tij, se kush banon në vilën nr. 98 në Rolling Hills. Aty janë kamerat e sigurisë, aty janë rojet, aty është administratori i Rolling Hills, aty është komshiu “Gimja” dhe fisi i tij, aty janë gjithë ortakët e fshehtë dhe të hapur të kullës. Madje po shkoi sonte mund ta gjejë dhe atë vet aty. Kjo nuk ka më dyshime. 

Dyshimet që duhet të provojë SPAK, kanë të bëjnë me faktin, nëse djali i Sali Berishës fle në një vilë që është në emër të pronarit formal të kullës, por që është e tij, si shumë biznese të Shtufit, apo Shtufi ja kë lënë vilën që të ketë afër “Gimen”, që të diskutojnë modalitetet e kullës, meqë është njeriu që ka mundësuar lejen. 

E vërteta është se kjo histori e ka përbaltur më shumë se sa duhet Edi Ramën, edhe pse ai do hyjë në historinë politike të Shqipërisë, si politikani më antitaliban i vendit, por që fatkeqësisht talibanët e përdorën për të zaptuar qendrën e Tiranës, siç përdor ISIS ligjet e Perëndimit për demokraci, për të hedhur në erë Perëndimin.

Dhe ai ka dhënë një leje me konkurs ndërkombëtar, me prezencë perëndimore dhe arkitekt të njohur, për ISIS tonë. Dhe hera herës ngjan si Fan Noli që i binte flautit, ndërsa zogistët marshonin drejt Tiranës.

Gjithë “Mëhalla e Kullës” janë fqinjë dhe në Rolling Hills. Nuk di a i ka bashkuar kulla, apo ngaqë kanë qenë bashkë, kanë vendosur të bëjnë kullën.

Ndaj para se sa SPAK ta bëjë këtë hetim për fshehje pasurie, është mirë që Shkëlzeni të thotë me gojën e tij pse jeton aty dhe a është kjo e vetmja pronë e Shtufit që ai përdor si të vetën. 

Dhe pastaj “ose ta mbajë, ose ta hajë”, vilën e “pronarit” të kullës ku jeton si në shtëpinë e vet. 

43 Komente

  1. T
    Taulant

    Gjeja kryesore eshte leja e kulles. Pse shkaterrohet nje lulishte per nje kulle qe do ti zere frymen zones? Populli nuk votoj per te shkaterruar lulishte e betonizuar Tiranen. Ceshtja e pronarit te kulles eshte tjeter gje. Kjo mund te jete ceshtje e SPAKU-t por jo politike. Leja e ndertimit eshte politike dhe juridike. Plus qe nuk mund te krahasosh rastin e Shkelzenit me tigrin qe ishte minister ekonomie. As me ate te gjykates kushtetuese qe u shkarkua per nje vile ... ne realitet ai ka me dhjetera. Shkelzeni nuk punon ne administraten e shtetit. As djali i Rames . Duhen gjykuar baballaret.

    1. L
      Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

      Taulanti ka hallin e popullit,i qan zemra per Tiranen se vet jeton (ndoshta) afer sypeshkaqenit,dhe Mero meret me sypeshkaqenin dhe jo me kullen.Kur taulantet e raimondet kane kete mendesi,po keshtu do kene edhe 12 spakllaret qe jetojne ne lalez.Problemi nuk eshte se eshte nje shkelzen i biri faraonit komunist,por ketu te gjithe keta bllokmenet e rinj jane te varfer dhe njerzit e tyre pensionista apo shoke te pa pune jane te pasur.....Ju kujtohet vilat e lulashit,rublat e tij qe nuk i dha saliut,rruga kombit,sa shume zhurme dhe u mbyllen dhe luli veshi bluzen e zenelenskit dhe do te na mbush mendjen se eshte i paster.Po sa shkelzena e sa lula e sa ahmetaj,sa ilira me 7% sa monika e sa sa palluqe te parlamentit ka qe kane pasuri prrallore,qe po te punoj drejtesia,nuk ka burgje ku ti fusesh.Vetem ai babloku i gjente vendin ketyre hajduteve...

      1. B
        Blendi

        Edhe cfare se jeton me qera domethene qe eshte ortak ne biznes? Me kete llogjike i bie qe Rama qenka ortak ne cdo ndertim te Dash Pezes

        1. N
          Nul Moka

          Po kjo budallaçka, na nxori bojën me kto foto !

          1. b
            ben.

            Mero. Qesharkja ne kete sulmin tend eshte se e ke bere si ai skeci i Luftar Pajes qe i kishin vjedhur. Ke faj i thoshin te gjithe. Ore po ai qe e vodhi ska faj???????? Ore Mero lejet e ndertimit ne tirane i jepi Erion Veliaj. Koncensionet i jep Belinda Balluku. Lejen e kulles e ka dhene Edi Rama. Dhe per te gjitha keto e ka fajin Saliu????? Kjo firma ka mare qindra mijra metra katror leje ndertimi ne tirane, kjo firma ka mare qindra milione euro koncesione. Ku ishe ti 10 vjet???? Kjo kulla nuk eshte as 10% e lejeve dhe koncesioneve qe rama i ka dhene kesaj firme, dhe fajin e ka Saliu?????? Po u dhjene se qeshuri femijet o Mero. Me sa dihet deri sot ti u prishe me Saliun per shkak te Sandrit. Po sa i ka dhene Edi , Sandrit. Saliu as nuk mund ti enderonte. Nese nuk e ke gjobe per firmen, dil e thuaj po ta mbajti 1 fjale per Ed Ramen. Se kjo kritika jote per te eshte si kritika e komunisteve per shokun Enver, qe punonte shume. Mero ose behu burre dhe bjeri drejt vjedhjes atje ku e ka burimin, ose leri keto karagjozlleqet qe fajine ka Saliu,se te qeshin te gjithe, qe nga Sandri deri te Edi dhe Belinda. PS: dhe e fundit do shkoje Spak do hetoje Shkelzenin per lejen e ndertimit qe ka dhene Rama???? Ore u dhjeme se qeshuri.

            1. R
              Raimond Vlonjati

              Hahahahahahahahahahhaahahahaha , Je i sakte fare . Duhet qe ky shkrim i Meros te behet skec tek KLANIFORNIA , me tirullin " Fajin e ka Saliu pse vjedh Ramiu " lol

              1. V
                Vlonjati

                Ahahahahah keshtu renkon Raimond Zaimi kur ja fut zezaku aty ne Manhattan.Zoterinj komentues mos kujtoni se ja them kot une ketij keto gjera se e njoh kete inxhinjer gay qe kur jetonte ne Vlore kur ishte i ri se tani eshte plak beqar.Fiksimi iketij eshte k.....i dhe kepucet.

            2. N
              NOCI

              Luftuam bllokmenet me qira,dhe Shqiperine e blene Saliqenet me para!

            3. R
              Rezi

              Cilën lulishte? Gropën e Ajdin Sejdisë? E di ti kur ishte lulishte? Po të qe se ju dhëmb duhet të flisnit kur gjithë ferma e Kamzës u shkatërrua duke ngritur shtëpi pa planimetri, pa rrugë, pa gropa septike dhe ju duartrokisnit Saliun që akoma leh. Lëreni Tiranën të ndërtohet dhe mjaft bëtë të dhimbsurin e lulishteve kur edhe Lana, nuk do kishte këtë pamje që ka, po mos të bëhej nga Edi Rama. Shkëlzeni me shokë të përgjigjen para drejtësisë.

              1. k
                k

                Shteti shqiptar, ose, agjensia e mafjes,drogës dhe korrupsionit. Lasciate ogni speranza,o voi che entrate.Dante

                1. K
                  Keta jane te gjithe plehra

                  Sa per plotesim motra e Gimes te Redbullit ka qene Sekretare e Pergjitheshme e Ministrise te shendetesise ne kohen e Saliut. Kontrollonte tenderat e Ilaceve.

                  1. D
                    Dakord

                    Taulant po të përgjigjem unë që mos bësh më të njëjtën pyetje në çdo artikull. Ajo toka pas operas ka status TRUALL dhe jo lulishte. E ka marrë këtë status në kohën e saliut. E mban mend zotrote sa vjet mbeti gropë e hapur???? Asnjë qeveri nuk ja ndërron dot statusin pronës së tjetrit.

                    1. A
                      Aron

                      Sipas raportimeve ajo "lulishte" nuk eshte prone publike, por private. Ajo u mor me teper nen administrim nga shteti per t'u mirembajtur mbasi ishte kthyer ne nje grope mbeturinash ne qender te Tiranes. Ajo behet pjese publike vetem nqs qeveria ia blen privatit, ndryshe privati qe e ka ate toke mund te ndertoje c'te doje. E vetmja pyetje qe duhet te behet, kush e finacon dhe sesi brenda rregullave te financimit.

                      1. D
                        Dani

                        Në Shqiprie deri tani këta që kane vjedhur me milona, ose edhe ndoshta me miljarda evro, nuke u Ka hye ferre në këmb. Le të shohim se çfare do bëje SPAKU tani??? Argumentat e Meros mua më duken të pakundershtushem.

                      2. S
                        SPAK = 12 LLALLA

                        Z.Baze as mos e permend fare SPAK. Ata 12 prokurore jane atje per te bere avokatin mbrojtes te Berishes,Metes dhe mehalles se kulles.

                        1. J
                          Jaho

                          Jane 12 prokurore ne SPAK por jane 60 agjente ne BKH. Keta trajnuar nga SHBA.

                          1. p
                            per te te ardhur keq

                            sakte !!!!!!!!! spak i deshtuar !!!!!!!!!!!

                          2. P
                            Poshte regjimi

                            Xeni dhe berisha jane padyshim hienat e para ne sulm. Por meqe po flisje Mero per menyren se si do hyje edi rama ne histori-me te gjitha pazaret, mashtrimet, trafiqet (trafiqe quhen te marresh leke publike per vete, apo jo?), krimet e shemtuara (ku te varfer kane vrare veten se nuk paguanin dot dritat) ndersa rama me leket e mbledhura me krenari nga ata qe mbeten gjalle paguan mc goningal per te shperfytyruar akoma me shume opoziten etj.etj.etj. Rama jot o Mero do hyje ne histori si pasardhesi me mizor se sali berisha. E imangjinon ti se ca do te thote kjo, te dalesh me keq se saliu nga zyra e kryeministrise?! Jo per leke kuptohet, se ketu ka dale me mire, por per bema, perversitete, degjenerim, degradim total te shtetit dhe cdo aspekti te shoqerise.

                            1. P
                              Perseritja-mendje e dijes!

                              "E vërteta është se kjo histori e ka përbaltur më shumë se sa duhet Edi Ramën, edhe pse ai do hyjë në historinë politike të Shqipërisë, si politikani më antitaliban i vendit, por që fatkeqësisht talibanët e përdorën për të zaptuar qendrën e Tiranës, siç përdor ISIS ligjet e Perëndimit për demokraci, për të hedhur në erë Perëndimin".

                              1. z
                                zot na fal !!!!!!

                                ......vdekja e artit

                              2. G
                                Gazeta

                                O Mero ky nuk eshte rast i vetem. Harrove vilen e Lulit? Erjon Veliaj e tha publikisht dhe e derguan ne prokurori. Apo edhe vilat e Lalzit.... Kur edhe nje loqe si Flamur Noka eshte me vile ne gjirin e Lalzit imagjino te tjere.. Saliu me familjen e vet kane pasuri te vleresuar ne 2 miliardë euro. Meqe flasim per prova dhe kerkojne prova per Saliun dhe familjen e vet nga amerika. Nejse shpresoj qe shkrimet e tua te jene nje shkendij per te ardhmen dhe nje fllucke si e Erionit.

                                1. B
                                  BRAVO

                                  Ky shkrim eshte me i sakt i ketij viti!

                                  1. A
                                    Arrestohet YMER QELBAZA KELLIRA

                                    ARRESTOHET YMER QELBAZA KELLIRA POLICIA E KAPI YMERIN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CYPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE ZENIT TE BABIT- ZAGARET ISHIN FUTUR NE SHKURRE AFER PALLATIT DHE ANDI BUSHATI I LAJMROJ POLICINE DHE POLICIA I KAPI DHE I FUTI NE BIRUCE

                                    1. R
                                      Raimond Vlonjati

                                      Ca thua more halabak i qelbur. Shko more thyej qafen fute koken andej nga ke dale se je nje turp , Funderine !!

                                    2. S
                                      Salivirusi ppsh

                                      Do jene keta qe do ta egzekutojne Shkelzen Berrishen mbas vdekjes se krye kriminelit Berrisha. Menyra si Xen Qose ka vepruar per fshehjen e kapitalit korruptiv eshte naivitet stupititet si djale i vetem pa perkrahje ky jetone vitet e fundit te jetes . Mero Baze konservoje kete mesage dhe nje dite do ta ribotoshe

                                      1. N
                                        Niko

                                        Mero Baze i papërseritshëm!Ivërtëtë dhe i guximshëm.Të ndjek dhe të vlersoj për llogjikën e mprehtë.

                                        1. A
                                          Agron

                                          Shkruani por ne akull

                                          1. I
                                            Illi

                                            Pjesa derrmuese e shkrimit qendron dhe eshte mese e sakte, perjashto paragrafin ku do te na nxjerresh per budalla Edin, qe ja paskan kaluar nder shale, kur ka dhene lejen?! Po ta kishe lene jashte, do kishe bere shume mire.

                                            1. M
                                              Marina bay

                                              Turpi eshte i atyre qe japin lejet. Turp kryeministri turp kryetari i bashkise. Mos e kerko fajin te opozita kur je ne pushtet. Dmth ben pazare rama dhe veliaj duke dhene leje per kulla e pallate dhe faji qenka i saliut Po shkoni more pirdhuni

                                              1. m
                                                mirel

                                                Kulla e Zenit eshte e lyer me gjakun e viktimave te Gerdecit dhe 21 Janarit…. por ligjerisht eshte ne rregull.

                                                1. R
                                                  Rina

                                                  Turp nga te gjitha palet, na vrane shpresen e te jetuarit e te punuarit ndershem ne kete vend. Krijuan nji shtresezim te tmerrshem te shoqeise dhe ne nji menyre krejt te pandershme. Turp turp se na humbet e na vrate shpresen, nuk ka gje me te keqe per nji vend kur populli i tij humb SHPRESEN.

                                                  1. N
                                                    Ndertuesi

                                                    Kelushit te kurves qe pati shitur FIQ nuk i ndohet zeri - Erjon Bytheci vazhdon te betonizoje Kryeqytetin - Tiranen Tone dhe njerezit merren me ndertuesin e serbet e Tiranes. Ed Roma dhe Erjon Sumkapuci duhet te na thone si e kane hallin qe duan te BETONIZOJNE Tiranen. Tiranen nuk ta ka lene NETA as TAQI trashegim or trap i gjate.

                                                    1. M
                                                      Mirmroma

                                                      Shkrim fshatar, mendësi fshatare nga një fshatar. Krahasim idiot me shembuj nga funksionarë shtetit kundrejt personave privatë. Pse duhet të hetojë SPAK se ku jeton ky robi? SPAK të hetojë nëse ka fakte që paratë e ndërtimit apo leja janë të dyshimta. Jeni bërë gazi I botës!

                                                      1. T
                                                        Trimi

                                                        O palle, ai te jetoje ku të doje po jo me leket e vjedhura të popullit shqiptar.

                                                      2. D
                                                        Dudia

                                                        Patronazhistave te Partise Serbe (PS)Jau qift nonen Albin Kurti n'grope t'pajdhit.

                                                        1. I
                                                          I zencin hakat e fukarnjve

                                                          O Mero po kot mo Amerika dhe Anglia i kane shpallur nongrada Saliun , Lirien , Argiden e Shkelzenin , po ku gjejne dot prova ata te Spakut ata jane te paster po nuk besove pyet Cim Peken ose Bled Kaken ose pyet deputetet e foltores Flamut Noka , Ed Palloka ose Tirtan Shehun me te ndershem nuk gjen ose profesor Mond Spahon , ose pyet MonaLiken .

                                                          1. H
                                                            Hajdini

                                                            Mero. Do ta marrësh shpejt edhe përgjigjen e Edi Ramës. Por nuk të nderon fakti i sulmit kundër tij sapo Luli na u bë kryetar i partisë së vulës, por që vula i ka humbur. Në çdo zgjedhje Lulin do ta keshë të katërtin ose të pestin në listën e fituesve. Do ta lerl mbrapa edhe Partia e Qorrit.

                                                            1. E
                                                              Eni

                                                              O Mero qe rre e kuptova kur shpif per Jovanin kunatin e Gimces...sa per dijeni ai eshte hequr nga puna ne 2010 nga Gazi I Berishes...e ka punuar nga 91 ne tatime me te gjitha qeverite qe kur Gimcja ishte refugjat...o rrenc me nam...por faj ka ai qe nuk te hedh ne gjyq....

                                                              1. P
                                                                Patronazhisti

                                                                Ymeeeerrrrrrrr pse çensuron komentet o evlati I komplekseve primitive bujqesore te Pështan katundit?? Gërdallë sëmundjesh !!

                                                                1. A
                                                                  Albina

                                                                  Edi rama dhe veliaj qe japin lejet per kullat qenkan te ndershem!!!! E bejne se janw budallenj?!! Apo e bejne se jane perfituesit e pare te atyre kullave?! Pyetje per Mero Bazen. Je i mirekuptuar Mero edhe nqs nuk pergjigjesh se nuk mbeti dinjiteti dhe integriteti gazetaresk tek ty

                                                                  1. z
                                                                    zalli

                                                                    modeli i ndershmerise,i te jetuarit me rroge,gjak pikojne ato miliona euro investime,"ka ndrru koha e ka ndrru moti,si ka ken ka ngel veq Zoti",turp ta them,po vetem kalimi nen protektorat mund ta ndaloje kete babezi,kusari e quajeni si te doni.

                                                                    1. J
                                                                      Ju shofte rraca !

                                                                      Gjunah ! Edhe Princi Sypeshkaeni me qiiiirrraaa? Çish ban Vampiri qe len djelin ne nje skamje te tille. Foltorja "- Nevotorja ne PROTESTA. U SHOFTE RRACA !

                                                                      Lini një Përgjigje