Gjysmë të vërtetat mbi inceneratorët dhe makthi i Berishës në gusht

4 Gusht 2023, 18:17Editorial Mero Baze

Ka një nxitim të dukshëm nga opozita të prodhojnë një zhurmë fals me “fakte alternative” mbi aferën e inceneratorëve, duke përdorur së fundmi çështjen e Arben Ahmetaj. 

Për këtë po përpiqet së pari të krijojë një klimë terrori dhe makthi mbi familjen e Ahmetaj, ish- gruan, fëmijët dhe partneren e re, duke shpikur lajme arrestimesh për to, me qëllim që të justifikojë rolin “mbrojtës” të tij.

Së dyti, po përpiqet pak nga pak të normalizojë lajmin që Berisha është në kontakt me Arben Ahmetaj. Në fillim u përpoq ta bënte të qartë se nuk kishte lidhje direkte me të, por me të tretë, pastaj tha se nuk ka problem nëse ai i shkruan atij vet.

Në fakt asgjë nga këto nuk është e vërtetë.

Familjarët e Ahmetaj nuk janë nën arrest dhe nuk ka ndonjë urdhër arresti për ta. Dhe Arben Ahmetaj nuk ka konfirmuar se ka ndonjë linjë komunikimi me Sali Berishën. Dhe mund ta vendosë, nuk është ndonjë çudi e madhe, por së paku deri tani nuk ka ndodhur. 

Ajo që ka ndodhur deri tani është se personazhet e inceneratorëve, që në fillim ishin vëllezër me njëri- tjetrin e pastaj u përleshën se nuk ndanë mirë gjërat, tani vazhdojnë luftën ndaj njëri- tjetrit, duke shpërndarë copa lajmesh dhe faktesh, të cilat shërbejnë vetëm për të krijuar ngjarje politike me inceneratorët. Berisha tani është me një palë prej tyre, dhe shpreson të shtyjë vapën e gushtit me ta.

Po të shikosh dhe shtypin, po ashtu është i ndarë. Disa media që kanë qenë përfituese të mëdha reklamash dhe sponsorizmesh nga inceneratorët, pas vitit 2018, janë njëkohësisht dhe denoncuesit e Arben Ahemtaj dhe bërtasin për luftë kundër korrupsionit të inceneratorëve, pa përmendur shumë pronarët e tyre.

Disa të tjera, kryesisht portale, më të lidhura me opozitën e Berishës dhe Metës, madje disa te hapura enkas këto muaj për këtë hall, konsiderojnë se inceneratorët janë pronë e Ramës dhe Veliajt, të cilët sipas tyre kanë shok Zoton dhe Mërtirin, çka në fakt e dinë shumë mirë që nuk kanë qenë shokë të tyre. 

Të dyja palët pra janë në luftë me gjysmë të vërtetat për këtë histori të pisët korrupsioni. Nëse SPAK e çon deri në fund hetimin me ndershmëri dhe pa u kompleksuar nga Berisha, siç është kompleksuar deri më sot, do jetë e qartë për të gjithë si ka nisur dhe si po përfundon kjo histori. Dhe nuk do ketë nevojë as për qytetar digital, as për t’u përdorur Berisha si telefon i prishur për Ahmetajn dhe as TV e tjerë si telefon i prishur për Zoton e Mërtirin.

E vetmja gjë që mund të bëjë Berisha në këto ditë gushti është të dalë përditë në orë 12, me shpresë se SPAK do trembet dhe nuk do t'ia thërrasë dhëndrin apo djalin për dosjet e tyre që ka në gjykim. Dhe SPAK deri tani ka dhënë prova se qeverinë nuk e ka frikë, por Berishës nuk i prekin as qimen e flokut. Te shohim tani e tutje qe e kanë dhe “rival” në hetime!

17 Komente

  1. N
    Nemesis

    Dhe per inceneratoret fajin e paska Saliu!

    1. Z
      Zot na fal cfare ke krijuar !

      Saliu shkaterroj vendin deri ne themel or taj NAMZES

      1. N
        Nemesis

        Po, po fajin e kane gjithmone te tjeret... Ne si individe e si shqiptare nuk kemi faj e pergjegjesi per asgje. Duket si i mirembajme qytetet e fshatrat, ku e ku t'ia hedhim njeri tjetrit e te rrembejme nonje cope falas, te rrethuar e te mbytur ne plehra fizike e morale. Tamam Zot na fal cfare ke krijuar, e ke zgjedhur tamam emrin or Taj! Me mire do ishte Zot na fal cfare kemi krijuar po logjika jote ndalet te 1 1 dhe fajin e kane Salinjte

    2. F
      Franci

      Kete SPAK-un dhe Altin Dumanin nuk po i kuptojne ne cfare drejtimi po e cojne Institucionin. Berisha del publikisht e thote qe prokurore te SPAK takohen me Ramen jasht Tiranes biles dhe ne zyren e k/ ministrit ! Kjo eshte akuze shume e rende . Perse nuk e therrasin Berishen por heshtin ? Mire per dosjet e korrupsionit dhe te vrasjeve nuk po e therrasin por edhe kur ai i akuzon publikisht ??? Cfare po ndodh me SPAK-un ????

      1. S
        Sali krimineli

        Ky lesh spaku eshte aq i trembur nga krimineli Berisha e cecenet e tij,sa nuk guxojnë t'a pyesin se ku i di Keti carlliqe qe thirr,ku e kane burimin se Ahmetaj do vritet nga Rama,apo preg terrenin per t'a vrarë vete me tropojanet qe hane me shume ne Londer se sa ne tropoj .Kjo eshte e fundit,por ky kriminel ka 30 vjet qe dhjet nga goja dhe shume nga krimet e tij i ka pranuar ne cdo tv.Dreqsia e korruptuar po e mbron jeten kriminel,Xhin xhonet jane kudo

        1. o
          okullisti

          ; ASPA-ku nuk eshte se ka frike nga Beri por se ky organ ka porosi qe "kryebanditi qe u perdor nga fabrika per mese 23 vitesh,ka imunitet te perjeteshem per mos ndeshkim",ndaj jo rastesisht pas tentatives se ish prekurores se pergjitheshme per ta fajesuar per 21 Janarin 2011 ,jo vetem qe nuk u thirr asnjehere ne prekurori edhe pse kartat ishin bere gati por ishambasadori guvernator i asaj kohe hoqi nga skena ne bashkepunim me politiken kryeprekuroren.Jo rastesisht pas saj edhri Marta ,Adriatiku,Lleshi ,Marku e se fundemi Prenga! Edhe shpallja "person non grata "ishte nje skeme per mbrojtjen e tij duke krijuar nje opinion qe me se fundemi poliagjentit Sali Ram Berisha i erdhi fundi!Por jo fundi per te eshte vetem ndarrja nga kjo bote nga natyra dhe nga kerkush tjeter!Ne kete kompromis padyshim qe ka edhe Edi Rama qe i eshte nenshtruar ketij mosndeshkimi per kariere edhe pse nuk i harron levat ne koken e tij ne vitet e zeza te Shqiperise.Ndaj nuk ka faj as Dumani as Domani as poidomani qe nuk preket Sali Dobermani!Gjithkush krenohet me genjeshtren e madhe qe "ai(SB) nuk shkon dot ne A- mer -ik,kur ai Ameriken e ka ne Shqiperi me miliardat qe ka ne dispozicion duke vjedhur e pervehtesuar 1/5 e Shqiperise si pronar i ligjeshem i saj .Ndaj lereni (ç)drejtesine te vazhdoje punen fisnike te saj duke kontribuar deri ne rotacionin e pushtetit nga e majta ne te djathte e anasjelltas !E keni vene re qe pas largimit te kinezes se radhes vendin e saj e ka zene Sali Berisha ne tv,duke dale perdite ne konferenca shtypi ,jo per te bindur opinionin qe nuk eshte fajtor por per ta lodhur e bindur qe s'ka birr kurve qe e çon perpara drejtesise.Rrofte miqesia Shqiptaro-Kineze.

        2. B
          Berti

          Ajo qe po ndodh sot me qendrimin indiferent te Spakut ndaj bemave te Sali Berishes perben TURPIN HISTORIK TE DRJTESISE SHQIPTARE.

          1. d
            den

            Mero eshte i paharritshem si gazetar ne pergjithse sidomos kur shkruan per Berishen. Eshte nga te paktet gazetare qe e njeh shume mire Doktorin dhe bemat e tij kjo edhe per faktin se edhe ka qene nje fare kohe prane tij e linjes se tij por edhe se eshte nga ata dhe qe e ka pesuar prej tij mbasi i doli nga llogorja.

            1. S
              SPAK = 12 LLALLA

              Eshte e vertete qe SPAK nuk e ka frike qeverine e PS-se por nese neser ne pushtet vjen Berisha apo Meta SPAK do dhjese gjak nga frika ,njesoj si dhjesin gjak nga frika sot kur Berisha e Meta nuk kane asnje lloj pushteti. SPAK eshte thjesht nje fasade, nje mirazh qe gjasme ne Shqiperi po funksionon drejtesia. E vetmja gje qe ka ndryshuar eshte qe Rama dhe PS kane shmangur cdo nderhyrje ne drejtesi dhe i hapen rruge SPAK te tregoje me vepra qe ka deshire e guxim te beje drejtesi. Per 4 vjet SPAK ka treguar te kunderten,jane frikacake dhe komplet te njeanshem. Kishim nje Llalle dhe e zevendesuam me 12 Llalla.

              1. U
                UÇK

                Hahah pronto zdralan.. i Hashim Cergarit te Radojkes se Radojqiqit qe po dhine ne HAGE..qe asnje here ne jete QEVERI PA SHKIJE SKENI FARMU..hah PRONTO PDK AAK LDK..LISTA SERBE SERPSKA REPUBLIKA!!!!! PRONTO HASIM TACI PRONTO RAMUSHK GJOKO GJOKOVICI PRONTO ISA PUTINOVIC LUBOMIRI...PRONTO CUBA....!!! Nonen n'pidh jau qift ALBIN KURTI...!!!!!!

                1. P
                  Pickaxhiu

                  UCK e paske cu trurin me pushime te shpella e motres tende

                2. S
                  Skraparliu

                  O Mero keta prokuroret e spakut jo qe e kane frike salen dhe liken por dhjesin ne BREK kurse me qeverin dhe qytetarin bejne si kardera te pakten deri tani,por suc duken bathet jane large pashket,salen e kane frike ne palce por i dergojne informacione keta jane prokoret e SPAKUT ete BKI milioner qe nuk veprojne njelloj me te gjithe haram ju qofte djersa e pooullit shqiptar kur veprojne keshtu.Keta politikanet tane duke filluar nga 90 e deri tani duan nje prokuror si ai qe po heton ish presidentin Tramp.

                  1. S
                    Serioziteti i SPAK-ut le shume deluzione

                    Ky SPAK eshte ngritur per te luftuar korrupsionin pa dallim,apo thjesht per show.Nuk besoj se DASH eshte i kenaqur me keto rezultate.

                    1. F
                      Franz Kafka

                      Ka nje keqkuptim te madh rreth spak. Eshte krijuar ideja se spak do hetoj dhe persona te pd lsi po ja prisni dhe pak sa te hetojn dhe ca. Gabim. Spak ka qellim kryesor burgosjen e 95% te ps per ti dhene fitoren berishes ne 2025. Kaq eshte e gjitha. Keni per ta pare po nuk ndodhi kjo. Sa per info te dikujt qe nuk beson kete variant. Kryetari spak eshte prokurori qe mbylli 21 janarin per munges provash, pra eshte nje berishist ekstremist

                      1. G
                        GREG KRISTAQ RAMA DHE ANDI BUSHATI E TALLIN KEQ YM

                        YMER CILI KA ME SHUME LESH NE BYTH FRROK CYPI APO EDI RAMA? YMER SI TE MBAN GOJA ERE MUTI DHE KOQET TE JANE MBUSHUR ME MUT DHE QIME NGA BYTHA E RRAHMAN RRAJES POLICIA DUHET TJU FUS NE BIRUCE SE PO I QELBE AMBIENTIN

                        1. P
                          Po kjo?

                          https://www.syri.net/politike/613972/personi-ne-krah-te-saimir-tahirit-u-denua-per-vrasjen-e-policit-te-renea-s/

                          1. Y
                            YMER TE MBAN GOJA ERE MUTI PRANDAJ TE TALLIN TE GJ

                            YMER TE JANE MBUSHUR KOQET TE JANE BERE SA KOKA E GREG KRISTAQ RAMES

                            Lini një Përgjigje