Socialistët ndajnë partinë nga njollat e pushtetit 

26 Korrik 2023, 20:16Editorial Mero Baze

Dy drejtuesit politik më të suksesshëm të dy zgjedhjeve të fundit, Bledi Çuçi dhe Blendi Klosi, kanë marrë drejtimin e Partisë Socialiste; njëri si Kryetar i Grupit Parlamentar dhe tjetri si Sekretar i Përgjithshëm. Çuçi dhe Klosi me Qarkun e Gjirokastrës dhe Beratit kanë qenë vendimtarë për rezultatin e socialistëve më 2021, duke kapur shifra rekord 3 me 1 në Gjirokastër dhe me 5 me 2 Berat, të cilat ishin gati në kufijtë e matematikës. Të dy drejtuesit politik kanë përsëritur rezulatin në zgjedhjet e fundit lokale në Vlorë dhe Berat duke u konsoliduar si drejtues politik të suksesshëm. 
Emërimi i Bled Çuçit si Kryetar i Grupit Parlamentar është po ashtu i përshtatshëm dhe për profilin e tij. Duke qenë një figurë e moderuar e socialistëve, njohës i thellë i procedurave ligjore dhe me përvojë në qeverisje, natyrisht ai ka gjithë mundësinë të jetë një kryetar grupi i mirë, pa pasur përballë ndonjë sfidë profesionale apo politike. 
Por duket se riorganizimi rrënjësor i Partisë Socialiste lidhet me Sekretaratin. Asambleja shkarkoi gjithë Sekretarët e Partisë Socialiste, dhe ka autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm të bëjë propozimet për Sekretarin e ri në një periudhë të shkurtër, çka kemi të bëjmë me një spastrim të fortë të kupolës drejtuese të PS. 
Ky në të vërtet mbetet i vetmi lajm nga Asambleja e sotme. Duke i besuar Klosit postin më të lartë ekzekutiv të Partisë Socialiste dhe ndërtimin e Sekretarit të ri, Rama praktikisht i ka hapur rrugë ndryshimit të fortë në drejtimin e PS, me një nga socialistët më të vjetër në karrierë, i vetmi që bashkon ende periudhën e qeverisjes së Fatos Nanos me atë të Edi Ramës. 
Ndryshimet e sotme janë rrënjësore dhe në krye të socialistëve po vihet një ekip politikanësh, që do të jenë roje të pushtetit ekzekutiv të tyre. Në një farë mënyre Rama po përpiqet të bëjë një ekip të ri politik, për ta mbajtur PS, larg goditjeve që mund t' vijnë për shkak të qeverisjes. E thënë më qartë, po përpiqet të mbajë partinë të pastër nga njollat e pushtetit. 
Edhe pse socialistët janë të famshëm për të përfolur për klane dhe grupe brenda partisë së tyre, ato në fakt nuk ekzistojnë në formën qe përflitet. Ekzistojnë më shumë lufta e bërrylave të figurave kryesore kundër njëri- tjetrit, por askush prej tyre nuk ka rrënjë në parti dhe fuqi për të përdorur struktura partiake për luftë klanesh.  
Në këtë aspekt, fakti që bashkë me Gjiknurin shkarkohen dhe gjithë Sekretariati, nuk është ndonjë spastrim klanesh, pasi nuk ka egzistuar ndonjë i tillë, por duket se për secilin ka nga një arsye.  
Dhe kryearsyeja është se shumë pak vetë mbajnë mend tani se kush kanë qenë sekretarët e PS, anëtarë të Sekretariatit të saj përveç Gjiknurit. Ai ndoshta iku se po bëhej më i njohur se ç’duhet kurse të tjerët pasi akoma askush nuk e di, që kanë qenë sekretarë. 
 

22 Komente

  1. T
    Tanguli

    Njeri i dalluar per Bixhoze tjetei per K lepires….!! Keshtu qe mos na I ngrih kaqe larte se Kane vjedhes te votes Popullore,gjithsesi ti je me ta Mero shkruan apo Jo Editoriale nuk ndryshon dote bindjen e publikut te gjere.

    1. R
      Rajmond Vlonjati nga Hasi

      Ore Tangulsha ! Pse e quan vehten perfaqesues te publikut zoteria juaj ? Kush je ti qe flet ne shumes , çfar partie apo shoqate perfaqeson ? Nqse nuk te pelqejne levizjet ne PS , pi pak uthull te forte dhe mbase qetesohesh , ndryshe nuk i prishet kujt gjiza per shqetsimin tat .

    2. N
      Nul Moka

      Po ky Klosi, është filmuar duke bërë sex, sipas Berishës.

      1. R
        Rrnofte LEXHENDA ! dhe ..

        .....dhe populli jeton I Lumtur !!!???

        1. k
          k

          Njolla e rëndë e korrupsionit që bie mbi PS,nuk perbën skandal vetëm për faktin se nga ana tjetër janë hajdutë kriminelë dhe shpellarë të neveritshëm të papranueshëm nga opinioni publik. Por një problem moral i madh elziston ne shtet,parti,pushtet.

          1. E
            Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

            Pse e la kumarin Blendi Klosi??

            1. J
              Jugu

              Eshte koha qe Rama te largohet nga pushteti se e ka qelbur fare. Te gjitha premtimet tashme kane rene. Vendi u abandonua dhe njerezit po largohen nga syte kembet. Korrupsioni apo me mire hajdutizmi eshte shumefishuar vit pas viti, numri 2 i qeverise, Ahmetaj, largohet pa gjurme dhe nen qesh nga Anglia. Shendetesia beterre, arsimi me keq, ekonomia ne kolaps, vetem te rroj i "gjati" pa per popullin, pensionistet, dhe te tjeret kush e rruan.

              1. I
                Idioti

                Te gjitha jane me mire se cfare kane qene keto 30 vjet. Duke filluar nga shendetsia, arsimi dhe siguria. Edhe ekonomia me mire nuk ka qene kurre ka shkuar euro me lekun nje me nje. Lokalet plot, hotelet plot, plazhet plot dhe Tirana ne pikun e sezonit eshte plot me njerez qe nuk ka bere vaki kurre. Keto jane te gjitha para dhe vetem te jesh idiot mos te besh lek sot ne Shqiperi. Vetem budallenjte ikin ne emigrim. Nejse, ju loqet e Saliut vazhdoni hani mjalt online deri me 2029 por sic duket edhe pas Rames PS do vazhdoj te jete ne pushtet edhe 20 vjet te tjera.

                1. K
                  Komunist me Rolex

                  si bëhen lekët në Shqipëri?? se tani po e marr vesh?? se gati 60% duan te ikin

                  1. H
                    Hjaduti i Surrelit

                    Boll ti o legen. Qenkan me mire njerezit se po vjedh Rama me banden e tij si i babzeitur

                2. R
                  Raimond Vlonjati

                  Ca Parti eshte ajo more ? Ajo eshte nje organizate kriminale e mbushur me hajdute . Aty nuk ka asnje socialist , ata jane te gjithe nje kope me hajdute . Ajo eshte Bandē me dy Kryesi ,. Nje Kryesi eshte ne qeverine hajdute me Rama hajdutin Dhe Kryesia tjeter e asaj Partie eshte ne Burg . Ajo Parti duhet nxjerre jashte ligjit

                  1. S
                    Shume mire

                    Për Gjiknuri më vjen mir që ështe shkarkue se pse ai ështe një hajdute ordiner. Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj dhe ilir Beqaj ndoshta kane qëne hajdute më ordiner tek PS, dhe pushteti i saje. Kët të 3, shume let munde ti krahasohe me familjen e Saliut dhe ilir Meten.

                    1. B
                      Beni

                      Mero ke nevoje per pushime se po te shtrydhe Ramiu me keq se dikur Saiu.Ke dale nga shinat fare.

                      1. E
                        ERTV

                        Kryefjala Mero o vetë Artisti! Politikisht quhet centralizim i pushtetit egzekutiv. Blend Çuçi është askushi (më saktë është dukushi por jo për këto që është aty, por lere se nuk dua të përdor fraza të Salehut). Ndërsa Klos kumarrxhiut thjesht i rra "zari". Kjo tregon se sa është varfëruar PS qysh kur është "marr peng" nga 99-çat, MJAFT-istat, Tutti frutit dhe këtyre që thjesht i janë fut asaj rruge për t'u pasuruar duke vjedhur. Kjo tregon se Edit po i shterojnë burimet reale njerëzore të besueshme të tij... Dhe ky është limiti i kapacitetit të Edit si dhe fillim i rrënies. Ku PS thjesht ishte treni që ja hipën për të shkuar nga pika A në M-miliarderë për të shkuar më pas në P..... S...... (por që nuk ka lidhje me PS e vërtetë). Këto ishin limited e "leadship-ip" të Edit, që duke mos rrespektuar statute dhe institucionet partiake nuk afron dot individë dhe ide të reja që të mos i rrezikojnë karrigen duke shmangur kështu dhe gjithë forumet dhe hallkat vendimarrëse. Thjesht një klan (kërpudhë ose vemje) vegjetuese që ka marr peng një organizëm vital dhe vlerë kombëtate si PS. Ku pushteti është vetëm i njëshit dhe vendimet i merr veç ai... Me keqardhje Edi duhet te iki dhe shporret nga socialistët një orë e më parë. Për fat të keq duke pasur ende vërdallë dhe në xhirro ende Saleh-un dhe Liken. Trenomi kanceroz bashkë me Edin që janë pengmarrësit e vërtetë të Shqipërisë në rrugën e vërtetë zhvillimore dhe europiane.

                        1. q
                          qyfyre rilindjote

                          Dy Bledushe dy Karabushe, qe as ne shtepite e tyre nuk i pjerdh askush / Cucka prej ish-gruas se Rames ne karriere, Klosi nje dudum gjumash krejt pa vlere /

                          1. P
                            Po cfare rilindjote thuaj idiot je je fsre

                            Haaa e forte je i njejti perdone me pseudonime te ndryshme je fiks taliban komunist i foltore-nevojtore se non grata Berrisha. Koha juaj ka mbaruar megjithate shpreso mbase xeni te jep nje byrek se e bere detyren e militantit haaaaaa u kenaqa qyfyre komunistesh

                            1. T
                              Thanasi qe ta plasi

                              ..je je fsre i ores 11:25 - shko meso te shkruash shqip or idiot se e felliqe fare rilindjen e ta hoqen rrogen e patronazhistit.

                          2. P
                            Pjeter....

                            Numri I grupeve armiqesore te Edvinit ia ka kaluar numrit te grupeve armiqesore te Enverit! Edhe Zahos po t'i jape post ne qeveri, shume shpejt do katandiset ne armik! Kjo eshte derexheja e paralajmeruar e pushtetit te bijve bastarde te eterve pa fe! E ke dhe do ta kesh prej Zotit, Edvin! Fundi qe te pret, do jete I hidhur dhe fatal! Nuk ka gje qe e ndal!!!!....

                            1. P
                              PD nuk ka qene kurre parti

                              PS eshte e vetmia parti politike ne shqiperi. Te tjeret jane grupime krahinore, kriminale dhe interesash financiare. Nuk kane lidhje fare me politiken lere me te flasin per te djathte. Jane primitive dhe feudal. PS ka kapacitet njerezore te beje cdo vit nga nje qeveri te re. Jane evropian dhe modern me politikat qe bejne. Jo vetem ne Shqiperi por ne rajonin e Ballkanit dhe Evropes lindore jane forca me progresive. Kane nevoj per disa ndryshime sepse shqiperine e pret nje bum ekonomik i madh qe kerkon energji te reja. Nuk behet me fjale per fitore te zgjedhjeve se edhe sikur asgje mos te bejne perseri fitojne sepse njerezit e kane mbledh mendjen. Me mire se socialistet nuk ka ne kete vende.

                              1. E
                                Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

                                Te lumte shoku Suflaqe Grua Qiri ! Na lirove. Tani mund te dhjesim rehat tek dera e PS. Mos harro sot ço gruan tek afganet. Dhe vete dil ne semafor. Hajt pune te mbare dhe bythe te forte.

                              2. a
                                aSPAK personale

                                Nderkohe SPAK aq i lavderuar nga Yuri Qimja behet me qesharak se kurre...shpall per here te dyte ne kerkim Ervis Martinajn!

                                1. D
                                  Damini

                                  Riciklim hajdutesh dhe vemjesh. Rama me mire te kishte nderuar nje incinerator per plerat njerezore te rilindjes. Qeveria me e korruptuar ne historin e shtetit shqiptar. Enverit ti vij anash se Enveri, Damianin e motrave Luli/Rovena, do ta kishte eleminuar me kohe.

                                  Lini një Përgjigje