Opozita, as me drejtësinë, as me zgjedhjet e reja! 

20 Korrik 2023, 18:09Editorial Mero Baze

Opozita bëri sot spektaklin e radhës në Kuvend, në përpjekje për të treguar se ishte e zemëruar. Rituali i saj i zakonshëm i dhunës në Kuvend, fillon gjithmonë me idiotësitë e Flamur Nokës dhe mbahet gjallë me hakërrimet e Sali Berishës, i cili në fakt  ka merak të na tregojë se është i egër me Lulzim Bashën dhe i butë me Gazmend Bardhin, më shumë se sa të na tregojë si është me Edi Ramën dhe qeverisjen e tij. Akoma më në siklet janë ata deputetët që nuk kanë qejf të jenë me Bashën, por nuk janë aq trima sa të jenë me Saliun, dhe dashurohen me fruta dhe perime si shalqi, kunguj e kastraveca, që i sjellin në Kuvend.

Të tjerët bëjnë ç’është e mundur të duken të kënaqur kur flet Berisha. 

Përballë këtij agresioni janë një tufë socialistësh të heshtur, që urojnë me vete mos t’i shikojë Berisha dhe sidomos të mos ua dijë emrin, se pastaj i shan. Dhe fusin kokën poshtë tavolinës.

Gjithësej janë pesë a gjashtë deputetë dhe ministra socialistë që nuk e kanë kompleks Berishën dhe që mbajnë në këmbë gjithë debatin.

Po përse debaton një opozitë kaq e “zemëruar’ në Kuvend?

Një opozitë e gjendur përballë atyre që ajo i quan skandale të rënda siç është rasti i Arben Ahmetaj, duhet të mbajë qëndrim politik. Dënimi pa fund i zyrtarëve socialistë nga drejtësia nuk është një fitore e opozitës, por një fitore, nëse është e tillë, e drejtësisë. Opozita jonë është emblematike, që në kohën e saj, kur përballej me drejtësinë, e shpallte atë armike. Sali Berisha për të mos dorëzuar djalin e tij në prokurori i shpalli luftë prokurorisë, për të mos dorëzuar Mediun i shpalli luftë Gjykatës së Lartë, për të mos dorëzuar Ilir Metën shkoi në mesnatë në shtëpi të tij dhe pa “filma” në laptopin e Monikës, për t’u bindur ç 'kishte bërë djali me Dritan Priftin, për të mos dorëzuar vrasësit e Remzi Hoxhës i bëri ata drejtorë të mëdhenj, e kështu me radhë. 

Nëse sot opozita gëzohet që socialistët nuk janë aq të zotë sa ata që t’i mbriojnë njerëzit e tyre nga drejtësia, kanë të drejtë të gëzohen, por jo si triumfatorë, por si hajdutë me imunitet. Për fat socialistët i janë dorëzuar drejtësisë.

Në rast se do të mbajë qëndrim politik ndaj bilancit të rënduar të ndëshkimeve nga drejtësia mbi socialistët, atëherë duhet të kërkojë rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të reja.

Këto janë dy rrugët se si një opozitë i përgjigjet një situate të tillë.

Ose të mbajë anën e drejtësisë, ose t’i kërkojë qeverisë të shkojnë në zgjedhje dhe të verifikojnë mandatin e tyre popullor.

Opozita jonë, në këtë betejë nuk është as me drejtësinë, as me zgjedhjet e reja. Është dakord të vazhdojë qeverisja, por ata të bëjnë si të fortë në Kuvend derisa të binden që janë më të fortë se Lulzim Basha, ose akoma më tepër derisa të binden që Gaz Bardhi nuk do iki me Lulin, por me Salën.

Kjo është një opozitë e mjerë. E mjerë në teatrin që bën në Kuvend, e mjerë në pafuqinë e saj dhe mbi të gjitha, e mjerë në moralin e saj. Edhe pse sot ka më shumë pushtetarë në burg se në çdo periudhë të historisë së Shqipërisë, opozita ende nuk guxon të mbrojë drejtësinë e re, por përpiqet t’i paraqesë ndëshkimet si ndëshkime të Edi Ramës, duke i bërë atij dyfish nder, dhe duke dëshmuar se është gati të pajtohet me çdo gjë përveç drejtësisë.

Mbi të gjitha është një opozitë që nuk guxon të thotë me gojën plot: Duhet të shkojmë në zgjedhje!

Kjo është fuqia reale e një opozite. Pastaj nëse shkohet në zgjedhje apo jo, e ka në dorë qeveria. 

Por këtu opozitarët janë më të zemëruar me Edi Ramën pse nuk mbron bashkëpunëtorët e vet që po dënohen nga drejtësia, dhe pse thotë në mbledhje grupi që mund të shkojmë në zgjedhje, se sa me ato që ndodhin. Në fakt, sillen si gardianët më të mirë të qeverisë, duke ua shpifur shqiptarëve.

7 Komente

  1. V
    Vlora Myrtezai

    KURE CERGARI RAMOVIC QOBANI CUB ANALFABET VENDOSE KOLLARE..MENDON SE KA PREKE QIELLIN E SHTATE..KREJTE ROBTE E SHPISE I QETE CULLAK LAKURIQ NEPER ARA...E KY HANE PERSHESHE ME "TAMEL QUMESHTE CJAPI" KOMKRYQE NEN HIJE TE QARRIT!!!!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hanife Bajgora

      O Ku jeni o legenat anti kosove Pse keni kaq inat me kosoven ne vend qe te ju behet qefi qe po forcohet kosova ju hidhroheni se keni shit motrat ne serbi ju qe komentoni prandaj i mbroni serbet ju qifsha rracen.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salivirusi PPSH

        Kjo nuk eshte opozite jane nje grup alabakeshpo ti analizoshe nje nga nje jane komplet debile , syri opozites shikone deri ne kosove jo me large te njejten qe bene kosove beri sot grupimi varri trapin me non graten ne krye moren nje foto dhe e ngjiten ne foltoren e parlamentit ky eshte opozitarizmi haaaaaa jam kenaqur neser PS mer nje foto te grusht shteti tankeve ne 1998 foto 1997 foto gerdeci foto firmat piramidale foto Veliaj ne Teheran foto Dan Hutra ne bashki e pa fund fotosh te imitoshe nje Repist kosove per te bere opozite haaaa estrade trupes se Viçidolit . Opozite me Bardhen e kavajes Mond Bilbilin Tritan Preshin Mul gomarin Sali non graten Babalen apo me idiotin e Lushnjes deputeti fruta -perimeve haaa opozita . Keta nuk duan as zgjedhje as drejtesi nevzgjedhje humbasin nese kerkojne drejtesi jane te gjithe ne burge nuk ngelet tjeter vetem teotro primitiv e regjisorit komunist me aktoret e pa.talentuar gjysem gra e gjysem burra duke jaxsiguruar PS pushtetin ne pafundesi

        Përgjigjjuni
        1. S
          SPAK = 12 LLALLA

          Ky eshte pozicioni me i mire qe opozita mund te kete.Per sa kohe drejtesia nuk ka guxim as tu peremende emrin Berishes e Metes ata jane shume komod aty ku jane. Shijojne milionat e vjedhura dhe jeten e luksit. Emrat e tjere ne opzite kane zero rendesi.

          Përgjigjjuni
          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

            Opozita po luan komedinë "Shi në plazh" për të të disatën herë. Aktori kryesor Berisha, është bërë bozë, nuk ka moral,dërdëllit përpara kamerave si i sëmurë psiqik. Korri i pleqve që e mbështet, kanë kohë që janë larguar nga ringu . I vetmi. Gazmend Bardhi ligjëron për dobinë e meshkujve, duke kundërshtuar Ramën për emërimet e femrave në kabinetin qeveritar. Opozita e bilbilave dhe vareve ka mbetur pa rrobat e banjës në këtë fund korriku përvëlues.

            Përgjigjjuni
            1. c
              ce

              po cfare opozite leshi eshte kjo kur ka sekretar organizativ, nje leshko qe s'ja hapi deren askush se eshte trangull nga trute dhe gjeti vend tek foltorja e vucidolit. Vetem nje gje e ben si duhet: klevis krrici i faro pace qofte pilafit me kollaro, me dy gishta lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para shpellareve te Astirit.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hashim Thaqi nipi i popit Jovan Danilloviq

                U qifte derri nenen!!! I shkaterruat te gjitha kursimet e shqiptareve me thaset e euro qe hyjne nga grupet e droges edhe qe po investohen ne ndertime. Puna e nje jete te tere po shkon ne pidh te semes. Mafia e Rilindjes doli me e fort se maloket e Sales por per fat te keq vendin e shkaterruan. Mua nuk me plas trapi se cfare batutash si Ducja thote Rama. Sa i prekshem eshte divizioni kurveror i qeverise edhe i Rilindjes. Apo cfare do bej Sala edhe idiotet qe i rrine nga pas. Shqetesohem vetem per klasen e mesme qe e shkaterruan komplet. Inflacionin super te lart. Te na rrojne tunelet edhe infrastruktura qe po ngrihet ne sherbim te investitoreve turistik mafioz si Mane me shok. Sepse borxhet e marra per keto vepra publike po i paguan gjithe populli me shvleresimin e kursimeve te veta ne valute edhe super inflacionin e lekut. Por shqiptaret rrijne shohin akoma Berishen edhe Edin qe tallin karin me ta.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje