Arben Ahmetaj ua bëri të lehtë të gjithëve, përveç vetes 

14 Korrik 2023, 19:19Editorial Mero Baze

  
  
Vendimi I sotëm I Kuvendit të Shqipërisë për ti hequr imunitetin Arben Ahmetaj, është vendimi më I rëndësishëm që socialistët kanë marrë ndonjëherë në historinë e tyre për të forcuar besimin tek drejtësia dhe për të guxuar të përballen me veten e tyre. Arben Ahmetaj nuk është një personazh I zakonshëm socialist, por njeriut që I janë besuar më shumë detyra se kujtdo tjetër në pushtetin e tyre dhjetëvjeçar. Ndaj vendimi nuk ka qenë I lehtë. 
Nuk do ishte kaq I lehtë sidomos nëse Arben Ahmetaj do të ishte në sallë e do përballej me të dosjen e tij dhe gjithë kolegët e tij. 
Në këtë aspekt ai ua ka bërë më të lehtë kolegëve të vet vendimin, edhe pse është një gjë nga gjërat më të rënda kundër vetes së tij. 
Edi Rama ngjante I vendosur ta bënte këtë dhe nëse Arben Ahmetaj do të qëndronte këtu siç ai dëshironte, por natyrisht që e kishte dhe më të justifikuar vendimin ndoshta dhe zemërimin kur e ka marrë këtë vendim. 
Më të lehtë natyrisht e kishin dhe pjesët e ndara të opozitës. Sali Berisha e kishte gjithë mundësinë e tij të artë të dukej aleatë me të dhe kundërshtarë me Edi Ramën, edhe pse asnjë palë nuk e do ta ketë aleatë. 
Një njeri I sanksionuar familjarisht si hajdut, me grua hajdute vajzë hajdute djalë hajdut dhe vet kryehajdut, natyrisht që ndjehej në qiell të shtatë kur mendonte se do diskutonte për sanksionimin e një kundërshtari të tij. 
Dy copat e tjera të opozitës po ashtu ndjeheshin dyfish të motivuara si nga gëzimi I Berishës ashtu dhe nga zemërimi I Edi Ramës. 
Ilir Meta, parti e të cilit u bë promotori i denoncimit të këtij projekti, nuk pati guximin të qëndronte në sallë, ndoshta ngaqë I dukej sikur po gjykoheshin dhe ata vet. 
Por për Arben Ahmetaj natyrisht që nuk është e lehtë. Letra e tij plot zemërim dhe zhgënjim për kolegët e tij që dukej që nuk do ta mbronin, nuk e ka fuqinë të zëvendësoj mbrojtjen e tij në sallë të parlamentit.  
Është e qartë që Edi Rama ka mbështetur një projekt I cili ka bërë pis shumë figura të Partisë Socialiste në pushtet, dhe sot ishte dita nëse ai do të pranonte të shantazhohej nga pasojat e këtij projekti apo do përballej me të. 
Ai zgjodhi të përballet. Dhe ky është një lajm I mirë për drejtësinë dhe të ardhmen e ndarjes së pushtetit të saj nga pushteti politik, duke I çuar në një shifër rekord pasojat që ajo vet ka nga reforma që ka miratuar dhe nga rreziku I kthimit të Republikës së Prokurorëve. 
Vendimi I sotëm tregon se betejat e së ardhmes nuk do jenë më beteja mes opozitës dhe pushtetit por beteja mes drejtësisë dhe politikës. 
Pushteti po demonstron kurajë për tu përballur me drejtësinë duke e lënë opozitën në pozitat kalkuluese dhe jo në pozita morale. 
Nëse e shikon qëndrimin e tyre, ti kupton se ata po përpiqen të përdorin vendimet e drejtësisë për të krijuar klimë politike kundër pushtetit dhe kjo është gjysmë legjitime. Por ata nuk guxojnë të mbajnë qëndrim moral ndaj kësaj drejtësie. Nëse e vini re, Sali Berisha dhe pasuesit e tij ende kanë armik të madh SPAK dhe drejtësinë e re dhe jo pushtetin. Madje çdo guxim I pushtetit për t'u përballur me drejtësinë në vend të shtojë gëzimin e tyre shton dëshpërimin e tyre kundër drejtësisë së re. Në vend që sot opozita të përshëndeste drejtësinë ata janë më agresivë me drejtësinë dhe më të frikësuar nga vendimet e qeverisë se sa viktimat e drejtësisë. Se disa gjëra janë instiktive sidomos për ata e dinë se çfarë kanë bërë 
 
 

16 Komente

  1. p
    ptc

    Sala dhe Meta nuk kane pse te ndjehen te frikesuar se te 12 prokuroret e SPAK jane thjesht pula te lagura perpara ketyre te dyve. Ai guxim dhe epsh qe kane kur arrestojne kriminelet e se majtes kthehet thjeshte ne belbezim dhe shfajesim sa here permendin Berishen e Meten. SPAK dhe BKH jane vetem fasade qe gjasme ne Shqiperi po egziston sistemi i drejtesise.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtesia qe duam

      Ke shum te drejte

      Përgjigjjuni
    2. F
      Familja kriminale Berrisha

      Non grata eshte i trashe tipik malok i zbritur nga shpella .Ai sot jo vetem.qe nuk duhet te gezohesh apo te ishte i pranishem ne kuvend por te shqehtesohesh se laku po i ngushtohet per vete, djalin, vajzen familje hajdutesh vrases e te korruptuar . Eshte kaq i trash sa nuk po e kuptone qe SPAK po benr ekuivalence te arrestuarish .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sk.

        E shoh, se per Salen, nuk paske te ngopur, pa asnje fakt te na thuac. E shoh qe torben qe te ka vene Rama ne grazhdin e tij, te paska majmur mire.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Flutura

        Le te shpresojme se radha i ka ardhur tashme dhenderrit te Salihut apo sypeshkaqenit te tij.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Doli dhe Çuçi sigurims?

          https://pamfleti.net/anti-mafia/bledar-uci-ka-fshehur-te-dhenat-personale-nuk-ka-deklaruar-shkollen-p-i179905

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pjeter....

            Barre te rende ke marre persiper, Mero! I ke vene shpatullat te mbash murin, por muri eshte shembur!!!....

            Përgjigjjuni
            1. I
              I Madhi Morricone

              Te gjithe denonconin tigrin per 10 vite me radhe. A nuk eshte skandal qe si rezistoi tigri ket vite dhe jo vetem kaq por vit per vit ngrihej ne detyre . Dhe vetem pasi e denoncoi opozita ,rama u ngrit nga gjumi.. Pasi u zgjua spaku u zgjua dhe rama. A nuk vjen era mut kjo qeveri. Dhe me e keqja eshte se akuzohet per 500 mij euro gje qe vetem alda klosi drejtoresha e tigrit I kishte kash ne tuba e ajrimit. Pronari I inicienatoreve eshte vete tigri! Mertiri dhe zoto jane koqet e tigrit qe moren persiper kompanite per te bere leke. Germoni me thelle se do gjeni kelyshet e tigrit.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Artibr

                Shume mir beri km duhet urgjentishte te ndahet nga bandat neper rethe dhe ne qeveri duhet ti kthehet njerezve boll me vepi funde mbeshtet njerezit dhe drejtesin ta mbash koken larte kthehe timonin nuk eshte kurre von e ke ngritur emrin e shqiperis kudo neper bote tani eshte Koha ta ngresh ne shqiperi perpara nuk e di po si do te vinte nese femija jote do te vidhte shtepin prandaj dhe kyeministria eshte shtepia jote ke 10 vjete aty ruaji leket e shqiptareve se jemi shume te vuajtur njesoj si te jet shtepia jote behu bur shteti.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hashim Thaqi sternipi i popit Jovan Danilloviq

                  Djali i Sami Lushtakut ndez fitilin e ndarjes se Mitrovices,zagaret e Drenices zagaret e Hashim Thaqit qe per 20 vite vodhen Kosoven,gjysma e Drenicakve jane nipat e Serbve kete muhabet pak kush e din por eshte nje fakt i gjall sepse me se shumti femrat serbe jane t'martuara ne Drenic,jane po keta Drenicak qe e kallen parlamentin e Kosoves SOT qe dikur Adem Jasharit i thojshin spiuni i serbis ....

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rrem Kuraci

                    Ngushëllime Edit, Batonit, Beratit dhe gjithë tradhtarëve shqiptarë e vasalëve të Aleksandër Vulinit. Në ferr shkofshi bashkë me shefin tuaj rusofil të Beogradit!

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                      Beni me mbiemer Ahmeti jo vetem nuk eshte 'peshk' po as cironke ne nje vend 30 vjet pa shtet qe s'ka ngelur ASGJE pa vjedhur e ASGJE per tu QIverrisur,por eshte thjesht nje 'KARem' per tua hedhur sKiptareve nje koqe e fishkur ashtu si EDvini e SS-SERBIT SALI!

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        k

                        Politikanët,gjykatësit,prokurorët,drejtuesit e istitucioneve shtetërore,parlamenti,drejtuesit dhe pronarët e bankave,aktiviteteve ekonomike dhe gjithshkaje ne shqipëri,jane hajdutë të korruptuar, por nuk ka kush i heton dhe zbulon.Vetëm kur ka aksidente,vjedhje apo tradhëti bashkëshortore,zbulohet llumi ekzistencjal që dominon botën shpirtërore,etike dhe ekzistencjale të shoqërisë së kalbur dhe falimentuar shqiptare.Lasciate ogni speranca,o voi che entrate.Dante

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Biku

                          AHMETAJ QE NJIHET SI DALLAVEREXHI PRPARA SE TI NGJITEJ RAMES BERI PUNE PA I THENE MBRETIT PER TE MOS PAGUAR GJOBEN,DHE AI NUK E FALI OO MERO.PSE BEN SIKUR NUK E DI TE VERTETEN.PO NUK VOTOVE KE DAMIANI DHE OLSI JE I MBARUAR.TAFMAJA MADHE E ORDINERIT AHMETAJ I KUSHTOI.

                          Përgjigjjuni
                          1. r
                            rapsodi popullor

                            Me ne fund te fundit, e i fundit me plot siklet / Doli te shkruaje edhe Mero, per Ahmetajn mesybet / Zv. Kryeministri i lavdishem ky Ogici i Rames, u dhie ne kale porsi ai Saje Qorri i flames / Dhe ky Timonieri Rama qe asnjehere gje nuk di, per zullumet e ketyre "Rilindasve" te tij / Se Rama eshte i paster por nuk ka sy ne ball, dhe na e bejne ministrat me rradhe per Budall /

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              ELEKTORATI GRI

                              E majta po spastrohet me dashje apo pa dashje duke bere vetpastrim .Po e djathta a do te mund vetpastrohet sigurisht nqs vjen ne pushtet.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje