Dy zhvillime të reja nga hetimi i Arben Ahmetaj 

11 Korrik 2023, 19:57Editorial Mero Baze

 

Pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, ka dy të reja të rëndësishme për publikun.

E para, është që nga gjashtë akuzat e SPAK kundër Ahmetaj, nuk ka ndonjë akuzë direkte lidhur me inceneratorët, apo rolin konkret të tij mbi procedurat, por ka hetime të hollësishme mbështetur mbi dyshime se disa prej pronave të përfituara nga Ahmetaj, janë dhurata të dy prej pronarëve të inceneratorëve, Mërtiri dh Zoto.

Dosja që po shkon në gjykatë është një hetim i hollësishëm pasurie i Arben Ahmetajt, madje një punë e guximshme për nga durimi dhe hipotezat e ngritura, të cilat duhet të qëndrojnë në këmbë në gjykatë. 

Zhvillimi i dytë është reagimi i opozitës ndaj kërkesës për arrestim, e cila në fakt i kërkon Ahmetajt të flasë për procedurat e inceneratorëve, me shpresë se kështu do mbërrijnë tek Edi Rama.

Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë përgjërim kolektiv kaq masiv nga opozita ndaj një personi që ka probleme me drejtësinë dhe që ka hallin e kokës së tij, që t’i ndihmojë dhe ata në hallin e tyre, të mundin Edi Ramën përmes hallit të tij.

Është ndoshta kërkesa më tragji-komike që kam dëgjuar nga ndonjë opozitë, e cila nuk mban më qëndrim ndaj akuzës, por i lutet të akuzuarit, t’i ndihmojë dhe ata në hallin e tyre.

E vërteta e hidhur është se shumica e indicieve të prokurorisë rreth lidhjes së disa pronave të Ahmetajt me pronarët e inceneratorëve kanë rrjedhur me shumë dëshirë nga vet pronarët Mertiri dhe Zoto, të cilët dihet se janë publikisht në luftë me Ahmetajn së paku prej vitit 2019. Kjo natyrisht ka bërë që SPAK të shkojë në hetime të hollësishëm dhe në ngritje hipotezash që duan shumë prova, që të mbesin në këmbë në gjykatë.

Pra në këtë rast e kemi një palë “të penduar”, të cilët duket se janë investuar të implikojnë Ahmetajn si bashkëpunëtor të tyre, duke bërë lidhje mes disa pronave të Ahmetajt dhe rolit të tyre në përfitimin e tyre. 

Por nëse hetimi ndaj Arben Ahmetajt nisi si hetim për rolin e tij në kontratat koncesionare të inceneratorëve, dhe përfundoi në hetim pasuror ndaj Arben Ahmetajt, kemi një anomali. Ose ai nuk ka rol në kontratata, ose ato nuk janë objekt hetimi.

Se sa për pasuri, ne kemi parë bordero rrogash me 240 mijë euro në muaj dhe askush nuk është çuditur dhe nuk e ka marrë për indicie. Është një rrogë mujore sa dy pasuritë e Ahmetajt, që mendohet se kanë ardhur nga Zoto e Mërtiri.

 

33 Komente

  1. K
    Kazani

    Edhe unë Mero dakord jam me ty. Se ndoshta nuk është aq hetim i thellë . Se po të thellohej do dilte që ky është iniciator dhe influences i te gjitha kontratave të atyre. Si psh me ujësjellësit. Dhe po të gërmohet akoma me shumë do dali se psh tek ujësjellësi i Fierit na ishte Salaria... (miku i lakuar i Salehut) Buri i Lizës në botën e çudirave. Dhe po të gërmoheshin edhe këta do dilte se edhe këta ato pronatve shumta tek Botaniku i kanë nga te njëjtat burime... Pra do dilte qartë se është një rrjet merimange e lidhur mirë. Ben tigrushi e filloi si sekser dhe si duket rrugës u bë dhe I fortë e jepte urdhëra, siç i dha atij të tatimeve dhe ai s'ja zbatoi dhe e shkriu Benua. Dhe këtu u me sa duket vetëm Edi "nuk ditka gjë".

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Shtet i bandave mafjoze ku gjithshka eshte në shërbim të tyre. Nuk do eleminohet kurrë e keqja sepse është e tretur në dëshirat e kombit.

      Përgjigjjuni
      1. I
        I Derguari I KQ

        Ymer ! Shoku Ymër ! Si po të shkon bisnesi "Ndërzimi artificial I pulave" ?. Të iku një aksioner I rëndësishëm. Ah-Beni ishte dhe "cash resource" për intrigat e tua në "favor" të Ramës. U konsultove me Lad Kostën për fshirje gjurmësh dhe provash. Nxito Ymer se me i marr vesh Rama akrobacitë e tua të ndryshon gjeografinë e bythës, gojës, llapës dhe oksipitalit....Çensura attention Ymeri në rrezik!!

        Përgjigjjuni
      2. L
        Ladi

        Je djale zgjuar, shume i mençur. E kap demin per briresh, - siç thote nje shprehje e urte popullore.. Te lumte

        Përgjigjjuni
        1. E
          Evisa

          Turp për ty Mero, që, me ato që shkruan e ul vehten kaq poshtë sa të dukesh një shërbëtor i mafjes. Ben Ahmetaj, një mësues anglishte, ju dhanë për administrim gjithë financat e vëndit, kur financier brilant sot mund të gjesh me dhjetra që kanë studiuar në universitetet më të mira të botës dhe kanë dalë prej andej me rezultate të shkëlqyera. Por gjëndet Ahmetaj dhe vendoset në detyrat më të rëndësishme të shtetit vëtëm për të vjedhur dhe abuzuar me fondet. Dhe ti e mbron këtu duke bërë sofizma relativizuese. Vetëm Ladi, një mëndje fatkeqe prej skllavi, mund të përkrah për këtë qëndrim që shfaq në editorial, çdo njeri me dy pare mënd, për këtë qëndrim tëndin nuk mund të mos shfaq një keqardhje të thellë.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jim

            Evisa, je e trashe. Lexoje edhe nje shkrimin e Mero Bzze.

            Përgjigjjuni
        2. S
          Spiro Milo

          Kete 240 mijeshen e ke per Ben Blushin besoj. Se ai merrte aq ne muaj. Bleu dhe foto me Clintonin me ato lek

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rozi

            Jeni te mbarum

            Përgjigjjuni
            1. I
              I Madhi Morricone

              Po po keshtu mendoj dhe une. Njashtu si thuj ti. Beni eshte I virgjer , ne vesh kuptohet , ai asnjehere ska vjedh ska grabit ska fut duart ne tepsi. Cdo dashnore qe ka pas e ka me shtepi me qira, vetem vartesja e ben karit u kap me 500 mij euro kash te vrimat e shtepise. Beni ecen vete. Ah sikur te gjithe te ishim bena. Po ja qe sjemi. Beni paguan mire te dali I paster . Safeti I donte te gjitha I la te gjitha. Ja shife mero te gjithe mendojne si ty , e kapin demin prej briresh . Ajt njatjeta per sot . Shifemi me albinin neser.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Artibr

                Mero iku peshku madh kur iku peshku u hodh rjeta ti thua jo kjo jo ajo

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Santuco

                  Ka ik jashte o qeroz po ben transaksionet e kartave te bankes dhe po rishet pronat qe ka ne europe ????????.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Ruhi Struga

                    Ngushëllime Edit, Batonit dhe gjithë vasalëve të Aleksandër Vulinit. Në ferr shkofshi bashkë me shefin tuaj rusofil të Beogradit!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aron

                      Nqs akuzat jane vetem per pasurine e tij, interesante qe SPAK ishte kaq i shpejte te hetonte dhe ngrinte nje akuze per Ahmetajt, por kur u kerkua hetimi i pasurise se Berishes dhe Ilir Metes, SPAKU dhe Gjykatat u ktheyn ne avokatet e tij dhe e pushuan disa here kete ceshtje. Kjo tregon qe SPAK vazhdon akoma vetem te bej normen ketu per te permbush statistikat e insitutcionit te saj, por vetem me palen socialiste. Ceshtjet nga ana tjeter ose i shmang dhe i pushon, se nuk ka prova, ose i zvarrit sic ben me ceshtjen e Gerdecit, e shume te tjera qe as nuk degjon ne vazhdohet hetimi ne to, apo ceshtjen Babale qe Salinjani edhe pse i denuar, Apeli vazhdon e zvarrit.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vlora 97

                        E pse qenka qesharake te kerkoj opozita nga Ahmetaj te flase per Ramen? Cdo opozite do ta bente. Nuk po them qe eshte opozit e hajrit se jan ca palaco, po te thuash eshte qesharake sepse kerkon qe ky te dwshmoje, eshte pak si pa lidhje

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Teo

                          Mero qe.di dhe sekretet e kesaj qeverie,cuditerisht mban gojen mbyllur. Nuk esht aq I zjarrte SA mund te Ish,po t flitej per.meten apo berishen. A thua I Ka hedh ndonje kocke Rama dhe meros? Jo ore CNE,ai esht burre I mire shume. Dhe.mos.harro.Mero,po komentoi njeri kunder PS, Mo's.lejo komente,se helbete e respecton shume demokracine ti.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Llamarinisti

                            Mos ndoshta e ke llafin per moniken? Si gjen gje ata. Sic thot populli nuk bie rufeja ne hale

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sonja

                              Edhe kete kerkon ta relativizosh o Mero djali?! Sa larg ke shkuar… ishin te arta ato kohe kur shkruaje per korrupsionin e Berishes e Metes e nuk te binte germe ne toke… po kaq e pate edhe ti, mjaft rezistove… paraja shpon detin thone jo me editorialet e tua… je kthyer ne sherbetor. Me ne fund!

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nemesis

                                Ne sherbetor thuajse psikopat do shtoja, se cdo editorial ia kushton Saliut , madje dhe kur ben gjoja diversion me Albinin

                                Përgjigjjuni
                              2. P
                                Per shoket pionere

                                Ashtu eshte o shoku Mero se, siç thua zotrote, kur e fillon hetimin me nje akuze edhe e mbaron me nje akuze tjeter ka dicka qe s’shkon. Thone qe per shembull Al Kaponen amerikanet e hetuan per trafiqe te paligjshme dhe pastaj e futen brenda per evazion fiskal. Denim i padrejte i nje njeriu qelibar ka qene edhe ai padyshim. Sidoqofte, shoku Arben nderkohe ka çare ferren ne drejtim te paditur per te miren e popullit dhe te partise. Edhe ky nje zhvillim shume interesant qe te le nje pershtypje te mire per organet tona ligjzbatuese. Qysh ishte ajo pietja, pse SPAK fut ne burg vetem te majte? Ku burgu? Ku “i majti”? Ku Spaki?

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pjeter....

                                  Me hetim pasurie duhet nje stadium t'i "akomodoje" personat nen hetim!....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tersi

                                    ...kusur i udhëheqsit thuaj!!!. Pak halle ka ai me botën që po shkon në luftë por i duhet të merret edhe me këta kokpalarët, si ky zv.kryeministri i shqipërisë!.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Davidi

                                      Mero eshte si ai personazhi i barcaletes me llastikun e brekeve, qe donte ne fund fare vetem te vriste zogj. Ben ç'ben te Edi Rama e nxjerr muhabetin. Ate ta shpetojme! Dmth te gjithe çka emeruar ai u korruptuan, ai mbahet. Kelysh kurve.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Franz Kafka

                                        Spak eshte thjesht nje zgjatim I foltores. Do te vazhdoj te merret vetem me te majten dhe asnje sdo preki nga e djathta. Edhe kur te hapi hetim per ilir meten, berishen etj do dali ne perfundim qe I hetuam por ska prova ose eshte ceshtje hetuar me pare

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Per te vjelle

                                          Mero sado te perpiqesh ti relativizosh bemat dhe gjemat ekonomike dhe Kriminale te pushtetit te Rames nuk ja del dot ti mbulosh. Per fat qe nuk blihen te gjithe!!! Ndryshimi vjen edhe nga njerez „cope cope“ sic i quani ju arisokratet Dumanet me shok. Dhe Kryehajduti Ahmetaj do kendoj sapo ta kene ne dore prokuroret. Ne mos e hedh qeveria ne ndonje kanal.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. m
                                            minushe

                                            pse nuk e shihte edi rama vilat 2 milion euroshe te Arben Ahmetaj??? apo nuk i duhej .......erdhi nga gjirokastra dhe ne vitet 1998 rrinte me qira se nuk kishte shtepi... pas 25 vjetesh e kemi me vila, apartamente, toka, llogari bankare brenda dhe jashte vendit dhe keto behen me RROGEN dhe qe me fal por nuk e njihte ekonomine mgjth kishte mesu permendesh ca makro....:(

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nemesis

                                              Normal qe nuk do hetohej per djegesat e plehrave, se per ato ne dosje jane dhjetera vendime kryeministri ne nje dite, keshtu qe hetimi per to eshte hetim per Ramen. E kush guxon ta hetoje rrushin pervec Amerikaneve... Gjithsesi Mero ke nje shqetesim obsesiv kompulsiv te personalitetit qe po te zgjat kaq shume sa mund te arrije ne psikoze. Nga urrejtja e madhe qe ke per Saliun cdo gje e lidh me te. E c te keqe ka nese Ahmutaj flet e na shpjegon sa bukur kane vjedhur keto dhjete vitet e fundit. U dalshin neper hunde hajdutlleqet ndaj kombit me soj e sorollop!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Aliu

                                                Mero djali! As beni hajdut I TV, as beni kusar I kabinetit, nuk Kane ecur vete.jO kete e din gjithe shqiperia.Po cuditem me ty qe ke ecur repirave ,tani sikur ke filluarvte nderosh ruge! Mosbe bej me se nuk te beson me njeri! Apo mos te kane dhuruar ndonji vile ,se tigri thone ka shume te tilla , dhe tani nuk I duhen me.Nuk cbehet e bera ,mero.keto kusare ketu do ti paguajne te gjitha, haku I fukarase ,gelltitet vetem provizorisht. ,mjere ai qe haron.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. u
                                                uskania

                                                Ndiq paranë! A nuk u dënua Senader, kryeministri i Kroacisë për orën qindramijëeuroshe? Jo nënshkruajti, jo nuk nënshkruajti Beni për kontratat e djegësve!?!Kot ia dhanë paratë?Kush të jep para kot?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Ducja

                                                  O mer Mero, po ku mbrohet dot Beni o derezi, ai ishte hajdut I njohur qe ne qeverine nano, prandaj e mori dhe Rama, per vjedhje te holla, ai as burgun se ka problem, ka kalu konviktin e gjuheve te huaja qe 14 vjec, eshte mesu te jetoje si pleher dhe I qelbosur.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    E keqja kthehet ne hi.

                                                    Ahmetaj, njeriu i Berishes dhe Metes. Skema e krijuar prej tyre nuk funksionoj. Rama, ky njeri i ndricuar, dyshoi dhe e dergoi ceshtjen per hetim shume me perpara. Akti i dyte i kesaj tragji- komedie do jete incenerimi i midhjes B/B.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. X
                                                      Xhaxhi

                                                      Arben Ahmetaj eshte milionere para se te futej ne politike. Ne fakt milionat i beri ne kohen e Saliut e te Metes. Por kjo eshte tjeter histori. Nejse, vetem te jet budalla te behet kok turku. Eshte me budallek te mendosh qe eshte ceshtje "inceneratorëve" por inatcoresh.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. D
                                                        Durrsakja

                                                        Mero je aq inteligjent sa duhet ta kuptosh kur nuk duhet te shkruash. Rasti i plehres Ahmetaj eshte aq i peshtire e flagrant sa qe nuk ka shqiptar qe nuk eshte lumturuar qe drejtesia po vepron. Me mire mos fol me se sa te shkruash pallavra

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. E
                                                          ELEKTORATI GRI

                                                          Saliu dh Iliri jane shpallur Nongrata .Shqiptaret mendojne se nongrata per Amerikanet dhe Anglezet eshte eshte se je jo i mirpritur .Por per SPAK Nongrata do te thote I paprekshem .Dhe me qene se SPAK eshte prodhim Amerikan ai nuk e prek as Saline dhe as Ilirin .Fatmir Mehdiu pret me padurim te shpallet Nongrarta qe te shpetoje .

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje