“Babai i Kosovës” dhe fëmija i tij plangprishës 

3 Korrik 2023, 21:15Editorial TEMA
“Babai i Kosovës” dhe fëmija i tij plangprishës 

Një mini ushtri me fëmijë nga Kosova me emrin Bill e Hillary Clinton, rrethuan ish- presidentin e SHBA në shkallët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mos ju ndarë deri në fund të ceremonies, ku i dhuruan dhe dekoratën e dhënë nga qeveria shqiptare.

Dikush prej tyre ishte ende fëmijë, të tjerë të rritur, dikush kadet police apo pjesëtar i forcave të armatosura të Kosovës, dikush në Norvegji, por të gjithë bashkë dëshmitarë të vetëdijes që ka lënë në historinë e Kosovës presidenti Bill Clinton.

Në këtë detaj emocional që dominoi ceremoninë e pritjes së presidentit Clinton, ka një të vërtetë të madhe, që nuk e zhbën dot asnjë qeveri dhe asnjë kryeministër në Kosovë apo Shqipëri, kundër SHBA.

Shikoj se shumë mbështetës të Albin Kurtit, po përpiqen ta godasin vizitën e presidentit Clinton, si një përpjekje për të goditur politikën e sotme të Albin Kurtit kundër SHBA. Dhe kjo është një gjë më e rëndë se vet politika e Albin Kurtit. 

Problemi që ka Albin Kurti është se nuk i mjafton që po bën një politikë të qarët anti-amerikane dhe anti-perendimore në Kosovë, por do që dhe SHBA t’i nënshtrohet politikës së tij, duke hedhur në erë investimin më të madh të saj në historinë e re politike për formimin e një shteti si Kosova.

Bill Clinton e quajti marrëzi atë që po ndodh në Kosovë dhe bëri thirrje t’i hapet rrugë tolerancës dhe zgjidhjes së situatës pa tension. Dhe këtë ua kërkoi shqiptarëve, atyre të cilëve 24 vjet më parë u doli në krah kur serbët deshën t’i zhdukin.

Ajo skenë me ata fëmijët me emrat Bill Clinton e Hillary Clinton dhe ata njerëz që ndoqën për gati dy orë ceremoninë e pritjes së presidentit Clinton, përfshi dhe fjalimin e tij, mund t’i jenë dukur Albin Kurtit më të vështira se barrikadat në Veri të Kosovës. 

Dhe nuk ka faj.

Ajo skenë i rrëzon së pari alibinë e një SHBA armike, pasi ai që quhet “babai” i shtetit të Kosovës, Bill Clinton, foli qartë kundër tij. Nuk është se Albin Kurti e ka besuar Bill Clintonin më 1999, pasi dhe atëherë njësoj si sot mendonte, por atëherë ishte njeri në rrugë, ndërsa sot bën dëm se flet në emër të Kosovës.

Pritja e Tiranës i rrëzon po ashtu albinë e shtetit armik të Shqipërisë, pasi gjithë regjia e takimit të Edi Ramës me Bill Clintonin ishte në funksion të Kosovës. Fëmijët e ftuar me emrat e Clintonëve, citimi i fjalimit të presidentit Clinton më 24 mars 1999, kur nisën bombardimet e deri tek fjalimi i vet presidentit, e kishin vëmendjen tek Kosova.

Kjo natyrisht që e lë pa tekst Albin Kurtin, i cili kërkon ta njehësojë Shqipërinë me Serbinë në retorikën e tij dhe që më tepër që përpiqet ta përdorë Shqipërinë për të goditur Perëndimin.

E vërteta në mes të Bulevardit është se Shqipëria dhe SHBA janë në një gjatësi vale, në një mendje dhe në një hap për Kosovën, dhe Edi Rama i foli atij me gjuhën e SHBA, madje te amerikanit qe e quajnë “Babai” i Kosovës.

Por mbi të gjitha kjo pritje tregon, se SHBA ka mbjellë në Kosovë jo vetëm historinë e shtetit të Kosovës, por dhe një gjeneratë adhuruesish gjenetikë të SHBA, të cilët u kanë vënë emrat e çlirimtarëve, fëmijëve të tyre.

Dhe përpara se Albin Kurti të bëhet gati për luftë me SHBA, duhet të bëhet gati për luftë dhe me gjithë “Bill Clintonët” e Kosovës. Me fëmijët që mbajnë emrin e tij, përballë një fëmije plangprishës si Albin Kurti, që mendon se mund të zhbëjë Kosovën e tij. 

12 Komente

  1. P
    Pitkini Vetfundosjes

    Pitkini Vetfundosjes eshte délirant eshte fiks Sali Berrisha bile edhe grate i kane Serbe . Thuhet se Pitkini Vetfundosjes eshte dhunuar sexualisht ne burgun e Nishit nje video qarkullon uroje mos te jete e vertete por burgu e ka lene me pasoja Pitkinin e koqevarise

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pjeter....

      Mero, a do na gezosh neser me ndonje editorial me teme mbylljen e "Ballkanit te hapur"? Po te duash ti, e qan! He xhan!....

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Bravo pa fund Mero Baze, por cfar pret nga nje analfabet e dallkauk qe I ra radha te beje( patriotin dhe inteligjentin ) lemsh Jo vetem qeverine por gjithe kosoven! Ky sharlatan nuk Ben per brigadier arash e Jo me per kryminister !kush e shtyn kete hu gardhi te vendose kundra kosoves?!?! Eshte nje dore e forte qe e paguan dhe e meson keq kete te paditur ,qe me paditurine e tije po e con kosoven ne konflikt! Ndaleni kete qen te terbuar ,ju politikane te kosoves, para te te demtoje tufen e vet.!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Për fate të keq shum her mohohet e verteta.

          Ajo që thua ti o Mero, ështe e vertet. Por shume her për interesat personal per pushtet, për para, dhe kryesisht nga urrejtja fetare, shume njerze dhe më e keqja edhe shume udhëheqës e humbin dhogjiken, dhe mohone të verteten. Abin Kurti, për arsyet, që permenda më lart ështe bër njësh me Aleksander Vuçiç, Putin dhe alatet e tyre. Prandaj ai po mohone çdo ralitet. Pa varsisht se të gjith (politikanet ose udheheqesit?)shqip foles, pak a shume jane njësoj komunistat, islamike dhe hajdute ordiner. Edhe Albin Kurti nuke bën ndryshim nga (politikanet ose udheheqesit?) e tjera shqip foles.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tullaci

            Qfar ke ber ti per kosove per Veq se shkrimet anti kosove

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              O qerros, mos u bëj dhe ti që zakonisht janë inteligjentë nga që u kanë rënë flokët, më e pakta injorant apo idhujtarë të verbër pas emrave të veçantë. Më konkretisht Sali Berisha dhe ndjekësit e tij luftën që i bëhet nga të katër anët, nga brenda dhe nga jashtë, e shet si luftë që i bëhet jo atij, por medemek opozitës?! Njëjtë ndodh dhe me Albinin dhe ndjekësit e tij në Kosovë dhe Shqipëri. Në rrugën qorre që ai ndjek, gjithçka thuhet për Albinin, po ashtu më së shumti nga miqtë e Kosovës siç janë veçanërisht ShBA, nga shteti amë që kurrësesi nuk mund të jetë kundër saj, por edhe nga vetë brenda e shesin si luftë që i bëhet Kosovës, kur në fakt gjithçka është për politikat e tij, tashmë jo si individi opozitar i djeshëm, por si kryeministër i sotëm, ku përgjegjësitë janë ku e ku shumë më të mëdha dhe pasojat po ashtu. Pra kuptojeni o të mjerë! As Salehu dhe as Bini nuk janë sot Shqipëria, më sa ishte Enveri, idhudhi i tyre i djeshëm.

              Përgjigjjuni
            2. R
              Raimond Vlonjati

              Takimi I Klintonit me Ramen nuk ishte aspak ne funksion te Kosoves qe ne kete menyre na dalka Rama nje "patriot i thekur ". Hhahahahahahaa --Keto genjehstra i thua per keta Kopene e lopcareve tip "Termet Peci" qe shkruajne ketu si koprativistet qemoti , Ne fakt ardhja e President Klinton ne kete kohe qe ne Shqiperi eshte ne qeverisje nje nga qeverite me te koruptuara te Kontinentit Europian, eshte nje turp. sepse i jep perkarhje morale nje Kryeministri te korruptuar ne ekstrem, dhe qe punon ne politiken e Jashteme kunder interesave te Kombit Shqiptar. Cklinton ka ardhur i nxitur nga Sorosi , per ti bere nje makiazh fytyres pro serbe te Rames, sepse Rama u diskretitua me mbylljen e Ballkanit te hapur, ku kuptohet qe ate mbyllje ja kane kerkuar Amerikanet, sepse po krijoheshin kushtet qe te futej Rusia ne ate Ballkan te hapur vetem per Serbine, dhe ata i kane thene direkt mbylle, sepse ata e kane kuptuar me ne fund qe Vucic nuk kthen ruge dhe te braktise Mosken. E gjithe kjo Ballkani i hapur ishte nje krijese e Sorosit dhe e lobit Serb te Amerikes per gjasme me moton, te ndihmojme qe Vucici te ktheje Serbine ne Perendim. Edhe politika Amerikane nen efektin e Sorosit e pranoi kete ide, Mirepo koha tregoi se kjo ide ishte humbje kohe ,dhe Adminsitrata Amerikane e gjendur nen presionin e kongresmenve te ndryshem ne Kongres qe i kerkonin Blinken te perkrahe Kosoven jo Vucic i cili vazhdon te jete pro Rusise, po ndryshon taktike ne menyre graduale .Ndaj dhe u kekrua mbyllja e Ballkanit te hapur per te cilin budallai i Surrelit ulerinte lart e poshte ne Europe, " se po nuk na pranuat ne do bejme Balkanin e Hapur" , se Balkani i Hapur nuk mbyllet kurre , kur i hakerrehej Kurtit, Dhe tani qe u dha Urdheri 'Mbylle' Ballkanin e dhjere , e mbylli menjehere dhe u diskretitua sherbetori i Vucicit . Ndaj Soros duke pare se beniamini i tij budallai i Tiranes doli si gallof , ka paguar Klintonin te bente nje vizite ketej , gjasme per Kosoven, por qe do i sherbente Rama hajdutit per te ngritur njecike autoritetin e tij prej spiuni ne syte e Shqiptareve , Dhe natyrisht kjo eshte perputhur edhe me ndonje deshire te Klintonit te dilte nga Shqiperia , duke qene seai e din qe Shqiptaret e duan, dhe absoutisht ne e duam ate . Ai ehste presidenti me i dashur per ne Shqiptaret, por edhe predienti me inteligjent Amerikan i koheve moderne , Plus qe kur pagesen ta bejne te tjeret pse te mos vish. Nje rruge e dy pune

              Përgjigjjuni
              1. B
                Baba

                Po si mor Mero... a nuk qenka baba i Kosoves Hashim Thaçi?!...

                Përgjigjjuni
                1. v
                  vezhguesi

                  "Femija plangprishes" Albin e shume te tjere ne Kosove thjeshte besuan se vertet ata "Baballaret" e pertej Atlantikut e cliruan Kosoven...mirepo Clirimtari quhet i tille vetem kur te cliruarit i jep mundesi Vetvendosje, jo tutele Protektorati.

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    rrofte lexhenda

                    Cashtu Mond cashtu bre !

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vlonjati

                      Pse nuk I fshinë këto komente të R.Vlonjati? Na I shpifi dhe na turpëron ne vlonjatët.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Selim Rroshi

                        Ama me asociasionin qe premtoi Rama je Ti. Mir qe e kritcokoni Kurtin po sjepni asgje ku ka gabuar. Klintonit sja heq njeri meritat po Pas kaq kohesh kan nderruar rrethanat. E kurti po luan pas kohes. E ska te bej me Klintonin fare. Rilindja eshte per coptimin e Kosoves po Kurti esht gardian kunder saj. Vertet po e kritikojne pa i hyre ne themel problemit. Po Kurti eshte me te drejten e cila vonon po nuk harron.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje