“Lëpirësit e Qeverisë” dhe “Lëpirësi” i Almës 

30 Qershor 2023, 17:42Editorial Mero Baze

Sali Berisha më në fund u dorëzua. Ai pranoi sot publikisht atë që i kërkova në shkrimin e djeshëm, të deklarohet nëse e ka takuar Almën para dhe pas rregjistrimit të Safetit. E pranoi që e ka takuar, por nuk pranon të bëjë publike bisedën me të. Arsyeja është e thjeshtë. Ai shpreson tek heshtja e Almës, por nga ana tjetër ka frikë vesin e Almës se mund ta ketë rregjistruar dhe atë bisedë dhe tani mund të jetë në duart e drejtësisë. 

Ndaj nuk do të flasë dhe mirë bën. Ndoshta ka fat dhe nuk ja përdorin, duke pasur parasysh zemërgjerësinë e drejtësisë sonë me të.

Por gjëja më interesante është përpjekja e tij për t'ia hedhur përgjegjësinë e publikimit “një televizioni lëpirës të qeverisë”.

Ky në fakt është i gjithë shpjegimi i ligësisë që Berisha ka bërë edhe me Almën, edhe me Safetin, por mbi të gjitha me përpjekjen e tij për të hedhur gurin dhe për të fshehur dorën.

Tani është e provueshme së paku dinamika e lëvizjeve të Almës, kontaktet e saj dhe përfundimi i videos në publik.

Alma ka takuar Sali Berishën para dhe pas takimit me Safetin në datën 6 qershor. Ka shumë sms në telefona të tjerë, miq dhe të njohur të Almës, që e provojnë këtë, plus vetë telefoni i Almës, që është një thesar në këtë drejtim.

Pasi ka përfunduar regjistrimin, tutori i saj në Kukës, A.U, i ka marrë filmimin për të verifikuar nëse e kishte bërë punën që i kishte ngarkuar apo jo. Dhe ja ka mbajtur peng. 

Pas kësaj ajo shkon takon Sali Berishën më 9 qershor, në përpjekje për ta marrë filmimin nga ky person dhe për të shmangur publikimin në media.

Berisha i ka rekomanduar ta çojë tek një emision investigativ, me qëllim që të jenë ata burimi publik i përhapjes, edhe pse ka qenë i qartë që ata nuk do ta publikojnë se janë “afër qeverisë”. 

Pas disa ditësh kërkesash dhe vetëm pasi e ka kërcënuar personin në Kukës se nëse nuk ja kthen kartën e memories, ajo do ta denoncojë atë si porositës të shantazhit, ai ja dërgon me njerëz të tjerë. Kjo vërtetohet nga biseda telefonike që gazeta TemA e ka botuar si transkript, dhe që i përket datës 15 qershor në mesditë. Pra karta e memories ka mbërritur në dorë të Almës më 15 qershor dhe më 16 qershor paradite ka dalë në publik, jo versioni i kartës që ka Alma dhe që ka dorëzuar tek emisioni, por një filmim mbi ekran që e ka bërë personi i cili ka shpërndarë videon dhe që ua ka dhënë disa vetave para se të bëhej publike. Madje njerëzit e tij kanë kërcënuar Safetin, duke e shantazhuar se nuk do të jetë më kryetar bashkie.

Emisioni që ka marrë videon nuk ka pranuar ta transmetojë as pjesën seksuale, por as aktrimin e Almës që bën sikur kërkon projekt për qentë e rrugës, pasi aty jep emër tjetër dhe nuk ka asnjë letër reale si projekt. Thjesht e ka quajtur të pavlefshme. 

Personi që ka mbikëqyrur gjithë këtë proces është Sali Berisha dhe atij i duhej dorëzimi në një redaksi që të thoshte pikërisht këtë që tha sot, alibinë që ai nuk e ka nxjerrë videon, por e kanë nxjerrë “lëpirësit e qeverisë”.

E vërteta e hidhur për Berishën është se në këtë histori ka vetëm “lëpirës të Almës”. 

I pari, Safeti, e pagoi shtrenjte lëpirjen me të, dhe është në burg. Por ata që vazhdojnë t’i lëpihen Almës se mos u nxjerr deri në fund skemën e shantazhit, janë Sali Berisha dhe njeriu i tij në Kukës. Berisha ngjan i terrorizuar sa nuk guxon as të thotë çfarë ka biseduar me Almën, pikërisht nga frika se e para nuk di a do t’i qëndrojë “besës” Alma, pasi këta i kanë paguar vetëm lekët e naftës për të shkuar në Kukës, dhe e dyta, a i ka rregjistruar Alma gjithë takimet në zyrë me Berishën. 

Se dhe Safeti për kaq e hëngri, se e ka takuar në zyrë dhe zyra e Bashkisë së Kukësit nuk është më e rëndësishme se zyra e një kryetari opozite. Thjesht lëpirësi i Almës, Sali Berisha, është në panik mos shqiptarët dëgjojnë a shikojnë çka bërë në atë zyrë me Almën.

Skenari më pozitiv është që të dalë si ata pleqtë që përgjojnë çifte nga liqeni. Kjo dhe i falet. Të tjerat nuk di a ja fal njeri.

29 Komente

  1. v
    viz

    Mero drejtesia shqiptare nuk ka treguar zemergjeresi por perulje totale perpara Berishes.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuke ke çfare të thuash për ta

      Saliu ështe një vemje, islamo-komunist. Një burr i degjenerum, njësoj si Ed Ram Turk hajdut Erdogani, dhe Met spiun hajduti.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi

        Rames I ha ate qe nuk thuhet ti vemje albanistani.Fati I keq I tij qe I rane per pjese halete si ty dhe fati I mire I shqiptareve te ndershem qe ua solli mbi krye perndryshe do ishim zhdukur si komb.

        Përgjigjjuni
        1. v
          viz

          Ja edhe pedofili grek me gjysem truri nuk mund te mungonte.Gjysmen tjeter te trurit e ka mut te Erdoganit.

          Përgjigjjuni
      2. K
        Kapterri

        Ka që nga 199-shi që ky popull po e fal SB. Përse mos ta falë edhe tani.

        Përgjigjjuni
        1. I
          I Madhi Morricone

          Duhet vleresuar saliu qe shkarkoi safet manjak seksual gjicin ska rendesi se cfare stili perdori. Dhe nuk duhet harruar qe stilet e meros kundrejt armiqeve te tij kane qene me te egra dhe te pakapercyeshme per nga niveli njerezor. Por merua vetem gjykon cfare bejne te tjeret Jo cfare ben vete! Dhe kete Jo te gjithe kane kapacitet ta kuptojne. Shkurt saliu beri mire me videon.

          Përgjigjjuni
        2. P
          Pa vlere

          Je i madh Mero Baze! . Je shkaterrues fare! Vazhdo, vazhdo, vazhdo.. Zvogeloje fare derisa te zhduket plaku Berishë, se ka "nje mal" me gjynahe per te lare ne kete bote. Se ne boten tjeter ka kush kujdeset per haqet e tij, pafundesisht!!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Predatori

            O Mero, si i bie që edhe pasi Safeti i futi matrapykën në gojë Almës në zyrën e shtetit, prapë fajin e ka Saliu. I ke qrr o Mero. Edhe ti je bërë një lëpirës kalibri i të gjatit.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Predaleshi

              O palle pse kush e dergoje kurrven ne zyren e Safet trapit ooo harrova vajti deri ne kukes per ta mare ne goje se ishte bukurrosh i madhe Safeti mos te kuptoshe edhe kaq ke probleme me kembet shoku

              Përgjigjjuni
              1. P
                Predatori

                Safetit nuk ja moren në gojë më pahir o rrot Gjici. Edhe sikur kete pune ta ketë stisur Saliu, Gjici ka për detyrë ta mbaj loqen brenda pantallonave. Ti që kuptoke mirë nga këto punë qenke ndonjë pitbull sulmi rilindas që edhe kur Safeti pranon ti bëjnë gojore në zyren e kryetarit të Bashkisë, ti dhe Merua fajesoni Saliun. Shko qiu bashkë me Salës, Gjicin, Almën, e gjithë fisin tënd pidhrropsh.

                Përgjigjjuni
              2. S
                Shefik Ormeni

                Po mire mor zoteri, a mund te spiegosh, se cdo kjo zonje ne zyren e Berishes? Ky ka qene President, Kryeminister, eshte 79 vjec, cka qe e perzien vehten me zuska, duke dashur qofte dhe te ndihmoje ne zgjidhjen e hallit e saj ku kjo e ka futur vehten? Ky ne kete rast sillet sikur eshte babai i mafies, jo nje politikan serioz i nje vendi serioz. Po ka turp me te madh per nje plak qe e konsideron vehten "burre me namuz"? Cudi, kete nuk duhet ta duan as pjestaret e familjes gjersa nuk e keshillojne te qendroje sic i ka hije nje burri. Ky po ju nxjerre bojen e zeze gruas dhe femijeve. Tani nuk ka arsye te mos mendojme, qe edhe ne ato prapesi ku jane shfaqur pjestaret e familjes se tij, inspirues eshte ky, ky eshte babai i cdo ligesie.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luani

                  Mëse e vertete or mik

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dardan

                    Sali Sheqere Vuk Karraxhich (i Riu) e ka ditelindjen me 1 korrik 1944, sepse eshte zene me 1 tetor 1943.

                    Përgjigjjuni
                  2. V
                    Vëzhguesi

                    Plaku Berisha nuk mund të heqë dorë nga këto maskarallëqe , se kështu është gatuar . Për 'të këto veprime janë normale dhe i ka praktikuar gjithë jetën e tij në politikë për 30 vjet me radhë . Ndryshe nuk ka pse del në foto me këtë putanën profesioniste . Ajo pa dyshim dhe bisedën me non gratën e ka inçizuar se kështu është trainuar nga mjeshtri Sali . Si duket , ky nuk dëgjon as Lirinë e as fëmijët që të heqë dorë nga këto maskarallëqe , ose dhe ata janë të një kallëpi me 'të dhe nuk mund të bëjnë ndryshe .

                    Përgjigjjuni
                2. L
                  Ladi

                  Hahahaha iku plaku Mere migjith tespije.. Je krejt i veçante dhe shume i zoti Mero..

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Saga non grata vazdhdon babale nr ÷ 3

                    Plak pervers njeri dhe famije e felliqt Kurrva do ti tregoje te por ky njeri as skuqet e as nxihet nuk ka turpe .

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                      'SS'-Sllobodanka dhe Saliu! Sikur Sllobodanka/ Me 'emer' LIRI/ Mos kete qene kurve/ E ndan plakun SALI! Sikur Sllobodanka/ Me Ajlialushanin mos jet'QI/ Dujet ta provoje te kunderten/ Ta ndaje kete ish Qires DHI!

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        dhembeli

                        T’ëmën e sëmës , si vajti kjo punë ! “Me një gur vret dy zogj “… Një k/ bashkiak të sapo rizgjedhur dhe një ish /president, k/ministër ,krytar partie , lider opozite !!! Dhe kush ? Një karakurvë !!! Kjo duhet të quhet “Mata Hari”! Në fakt ka talent , nga të dy vërat dhe …,të bën gjëmën ! Kujdes burra !

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bardha

                          Mos ja veni re Sheqerja pasi Vuku ja futi Nga mbrapa e pordhi

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Jugu

                            Mero je bere per te qar hallin. Mbete duke lepir Ramen dhe Thacin. Te ka mbet sharra ne gozhde me Kurtin. Ju nxorri bojen si tradhetare. Sa per Safetin eshte turp ta mbrosh ate dhe gjithe bashkiaket e tjere qe jane nje me Safetin por nuk jan filmuar akoma. Ty dhe Rames te te shqetesoj Safeti qe ne zyren e shtetit, me leket e popullit, ben seks dhe jep tendera sikur te jet ne pronen e tij private. Berisha pa dyshim do mundohet te fitoj pike politikishte, dhe ty ketu te ngecet ne fyt. Hajduti kapet me presh ne dore, ti bredh te gjesh teori konspirative. Hey, ke hajdut kurvarin Safet, mikun e Spiropalit dhe Rames, me te merru, po nuk mundesh se te paguajne shume per te pastruar pisanjozet e qeverise.

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Ilir

                              Saliu ka frike se do dale si Safeti,e do ja shohe gjithe dynjaja ...edhe Lirija do ta beje lanet tani ne pleqeri .C'fund i dhjere per heroin demokrataxhinjve!Ate qe s'ja bene dot qindra burra ne 32 vjete,po ja ben nje...goj...tare!!

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nongrata 3

                                80% e shqiptarëve janë të bindur se kjo ishte një vepër e inicuar dhe përfunduar nga Saleh Qen Viçidoli,në bashkëpunim me disa kuplara afer SHQUP,të cilat punojnë për llogari te Saleh Qen Viçidoli dhe Flamur NOKA,nga malet më te larta te Kukësit,por u gjet edhe një kokërr legeni po nga Kukësi,i cili mbase për herë të pare në jetën e tij ka qendruar vetëm për vetëm me nje si punë kurve dhe mirë ju bë.SHQUP = HALE.

                                Përgjigjjuni
                                1. m
                                  mirel

                                  Me variantin e gojores Salikadavra do shkarkoje gjysmen e kryebashkiakeve…. “Rilindja” ne kembe, “Foltorja” ne gjunje.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Referendum per arrestimin e koleres sali

                                    sali krimineli rrefen dhe pranon te gjitha krimet e intrigat qe ka thurur qekur ishte sekretar partije dhe futej ne bllok,vetem po te ngjallet prokuroret e soc rustem gjata,rrapi mino,cela e co qe kerciste druri dhe cizmet.Per metodat qe perdornin prokuroret e soc,pyesni te jatin e andi bushatit dhe ca prokurore qe i ka strehuar saliu te foltorja.....

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Stockholmi

                                      Duket qarte se strumbullari i gjithe kesaj historie te peshtire eshte Sali Berisha. Si eshte e mundur qe te lihet i lire ky njeri qe me shpirtin e tij te zi dhe me mendjen e tij djallezore te vazhdoje te shkaktoje tragjedi njerezore.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Miku i tij Like

                                        Je i madh Mero , bjeri atij qeni se e meriton , sa krime e ligesira ka bere ai derr maloku e ta terheqsh zvarre te gjalle neper rruget e Tiranes prap kam frike se nuk i lan gjynahet e ketij populli . Te kuptohemi gjynahe po flasim per keto te kesaj kategorie per shpifje te kesaj natyre pa per vrasjet duhet djegur i gjalle .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Berti

                                          Thuhet se SPAK ka ne dore nje thesar me te dhena si telefonin e zuskes e vidion ku mund te dale Berisha si organizator i pergjimit. Por harroni nje gje te vogel qe SPAK- un e drejton mbrojtesi besnik i kryekriminelit Berisha.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. p
                                            per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                                            Ja kane Inskenuar vertete atij Rilindasit Gici, atij deli djale...se nuk bejne Rilindasit e Rames te tilla skandale! Edhe kur ngjasin te tilla qyfyre, shpejt pastaj do dalin kalemxhinjte e te vertetojne se ate direktiven "Fajin e ka Saliu" ky Rama ja ka ngulur thelle nga prapanica te koka.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Salih Gojorja

                                              Salihu i tha Alma K- A do ta besh ti apo te vete vete e tja marr ne goje Safetit ?Kjo eshte detyre partie

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje