Faktet pse Berisha është në qendër të inskenimit dhe provokimit të skandalit seksual të Gjicit

20 Qershor 2023, 18:00Editorial Mero Baze

 

Sali Berisha është në qendër të inskenimit dhe provokimit të skandalit seksual të Safet Gjicit. Kam parë personalisht fakte që tani janë në duart e grupit hetimor, të cilat implikojnë rëndë Sali Berishën qysh nga data 3 qershor, kur ka vendosur së bashku me vajzën e viktimizuar po prej tij, Alma Kaçi, fillimin e operacionit për inskenimin dhe provokimin e skandalit seksual.

Në datën 3 qershor Alma Kaçi ka qenë në zyrën e Sali Berishës vetëm për vetëm me të, për rreth gjysmë ore, dhe ka marrë përsipër realizmin e inskenimit dhe provokimit të skenës seksuale me Gjicin.

Sali Berisha i ka ngarkuar bashkëpunëtorit të tij në Kukës, që të marrë persiper financiarisht operacionin, por dhe të qenit tutor i vajzës në fjalë, pas operacionit.

Në datën 6 qershor Alma Kaçi ka shkuar në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, dhe ka realizuar sipas projektit paraprak gjithë skenën e provokimit, skenat seksuale dhe më pas ka bërë kërkesën banale për mundësinë e një tenderi, duke ju prezantuar nënkryetarit të Bashkisë me mbiemër tjetër.

Është interesante se si vajza me mbiemrin Kaçi i prezantohet atij me mbiemër tjetër. Kjo tregon se ajo nuk kishte shkuar për tender, por për provokimin e skenës seksuale.

Sapo del nga zyra vajza i raporton bashkëpunëtorit të Berishës dhe një prej njerëzve të SHISH në Kukës, i cili ka qenë tutori i saj kur ka qenë kryetar i SHISH në Durrës, në kohën e Visho Ajazit.

Regjistrimi nuk është bërë me çantë, siç pretendon vajza, por me një gotë të cilën e ka lënë në tavolinë në fund të sallës. Në një nga skenat pas aktit seksual, ajo shkon të pijë ujë me gotë dhe ka trazim figure.

Bashkëpunëtori i Berishës ka marrë menjëherë materialin e filmuar prej saj, pasi ka komunikuar me vajzën në fjalë. I ka thënë asaj që nuk të besoj që e ke regjistruar pa ma treguar. Vajza ja ka çuar materialin me USB dhe ai e ka filmuar atë nga ekrani, në pamundësi për ta kopjuar. I ka dhëne fillimisht vetëm 50 mijë lekë të vjetra për naftën deri në Kukës, me premtimin se të tjerat do t’i marrë më pas.

Pas kësaj, në datën 9 qershor vajza është rikthyer në zyrën e Sali Berishës. Bashkëpunëtori i Berishës i ka kërkuar asaj të shkojë tek Berisha dhe të dorëzojë materialin, pasi vetëm ai mund ta shpërndajë.

Berisha e ka marrë materialin dhe i ka kërkuar asaj t'ia çojë një emisioni invesitigativ me të cilin ajo bashkëpunonte, por edhe ka shprehur dyshimet e veta se ata mund të mos e transmetojnë, pasi janë shumë të afërt me Partinë Socialiste.

Ata i vendosën një afat vajzës deri të enjte, më 15 qershor. Në rast se emisioni nuk transmetohej, atëherë do të bëhej publike skena e seksit.

E gjendur në kushtet e marrjes peng prej Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij në Kukës, vajza është dorëzuar. Përpjekja për t’i nxjerrë gështenjat me duart e emisionit investigativ dështoi.

Të premte paradite, Berisha publikoi materialin ne grupe whatsapp-i dhe ne rrjete sociale, duke ua dhënë paraprakisht mediave te tij.

E vërteta është se kërkesa për tenderin është një inskenim banal, me emër të rremë, që nuk ka qenë prioritet i vajzës, por truku i saj. Prioritet ka qenë akti seksual, ku Safet Gjiçi është peshkuar dhe ka rënë në kurth.

Tani SPAK i ka të gjitha provat në tavolinë. Mund të kontrollojë mesazhet e Alma Kaçit me Sali Berishën dhe takimet e saj më 3 dhe 9 qershor në zyren e Sali Berishës, se shpjegojnë gjithçka. Nëse nuk i ka, mund të kërkojë burime të tjera se janë te ruajtura. Po ashtu mund të vërtetojë lehtësisht bashkëpunimin e Berishës me njerëzit e tij në Kukës, pasi të dy kanë qenë tutorë të vajzës në këtë histori. SHISH po ashtu duhet te nisë hetimin ndaj degës së Kukësit për përfshirje në këtë skandal.

Ky skandal nuk e shfajëson aspak Safet Gjicin, por tregon një lidhje të fortë të Sali Berishës me vajzën në fjalë. Madje në disa prej fotove të Berishës me vajzën kur ai pozon në zyrë i lodhur dhe ajo e freskët, Berisha në disa raste ngjan si peng i saj.

Unë kam qenë 15 vite një nga njerëzit më të afërt të Berishës po nuk kam asnjë foto me të. Nuk na është dashur. Kësaj vajzës i janë dashur dhe Berisha nuk ka pasur fuqi ta kundërshtojë dot. Nuk është lehtë kur futet seksi në mes.

31 Komente

  1. N
    Niko Shpiragu

    Te gjithe e dine qe kjo eshte veper e Sali Berishes pervec SPAK-ut. Perse nuk e fillon hetimin duke pyetur kete prostituten, por vjen rrotull. Arsyeja eshte se SPAK punon per Berishen. Ndoshta Spak kishte njohuri per skemen para se te ndodhte.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Theo

      Cpune ka spak o koqe...spake as e ka thirrur e as po merret me Gjicin...po kur Gici qi ne zyre spaku e ka fajin...o zot sa militante idiote ja

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti

        O Theo loqja te qish nuk eshte veper penale, te shantazhosh dhe te kercenosh dike per te perfituar eshte. E kupton dallimin o loqe e foltores se Saliut?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptar

          O emigrant kokekar, Korrupsioni eshte veper penale (nje tender per nje gojore) Perdorimi i pronave publike per qellime personale (seksi) eshte veper penale Shperdorimi i detyres (qirja ne orar te punes kur pagohet nga djersa popullit) eshte veper penale Ik e beji ndonje gojore kryetarit te partiese se te jep ndonje suffllaqe

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emigranti

            O debil shqiptari i Saliut zorra e Safetit nuk eshte prone publike e fut ku te doje dhe si te doje. Edhe vetes se tij po deshi. Nuk eshte nevoja te marre foltoria gojoren para kameres te provohet qe Safeti ka bere kurrupsion, te qish ne orar zyrtare nuk eshte krim. E shumta thyherje e rregullave te punes qe masa ekstreme eshte pushimi nga puna. Edhe Klinton ne goje ja fuste Monikes gjate orarit zyrtare dhe paguhej me taksat e popullit. Po ti mos u nxeh, hera e pare eshte tabu. Heren e dyte do ju pelqej zorra e ndonje rilandasi tjeter. Kshu jane keto gjera. Ca ta fusin e ca hane e nuk zene mende.

            Përgjigjjuni
      2. k
        k

        Non grata ,është forma e hakmarrjes me të cilin zoti ka dënuar kombin shqiptar.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patronazhisti

          Gjici e di shume mire se kush ja ka bere. Rripjellja nuk I duron dot ata qe marrin para dhe nuk ndajne pjesen e ']partise⁰". Pyesni Meron qe ka bere postproduksionin e videos. Se kuptoni o sufllaqedashes. Ta kish be PeDe-ja e kishin qethur sebashku me majmunin. Ska me bythe Saleh PeDeja Cdo gje ndodh me regji te Ripjelljes dhe mratim te Vin Sumes Po Gjici tashme e di me hollesi kush sa cfare pse.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Të neveritshem:

          Kjo na tregone se sa poshte kane rëne, që të gjith. Që nga administrat shtetrore, deri tek mbeturinat e politikes Shqiptare, Si Sali Gerdeci, Met spiun hajduti dhe Ed Ram Turk hajdut Erdogani bashke me gjith njerzit që ata i rrethone. Këta veprone si bandi të bote së krimit të organizum.

          Përgjigjjuni
        3. y
          yei

          Kryetari i SPAK do dale dhe te beje avokatin mbrojtes te Berishes.Do thote qe nuk kemi prova qe Berisha eshte i perfshire ne kete shantazh.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zorra qorre

            Keta jane specialista jo socialista. Zorra qorre te Safetit e hengri foltorja. Nuk mjaftoi qe ju "vodhen" votat por edhe ju fusin zorren brenda. Ti Mero meqe ke qene mik i afert per 15 vjet ke pare dhe degjuar fakte edhe per te tjere. Por eshte ende shpejt te tregohen perdhunimet, deshmite e rreme, vrasjet dhe spiunlleqet e Saliut para dhe pas 90. Specialistet po hakmerren por si fillim kane plane poshterimin.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tata luigji

              Saliu ka dosjen e arben krajes neK si spijun i sgurimit kjo eshte arsyeja pse berisha nuk preket, duhet revolucion dhe ne SPAK

              Përgjigjjuni
              1. R
                Robespier

                Canta e Saliut qenka me e thelles se sa e Baba Takut. Po mire prape Sala na e ka fajin qe keta karabushat e Rilindjes i heqin te gjithe breket menjehere.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luani

                  Apsolutishte e vertete, e sakte..! Çfar sbën ky monstra..!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eni

                    O Mero po pse do Investoren Berisha per nje bashki te Dores se 4 tert...ik o Mero se na lodhe...nderroni nhe here kaseten...Belisha, Belisha...

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aron

                      Doli analiza e meparshme e Meros perse Saliu nuk ka folur per kete dhe perse e mori me humor kur e pyeten gazetaret. Shpresojme qe SPAK te bej detyren kesaj radhe dhe te coje para drejtesise te gjithe qe kane qene pjese e ketij shantazhi te inskenuar per t'u bere nje mesim. Megjithese ceshtja Babale, qe eshte pak a shume e njejta nuk po shkon ne asnje vend, kur edhe pse te "denuar" tipa si Salinjani perseri rrine alrt e poshte duke bere morale te tjereve, sepse drejtesia nuk ka shtylle kurrizore t'i shkoj deri ne fund nje ceshtje kunder bandes se Saliut.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gezim Deda

                        Sali Berisha ashte maskari i i kurdis kto pun por dhe Gjici mos te binte ne kurth populli te dha voten per pun o Gjic jo per seks tju xhiroje nje plak matuf nje spiun nje hajdut vrases nje trafikant nje bashkepunus i Binladenit ku ashte Spaku qe svepron pse ka frike nga ky kriminel i kombit Shqipta pse nuk i ve prangat ktij nongrate rrogen u vjen mire ktyre kur e marrin beni punen haram e paci se ashte djersa e popullit ju vrafte

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Poseidon

                          A PER TYMHONEN E KENI LLAFIN JU ........PO NE LOJEN E BERISHES DHE ILIR SPIUNIT RA AMERIKA DUKE E PERJASHTUAR TE PREFERUARIN E TE GJITHEVE ME IDENE SE PO NDERHYNTE RAMA POR NE FAKT QE LOJA QE AMERIKA TA HANTE.....TYMHONJA I TREDHURI I BERISHES DHE ILIRIT ESHTE KOKA E GJARPERIT QE DO TA SHKATERROJE REFORMEN NE DREJTESI ME BUDALLALLEQE .SI VJEDHJE VOTASH APO INCERATORET. PER TE GODITUR RAMEN ......PO PER FAT POPULLI E KA KUPTUAR DHE EDI BEHET ME I FORTE .....KURRE NUK DO TE MERRET ME KRIMINELET ILIR E SALEH.......TYMHONJA

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vlora 97

                            Kishte nje super titull gazeta Dita: KURTHI I QENVE... Fiks !!!

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sokol Puto

                              Eskokarit, Lajcakpidhit, Edvuciqit dhe Vuciqkuracit jav qifte granimin Albin Kurti.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Marku

                                Po ty kush ti qind të dashurit, apo rraca juaj e kurtit dhe berishës i qini vetë edhe vajzat tuaja para se me i martue. Keke kokrra mutit, si po del e po shan e po greke nji at si të tan komuniteti europian, po ja zhgul veshin e ftynën po ja ban mut or mut, qi lyfsh turit e tuj e atij kurtit.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mondi

                                  U hongri karin.Prit kur te shkoje si lavire e te ulet ne tavoline me vucic pasi fitoi noc rrokun.Po ku hani pyka juve te vetevarrosjes.Juve jua fusin dhe hiqeni krenare se e keni brenda

                                  Përgjigjjuni
                                2. P
                                  PSE nuk hidhni komente

                                  ?????

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Spiro

                                    Berisha dhe meta si kryesor. Harroni ju çfar donte ti bënte Tom Doshit, meta. Agresori deponoi se ishte vrasësi që e kishte çuar meta/j, më pas ndërroi dëshminë sepse u kërcënua e gjith familja nga policët që sot ka akoma nëpër polici si kamikazë të metës. Ke shefa rebdi e shefa krimi, që janë sot akoma në polici, ku të emëruar janë nga meta. Ky fëlliqësirë njeri, meta, do me çdo kusht një gjurulldi ku të humbi vëmëndja tek drejtësia që po e kërkon këtë lavire burrë e grua. Po nuk u krrye ky halabak, do ketë ngjarje. Shikoni avokatin muhaxhidinëve, ka futur në lojë plot muhaxhidinë të kompromentojnë njerëz nëpër votime, këto shiku i di mirë por hesht, se prap padroni i të punësuarve aty, është meta/j.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Vega

                                      Skemi ci bejme Metes se provokojme Mona e ka bere. Impotent !

                                      Përgjigjjuni
                                    2. B
                                      Buda

                                      Nje nha investigimet me te perkryera te Mjeshtrit te Madh ne Gazetari-Mero Baze.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        shpiragu

                                        Denoj ashper veprimin e Safet GJicit qe shperdoroj besimin e kuksjaneve duke perdhosur zyren e shtetit per veprime te ulta qe kreu.Spaku te zbardhi gjithe skenarin dhe te japi ndihme konkrete ,qe raste te tilla te mos perbaltin dinjitetin e kombit tone.Si rasti babale ashtu dhe ky rast te ndeshkohen sipas procedures penale.Nje sqarim per z ENI ,saliut nuk i vlen kategoria e bashkis por ,i djeg perse kusianet ,tropojanet ,lezzhiane DHE sidomos SHKODRANET e braktisen perfundimisht ate,duke u bashkuar me tere SHQIPETARET dhe duke i dhene mesazhin,SE KOHA e SALIUTka vdekur njeher e PERGJITHMON.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Myzeqari

                                          Sa gazetar te temes punojn per saliun.Z MERO kontrollo punen ne redaksi.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Taulant

                                            hahahahha laj thaj vetem Meroja eshte, ndoshta e ndihmojne edhe familiaret.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. S
                                            Skenar Rama berisha meta me videot

                                            Primitive jeni, perzgjidhni komentet....KY ESHTE SKENAR RAMA BERISHA META PER TE BERE ZGJRFHHE DALLAVERE NE CA BASHKI QE TJUA FALE RAMA SE U DHJENE BERISHA META....I japin oksigjen saliut qe te mos lere lulin ne krye te PD por te rrije saliu qe rama e mund sa here ti doje trapi. KAQ ESHTE KY SKENARI I QIRE ME SHIKSA QIRESA E TE QIRE. MJERE INTELEKTUALET E VERTETE DHE POPULLI I COPES SE BUKES!!!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Trotski

                                              A ka Ligj qe te ndeshkoje keta Palaço te paprecedente.Sali Kerma po del ne mesin e cdo vorbulle dhe nuk po i hyn Gjemb ne Sume !!!! Si eshte e mundur qe ky NON GRATA te rrije pa u lagur ????

                                              Përgjigjjuni
                                              1. J
                                                Jugu

                                                Jeni kompet te pa besueshem dhe legena. Dergova koment dje por kuptohet duke denoncuar imoralitetin e kesaj qeverie, dhe ju si lepires te pushtetit dhe parase qe vjen me te, nuk e botuat. Turp tju vij kur mbroni nje pervers si Safeti i Rames.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje