
Megjithë ndryshimet e dukshme të konteksteve politike mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka një paralele shqetësuese që mund hiqet midis tendencës për një lloj ‘sovranizmi’ që dëgjohet gjithmonë e më shumë në të dy anët shqiptare të Drinit.
Për t’u orjentuar në retorikën e stisur të sovranizmit shtrohen disa pyetje;
A është sovraniteti i Kosovës dhe Shqipërisë me të vërtetë në pikpyetje? A është kjo një sfidë që thërret për një lëvizje ‘sovraniste’?
Sa i takon Shqipërisë, që pas 1997 (vit kur shteti e humbi sovranitetin për shkak të dështimit të asaj klase politike që thërret sot për sovranizëm), vëndi ynë është përcaktuar vendosmërisht për aleancë me perëndimin edhe për shkak të vokacionit të qartë pro perëndimor shqiptar. Në këtë proces (anëtarësimi në NATO apo progresi në rrugën drejt BE) sovraniteti i Shqipërisë veçse është edhe më i garantuar nga perëndimi e, kuptohet, gjithmonë e më i sigurtë.
Nga ana tjetër, nuk mund të kalojë pa vëmendje dhe pa shqetësim fakti që një pjesë e opozitës shqiptare ka bërë të veta teza pseudo sovraniste për luftë ndaj një, me demek, komploti ndërkombëtar (lexo; amerikan), luftë ndaj ambasadorëve guvernatorë etj. I njëjti segment opozitar ka hyrë në një spirale konflikti me perëndimin madje duke u cilësuar nga perëndimi (SHBA dhe Britania e Madhe) si i padëshiruar.
Sa i takon Kosovës, është edhe më plateal fakti që, Kosova, nga një vend pa sovranitet, falë angazhimit perëndimor si NATO dhe jo vetëm, tashmë ka të garantuar nga aleanca perëndimore sovranitetin e vet.
Por aty, në mënyrë edhe më surprizuese, segmenti politik që është në pushtet ka hyrë në një spirale konflikti me perëndimin me teza të sovranizmit, të ngritura deri në doktrinë politike dhe që kanë përcaktuar edhe vetë emrin e subjektit politik.
Nëse sovraniteti i vëndeve tona është gjithmonë e më i sigurtë dhe më i garantuar nga perëndimi, si shpjegohet tendenca ‘sovraniste’ e retorikës politike?
Mjafton të analizosh faktet dhe kontekstin në të cilin po gurgullon kjo tendencë për t’u orjentuar në natën pa yje të pseudo ‘sovranizmit’.
Në fakt, në Shqipëri, retorika e opozitës në realitet nuk ka me merak sovranitetin e vendit, por ‘sovranizmin’ e vetë klasës politike ndaj sistemit të drejtësisë dhe nevojës së vëndit për ndëshkimin e klasës aktuale të dështuar politike. Duke qenë së në përpjekjen modeste (por jo shumë të suksesshme) të perëndimit për të luftuar ‘pandëshkueshmërinë’, Shtetet e Bashkuara kanë qenë më vokalë, në thelb tezat pseudo ‘sovraniste’ synojnë minimin e ndikimit amerikan në këto procese.
Në Kosovë, retorika ka avancuar edhe në veprime politike që minojnë aleancën me perëndimin. Patjetër që ajo është paketuar me kartën morale, patjetër që ajo ndërton mbi frustrimin e shoqërisë kosovare që ende i ka të hapura plagët e luftës me agresorin serb. Por veprimet e fundit rrezikojnë t’i ngjajë luanit që kafshon të parin vetë njeriun që e çliron nga kafazi. Për më tepër këto veprime synojnë t’i shërbejnë vetëm interesit të ngushtë politik të një njeriu dhe jo interesit shtetëror të Kosovës. Madje në rastin e Kosovës është edhe më eklatant fakti që pseudo ‘sovranizmi’ drejtohet më së shumti kundra amerikanëve të cilët retorika ultra majtiste botërore i sheh si polici i botës dhe jo si garant i vendeve si Shqipëria e Kosova.
Në të dy rastet, retorikat dhe veprimet pseudo ‘sovraniste’ nuk janë në shërbim të vëndeve tona, por i shërbejnë ekskluzivisht axhendave personale qoftë të eksponentëve të opozitës në Shqipëri, qoftë atyre të pozitës në Kosovë. Ato janë në funksion të përfitimeve politike të çastit duke komprometuar interesat afatgjata shtetërore në aleancën e vëndeve tona me perëndimin. Në të dy rastet ato po bëjnë dhe do vazhdojnë të bëjnë dëme të konsiderueshme në konsolidimin e shtetit qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë. Në të dy rastet kjo retorikë pseudo ‘sovraniste’, që në thelb është antiamerikanizëm, është në konflikt edhe me orjentimin perëndimor të shoqërisë qoftë në Shqipëri e qoftë në Kosovë. Jo çuditërisht, kohët e fundit, këto dy segmente kanë gjetur një konfort ideologjikisht jo natyral tek njëri tjetri, por që me sa duket të përputhur më së miri në aksionin sovranist dhe antiamerikan.
Në zgjedhjet e fundit në Shqipëri ky konflikt ka rezultuar në tkurrje elektorale të kësaj opozite edhe pse, gjithësesi, fryma populiste në rritje nuk mund të mos jetë shqetësuese.
Mbetet të shihet nëse në Kosovë ky konflikt me perëndimin do i lëshojë terren populizmit në dëm të shtetformimit apo do ftojë në kauzë mëndjet racionale dhe realisht patriotike.
O MERO I MJERUARI...nga e more vesh qe Albini eshte antiamerikan?! Ju te jugut ne fakt gjithe jeten bythelepires perandorish keni qene. Veriu u dogj nga sulltani ju byrhelepires te sulltanit qe i moret dhjetra vezire e pate vetem bythen tuaj dhe percate e masakruat veriun per poste e para qe ju dha sulltanj. Bythelepires te baba Stalinit,bythelepires te baba Mao Ce Dunit,bythelepires te baba Soros dhe kobure e ndryshkur e botes kunder veriut keni qene.NUK PUNUAT KURRE PER BASHKIM TE DREJTE TOSKE E GEGE POR VEC PER PERCARJE E SUNDIM TE GEGEVE qe i keni pare si mish i huaj ne trupin e shqiperise. Kete loje po beni dhe Tani qe ta nxirrni veriun antiamerikan dhe amerika t’ju mbaje ne pushtet ju hajduteve e tradhtareve,dhe shyme legener...reflektoni...!
O kari , 1 nuk e ka shkruar merua po brekshiturit e meros . 2 lufta veri jug pyet sali kurven se ai eshte baba I te gjitha ideve , ai edhte atdhetari qe bashkoi cdo gje . Apo Jo loku , ne jug ska hasmeri qe vrasin femije te pafajshem se skane koqe te vrasin vete vrasesin. Ik loku se ju jeni neanderthal akoma ne fazen e zhvillimit.
Ore trap kokebosh?! Artikull-shkruesi nuk eshte Mero Baze, por Flamur Kuçi, nje analist brilant i djathte nga Shkodra. Pttttu fare e keqe...... Percares i felliqur me Veriut dhe Jugut.
O Mul..sa te shijoi pushteti Berishes 8vjet keshilltar I larte Personal I Tij......kalove lumin Kalin...Shqiptar tipik..fol si Rama
O gazetare pisa dhe bythelepires. Lereni pallavrat, por shpjegoni Associacionin. Si kuptohet, cfare perfiton Serbia dhe cfare humbet Kosova. Se aty fle lepuri. Ju doni te pasuroheni ne kurrize te pavaresise se Kosoves dhe kaq. Prandaj dhe lehni krah Rames.
Shkrim teorik ku mungojnë argumentat. Për çfarë sovranizmi bëhet fjalë?! Kurti nuk dëshiron krijimin e një republike të dytë serbe. Kësaj rradhe në Kosovë. Me atribute që i afrohen atyre të një shteti të pavarur. Ky "asosacion" është thjesht gozhda e Natradinit që do përdorë Serbia sa herë të dojë të destabilizojë Kosovën.Në fakt Kurti po përpiqet të "lajë" gabimin e Thaçit, i cili nën kërcënimin e prangave që i tundeshin përpara syve, nënshkruante dhe pranonte gjithçka që të huajt i vinin përpara. Dhe përsëri nuk shpëtoi nga prangat. Si spjegohet që miqtë tanë kanë dërguar në Hagë gjithë udhëheqjen e UCK-së që luftoi krah për krah me NATO-n për çlirimin e Kosovës nga Serbia?! Kjo flet shumë. Kosova nuk ka pse të kthehet në mall tregu sepse Perëndimi do ta afrojë Serbinë në vathên e tij.Dhhe këtu nuk ka asnjë lloj sovranizmi apo antiamerikanizmi, siç ulurijnë puthadorët. Duhet të kesh një farë dinjiteti dhe guximi t'i thuash edhe mikut "jo". E ke gabim.
Te mbeti Kurti n goje
Nëse tezat "sovraniste" në Shqipëri kërkojnë domosdoshmërisht një ndërhyrje ligjore për të marrë zgjidhjen që meritojnë, pasi tek e fundit autorët e kanë bërë hak këtë zgjidhje me qëndrimet e tyre, në Kosovë ato kanë të nevojshme një "elektroshok" për prurjen në vënd të mëndjes së manifestuesve të tyre. Kur arrin të kërkosh pavarësi nga ata që të bënë të pavarur, ky nuk përbën një rast që kërkon zgjidhje me mjete politike, një rast i tillë ka nevojë për ndërhyrje mjeksore.
@Evisa. Definicion: I pavarur quhesh kur ke tager, ke atribute, ke mundesi ti marresh vete, i pakushtezuar nga ndokush vendimet ne interesin tend, sidomos vendimet jetike per egzistencen dhe integritetin teritorial te vendit tend. Definicion: I varur quhesh kur NUK merr dot vet vendime, te pakten per interesat jetike te tuat ne menyre te pakushtezuar nga te tjeret dhe kur ty te imponohen, ne menyre perbuzese, madje ultimative urdherore, te pranosh marreveshje, traktate, akte juridike dhe egzekutive, qe jane ne favor te armiqve te tu historike, nga te cilet ke vuajtur skllaveri dhe genocid. Sipas teje, zonja Evisa, kur dikush te ndihmon dhe kontribon te pavarur, do te thote qe ti ke shkuar nga nje lloj varesie/skllaverie, ne nje varesi te re, skllaveri te re nese do ta quanim keshtu, kur vendimet jetike qe konfirmojne pavaresine tende dhe qe kushtezojne interitetin teritorial dhe ate shtetror, nuk jane me atribut i kushtetutes dhe organeve ligjevenese dhe egzekutive te vendit tend, por jane ne dore te padroneve rinj te vendit tend. Nuk e di me siguri nese ashqyrtojme kete sinoptike tenden upside down per varesine-pavaresine, kush do te kerkonte ndehyrje mjeksore apo zgjidhje politike. Miku eshte mik sa kohe rri si mik dhe nuk te imponon ne menyre ultimative obsione qe haptazi shkojne ne dem te interesave te tua jetike. Nuk eshte nevoja te te rreshtoj vargun e vendimeve dhe akteve qe i kane imponuar Kosoves hap pas hapi te leshoje teritore, te pranoje marreveshje me agresorin e saj, pa asgje ne kembim. Serbia nuk e ka pranuar dhe nuk do ta pranoje kurre pavaresine e Kosoves cfaredo leshimesh dhe teritoresh qe te perfitoje prej saj. Dhe, per kedo qe nuk ka vendosur te beje qorrin, naivin apo bytheshiturin, keto leshime qe kane cuar praktikisht ne injorimin e shtetit te Kosoves dhe te pavaresise e integritretit te saj teritorial, ky dominim i Serbise ne pretendimet e saj ndaj Kosoves, jane drejtpersedrejti te toleruara dhe te mundesuara ga Brukseli dhe Washingtoni, nga aleatete qe mundesuan pavaresine e Kosoves, per ta ofruar kete paveresi dhe vete shtetin e Kosoves si monedhe kembimi, si "leverage'', ne traktativat gjeopolitike ne Ballkanin Perendimor dhe me gjere. Ti Evisa, je thjesht nje nga violinat e orkesters qe cirret cdo dite per te perkulur, jo thjesht Albin Kurtin si individ, por per te thyer vullnetin e Kosoves qe ai perfaqson, per te bere nul qendresen e saj ndaj armikut shekullor e te perjetshem serb. Orkestra juaj e neveriteshme, diten per diell dhe pa asnje lloj skrupulli, ne fakt, ulurin, cirret dhe kercenon Kosoven duke i thene: mendohu, je me mire placke shkembimi me Serbine, apo te jesh thjesht placke e saj. Nga qendresa e Albin Kurtit ndaj ketyre zagareve shqiptare humb vetem Albin Kurti personalisht, por fiton Kosova. Vete akti i qendreses perballe tradhetise, perben nje memorie jetike per kombin dhe nje aset qe neser, kur historia te kete vene ne shtyllen e turpit urdine e gjakshprishurve te rinj shqiptare, te jete shtyse per nje lufte te re clirimtare kunder dhunes dhe imponimeve nga kushdo qofte.
Vetem Enveri ishte sovranist ,,,,ne fillim ishte me lindjen ,,,,jugosllavi ,,russi ,,,,kine ,,,,,pastaj as me lindjen ,,dhe as me perendimin po e po ,,,,Enver labi ,,,,,haha