Vuçiq duhet të marrë shembull nga Albin Kurti si ndihmohet Serbia 

4 Qershor 2023, 19:54Editorial Mero Baze

Në Kosovë organizatat e gazetarëve kanë rritur shqetësimin e tyre ndaj orkestrimit të sulmeve që drejtuesit e Vetvendosjes dhe ndihmësit e afërt të Kryeministrit Albin Kurti po ndërmarrin ndaj gazetarëve kryesorë kritikë në vend, lidhur me konfliktin e fundit. Një sërë montazhesh dhe lajme false qarkullojnë në rrjet, postuar nga njerëzit më të afërt të kryeministrit dhe ripostuar pastaj nga rrjetet e angazhuara pro tij, përfshi dhe mediat pro opozitës antiperëndimore në Tiranë.  
Berat Buzhala, një gazetar kritik me Kurtin, dikur mbështetësi më i madh i tij në vitin 2019, kur erdhi në pushtet, është bërë tanimë objekt sulmesh për çdo orë me video montazhe dhe foto false, ku “dëshmohet” bashkëpunimi dhe koordinimi i tij me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Edhe gazetarë të tjerë dhe politikanë kritikë me Kurtin po klasifikohen të gjithë si bashkëpunëtorë të Serbisë. 
Fushata është banale, mediokre dhe shpesh qesharake, dhe dëshmon më shumë frustrimin dhe nivelin ordiner të atyre që mbështesin Albin Kurtin, se sa ndonjë problem tjetër. 
Por Albin Kurti dhe pasuesit e tij nuk e kanë vetëm me gazetarët. 
E kanë njësoj me drejtuesit e opozitës që po kërkojnë dorëheqje të tij, siç është rasti i Haradinaj, e kanë me Memli Krasniqin, pse i ka nxjerr nga zyra, 2 nga 4 “të zgjedhurit në veri të Kosovës, për të mos ndenjur kot në facebook brenda zyrave bosh me policë tek dera, e kanë me Abdixhikun e LDK, i cili edhe pse nuk e ngre aq fort zërin kundër shkatërrimit të raporteve me Perëndimin që është identiteti i LDK, i mjafton fakti që nuk mbron Kurtin, për të qenë i sulmuar, e kanë me ambasadorin e SHBA në Prishtinë, me përfaqësuesin e SHBA në rajon, me Departamentin e Shtetit, me Borellin në Bruksel, me Viola Cramon e gjithkënd tjetër, që nuk mbështet marrëzinë e Albin Kurtit. 
Me logjikën me të cilën Albin Kurti po sulmon me gjuhë barabare gazetarët kritikë me të, duke i quajtur bashkëpuntorë të Serbisë, dhe duke parë si janë ndarë kampet, i bie që përveç gazetarëve kritikë me të, bashkëpunëtorë të Serbisë të jenë të gjithë të sipërpërmendurit, që nga opozita në Kosovë, Bashkimi Evropian qeveria e SHBA etj. Nuk po hyj në Shqipëri se ketu nuk marrin seriozisht as Kurtin e jo më trushëplarët e tij, përveç Berishes me të cilin e bashkon halli kundër SHBA. 
Nuk di ndonjë kryeministër të Kosovë që prej lirisë së saj më 1999, që të ketë një listë kaq të gjatë armiqsh publik në dispozicion të kryeministrit. Nuk di ndonjë kryeministër si Albin Kurti në historinë e Kosovës por dhe të Shqipërisë, përveç Enver Hoxhës, që të shpallë gjithë botën armike, dhe të shpall veten i rrethuar nga të gjitha anët nga armiq.  
T'i shtosh vendit tënd kaq shumë armiq, pa i pasur ata, t'i shtosh shoqërisë tënde kaq shumë armiq pa qenë të tillë, dhe mbi të gjitha t'i ofrosh armikut tënd fqinjë kaq shumë aleatë pa t'i kërkuar, dhe pa qenë të tillë, duhet të jesh më shumë se bashkëpunëtor i Serbisë, më shumë se mik i Vuçiqit . Duhet të jesh shembull dhe për Vuçiqin, për nderin që po i bën Serbisë.  Dhe mbi të gjitha për t'i treguar atij dhe serbëve të tjerë, mënyrën se si ndihmohet Serbia në kohë krize. 
 
 

20 Komente

  1. I
    Imigranti

    U bere bajat o M. Baze. Albin Kurti eshte K.M.i Kosoves dhe ne Kosove ka mjaft gazetare per ti bere kritiken Albinit, bile jane gazetare me te mire se ju. Merini me hallet qe ka vendi ketu se i ka te shumta.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mjere ne

      Mero Baze po behesh antishqiptar ne mbrojtje te antishqiptarit tjeter Edi Rama! Albin Kurti eshte shqiptar I MADH se po mbron Kosoven!

      Përgjigjjuni
    2. S
      SPAK

      Sic duket edhe Reso ka lajthitur pak! Nuk mund te akuzohet mero Baze si tradhetar, as per mos njhjet qe ka per Ballkanin,Shqiptaret etj. me gjere! Mero vertet ishte me Saliun dhe patjeter i solli deme Shqiptareve por e kuptoi dhe u largua dhe per kete ka merita! Venia e Shqiptarit kunder Shqiptaret eshte serbizem apo berishizem dhe reson po e len mendja! Nuk flet mero kot per Baballare apo tradhetare te Kombit! Z. Mero baze eshte nje gazetar i zoti e ndoshta i vetmi ne Shqiperi!

      Përgjigjjuni
      1. F
        FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

        'Idjotin nuk e qasnin ne fshat,ai kerkonte vajzen e priftit per grua...!!?? Lereni Kosoven ne duar te kosovareve qe bene luften e derdhen gjak...si dhe te inteligjences kosovare...Meruni me çlirimin e ish Shqiperise djegur shkaterruar prej SS-Serb SALISE si dhe dy dishepujve te tij Like florise e edVIN bOJAXHISE QE I KANE HAPUR bythen-sERBISE!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flutura

          Nje diktator i vockel...

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrofshin ppp

            Po dhemb shum triumfi i kurtit ne syte e rames Sepse jemi ne lufte se kush eshte gjeli i plehut tone sidomos kur jemi te dy te majt, por menyra e ktij ne tirane tregon qe te majt ka vetem emrin 1) albini u luftua se po ben armiq ngaqe bllokoi votimet e serbise ne kosove por sot serbia nuk zhvillon me zgjedhje ne kosove 2) bota serbe e vucicit (ku rama e quante ballkan i dhjere) rama therriste qe qe albini gabon qe rri jashte dhe nuk behet pjese edhe pse albini tha qe ky plan ka vetem nje qellim zhdukjen e kosoves prandaj pirdhuni me gjith boten serbe... morali rama nuk llap me per ballkanin e dhjere 3) zgjedhjet ne veri albini i dha te kuptoje serbeve qe nqs bojkotoni ka kush qeveris bashkite tuaja dhe ajo nuk eshte serbia Pra kur te shpallen zgjedhjet here tjeter a do marrin pjese serbet apo do ja lene albinit? Pra nje fitore tjeter per albinin Po rama? Natyrisht kunder atdheut vetem e vetem te rrezohet albini ben skuader me vucicin ashtu si berisha ben me greqine Dhe meres shkrete qe i zu llapa lesh duke shkru te pakten dy here ne dite kunder albinit qe kur eshte km i kosoves Perpara druzhe mere pena top tu befte

            Përgjigjjuni
            1. K
              KATUNDARI

              Bubuzheli eshte nje i sektorte qe mbart shume pislleqe.

              Përgjigjjuni
              1. a
                astrit

                E more Mero djali, i je ngjitur Albinit si muti te kepuca. Po qelb dynjane o i zi!

                Përgjigjjuni
                1. E
                  ELEKTORATI GRI

                  O MERO u merose o ditezi.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sem

                    Kurti doli nje kot fare,mire do ishte per ta ta zhdukin nga KM.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jimi

                      Mero ! Mjafte me kritika ndaj shqiptareve. E vetmja rruge qe na ka mbetur eshte pikerisht kjo,te cilen Albini eshte i detyruar dhe po kerkon te zbatoj, pasi "Aleatet" nuk na kane lene tjeter alternative per te zgjedhur. E vetmja dhe e detyrushme eshte ajo qe ata ka kohe qe na e servirin, por qe gjithsesi nuk eshte pikerisht ajo zgjidhje qe shqiptaret presin. Ajo zgjidhje eshte e mire vetem per serbet dhe nje harac qe shqiptaret duhet te paguajne per interesat e "Aleateve" ! Mjafte me me glorifikimin e "Aleateve" tane te dashur ! Shqiptaret perseri do te mbeten kafshate per fuqite e medha, sic edhe historikisht kane qene, nese nuk do te reagojne forte dhe si nje trup i vetem.

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        C'fare katunari :)

                        Albini i lexon rregullisht shrimet e Mero Bazes :))

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Drenicari

                          Merr e-merrr I merrum I mjerre, Del kunder Albinit, KosoveShqiptarise Pa i dhene the drejten, C’do ushtria serbe ne kufi? A e di ti Ku bie Presheva, Shko puthe VucicPutinin me Remin Beren Meren tradhetare t’i falin Mitrovicen Serberuseve, Te Jane ndryshkur parate Dhe mend e krese Pse sJe kinder ketyre I kellire???

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Drenicari

                            Merr e-merrr I merrum I mjerre, Del kunder Albinit, KosoveShqiptarise Pa i dhene the drejten, C’do ushtria serbe ne kufi? A e di ti Ku bie Presheva, Shko puthe VucicPutinin me Remin Beren Meren tradhetare t’i falin Mitrovicen Serberuseve, Te Jane ndryshkur parate Dhe mend e krese Pse sJe kinder ketyre I kellire???

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jugu

                              Nuk ka nevoj Vucici per ndihme nga Kurti, e mbeshtesni ju Mero dhe Rama pa kushte Vucicin. E ke dhjere fare me keto shkrime pro Serbise dhe Vucicit, duket se je paguar vertet shume, po shume fare kur thote Brace. Mund te besh pasuri me mberojten e Serbise por do e pesosh keq me tradhetin ndaj vendit.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                AL

                                A shkon dot ne kosov o kurva merushe?

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fiqo Kurti

                                  Kurti eshte nje trap po trap ama qe te gjithe ju qe e mbroni do ja ndjeni Krismen shume shpejt. Nje kryeminister budalla qe pa ushtri pa breke ne bythe i duket vetja trim mbi trima qe i eshte mbushur mendja te luftoje dhe te fitoje me gjithe boten.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    SA TE KA PAGUAR RAMA O MERO

                                    O PROVOKATOR SPIUN ENVERIST LEKIST MERO I MERUAR!!! Kosoven sipas teje e ndihmon Vucic rusi Hashim serbi dhe Rame vllahu?! Legen! Si nuk ke turp dhjeve gjithe karrieren me keto sherbime te dhjera rames e serbeve!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bomi

                                      Ky Albini me duket tamam si Haxhi Qamili kur thoshte sa te kem Shijak un e kavajen nuk pyes per Europen . Gjynah nga zoti. o eshte budalla o eshte i blere dhe spiun e sherbetor i serbve.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sokoli

                                        Fiqo, respekt per ju. Cka thoni eshte mese e vertete. Nje ndryshim te vogel do doja ti beja komentit tend per cilesimin e kurtit nga " trap " ne " Gomar ".

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje