Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë, një organizatë joqeveritare e cila vlen vetëm për të kuptuar qëndrimet diplomatike të Ilir Metës dhe Sali Berishës, ka bërë sot një deklaratë e cila nuk ka lidhje as me diplomacinë dhe aq më tepër me këshillat që ish-diplomatët duhet të japin për tensione të nxehta si ai në Veri të Kosovës.
Këshilli i kërkon SHBA dhe Bashkimit Evropian të jenë “neutral” në qëndrimet e tyre ndaj gjendjes në veri. "Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje faktorit ndërkombëtar të ruajë neutralitetin dhe të mbështesë Republikën e Kosovës që të vendosë sundimin e ligjit dhe të kushtetutës në të gjithë territorin e saj.”
E ka bërë publik këtë qëndrim pas qëndrimit të ashpër të SHBA ndaj qeverisë së Albin Kurtit për përdorimin e forcës në veri për të konstituar komunat me shumicë serbe që do drejtohen nga shqiptarë për shkak të bojkotit serb.
Pra gjithë institucionet më të rëndësishme perëndimore përfshi Sekretarin Blinken janë qartazi dhe ashpër kundër qeverisë së Kosovës, për shkak se janë pro Kosovës si shtet dhe duan ta shpëtojnë atë.
Kërkesa e “ambasadorëve në pension” shqiptarë që Perëndimi të mbajë duart larg Kosovës, është kërkesa më antishqiptare që ndonjë institucion shqiptar ka bërë ndonjëherë për Kosovën.
Duke i thënë SHBA dhe BE të jenë neutral ndaj situatës në Kosovë, do të thotë t'ia lësh fushëbetejën në Kosovë ndeshjes direkte mes Kosovës dhe Serbisë, që është një ndeshje e humbur pa filluar.
Kosova është shtet pikërisht se në betejën e saj me Milosheviqin dhe Serbinë përdori aleancën me Perëndimin. Ibrahim Rugova dhe më pas UÇK ja dolën ta kthejnë perëndimin në anën e tyre duke e bërë jo neutral, por të njëanshëm me Kosovën kundër Serbisë dhe arritën të çlirojnë Kosovën. Arritën po ashtu për 24 vite të konsolidojnë pavarësinë e Kosovës në aleancë me Perëndimin.
Kjo ideja e ambasadorëve tanë që Perëndimi të jetë neutral me Kosovën, dhe të mos ndërhyjë në punët e brendshme të saj , është e vetmja kërkesë që Milosheviqi ka pasur ndaj Perëndimit nga dita e parë deri sa mbylli sytë.
Kaq donte. Vetëm që Perëndimi të ruante neutralitetin.
Por perëndimi nuk është neutral kur një i çmendur kërkon t'i vërë zjarrin vendit për lavdinë e tij dhe për interesa të tij.
Duke mos qëndruar neutral ndaj Albin Kurtit, Perëndimi po rreshtohet në anën e Kosovës dhe shqiptarëve dhe jo kundër tyre. Nëse do të qëndronte neutral, dhe nëse nuk frenonte Serbinë, sot në Veri të Kosovës nuk kapardiseshin kukullat shqiptare të Albin Kurtit, por do ishin tanket e Vuçiqit.
Është pikërisht ky qëndrim i ashpër i SHBA dhe BE ndaj Albin Kurtit që u jep të drejtë atyre të ndalin Serbinë dhe të marrin përsipër zgjidhjen e konfliktit.
Ata janë të ashpër me Kurtin se duan të mbrojnë Kosovën nga Serbia. Këto llomotitjet sovraniste që "Kurti ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin në Veri, që ka të drejtë të emërojë kryetarë bashkish që nuk përfaqësojnë popullin e broçkulla të tjera, i kemi dëgjuar dhe tridhjete vite më parë në Kosovë, kur Milosheviqi vendoste “sovranitetin” mbi Kosovën dhe emëronte kukulla të tij si të zgjedhur të shqiptarëve.
Perëndimi nuk ndenji neutral atëherë dhe as tani. Milosheviqi ju lut shumë Perëndimit të qëndronte dhe atëherë neutral por nuk ja doli dot. Nuk di si do t'ia dalin këta ish-ambasadorët tanë që kërkojnë ta lënë fatin e Kosovës në dorë të Albin Kurtit e Vuçiqit. Mision të vështirë kanë marrë përsipër.
E di që shumica e tyre i kanë borxh Berishës e Metës se i kanë bërë ambasadorë, por nuk kanë pse flasin në emër të tyre. Le ta lënë Berishën dhe Metën ta thonë vet këtë tezë tërësisht antishqiptare që kërkon që Perëndimi të mbaj duart larg nga Kosova.
Se në gojë të Berishës dhe Metës kjo duket origjinale, si një pisllëk, kurse në gojë të ish ambasadorëve duket si një gomarllëk.
Nuk e di nese mediat kazan i kane pasqyruar pamjet e metingut te Vucicit ne Belgrade mjaftone ata simpatizant te zbarkojne ne krahinen e tyre dhe i mbysin me peshtyme kombin artificial koqevar se jane bere kombe tani kane ndryshuar flamur hymne te ndryshojne edhe gjuhen gjakun nga Shqiptare munde te behesh si Fredi Bejleri Greke Kinez Hollandez jemi ne demokraci Bolsheviku dhe koqevaret mos te shesin pordhe se jane disa ushtare qe paguhen nga taksa paguesi i shtetit te tyre dhe jo nga ata dhe ata nuk do rine aty perjetsishte do vije momenti qe duhen te largohen . Deri sa pranuan nje shoqeri multi-etnike qe normalisht nuk duhesh ta pranonin se nuk jane perzierje etnike por 97 % Shqiptare tani ti lene pordhet koqevareske dhe te bashkjetojne me Serbe Boshnjak Malazeze Turqe Rome Gorane Egjiptiane Ndesa persa u perket spiunit I.M dhe nongrates Berrisha shikoni mbeshtetjen qe i dhane antishqiptarit Bejleri ne Himare dhe gjykoni ..
Meqë qenke patriot i madhë na e bëjë të mundur bashkimin kombëtarë kështu që nuk do ketë më "komb koqevarë" por vetëm shqiptarë.
Ti Vetefundosje turp te kesh qe thua Koqevar vellait tend se nese ai eshte Koqevar ti je koqevarur
kete qe po postoj e kam shkruar disa vite me pare :-) ne ate kohe, kishte hamendesime te ndryshme nga ata qe e lexonin, koha... :-) rilexojeni dhe gjykoni nese koha eshte avokatia e se drejtes apo jo... Thjesht per kujtese 1. Albin Kurti KUNDER Rambujese 2. Albin Kurti KUNDER UCK 3. Albin Kurti KUNDER pushtetit te gjykatave te EULEX ne kosove (per kete besoj duhet ta keni kujtesen e fresket... se si tha: Nuk paraqitem para gjykatave ne kosove sepse nuk e njoh pushtetin e tyre ne kosove) 4. Albin Kurti KUNDER Ahtisarit 5. Albin Kurti KUNDER marreveshjes se kufirit Kosove - Mali i zi... (nese ju kujtohet gjuanin me bomba tymuese ne parlamentin e kosoves ditet qe do behej votimi) SI KA MUNDESI QE NE VEPRIMET E TIJ KY INDIVID PUQET 100 PER QIND ME QENDRIMET E SERBISE NDAJ KOSOVES ???!!! p.s. por kjo eshte pak me e gjate... gjithsesi bazuar mbi realitet konkret te viteve te fundit. Te perpiqemi ta shikojme pak nga lart... sigurisht me modesti dhe aq sa mundemi :-) Kur Albini gjuante me bomba tumuese ne Parlamentin e Kosoves... ne cfare kushtesh ishte Ballkani ? Cilat ishin situatat ne kete rajon? Kush investohej fuqishem? Sa ishin keto forca qe investoheshin fuqishem? Cilat ishin interesat e tyre? 1. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba tumuese ne Parlament kunder marreveshjes se kufirit Kosove - Mali i zi... USA kishte nje qendrim te prere PRO ketij votimi. Agjencia e lajmeve SPUTNIK (besoj "koleget" e Albinit) ishte kunder. (Mund te kerkoni ne google e do bindeni). 2. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba... ne Mal te Zi, presidenti i shpetoi nje atentati (sigurisht me ndihmen e agjencive te huaja) ku 2 atentatoret jane me emer e mbiemer dhe njeri eshte i sherbimit sekret serb,,, tjetri i sherbimit sekret rus... Shkaku i atentatit? Presidenti tha... Po do futemi ne NATO... Agjencia sputnik (nenkupto dike tjeter) tha une te heq koken po u fute. 3. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante.... ne Maqedoni (ate kohe keshtu cilesohej... e theksoj kete jo pa qellim... shpjegimi vjen me poshte) vendi i shpetoi nje katrahure civile me emertimin lufte pas nje nate “te cuditshme” e te dhunshme ne parlamentin maqedonas. Jane te verifikuar personat qe nxiten sulmin mbi parlamentin maqedoas si agjente te sherbimit sekret serb. Shkaku? Kishin mbaruar zgjedhjet ne maqedoni dhe presidenti i asaj kohe i maqedonise me emrin Ivanov (koleg i "agjencise" sputnik) nuk i jepte te drejten per krijimin e qeverise Zaevit (zgjati 6 muaj kjo pune) sepse donte qe qeverine ta formonte Gruevski (dhe ky koleg i "agjencise" sputnik)... U desh te shkonte Hot Lee (interesohuni te kuptoni ca pozicioni mbate ne ate kohe) i cili pas nje takimi me "kolegun" Ivanov e "bindi" kete te fundit dhe me ne fund Zaevi formoi qeverine ne KOALICION ME SHQIPTARET E MAQEDONISE. Si rezultat i ketij koalicioni qeveritar ME NE FUND ERDHI DITA QE NJE SHQIPTAR TE DREJTOJE PARLAMENTIN E MAQEDONISE.... kjo per here te pare ne historine e ketij vendi. Cuditerisht AGJENCIA SPUTNIK per 1 vit rresht ne lajmet e saj thoshte: TE NDALOJME ZBATIMIN E PLATFORMES SE TIRANES NE MAQEDONI.... nese do keni qene paksa te vemendshem do ju kujtohet qe pak perpara zgjedhjeve ne maqedoni ne tirane "me keshillen" e USA Edi Rama takoi te gjithe faktorin politik ne maqedoni dhe sic duket i "keshilloi" qe te benin koalicioni me Zaevin per te heq qafe (sic edhe ndodhi... lepurushin Gruevski qe ia mbathi per te "kolegu" Orban) dhe qe me "keshillat" e USA me ne fund te avanconte projekti shqiptar ne realitetin e maqedonise.... nese me lejoni dhe pak (per nje panorame me te qarte mbi ballkan "te kolegeve te sputnik" diten kur KRYETARI I KUVENDIT TE MAQEDONISE,,, vizitoi shqiperine dhe ishte ne sallen e kuvendit shqiptar... per te marre pjese ne votimin qe do bente ate dite kuvendi per te votuar pro anetaresimit te maqedonise ne NATO, "kolegu" thuthuq ngaqe i ishte cenuar rende nderi nje dit me pare, me demek tregoi burrerine dhe bojatisi ramen kur ky po fliste ne parlament... meqe une punoj ne media di te them ca quhet lajm sipas mendiave... dhe lajmet e agjencive kryesore ishin: thuthuqi gjuan me boje ramen... nderkohe qe duhet te ishin: kryetari i kuvendit maqedonas... shqiptari i pare ne kete post... asistoi ne votimin e parlamentit shqiptar pro hyrjes se maqedonise ne NATO... Lidhur me kete drejtim... "cuditerisht" pas 30 vitesh Greqia dhe Maqedonia me 2 takime e zgjidhen ceshtjen e emrit... dhe kjo ishte pengesa e fundit zyrtare... ne rrugen e anetaresimit te maqedonise ne NATO... sigurisht "me keshillen e USA". 4. Ne kohen kur Albini si Patriot.... ne Tirane neve ishim disa muaj ne cader :-))))))... Arsyeja... lloqet e redaksive nuk me terheqin... por arsyeja ishte PENGESA E RADHES KUNDER REFORMES NE DREJTESI... (sigurisht kjo me "keshillen" e kolegeve te sputnik)... per kuriozitet po ju them nje fakt... Ambasada Ruse ne Tirane ne ate periudhe i ka drejtuar shtetit shqiptar kerkese zyrtare (e gjen ne ministrine tone te jashtme te protokolluar) per te shtuar "inteligjencen" ruse ne tirane me pretekstin se ndjeheshin te kercenuar... sepse afer ambasades banonin ca rob me mjekerr... shteti shqiptar beri verifikimet dhe ia refuzoi kerkesen po zyrtarisht.... Mjafton te futeni te faqja e INSTAT dhe do habiteni kur te shihni qe ne ate periudhe u shtua numri i turisteve ruse ne tirane... (thote nje llaf i urte... te vjetrit pordhet mos i degjo por llafet po... dhe me kujtohet kur avokat Ngjela thoshte qe ne shqiperi jane futur 400 agjente ruse... ne ishim ne cader eeee ta keni te qarte)... Dhe u desh qe Hot Lee 1 jave pasi kishte ikur nga maqedonia ti hipte prap avionit e te vinte ne tirane... ku sqaroi ca gjera ai dhe ne dolem nga cadra.... Persa i perket "keshillave" nga usa dhe nga sputnik... di te them sakte dhe qarte cfare tha Palmer kur erdhi ne tirane ne konference per shtyp... per paranteze po ju informoj qe ne kishim dorezuar mandatet... kishim bere disa protesta deri perpara parlamentit dhe tema melodike e zerit agresiv kishte arritur KULMINACIONIN dhe pritej te sulmohej parlamenti... dhe vjen Palmeri... I cili tha: 1. Zgjedhjet do behen me 31 qershor (presidenti i floririt i kishte "cdekretuar" hahahaha shume per te qesh kjo po e kalojme). 2. Parlamenti eshte legjitim (une e kuptoj... mos na cani trapin dhe qepeni,,, miratoni ato pak ligje qe kan ngelur pa miratuar ne kuadrin e paketes se reformes ne drejtesi). 3. Qeveria eshte legjitime (une e kuptoj... ti Rama mos na bej si i ndershem por ti do e cosh deri ne fund reformen ne drejtesi megjithese pas kraheve tane do te na e fusesh me lojerat qe bo ne bashkepunim me faktorin politik ne tirane). 4. Kush mendon se reforma ne drejtesi po ecen keq e ka gabim... po ecen shume mire; dhe me E RENDESISHMJA 5. Pyetjes: A mendoni se ne Balkan interferojne forca te tjera te rrezikshme (qe u habita cne qe iu be ajo pyetje) iu pergjigj: SHQIPERIA NUK DO TE JETE ME KURRE TARGET I RUSISE. Pas asaj vizite besoj jeta ketu vazhdoi drejt nje normaliteti sic edhe ne te gjithe ballkanin... permenda ballkanin me mbajt vemendjen e shikimit ne lartesi... kush kishte interes qe jeta ne ballkan te mos vazhdonte normalisht ???? USA apo "koleget" e sputnik ???? Perfundim: Albini eshte nje zar i vogel ne kete loje... por fatkeqesisht ai e ka pozicionuar veten me bindje ne te gjitha levizet veprimet qendrimet e tij... dhe per mua personalisht... se lojen e kujt ben... eshte fare e qarte. Koleget e sputnik.. jane frymezimi i Albinit... cdo gje tjeter eshte thjesht retorike... pasi nuk pati burrerine ti qendronte lloqeve qe llomotiste larte poshte kur ishte ne opozite... Shtese 1 Si shpjegohet, qe ky individ qe eshte liruar nga burgu serb me vendim te posacem te presidentit te jugosllavise te asaj kohe vazhdon dhe kundershton linjen USA ne kosove per BISEDIME ME SERBINE, te shprehura qartazi nga departamenti I shtetit dhe presidenti Biden, tekstualisht per kosoven dhe kryeministrin e saj, ky individ thote, jemi per RECIPROCITET ???!!! Qe kosova te pranohet si shtet nga okb, duhet te mbylle procesin e bisedimeve me serbine, ne kete process, kane kaluar pas lufte dhe Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja. Nuk ka rruge tjeter. Kujt I intereson shtyrja e procesit te bisedimeve, Kosoves apo Serbise ? Si shpjegohet qe ky plehre me emrin Albin Kurti vetem vonon perparimin e kosoves si shtet… Shtese 2 Qeveria Kurti ne gusht 2021 hoqi me ligj pensionet per luftetaret e UCK Etj etj etj Bravo Albin, je agjenti me I mire
Per te vepruar ne ate menyre qe po ben Kosova dhe Shqiperia duhet te kene nje ushtri shume te forte dhe te armatosur me çdo lloj arme ,deri rraketa tokat toke me mbi 2000 km qe Serbija te jete pak e friksuar ne ndonje sulm te mundshem .Kosova nuk ka ushtri fare,ne e kemi si e kemi.dhe kerkojne ti themi çliruese dhe mbrojtes e Tane rrini neutral.Le te rrije neutral aleatet per nje ore Serbet ike brenda e me çfarë do mbrohet Kurti
te lumte o mero
Mendimi im përputhet plotësisht me tuajin z.Mero.Do të doja të dija opinionet e dy prej personaliteteve më seriozë të kësaj fushe,zotërinjve Tarifa e Bashkurti.
Per Serbine ka ardhur nje kohe e arte qe kur filloi konflikti Rusi-Ukraine...Pozicjonimi i Vucicit 50% me Perendimin dhe 50% me Putinin eshte nje politike e vjeter serbe dhe eshte pune e tyre.Problemi eshte se sot ka top stratege
Mero si ka mundesi qe ne asnje nga editorialet e tyre nuk e trajton ceshtjen si reciprocitet. Pse serbet e kosoves duhet te kene me shume te drejta se shqiptaret e Presheves dhe Medvegjes? Pse asosacioni i komunave serbe ne kosove nuk duhet te jete ne te njejtin nivel qe Presheva dhe Medvegja jane ne Serbi?
Sepse ke marre shume nga perendimi. Ke marre ate qe ne vitet 90 kush e donte Kosoven as nuk e imagjinonte ndonjehere se mund te ndodhte, pavarsine. Sepse je nje popull i dobet qe ke marre nga nje popull me i forte fale perendimit. Sepse perendimi nuk e urren Serbine dhe serbet por e beri ate qe beri sepse ishte e drejte te behej por nuk ka ndermend qe te na forcoje artificialisht dhe vetem te na jape gjera pa i fituar. Se.fundmi si nje popull e vend i dobet ne duhet te vazhdojme me te vetmen politike te sukseshme ne fushen e politikes se jashtme qe kemi pasur ndonjeher e filluar prej Mbretit Zog ne vitin 1925 dhe vazhduar prej Komunisteve dhe qeverive shqiptare pas 1990 ate te te qenit faktor stabiliteti ne ballkan ( ne lidhje me Mbretin Zog reference Bernd Fisher). P.S. Rastet kur Shqiperia i eshte shmangur kesaj politike kane qene fatale dhe asnjeher rezultative Lufta e dyte boterore ndonese u zbatua prej Italianeve , Komiteti per Clirimin e Kosoves gjithashtu pa asnje rezultat madje ndodhi shpopullimi me i madh i Kosoves dhe popullsia Shqiptare ne ato troje arriti 66% e nese do vazhdonte Kosova do ishte me shumice serbe pasoje e kolonizimit dhe 1997.
Perendimi nuk na beri ndonje nder te madh, por ne nje fare menyre na ktheu borxhin. Kane mijera vjet qe na cajne bythen komshinjte e fuqite e medha, sepse dhe pse jo te persosur jemi popull paqesor qe gjithmone u kemi bere leshime te tjereve. Ka ardhur koha te ndergjegjesohemi qe jemi dhe nje popull i forte sepse I kemi rezistuar pushtimeve, titove, stalineve, zervave, bismarkeve, diktaturave ,tranzicionit e mafies. Ndaj forca Kosove se e meriton ti nje te ardhme te lire ashtu si ne meritojme nje Shqiperi me te drejte
Ku e bazon faktin qe jemi popull i forte per te cilin neve ende nuk qenkemi ndergjegjsuar. Forca jone bazohej te pidhi dhe kari shume aktiv ne shtimin e numrit te popullsise duke zevendesuar njerezit e masakruar nga greket,serbet,bullgaret,malazezwt e turqit. Ne kemi qene nje popull dele qe ka mbijetuar ne saje te aftesise se larte per tu mbareshtuar. Kjo perparesi ka filluar te venitet ne baze te te dhenave te fundit statistikore bashkuar me emigrimin e larte. Apo mendon qe Xhorxh Bushi eshte shqiptar sikurse Napoleon Bonaparti dhe shumica e personaliteteve boterore. ( ekzistojnw me shumice ne shqiperi keta lloj njerezish dhe eshte karakteristike e popujve te frustruar dele sikurse ne). Europa dhe askush nuk te ka asnje borxh. Bota eshte plot shembuj genocidesh te kryera nga europian, amerikan etj. Per te cituar disa Belget rropen e masakruan Kongon moren gjithcka e tani japin mesime humanizmi, indonezianet u masakruan nga Hollandezet, Cerkezet nga Ruset e tani nuk ekzistojne me , vetem se ne disa fshatra ne Shqiperi, Kosove e Turqi. Armenet humben gjysmen e popullsise e kur ju rrit mendja rrezikuan e rrezikojne tjeter genocid,, hebrenjte humben 6 milion. Kurdet nuk kane asnje shtet e askush se rruan karin per ta. Askush sna ka borxh asgje , vetem ne si dele mendojme keshtu derisa ta kuptojm ne kurrizin tone e ateher do jete vone.
Po te rendit faktet per te cilat mendoj se jemi nje popull i forte: gjuha shqipe ndonese e pashkruar eshte trasheguar persosmerisht brez pas brezi e pidh pas pidhi (po perdor gjuhen tende), romaket ishin ata qe ishin po latinishtja eshte gjuhe e vdekur ndersa shqipja eshte gjuha me e vjeter e Europes qe flitet ende sot nga shume njerez ne mbare boten, trysnia pushtuese ne drejtimin tone ka qene e panderprere ne dy mije vite pas Krishtit, Gerqia e qelbur akoma sot gjemon, ndersa Vucicin nuk po e quaj sepse s'ka nevoje per koment, ndonese kjo trysni ka qene e mbetet e vazhdueshme shpirti shqiptar eshte I gialle dhe me i forte se 1912, populli yne perjetoi diktature te poshter ne Shqiperi, shfarosje ne Cameri e genocid ne jugosllavi e megjithate e ke ketu, ndoshta me te shperndare por gjithsesi ne pjesen me te madhe ne trojet e veta, populli shqiptar nuk ka pushtuar kurre askend dhe kjo del e tepron per te treguar qe eshte nje popull paqesor por jo dele. Nje popull qe ka nxjerre Gjergj Kastriotin, Gjergj Fishten, Migjenin, Nolin, Poradecin, nene Terezen, Kadarene, Kutelin, Agollin e shume te tjere nuk ka nevoje te krenohet me ndoshta shqiptare si Aleksandri i madh apo Bonaparte ( pushtues=jo shqiptare). Ndaj zoteri une mendoj qe kemi perjetuar ne historine tone sprova aq te renda sa te kemi te drejten morale te shohim me shprese te e ardhmja pa i qene borxh askujt ( Perkundrazi).... Dele jane ata qe ndjehen te tille, shqiptaret qe kam njohur e njoh jane njerez me dinjitet, guxim e zgjuarsi pertej mesatares.
Apt ta shpjegoje une si Prishtinali . Serbia eshte kombe ka gjuhe flamure hymne territore i njohur dhe pakica brenda saje . Ndersa ne pranuam nje shoqeri multi-etnike ku te gjithe jane te barabarte nje expérimente i amerikes . Ne Serbi minoritetet kane te drejtat e tyre por jane atashuar ne nje shtete si Serbia ndersa ne kemi furmosur si boshnjaket she goranet te jene te barabarte me ne dmth kosova nuk i perket shumices por te gjitheve tip komunizmi ne Serbi Shqiptaret gjithecka eshte serbe shqiptare minoritete gezojn te drejta ka nje diference gezone te drejta dhe je autokton jy ishte gami fatale qe beme ne ..
Quhet kurvllëk "diplomatik"
Po mire o Mero si do e shpetoka amerika Kosoven kur i thote qe po ti ke te drejte te besh ushtrine por beje jo me dekret presidencial por me kushtetute cka nuk behet se ndryshimet kushtetuese kerkojne votat e dep serb qe se japin. I thote FSK ka te drejte te mbroje Kosoven por s’ka te drejte te vej ne veri te vendit. I thote ke te drejte te ndryshosh targat por mos nderhy me force per zbatimin e tyre. Bej asocacionin se nuk do jete republika srpska, por ajo duhet te kete autonomi, institucionet e veta vendimarrese, policine dhe te drejten per vetvendosje, hajde kuptoje ti kete. I thote ke te drejte te besh zgjedhje ne veri dhe madje i niohen rezultatet, por mos u fut ti ne zyra se na shqetesohet Beogradi. Mero, une jam kunder Kurtit dhe mendoj se eshte totalisht idiot kondrapedal, por ne nuk e kemi luksin tani ti bejme oponence atij debili qe ne fund te fundit vet kosovaret e kane zgjedhur. Te mos behemi me katolik se Papa dhe per inat te sime vjerre (Kurtit) shkoj e fle me millonane (Blinken etj) qe shpesh i veshtrojme sikur po flet vet Perendia. Kemi 30 vjet qe po zvarritemi e qahemi se ua kemi nevojen se ne s’kemi bythe te mbrohemi. Gjepura dembelesh e te paaftesh. Xhaxhi e mori nga hici fare dhe per 30 vjet, nga 1945 ne 1975 e kthehu vendin te afte te mbrohej plotesisht me forcat e veta e ne te njejtat nivele teknologjie si dhe fqinjet dhe se rruante hic ne politiken e jashtme madje s’ja beri terc fare edhe ti dilte kunder rusise e kines. Nuk po them te prishemi me aleatet tane, por i zoti e nxjerr gomarin nga balta, ta marre e mira te kemi cik me shume besim ne aftesite tona dhe te flasim nje here me nje ze te gjithe, me zerin tone e jo me te mburremi me loqen e Cecos.
Po ti ske loqe o xhixhi ndaj shyqyr qe e kemi edhe loqen e cecos
Gomere ishin qysh kur i emeruan! Gomere jane sot e gjith diten! Dhe po gomere do te jene edhe neser e tutje..!
Keta ambasadore kure nuk punuan per shtetin po per partite qe i katapultuan.Tani do i japin mend dhe botes.Pika ne bythe
Flm Mero Baze! Nuk duhet me te degjohen pordhet e miqeve te IM, si Bashkim Dino me shoke. Punista te vjeter, tashme te degjenruar dhe atrovizuar, idiot qe vijojne te mendojne se diplomacia diktohet ne larte.
Mero ! Kaluan 24 vite nga lufta ne Kosove. Ajo vertete u clirua me ndihmen e aleateve dhe per kete gjithe shqiptaret u jane shum mirenjohes. Aleatet e filluan luften me Milloshinm brenda nje kohe te shkurter, pune muajsh dhe e fituan ate. Po sot aleateve edhe sa 25 vjete te tjere u duhen per te fituar betejen me Vucicin ithtarin e flakte te Milloshit !? Kaq frike e paskan aleatet cirakun e "usta" Milloshit !? Ai hapur po i sfidion ata, duke mos vendosur asnje sanksion ndaj Rusise. Nese perendimi sinqerisht eshte i interesuar te stabilizoje situaten ne Kosove, ashtu sic beri me "Ustain", dje, qe me nje te rene te sepates e ndau shapin nga sheqeri, po keshtu, shum mire mund ta beje edhe me "Cirakun" sote, pa i lene kohe te mendohet gjate dhe pa i lene kohe Albinit qe te provoje aftesite e veta shteteformuse. Ne kete rast nuk eshte faji i Albinit qe po shkele ne "shtigje te rrezikshme" por eshte qendrimi teper miqesor e tolerant i aleateve ndaj cdo shkelje dhe mosperfillje qe tregon Ciraku ndaj vendimeve te tyre. Jo gjithmon Albini ka faj ! Keto kohet e fundit po vihet re nje fenomen i pakendshem. Nuk eshte zbehur aspak perkrahja pa kushte e Kosoves ndaj aleatit te saj strategjik Amerikes, por po vihet re nje qendrim teper i diskutushem, per dashamiresine e saj ndaj Kosoves !?
Nen shkruaj edhe une komentin e Jimit. Fiks, qendrim shume i diskutueshem i perendimit kundrejt Kosoves,me aktivet jane Francezet, Spanjollet, e sllovaket, keta dy te fundit, shume aktive ne bombardimin e Kosoves vetem ne nje drejtim, ate te kthimit te viktimes ne fajtore, dhe pikerisht spanjollet jane ata me isteriket kundrejt funksionimit e nje shteti te kompletuar e sovran te Kosoves.
Te nje kafehane ne Fushe-Arres disa burra nuk ishin dakort me nderkomtaret,sa kane vlere muhabeti i ketyre njerezve qe te gjithe punonin ne pastrim gjelbrim te qytezes aq kane vlere edhe muhabeteve te atyre ishave te likes e saliut qe me dekek jane ish ambasadore te ish haleve
Të jenë neutral do të thotë që Perëndimi dhe Amerika të mos mbajnë anën e Serbisë! Kaq. Nga ana tjetër ish - ambasadorët kërkojnë që Perëndimi të vazhdojë të mbrojë Kosovën per të vendosur sovranitetin e saj në mbarë Kosovën. Megjithatë, për mendimin tim, Kosova duhet të mos u përzihet në punët e tyre këtyre 4 komunave serbe në veri të saj. Ti konsiderojë ato si pjesë e Serbisë dhe filmi mbaron. Duke u njohur autonominë apo pavarësinë këtyre komunave mbyllet një herë e mirë edhe asosacioni, i nënshkruar dhe pranuar nga Thaçi dhe Mustafa.
Mero eshte me mire te mos futesh ne ato ujra, nuk ke brume, jo te gjithe ish ambasadoret jane miell i thesit te Salmetes,ka nder ta qe kuptojne me shume se ç'arrini ju gazetaret.Dikush qe kupton nga ato pune,po ngre nje shqetesim te madh, ate qe zotrote nuk kerkon aspak ta shpjegosh ne editorialet e tua, qe Amerika eshte gati kesaj radhe, ti japi mje cope Kosove Serbise me kusht qe te largohet nga Rusia, thua se funksionon???!!!! , reflekto nje çike me mire, e pyet, amerikanet, a i njofin mire Serbet???? Apo per ta nuk eshte problem te sakrifikohen pak shqiptaret si ndodhi me kurdet vitet e fundit.Duket sikur te eshte bere Kurti si Rama Lubonjes!!
Mero,mos ji kaq garant në qendrimin e Perëndimit! Ishin të njëanshëm atëhere pro kosovarëve dhe mirë bënin... Po nuk është diçka që nuk ndryshohet apo jo.,? Albin Kurti është i pari që kërkon që Perëndimi të mos fusë hundët në Kosovë,kështu po sillet prej kohësh.Atëhere çfarë do ti? Populli Kosovës vendos vetë në mënyrë demokratike udhëheqjen e vet dhe e di mirë punën e tij. Miku i Vuçiç dhe padroni yt Edi i bëri thirrje Kurtit të mos ecë më në atë shteg,dhe ti ju përgjigje flakë për flakë direktivës të KQPPSH! Nuk je as ti as Edi më të mënçur për punën e Kosovës sesa ,vetë kosovarët. Nëse vërtetë i duam,nuk duhet t'u çajmë karin.Merru me Saliun Mero,se është e vetmja gjë që di të bësh o " Çorape"!
Z. Mero me i kethjellet, gjithcka behet nga Albini dhe shpura e tij ne kete ane kufirit behet per ribashkimin e Kosoves me Serbine e pse jo. I pafshin hajrin vete e zgjodhen.
Keta beqirat jane te gjithe spiune te Ruso serbeve,legene te dhjere por me i dhjere eshte shiku dhe spaku qe jane te tredhur qysh ne veze
Po qe se ne kete dokument ka edhe firmen e Besnik Mustafes, tekstin ja ka dhene Vuçiçi
Dhe gomari i parë në këtë kope ish ambasadorësh me siguri është Agim Nesho.
Keshilli po i kerkon SHBA-BE te qendroje Neutral ne veriun e Kosoves, kurse SHBA me goje te Blinken po i kerkon Kosoves vasalitetin ndaj Beogradit, asgje me pak se sa i duhet Beogradit! Dhe sa per tu freskuar ca kujtesen - Kush i mba ato ish-UCK-stet me Thac e kompani atje pas hekurave ne Hage, Keshilli, Albin Kurti apo...Aleati Strategjik? Kjo pyetje sjell dhe pergjigjen qe shpjegon dhe te drejten qe ka ky Keshill qe ti kerkoje SHBA ate, neutralitetin, qe eshte te pakten me i mire se vasaliteti qe i ofrohet si thike pas shpine.
Bravo Dhe denojne dhunen kosovare perendimoret, kur te vetmit qe kane dhunuar e dhunojne jane serbet
Të lumtë Mero ! Analizë perfekte . Je patriot i mençur , vetëm aleanca e bashkërendimi i politikës Kosovare me SHBA e BE , çon në zgjidhje të qëndrueshme të çështjes Kosovare ! Turp për të ashtuquajturit Ambasador bythlëpirës te Sali e Like Sërbo - Rus . Veç të falenderoj Mero !
Mire e ke ti z, Mero, po cti besh presidentes Vjosa Asmonit, qe ju pergjigj flake per flake perendimit se: jemi duke mbrojtur sovranitetin e Kosoves , dhe ai mbrohet me te gjitha mjetet. Pra une mendoj se ky eshte problemi dhe jo cthote keshilli i deputeteve te Neshove , qe mund te degjohet e te kete vlere , aqe sa cmund te kene lehjet e nje tufe zagaresh.
Albin Kurti eshte mundesia qe Kosova te ruaj pavaresine. Nese do i bindet urdherave te Daj Samit, Kosova do humbe edhe sovranitetin edhe dinjitetin e do kthehet serish ne nje New Yugoslavia me emer Open Ballkan.