Opozita e ndarë dhe opozita që nuk ka ndarë mendjen 

21 Maj 2023, 20:02Editorial Mero Baze

Të vetmet produkte të reja opozitare pas 14 Majit ishin Arlind Qori dhe Roland Bejko. I pari si kundërshtar afatgjatë i Edi Ramës dhe të majtës klasike, i dyti si kundërshtar i të djathtës berishiste, e cila po mban të ndarë opozitën për interesa tërësisht familjare të një njeriu. 
Ndryshe nga Qori, i cili është qartazi një populist i majtë, e ka një limit rritje, antiberishizmi i Bejkos, është një lëvizje për pastrimin e opozitës së djathtë dhe riorganizimin e saj duke u rikthyer në binarët e vet të një partie klasike të qendrës së djathtë, jashtë “sovranizmave” dhe populizmave të shpikura nga halli i Berishës. 
Pra nëse Qori është një ekstremist i majtë e populist që kërkon të dëmtojë një parti socialiste tradicionale, Bejko dhe ata që kandiduan janë të djathtë tradicional që ngjallën  shpresën e zbimit të një populisti spekulant si Berisha, që kërkon të përdorë partinë  për hallin e vet. 
Sigla Berisha-Meta është votuar nga 250 mijë shqiptarë, gati sa gjysma e votave që ka pasur e gjithë opozita në të cilën mungojnë 250 mijë votues që kanë qëndruar në shtëpi, ndërkohë që 100 mijë votuan Partinë Demokratike. 
Ky është sinjali politik që i dhanë zgjedhjet e 14 Majit opozitës së ndarë. Antiberishizmi funksionoi më shumë se përpjekja për të çimentuar berishizmin në aleancë me Ilir Metën. Opozita e refuzoi Sali Berishën dhe ilir Metën, si bashkim jo organik, dhe ringritja e opozitës kalon përmes shkatërrimit të tyre. 
Është kjo arsyeja që tani Partia Demokratike zyrtare duhet të ndajë mendjen se mbi çfarë baze do të riorganizohet, mbi ato korrente që duan t'i dorëzohen Berishës dhe të kthehen në regres, apo mbi ato sinjale që dha 14 Maji kundër dyshes Meta Berisha. 
E vetmja rrugë e sigurt që opozita të ringrihet shpejt dhe fort, është të ndajë mendjen që pa larguar dyshen Berisha-Meta si faktorë opozitarë nuk vijnë kurrë në pushtet. Dhe për këtë kanë qenë dakord së paku 350 mijë opozitarë, ata që kanë ndenjur në shtëpi dhe ata që kanë dalë të votojnë edhe pse nuk kanë pasur kandidatë.  
Çdo riorganizim tjetër i PD, jashtë kësaj fryme është humbje kohe . Nuk ka asnjë arsye përse duhet të jenë dy parti opozitare, një e drejtuar nga Berisha dhe Meta që është dëshpërim për shqiptarët dhe një tjetër që mendon se duhet të jetë më vete por që i ka sytë nga Berisha dhe Meta. Kjo e dyta nuk vlen. Ajo është mirë të shkojë direkt e tek Berisha.  
E vetmja gjë që vlen është ajo gjë e re, që nisi më 14 Maj. Të gjithë ata që refuzuan Berishën dhe Metën apo që dolën në zgjedhje, por nuk e votuan BF, janë e djathta pluraliste shqiptare, e cila nuk e pranon Berishën. Partia Demokratike duhet të ketë këtu rol kryesor, nëse riorganizohet në bazë të frymës që ngjalli beteja e Bejkos dhe kandidatëve te tjerë në rrethe. Ata së bashku me opozitarët e tjerë që nuk e pranojnë Beirshën mund të bëjnë opozitën e re.  
Por për këtë më parë duhet të ndajnë mendjen që nuk kanë punë me Berishën. Se ai e ka ndarë mendjen ta mbajë të ndarë opozitën 
 
9 Komente

  1. S
    Santuco

    Eshte e thjeshte si do ringrihet PD , ndihmoni arlind qorrin.

    1. P
      Populli

      PD-ja, si e ndarë, si e bashkuar, si me Berishën, si pa të, është organizëm i vdekur. Këtë fat e pati sepse kështu u krijua: me urdhër komunist nga lart, jo me bashkim vullnetesh demokratike nga poshtë. Të gjithë Qorrat dhe Morrat, Çollakët dhe Tabakët e asaj partie, janë bashkëpjesmarrës në krim: vranë popullin me armet e ushtrisë me 1997, vranë popullin me armët e Gardës më 11 Janar 2011, vranë parlamentarizmin më 2019 kur si parti dogjën mandatet e deputetit mu në mes të legjislaturës. Shqipërisë i duhet një e djathtë tjetër, e DJATHTA NATYRALE, jo e djathtë komunisto-kriminale!

      1. S
        Shkurt...paster..qarte

        Amin

      2. G
        Grida duma nga deputete PD moderatorr pamvarur

        PD nuk doli keq pamvarsishte mosberje fushate , mungese financimesh , goditje 24/ 24 nga dyshja Nongrata Spiuni , kazanet e mbremjes dhe rrezultat ishte i kenaqshem nese do kandidonin ne 61 bashki do kishin edhe 100 mije vota me shume ky ishte gabimi me fatal i Alibeut ndoshta ndoshta ndikoje kolona e peste Bardha Tabaku mos vendosja e kandidateve ishte gabime feminore pasi do ti diminuant votat kampit se Bashke Humbasim . Ndersa ne kampin foltore-nevojtore Bashke Humbasin rrezultatet ishin katastrofike mos te harrojme qe nuk votohesh vetem foltore-nevojtore por edhe partite e vogla me aq pak votues por qe nongrata i kalkulone si vote e foltore-nevojtore per propogande por nese i heqim votat e partive te vogla dhe te LSI nongrata me miliona euro te shpenzuara me nje ushtri gazetaresh dhe kazanesh me tv private rrezultati ishte me i keq se PD

        1. G

            1. V
              Vranakonti

              Une mendoj qe PD-kd zyrtare te mblidhen bashke me partin e foltores dhe te gjejne KOSINUSIN,me falni konsensin. Pika qe nuk u bje. U bene gazi i botes. Po shikojme teater me humor nga artistet Berisha,Meta dhe Monika.

              1. o
                opozitari i opozites gjithmone eshte rrogetari i q

                Perpjekje te kota e qesharake te Bazerise per ti dhene Serum nje kufome politike si Roland Bejko qe me "Vule" te PD te varur ne qafe nga Pushteti e nxorri ate, PD "zyrtare", ...te 5-ten pas Arlind Qorrit.! Kjo PD "zyrtare" pra me Vule por pa njerez pas, nese do tentoje akoma te vazhdoje me Kryetare te vet-zgjedhur e me opozite ndaj opozites sipas modelit Bejko, edhe ate vendin e 5-te pas Arlind Qorrit do ta shohe me dylbi! SEPSE : Opozita reale ne Shqiperi eshte ajo qe i qendro perballe Regjimit, e jo ajo opozita-Bejko qe i rri nder shale Regjimit (ne nje Llogore ku rri dhe Bazeria qe kerkon ti beje avokatine)

                1. A
                  Aleko

                  Te ben pershtypje aktivizimi i ish spiuneve te Sigurimit te Shtetit ne luften kunder ringritjes se PD-se reale si dhe forcave te tjera te djathta qe jane distancuar nga klani Berisha-Meta, si brenda vendit, por sidomos i spiuneve famekeq te Sigurimit qe u hodhen me detyra ne fillimet e demokracise, ku me aktivet ne mbrojtje te berishizmit dhe ne sulm te eger kunder SHBA jane ata qe u derguan me detyra ne SHBA per te mbeshtetur sundimin e te derguarit te Bllokut Sali Berisha, si dhe per ulur reputacionin e SHBA ne Shqiperi, ne shenje hakmarrje per luften qe bene SHBA-te kunder komunisteve ne vendin tone, ku sikurdohere, me aktivi kunder DASH ka spikatur spiuni Robert Papa, i cili mban ne lidhje rreth 10 spiune te tjere te Sigurimit dhe merr detyrat dhe raporton tek kuadri i Sigurimit i autorizuar nga Berisha. Çuditetisht ai eshte aktivizuar dhe po punon per te njollosur reputacionin e Ambasadorit te ri te SHBA ne vendin tone, po punon intensivisht per te zbuluar aktivistet e shqiptaro- amerikanes Kokalari, duke perhapur lajmin se "keta te Kokalarit, jane spiune te CIA-s qe vijne per te krijuar te djathten konservatore ne Shqiperi, duke vene ne krye te konservatoreve nje pinjolle te Enver Hoxhes". Ky provokator i ndyre duhet mbajtur larg asaj pjese te PD-se proamerikane pasi misioni i tij eshte shkatrrimi i kesaj pjese antiberishiste.edhe SHIK mendoj se duhet te kete nen vezhgim dhe ta demaskoje veprimtarisne antiamerikane te tij. Me e keqja eshte se ai kudo ku shkon, parawitet si njeri i strukturave te CIA-s i ngarkuar per te mbledhur fakte per te rrezuar vendimin e DASH per shpslljen e Berishes non grata.

                  Lini një Përgjigje